Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 18 prej 59 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 590
  1. #171
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Surroi: Kosova tė ngrejė ēėshtjen e lidhshmėrisė me komunat me shumicė shqiptare nė Serbi Aktuale

    Pėrfaqėsuesit politik tė Luginės sė Preshevės kanė kėrkuar dje nga institucionet e Kosovės, Qeveria dhe Kuvendi tė ngrenė ēėshtjen e pazgjidhur tė komunave me shumicė shqiptare nė Luginėn e Preshevės. Kėto kėrkesa, pėrfaqėsuesit e Luginės, Ragmi Mustafa dhe Riza Halimi i kanė bėrė gjatė takimit tė rregullt qė zhvillojnė me anėtarin e Grupit Negociues, Veton Surroi, i cili drejton dhe Kėshillin pėr Komunitete, nė kuadėr tė ekipit kosovar pėr bisedimet lidhur me statusin.


    Nikoqiri i takimit, Veton Surroi tha se do tė ishte reale qė praktikat mė tė mira rajonale pėr decentralizimin qė do tė zbatohen nė Kosovė, tė zbatohen edhe nė Luginėn e Preshevės. Po ashtu, Surroi tha se Kosova duhet tė ngrejė tani ēėshtjen e lidhshmėrisė ndėrmjet saj dhe komunave me shumicė shqiptare nė Serbi, ngjashėm siē kėrkohet tė bėhen kėto lidhje ndėrmjet komunave me shumicė serbe nė Kosovė dhe Beogradit.


    RTK 08/04/2006 12:41:30

    Shqiptaret e Lugines se Presheves duhet te kene te njejtat te drejta kombetare qe do kete pakica serbe ne Kosove.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Nuk ėshtė e drejtė qė serbėt e Kosovės tė barazohen me shqiptarėt e kolonizuar nga Lugina e Preshevės!


    I vetėshpalluri “ambasador” i shqiptarėve nga Lugina e Preshevės nė “negociatat” midis shqipfolėsve dhe serbėve, Veton Surroi, shpiku para kėrkesave tė shqiptarėve nėn Serbi, tezėn e barazisė sė popullatės shqiptare sė atjeshme me serbėt nga Kosova.


    Mona Agrigoroaiei

    Sipas tij, “do tė ishte reale qė praktikat mė tė mira rajonale pėr decentralizimin qė do tė zbatohen nė Kosovė, tė zbatohen edhe nė Luginėn e Preshevė” dhe “duhet tė ngrejė tani ēėshtjen e lidhshmėrisė ndėrmjet saj dhe komunave me shumicė shqiptare nė Serbi, ngjashėm siē kėrkohet tė bėhen kėto lidhje ndėrmjet komunave me shumicė serbe nė Kosovė dhe Beogradit” (RTK / www.presheva.com, 9 prill 2006)

    Pėrmes kėsaj mund tė konstatojmė qė Veton Surroi kėrkon:
    1) pranimin e rikolonizimit tė Kosovės pėrmes krijimit tė njė entiteti serb, nga momenti qė “decentralizimi” e “lidhshmėria e komunave me shumicė serbe” i konsideron praktika tė zbatueshme, ndėrsa, ai nuk dėnon planin e llahtarshėm tė ripushtimit hap pas hapi tė Kosovės nga Serbia pėrmes kėtij etniteti.
    2) pranimin e vazhdimėsisė sė pushtimit tė Luginės sė Preshevės, nė njė moment tepėr tė tensionuar, kur shqiptarėt kanė filluar tė vetėdijesohen pėr “tė drejtat”, kėto flluska sapuni qė iu servuan dinakėrisht, me ”Marrėveshjen e Konēulit”, pastaj u ngritėn nė protesta pėr respektimin e tė drejtės sė tyre pėr vetėvendosje.

