Fundi i bisedimeve
Finish Finnish
Vėmendja ėshtė pėrqendruar nė mėnyrėn e pėrmbylljes sė procesit negociator pėr Kosovėn. Si do tė jetė fundi i lojės? OKB nuk mund ta shpallė pavarėsinė. Referendumi nuk lejohet. Pavarėsinė e shpall Kuvendi i Kosovės. Shtetet e njohin veē e veē.
Arlinda Desku
Bisedimet e para tė drejtpėrdrejta mes palės shqiptare dhe asaj serbe kanė marrė fund, ndėrsa delegacionet kanė lėnė pas vetes debate tė vėshtira dhe disa ēaste tė kėndshme pushimi me verė e tiramisu.
Pallati Auersperg, i vlerėsuar nga mė tė bukurit nė Austri, i ndėrtuar nė vitin 1721 nė stilin barok dhe i rinovuar nė vitin 1853 nė stilin klasik, nuk ka nxjerrė lajme tė mira pėr procesin negociator pėr statusin e Kosovės, zgjidhjen e tė cilit ndėrmjetėsit ndėrkombėtarė e kanė dizajnuar me shuttle diplomacy.
Zyrtarė nga Prishtina dhe Beogradi, tė veshur me hijeshi, vėrtet kanė fluturuar me aeroplanė pėr nė kryeqytetin austriak, por pėrfundimi ka dalė i ftohtė dhe pa asnjė marrėveshje, sado qė janė krenuar pėr fitore dhe me tone tė vendosura kanė pėrshkruar rezultatet e larta me njė fjalor sportiv.
Shqiptarėt, madje, nuk kanė hezituar tė flasin edhe pėr afrimin e pavarėsisė pėr njė hap, ndėrsa gabimisht e kanė konsideruar si sukses mossuksesin gjatė negociatave tė tyre nė Vjenė.
Martti Ahtisaarit karriera e begatė do ti hyjė nė punė, tutje, nė misionin mė sfidues, kur nė tentim tė zgjidhjes sė enigmės sė fundit tė Ballkanit, do ti ulė nė njė tavolinė liderėt e mėdhenj.
Tashmė emrin ia ka vėnė takimi i elefantėve, tė cilin pritet ta mbledhė nė muajin korrik, pasi tė ketė raportuar nė Kėshillin e Sigurimit tė OKBsė pėr rrjedhėn e deritashme tė negociatave, ku palėt kanė dhėnė qėndrimet e tyre pėr decentralizimin, trashėgiminė kulturore dhe ēėshtjet e ekonomisė.
Raportimi i tij do tė jetė i mbyllur dhe do tė ndodhė pas atij tė Shefit tė UNMIKut, Soren Jessen-Petersen, nė tė cilin pėrfshihet niveli i pėrmbushjes sė standardeve, njė kusht ky i vėnė nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr territorin e administruar nga OKB qė nga viti 1999.
Bisedimet teknike tė zhvilluara deri mė tash kanė mbetur ende tė hapura dhe ekspertėt e tė dyja delegacioneve, bashkė me ata ndėrkombėtarė, do tė vazhdojnė punėn - pėr tė gjetur baza tė pėrbashkėta.
Ndonėse ftesat nuk kanė munguar, liderėt e Kosovės dhe tė Serbisė nuk janė takuar deri mė tash asnjėherė, me pėrjashtim kur kanė shtrėnguar duart shkurt, nė ndonjė konferencė ndėrkombėtare.
Me qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr statusin, i cili zgjidhet shtatė vjet pas pėrfundimit tė luftės, ata nuk pritet tė pajtohen, po ashtu, as nė fazėn e dytė tė negociatave.
Njė pėrfaqėsues i lartė ndėrkombėtar, i cili ka marrė pjesė nė takimin e fundit tė Grupit tė Kontaktit nė Paris, ka shprehur dyshimin e tij tė thellė pėr mundėsinė e njė drite nė fund tė tunelit.
Nuk presim marrėveshje nė takimet e verės, absolutisht. Ata do tė takohen, megjithatė, ka thėnė ai.
Emisari i OKBsė pėr Statusin e Kosovės ėshtė duke bėrė pėrgatitjet pėr raundin e dytė tė negociatave dhe skemat flasin pėr njė debat qė lidhet ekskluzivisht pėr statusin e ardhshėm.
Por, finlandezi do ta ketė tė vėshtirė kur ti ulė nė njė vend delegacionet e pėrbėra nga Boris Tadic, Vojisllav Kostunica, Vuk Draskovic, Fatmir Sejdiu, Agim Ēeku, Hashim Thaēi, Veton Surroi.
