
Postuar mė parė nga
Sabriu
Sa shumė lakenj nė kėto anė!
Ku po shkojmė? Pse kjo gjendje ndėr shqiptarėt nė Ballkan?, Pse na shpėrfillin, na pėrbuzin, na denigrojnė, na marrin nėpėr kėmbė?, Ne shprehemi mė tė zellshmit pėr tė dėgjuar tė huajt, ne sakrifikojmė veten pėr hir tė fqinjėve, ne jemi flamurtarė tė integrimeve rajonale, ne...?, -kėto janė pyetjet dhe dėshpėrimet qė ndjehen rėndom mes bisedave tė shqiptarėve.
Dhe kėtij realiteti, me njė gjykim tė ftohtė mund ti jepje pėrgjigje me njė argument: Janė shtuar shumė lakenjtė! Shihni nė shtypin serb, maqedon, grek, shihni nė qėndrimet e intelektualėve dhe njerrėzve tė letrave nė ato anė, se si i mbrojnė interesat e tyre me vetmohim, qofshin edhe interesa ekspansioniste, diversioniste, agresive tė politikave tė shteteve tė tyre. Kthehuni mė pas tė gjeni nė shtypin e nė letrat shqipe ekuivalentin, dhe do tė ndjeheni me kėmbėt nė zbrazėtirė.
Nė shtypin e letrat shqipe do tė gjeni me shumicė pėrjargie kundrejt fqinjėve, herė-herė edhe kuisje tė ngjashme me ato tė qėnit kur i bien shkelma bythėve, e nė rastin mė fatlum edhe ndonjė ankim serioz pėr shkeljen e fqinjėsisė sė mirė, tė rregullave tė bashkėpunimit e mirėkuptimit.
Intelektualėt shqiptarė nuk mund tė bien aq poshtė sa tiu pėrgjigjen me tė njėjtėn monedhė fqinjėve, sa tė bėjnė politika tė vogla, lokale, arkaike, nacionaliste, ata janė intelektualė oksidentalė, ata aspirojnė pėr politika integruese, pėr koncepte bashkėkohore, moderniste, globale! Ata smund tė ngushtohen nė qerthullin e interesave meskine tė bashkėkombasve tė tyre, sepse....sepse lakeizmi iu ka hyrė thellė nė vetėdijen e tyre mjerane. Nė viset shqiptare ushtrohet prostitucion intelektual. O zot, sa janė shtuar lakenjtė kėsaj ane!...
Krijoni Kontakt