    Kjo deklaratė nuk ėshtė aspak dekurajuese pėr serbėt (tė heqin dorė nga decentralizimi e nga pretendimi i lidhshmėrisė sė komunave tė enklavizuara serbe). Pėrkundrazi.
    Thelbi i saj del i qartė: tė krijohet pėrshtypja e rremė se shqiptarėt nga Lugina e Preshevės mund tė fitojnė diēka – decentralizimi e lidhshmėria e komunave tė tyre, me vazhdimin e statusit kolonial qė e kanė e tė statusit tė “minoritetit” nė trojet e veta.
    Armiqtė dhe servilėt e tyre, godasin kėshtu; dy lepuj me tė njėjtin gur: Krijohet pėrshtypja e njė etniteti serb nė Kosovė, nė tė njėjtėn kohė nė tė cilėn Lugina e Preshevės mbetet e kolonizuar – gjė e garantuar pėrmes pranisė sė ushtrisė e xhandarmėrisė serbe nė ato vise (!)
    Krijohet krejtėsisht pėrshtypja e rremė e barazimit tė njė pjese tė Kosovės – tokė shqiptare – me Luginėn e Preshevės – tjetėr tokė shqiptare, pėr tė realizuar premisat e asaj qė nė fakt Beogradi dėshiron sipas “logjikės” sė tij shoviniste-aneksioniste: njė pazar i fėlliqur pėr shkėputjen e njė pjesė bukur tė madhe tė Kosovės nė kėmbim tė Luginės sė Preshevės.
    E, kjo ėshtė e papranueshme, sepse asnjė pėllėmbė toke shqiptare nuk duhet lejuar tė kėmbehet as tė mbetet nėn pushtimin e kolonizimin serbo-sllavomaqedonas!

    Kėto interpretime nuk mund tė trajtohen si fantazi. Mjafton, vetėm t“i hedhim njė sy “biografisė politike” tė Veton Surroit, lehtė e kuptojmė se ai ka qenė dhe po mbetet pėrjetėsisht servil i pėrbetuar i Beogradit.
    Veton Surroi, i biri i ish-ambasadorit serbo-sllav, ėshtė pikėrisht ai i cili nė cilėsinė e analistit titist, nė vitin 1986 do tė deklaronte, nė gazetėn “Rilindja” qė “Kosovės nuk i duhet statusin e Republikės” .
    Po ashtu, nė vitin 1994, nga goja e kėtij “shqiptari tė ndėrshėm” kanė kėto fjalė “ne, shqiptarėt e Kosovės duhet tė dalim nė zgjedhje tė lira serbe, pėrkrah Drashkoviēit, Xhinxhiēit, Sheshelit, pra me opozitėn serbe, ta rrėzojmė Sllobodan Millosheviēin” dhe ai i pari doli me shkrime pas luftės ku propagandonte kundėr UĒK-sė.
    Gjithashtu, nė vitin 1998, derisa shqiptarėt po masakroheshin nėpėr fshatrat e qytetet e Kosovės, ai dhe klika e tij ishin ata qė shkuan deri nė Beograd dhe u puthėn me Sllobodan Millosheviēin.
    Ai, ėshtė pasuruar nga djersa e popullit dhe nė emėr tė tij, nga qarqe shoviniste antishqiptare, sepse nėpėr forume ndėrkombėtare, ai paraqiti kurdoherė kompromise nė fjalimet e tij gjithnjė denigruese dhe qėndrime antishqiptare.

    Nė vitet e 90-ta kur formoheshin partitė "demokratike " nė Beograd, ky farė Surroi formoi njė parti tė quajtur UJDI, d.m.th. Unioni Jugosllav Demokratik...
    Por ai u paraqiti vetėn si njė “simbol” tė rezistencės. Gjatė torturave e tmerrit qė bėnte regjimi i Millosheviqit, ky pati organizuar, gjoja, varrimin e dhunės, duke e mbajtur njė arkivol tė thatė nėpėr Prishtinė...Po e pati mashtruar njė masė tė gjorė!
    Ky farė sharlatani, "zbulonte" lloj-lloj marifetesh, njėherė pati shpikur njė tingėllim me pjata tė metalta, me teneqe, me lugė qė tė t'i rrahin shumė nė orėn 12 tė ditės nė shenjė revolte etj.
    Pastaj njė "zbulim" tjetėr tė "rezistencės" duke e ftuar popullin qė nė njė orė tė caktuar tė mbrėmjes tė fikėn dritat 5 minuta etj.

    Nga broēkullat e tij politike "tė bėmat mė tė reja", pėrveē rolit i dėmshėm qė e pati nė Rambuje (ēfarė kėrkonte atje, unė nuk mund tė kuptoj!!!), ai deklaroi se do tė pranonte “pavarėsinė e kushtėzuar”, pra “pavarėsinė” e Kosovės me kokėn nėn Serbi.
    Duke deklaruar kėshtu, nė fakt ia hoqi hapur "petėn lakrorit", sepse ai tėrė jetėn ka qenė dhe ėshtė me trup nė Kosovė, ndėrsa me "tru-kokėn" nė Serbi!
    Ai, pėr gjithēka mund tė interesohet sė prapthi, por jo kurrė nuk ėshtė interesuar as interesohet pėr fatin e popullit.
    Atij, nuk i prish hiq punė, nėse shqiptarėt tė Kosovės rikolonizohen nga Serbia, pėrderisa ai mbetet njė "sheik" ballkanik, (i pasur e nė pozita tė privilegjuara ), ashtu siē ka qenė nė kėto “vite tė arta” para e pas ardhjes sė kolonės sė pestė tė Beogradit nė Kosovė – UNMIK-u.
    Duhet thellėsisht tė kuptojmė: Veton Surroi, nuk ėshtė ambasador i interesave tė shqiptarėve!
    Po tė ishte ashtu do tė kishte njė qasje tjetėr.