Nė deklarimet e tyre tė deritashme, ata kanė bėrė tė qarta pozicionet, tė cilat i mbrojnė me ngulm.
Pavarėsia ėshtė e vetmja rrugė. Ky ėshtė vullnet i qytetarėve dhe ne skemi mandat pėr tė negociuar asgjė mė pak se sa pavarėsinė, ka deklaruar Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė shumė prononcime lidhur me procesin e statusit..
Serbia, ndėrkaq, ka tėrhequr vėrejtjen se statusi i ardhshėm duhet tė jetė rezultat i njė kompromisi dhe njė zgjidhjeje origjinale.
Pavarėsia e Kosovės do tė ndezė flakė Europėn. Gjėja mė e keqe do tė ishte pavarėsia. Unė po ua them tė gjithėve se asnjė politikan serb nuk do tė nėnshkruajė njė dokument qė i garanton pavarėsinė Kosovės, ka thėnė Vuk Draskovic.
Martti Ahtisaari ėshtė kujdesur qė ti takojė ata mė shumė se njė herė, nė pėrpjekje tė fuqishme tė gjetjes sė njė marrėveshjeje, pėr tė cilėn askush nuk beson se mund tė jetė e mundshme.
Do tė jenė, ndoshta, tri takime tė tilla, gjithsej, ka thėnė pėr Express, njė zyrtar i UNOSEK.
Por, zėdhėnėsja e Zyrės sė Ahtisaarit, Hua Jiang, ka thėnė tė mos jetė nė dijeni pėr mundėsinė e mbajtjes sė tri takimeve tė nivelit tė lartė.
Gjatė korrikut, Ahtisaari do tė raportojė para Kėshillit tė Sigurimit, dhe atėherė ne shpresojmė se do tė jemi nė gjendje tė realizojmė njė takim tė nivelit tė lartė, kah fundi i korrikut ose fillimi i gushtit. Mirėpo, agjenda nuk ėshtė e pėrcaktuar ende, ka deklaruar Jiang, tė mėrkurėn, pėr Express.
Ish Presidenti i Finlandės, me bashkėpunėtorėt e tij tė vendosur nė Vjenė qė nga janari i kėtij viti, ka filluar ta shkruajė draftin e pakos pėrfundimtare, tė cilėn do ta dorėzojė nė New York, nė fund tė procesit.
Grupi Negociator i Kosovės e ka parė Emisarin e OKBsė si njeri qė do ti japė fund asaj qė ka mbetur e papėrfunduar mė 1999.
Nė vizitėn e tij tė parė nė Kosovė, sapo kishte marrė mbi supe njė detyrė tė rėndė, me tė cilėn do ti vė majė karrierės, finlandezi ka pranuar se pikėpamja e tij e pasluftės nė Kosovė -- se pavarėsia nuk ishte zgjidhje e duhur, duhet tė shikohet nė kontekstin e atėhershėm.
Burime tė pėrfshira nė procesin negociator kanė folur pėr shkallėt e fundit tė pėrmbylljes sė kėtij kapitulli.
Presidenti Ahtisaari do ta dorėzojė pakon e tij pėrfundimtare nė Kėshillin e Sigurimit tė OKBsė, pasi tė jenė mbajtur takimet e elefantėve. Aty do tė rekomandohet njė pavarėsi me sovranitet tė kufizuar. Kjo do tė thotė se pėr Kosovėn sdo tė ketė ulėse nė OKB, sdo tė ketė ushtri, e sdo tė ketė as pėrfaqėsim nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
Tė tri kėto ēėshtje, nė tė vėrtetė, janė kėrkesa tė Serbisė, tė cilat i ka theksuar zėshėm qė kur ka filluar procesi negociator.
Liderėt serbė kanė pohuar se i ofrojnė tė gjitha pėr Kosovėn, si kompromis, pėrpos kėtyre tri elementeve.
Pavarėsia me sovranitet tė kufizuar mund tė zgjasė pėr aq kohė sa do tė qėndrojė nė Kosovė prania civile dhe ushtarake, e cila do tė marrė njė kuptim tė ri, pasi qė Kėshilli i Sigurimit ta definojė se statusi ėshtė adoptuar, ka shpjeguar njė diplomat ndėrkombėtar, javėn e kaluar.
Ndėrsa tensioni i punės ka rėnė nė tė dyja palėt e pėrfshira nė negociata, debati pėr mėnyrėn e pėrmbylljes sė procesit tė statusit tė Kosovės po shtrohet nė tavolinat ndėrkombėtare.
