E enjte, 29. Qershor, 2006
DOBBINS:"ZGJIDHJA PĖR KOSOVĖN DO TĖ JETĖ E IMPONUAR"
James DOBBINS, ish emisar i SHBA-ve nė Ballkan
RADIO EVROPA E LIRĖ
Si i komentoni pohimet e Beogradit se nuk do tė pranoj pavarėsinė e Kosovės dh se madje do tė ndėrprejė lidhjet me Perendimin nėse nuk do tė ketė zbutje tė qėndrimit lidhur me statusin e Kosovės?
JAMES DOBBINS
Mendoj se nė planin afatgjatė ėshtė njė kėrcėnim i kotė. Serbia nuk ka alternativė pėr tė ardhmen, ose do tė jetė pjesė e Evropės, ose do tė jetė e izoluar. Por nisur nga realitetet nė Serbi, ėshtė e mundur qė qeveria tė zgjedhė izolimin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Koshtunica tha se Beogradi nuk do tė pranojė asnjė zgjidhje tė imponuar ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
Ēfarė ėshtė komenti juaj?
JAMES DOBBINS
Ata gjithashtu nuk do tė pranojnė asnjė zgjidhje tė pa imponuar, pėrveē asaj qė ata duan ta imponojnė. Zgjidhja ose do t'i imponohet Serbisė ose do t'i imponohet popullit tė Kosovės, sepse ata nuk kanė mundur tė merren vesh tashmė njė dekadė. Pra, ose zgjidhja do tė jetė e imponuar, ose nuk do tė ketė zgjidhje.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A ėshtė sipas jush pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn njė rezultat i pashmangshėm?
JAMES DOBBINS
Po. Por nė masė tė madhe do tė varet nga definicioni dhe kuptimi i saj.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė mendoni se do tė jetė pėrmbajtja e kėsaj pavarėsie tė kushtėzuar?
JAMES DOBBINS
Mendoj se do tė ketė garanca tė drejta dhe tė fuqishme pėr pakicėn serbe, e cila do tė mbajė njė farė shkalle tė konsiderueshme autonomie nė drejtimin e punėve tė veta, dhe me kėtė rast do tė mund t'i ruajė disa lidhje tė rėndėsishme me Serbinė, si dhe do tė ketė garanca pėr sigurinė dhe mbrojtjen, pėrfshirė praninė e vazhdueshme tė njė force ndėrkombėtare pėr kėtė qėllim.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Presidenti George Bush tha se do ta takojė kryeministrin serb Vojislav Koshtunica nė Uashington, pėr t'u pėrpjekur qė ta bėjė tė dėgjojė se ēka mendon shumica nė Kosovė.
Ēka si sipas jush mund t'i thotė z. Bush Koshtunicės lidhur me Kosovėn?
JAMES DOBBINS
Mendoj se administrata e Bushit dėshiron qė tė vazhdojė ta konsolidojė paqen nė Ballkan, pėr tė cilėn Shtetet e Bashkuara kontribuan aq shumė. Mendoj se adaministrata e kupton qė Kosova ėshtė njė ish prioritet nė kuptimin e vazhdimėsisė sė promovimit tė zhvillimit tė rajonit, dhe mendoj se presidenti Bush dėshiron tė bėjė njė kontribut personal nė kėtė drejtim.
Intervistoi: B. TRIVIĒ
Krijoni Kontakt