    Jo vetėm se nuk duhet pranuar idenė e realizimit tė njė statusi tė ngjashėm – minoritar – pėr shqiptarėt nga ato vise, njėlloj me statusin e serbėve tė Kosovės, por edhe duhet ngritur mė tė drejtė problemin e shqiptarėve tė tokės etnike shqiptare tė Toplicės, qė u zhvendosėn me dhunė nė vitet 1878-1980 nga pushteti serb.
    Duhet kėrkuar, pas mbledhjes sė provave, rikthimin nė vatrat e tyre tė muxhahirėve, dėmshpėrblimin e tyre, si dhe tė gjitha tė drejtat e konventave ndėrkombėtare qė kanė tė bėjnė me respektimin e tė drejtės sė njeriut.
    Duhet kėrkuar gjithashtu tė jepet fund ēėshtjes sė kolonizimit tė Luginės sė Preshevės, me respektimin e tė drejtės sė vetėvendosjes sė asaj popullate tė shtypur e tė kolonizuar nga lubia gjoja “demokratike” serbe.
    Arrestimi i disa ish-ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Bujanocit, Medvegjės, prania e ushtrisė e xhandarmėrisė serbe dėshmon se qeveria e Beogradit pas protestave gjithėpopullore, nuk ėshtė aspak e ndėrgjegjėsuar tė respektojė shqiptarėt, se ende punon me metodat e vjetra. Ushtria serbe ka ndėrtuar njė bazė ushtarake nė Berovc e ēdo ditė furnizohet me armė mė moderne e tė sofistikuara. Kėtė e dėshmon edhe Nebojsha Ēoviēi, kur thotė se prania e forcave policore-ushtarake ėshtė qė tė mbrohet popullata serbe nga pjesa e Anamoravės.
    Taktikat “pushto, mashtro, asimilo e sėrish pushto” nga Beogradi tani janė krejtėsisht tė qarta!

    Kėrkohet urgjentisht, qė sa mė shpejt duhet qė kjo situatė koloniale tė merr fund, sepse pėrderisa shqiptarėt nga Lugina e Preshevės po heqin tė zitė e ullirit nėn sundimin e kolonizimin serb, atyre u kėrcėnohet ardhmėria e tyre, ata mund ta pėsojnė keq: nė tė njėjtėn mėnyrė si vėllezėrit e tyre tė cilėt janė zhvendosur barbarisht nga Toplica...
    Krahasimi pėr "lidhshmėri-decentralizmi", midis autoktonėve shqiptarė dhe kolonėve serbė, ėshtė shpikur nė kuzhinat e pista politike tė Beogradit, prej tė cilave majmet e pastaj vjell vrer, titisti i konvertuar nė "demo(n)krat", Veton Surroi.
    Shqiptarėt, kudo qė janė, atje ku bukės i thonė bukė e ujit ujė, pra nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike, duhet tė vetėdijesohemi dhe ta grisim zėrin e arsyes – natyrės.
    Tė vendosim vetė, nė referendum gjithėpopullor pėr fatin tonė, ne populli, e jo disa tė vetėshpallur ambasadorė titistė (Surroi), siē ishte edhe i vetėshpalluri mbret Zogu, qė e la Shqipėrinė e iku. Ashtu edhe ky titist dhe shumė tė tjerė, demagogė, hipokritė, nėse vendosin kėta, pra do tė pėsojmė tė njėjtin FAT TĖ ZI. Kėtė e them pėr shumė arsye sepse po flasin njė mal argumentesh qė sa herė qė kanė vendosur tė tjerėt pėr ne, asgjė nuk kemi fituar, vetėm qė kemi humbur... /Rumani, 10 Prill 2006/ 11 04 2006/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------

  3. #173
    Bruns ; Negociatat e tashme kanė pėr qėllim pavarėsinė e Kosovės, dhe, ajo mund tė arrihet brenda kėtij viti