OKB nuk mund ta shpallė pavarėsinė e vendeve qė janė pjesė e shteteve tė njohura ndėrkombėtarisht, pėr shkak se kjo do tė pėrbėnte njė shkelje tė drejtpėrdrejtė tė sė drejtės ndėrkombėtare.
E tėra qė mund ta bėjė Kėshilli i Sigurimit - ėshtė nxjerrja e njė rezolutė tė re pėr Kosovėn, me tė cilėn hedhet poshtė Rezoluta 1244, si i vetmi link qė mban tė lidhur Kosovėn me Serbinė.
Hajredin Kuqi, profesor i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, ka shpjeguar se OKB mund ta bėjė njė rezolutė e cila mund tė mos e definojė statusin e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, por vė kushte kohore pėr kėtė.
Procesi i negocimit nė Kosovė ėshtė tėrėsisht nė duart e OKB dhe Kosova ėshtė nėn administrimin ndėrkombėtar. OKB duhet qė ta ndryshojė Rezolutėn 1244 dhe nxjerrja e rezolutės se re, nė njė mėnyrė, prejudikon statusin e ardhshėm. Por, OKB nė atė rezolutė tė re mund tė thotė qė popullit shumicė tė Kosovės duhet ti njihet vullneti politik, ka deklaruar Kuqi, pėr Express.
Ai ka bėrė tė qartė se OKB, nė rastin e Kosovės, nuk do tė lėrė mundėsi tė interpretimit tė dyanshėm tė rezolutės sė re.
Drafti i rezolutės tashmė ka filluar. Aty nuk do tė pėrmendet pavarėsia, por ajo rekomandohet nė pakon e Martti Ahtisaarit, e cila pastaj do ti bashkohet si aneks kėsaj rezolute.
Nė rezolutėn e re, me tė cilėn i jepet fund misionit tė UNMIKut dhe autorizohet vendosja e prezencės sė re ndėrkombėtare - civile dhe ushtarake, do tė pėrmendet vetėm statusi special pėr Kosovėn.
Tė tjerat pastaj, kalojnė nė Prishtinė.
Nė takimin e fundit tė Grupit tė Kontaktit, mbajtur nė Paris, ėshtė hapur tema pėr modalitetet e end game - siē quhet nė zhargonin diplomatik momenti i mbylljes sė kaptinės sė ēėshtjes sė Kosovės.
Njė nga shtetet e Grupit tė Kontaktit ka propozuar referendumin si njė mundėsi tė mirė, mirėpo burime nga ky takim kanė pohuar se kjo ide ėshtė hedhur poshtė menjėherė nga vendet anėtare.
Njė dokument tė cilin e ka parė Express flet pėr mundėsinė e shpalljes sė pavarėsisė nga Kuvendi i Kosovės.
Pastaj ftohen shtetet ndėrkombėtare pėr ta njohur shpalljen e pavarėsisė, tė cilat do tė mund tė pėrgjigjeshin veē e veē, thuhet aty.
Ky dokument ėshtė vetėm - letėr pėr diskutim, aktualisht, ku janė skicuar modalitetet e pėrmbylljes sė procesit.
Pėr njė copė herė janė pėrfshirė nga ideja e referendumit edhe liderėt politikė kosovarė, duke marrė si shembull rastin e Malit tė Zi.
Por dallimet midis dy vendeve qė po i japin fund shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, qėndrojnė nė pėrbėrjen e popullsisė.
Pėrderisa Mali i Zi nuk e kishte tė sigurt pėrqindjen e deklarimit tė qytetarėve pėr tu ndarė nga Serbia, rrėfimi pėr pėrqindjen nė Kosovė ėshtė krejt tjetėr dhe lehtė i kuptueshėm.
Hajredin Kuqi ka pohuar se Kuvendi i Kosovės duhet ta marrė ditėn e gjelbėr nga Kėshilli i Sigurimit pėr ta shpallur pavarėsinė.
Kėtė duhet ta bėjė Kuvendi i Kosovės. Kuvendi gjithsesi duhet ta kėtė njė akt formal juridik pėr shpalljen e pavarėsisė. A do ta bėjė kėtė Kuvendi pėrmes aktit tė drejtpėrdrejtė apo pėrmes referendumit, ėshtė ēėshtje si e kėrkon bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe si e perceptojmė ne.