    Sylejman Gashi, SHBA

    Negociatat qė po mbahen tani kanė pėr qėllim pavarėsinė e Kosovės. Serbia demokratike, Kroacia, Shqipėria, Maqedonia dhe Kosova e pavarur e kanė vendin dhe duhet tė bėhen anėtare tė Bashkimit Evropian dhe anėtare tė NATO-sė. Ka qenė strategji amerikane prej 50 vjetėsh qė Evropa tė jetė njė dhe nė paqe. Kjo ėshtė hera e parė qė njė zyrtar kaq i lartė i administratės sė tashme amerikane ta theksojė kėtė vit kalendarik si vendosės pėr pavarėsinė e Kosovės.
    Nė fjalėn e tij nė njė ceremoni nė kryeqytetin amerikan nė Washington, ndihmėssekretari Amerikan i Shtetit pėr Ēėshtje politike, Nicholas Burns, tha se negociatat e tashme kanė pėr qėllim dhe pavarėsia e Kosovės mund tė krijohet brenda kėtij viti. Ishte hera e parė qė njė zyrtar kaq i lartė i administratės sė tashme amerikane e theksonte kėtė vit kalendarik si vendosės pėr pavarėsinė e Kosovės. Ndihmėssekretari Burns i bėri kėto komente nė kremtimin e ditėlindjes sė njėrit nga themeluesit e Qendrės pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė njė takim nė ndėrtesėn e Senatit ku merrnin pjesė shumė ambasadorė tė vendeve tė Evropės Perėndimore, si tė Francės, Gjermanisė, Belgjikės, ishte i pranishėm edhe ish Sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.
    Nė fjalėn e tij Burns theksoi domosdoshmėrinė e marrėdhėnieve tė SHBA-ve me vendet Evropiane duke theksuar se aleanca e pėrbashkėt nė NATO ndali luftėn nė Bosnjė, ndali pastrimin etnik tė njė milion shqiptarėve si dhe arriti tė ruaj paqen tash shtatė vjet nė Kosovė.

    “Puna jonė nė Evropė nuk ka pėrfunduar ende, sepse Ballkani mbetet njė ujdhesė nė zemėr tė Evropės qė ende nuk ėshtė e lidhur me dy institucionet e mėdha transatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Ne mendojmė dhe besojė se ne, evropianėt dhe Amerikanėt si dhe NATO-ja, jemi tė bindur nė gjykimin tonė se Serbia, njėherė kur tė bėhet demokratike, si dhe Kroacia, Shqipėria e Maqedonia si dhe Kosova e pavarur, nėse do tė krijohet kėtė vit nga Kombet e Bashkuara, gjė qė ėshtė edhe qėllim i kėtyre negociatave qė po mbahen, atėherė tė gjitha kėto shtete duhet ta kenė vokacionin Evropian, tha Burns. Ne nė Amerikė mendojmė se Evropa duhet t’ua bėj tė qartė se e ardhmja e kėtyre shteteve do tė jetė nė Bashkimin Evropian. Tė njėjtin sinjal po aq tė fuqishėm duhet t’ua japim edhe ne nė NATO. Sepse ka qenė strategji amerikane e tė gjitha administratave qė nga koha e luftės sė ftohtė, qė Evropa tė jetė njė dhe nė paqe. Ne duhet ta arrijmė kėtė synim strategjik dhe Ballkani mbetet ende njė pune e papėrfunduar, tha ndėr tė tjera ndihmėssekretari i Shtetit, Nicholas Burns.


    Postuar mė: Sb Blue Sky & Radio Kosova Staff me Apr 11, 06 | 10:18 am

  4. #174
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Liberaldemokratėt europianė kėrkojnė pėrshpejtimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės


    ELDR: Kosova tė pranohet nė Kombet e Bashkuara


    Liberaldemokratėt europianė kėrkojnė pėrshpejtimin e bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Aleanca Liberal Demokrate nė Parklamentin Europian, Internacionalja Liberale (ELDR) dhe Liberalėt Ndėrkombėtarė propozuan njė projektrezolutė me anėn e sė cilės kėrkohet intensifikimi i negociatave pėr Kosovėn.

    "Duke qenė tė bindur se shumica e banorėve dėshirojnė pavarėsinė e Kosovės dhe duke pranuar se minoriteti serb nė Kosovė i frikėsohet pasojave nga vetėvendosja e shumicės nė Kosovė, duke pranuar qė shtyrja e gjatė nė pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės provokon tensione, frenon rimėkėmbjen ekonomike dhe parandalon njohjen e realiteteve tė krijuara nga ngjarjet e viteve '89-'99, grupimi i liberaldemokratėve europianė bėn thirrje pėr njohjen e pavarėsisė de jure tė Kosovės dhe anėtarėsimin e saj nė OKB dhe nė organizmat europianė. Thelbin e kėsaj projektrezolute e shpjegon nė kėtė intervistė ekskluzive pėr "RD", kryetari i PAD, Neritan Ceka.