Pėr referendumin, siē pohohet, do tė mund tė flitej nė rastin e hartimit tė Kushtetutės sė re tė Kosovės, sė cilės do ti bashkohet pakoja e Martti Ahtisaarit, dhe tė hidhej nė votim, pėr ti dhėnė legjitimitet kėsaj zgjidhjeje pėr Kosovėn.
Ndėrkohė qė Kina ka pranuar se Kosovėn e sheh si rast unik dhe nuk konsideron qė trajtimi i kėtij vendi si rast i veēantė paraqet rrezik pėr zgjidhjen e problemeve tė tjera nė rajon dhe botė, problem nė Kėshillin e Sigurimit mbetet Rusia, e cila kėmbėngulė ta dijė se ēfarė shembulli do tė ofrojė Kosova pėr shtet tjera tė panjohura ndėrkombėtarisht nė botė.
Presidenti rus, Vladimir Putin, javėn e kaluar, ka bėrė thirrje pėr parime universale dhe ka paralajmėruar se modeli qė do tė zbatohet nė Kosovė do tė mund tė aplikohej edhe pėr Abkhazinė dhe Osetinė Jugore, dy territore praktikisht tė ndara nga Gjeorgjia, tė cilat kanė mbėshtetjen e Moskės.
Putin ka tėrhequr vėrejtjen se pavarėsimi i Kosovės do tė ishte "precedencė negative" pėr ish Bashkimin Sovjetik dhe vendet tjera evropiane.
"Nėse ndodh njė precedent i tillė, atėherė do tė jetė vėshtirė tė shpjegohet pėrse shqiptarėt e Kosovės mund tė ndahen, kurse tė tjerėt jo... Cili ėshtė dallimi", ka deklaruar ai, nga Kremlini.
Abkhazia dhe Osetia Jugore kanė shpallur pavarėsinė nga Gjeorgjia nė fillim tė viteve 90, ndėrsa Rusia aktualisht pėrdor kėto dy krahina si ēmim qė do tė kėrkonte pėr pavarėsinė e Kosovės.
Analistėt kanė pohuar se Rusia nuk e ka hallin tek Kosova, por tek marrėdhėniet e saj me shtete fqinjė, qė dolėn nga ish Bashkimi Sovjetik, si dhe tek strategjia pėr tė ruajtur influencėn sovjetike nė ato hapėsira.
Kundėr pavarėsisė sė Kosovės, siē ėshtė pohuar, aktualisht janė edhe Rumania, Hungaria dhe Sllovakia, po ashtu, pėr shkak te pakicave qė kanė.
Vizita e fundit nė kėto shtete e Emisarit Amerikan pėr Statusin e Kosovės, Frank Wisner, ėshtė interpretuar si tėrheqje e vėmendjes ndaj tyre lidhur me qėndrimin qė kanė pėr Kosovėn.
Marrti Ahtisaari, i cili ka ndėrmjetėsuar procesin e paqes ndėrmjet Indonezisė dhe Lėvizjes pėr Lirinė e Acehut mė 2005, si dhe udhėheqjen e operacionit tė OKBsė UNTAG nė Namibi nė vitin 1990, do tė pėrpiqet ti japė fund njė konflikti shumėvjeēar mes shqiptarėve dhe serbėve.
Finlandezi i cili ėshtė kujdesur pėr njė fotografi tė veten, ku shihet duke ngarė biēikletėn, e ka thėnė edhe vetė, tri javė mė parė, nė njė takim me gazetarėt, nė Lubjanė, se procesi negociator ėshtė diēka si njė vrapim maratonik, duke saktėsuar se maratona ėshtė 42 kilometra.
Ai vetė nuk ka vrapuar ndonjėherė, por ka parė njerėz duke vrapuar nė njė maratonė nė Vjenė.
Ndoshta, deri mė tash, kemi vrapuar nja 15 kilometra. Kemi njė numėr goxha tė madh tė kilometrave pėr ti kaluar ndėrkohė. Mos mė pyesni se cila do tė jetė koha ime pėr ti kaluar 42 kilometrat. Por, ne do tė arrijmė atje. Mos u brengosni, ėshtė shprehur Martti Ahtisaari.
Kilometrat vlerėsohet se do tė pėrfundojnė nė janar, e pavarėsia ėshtė fuqizuar nė fjalorin ndėrkombėtar.
Duhet vetėm tė kuptohet trashėsia e fjalėve.
Dhe, tė shijohet ideja e gjendjes sė re.
Ky duket tė jetė fundi i lojės.
Njė fund qė i ka prirė finlandezi.
Finish Finnish.
Krijoni Kontakt