    - Zoti Ceka, ku konsiston Rezoluta e grupimit tė partive, anėtare tė Internacionales Liberale pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės?


    Rezoluta e iniciuar nga grupi i deputetėve liberaldemokratė (ELDR) nė Asamblenė Parlamentare tė Parlamentit Europian konsiston nė pėrshpejtimin e pėrfundimit tė ēėshtjes tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.

    I rekomandon Ahtisarit qė t'i pėrfundojė negociatat brenda kėtij viti dhe nė fillim tė vitit 2007, Kosova tė jetė njė shtet i pavarur. Ēėshtja e dytė qė shtron Rezoluta ėshtė qė Kosova tė pranohet nė tė gjitha organizatat ndėrkombėtare, kryesisht nė Kombet e Bashkuara, Kėshillin e Europės dhe nė organizatat e tjera euroatlantike. Ēėshtja e tretė ėshtė tė sigurohen ose tė deklarohet mosndryshimi i kufijve dhe njohja e tė drejtave tė minoriteteve, veēanėrisht njohja e tė drejtės sė minoritetit serb pėr tė patur njė gjuhė tė njohur zyrtare, paralel me atė qė ėshtė pėr shqiptarėt nė Maqedoni.


    - Ku qėndron rėndėsia e kėsaj nisme?


    Them qė ėshtė njė hap i madh pėrpara, sepse e quan tė mbyllur diskutimin mbi pavarėsinė e Kosovės, veēanėrisht mundėsinė e pėrfshirjes sė Kosovės nė Kombet e Bashkuara dhe nė organet europiane tė shteteve demokratike.


    - Kujt i adresohet dhe nė ēfarė instancash pritet tė kalojė kjo projektrezolutė?


    Projektrezoluta, natyrisht, kalon nė Parlamentin Europian, ku ELDR ėshtė grupi i tretė i rėndėsishėm parlamentar, duke patur dhe disa personalitete nė krye tė organeve kryesore. Po ashtu, edhe Kėshillit tė Europės, ku ELDR (grupi liberaldemokrat) ėshtė i fortė. Tė mos harrojmė qė liberaldemokratėt janė sot nė krye tė disa shteteve europiane.

    Pėrgatiti: Halil RAMA

    marre nga Rilindja Demokratike
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #175
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Pavaresi E Plote

  6. #176
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Para se te nisnin bisedimet per statusin, Rugova u beri presion njehere nderkombetareve-"Ne po kerkojme minimumin pavaresine, se ne dime te kerkojme dhe bashkim kombetar".Prandaj nuk kane rruge tjeter vecse ta pranojne pavaresine.

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une mendoj se procesi i Ballkanizimit nuk ka per te patur fund ndonjehere, megjithese koha dhe shoqeri po konvergojne ne bashkime integruese. Personalisht, mendoj qe Kosova karakterizohet nga pavarsia e plote, por kjo vetem ne syte tane, qe jemi shqiptare. Megjithate, pavarsia apo bashkimi kombetar (akoma me ekstreme) nuk jane thjesht fjale goje. Ato jane evenimente po aq te rendesishme sa problematike ne kuptimin e marredhenieve nderkombetare. Nese nje bashkesi shtetesh favorizon pavaresi imediate te Kosoves, atehere krahinat ekzistente qe nuk kane pavaresi (por ngulmojne per te) si psh Taivani, do te fillojne te parashtrojne kerkesat e tyre, po ketyre shteteve qe favorizojne Kosoven. Kjo do te shkaktonte diferencim, dhe vete diferencimi sjell konflikte te cfaredo lloj shkalle. Une kembengul qe per te fituar pavarsine e plote, Kosova duhet (me domosdoshmeri) te barazoje pakicat shqiptare ne token e zaptuar nga serbet me ate serbe ne kosove. Cdo lloj diferencimi nenkupton racizem dhe nese merret pavarsia e plote, atehere do te nenkuptoje thyerje te kodit te etikes ne nivele te dukshme.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #178
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    PO c'na intereson ne Tajvani, dhe pastaj me thuaj ti ku e sheh etiken kur Izraeli bombardon perdite, apo kur shtete te ndryshme bombardojne , nderhyjne , vrasin njerez te pafajshem dhe bejne lloj-lloj gjerash te padrejta?Dhe te gjithe mbyllin syte, ne bote nuk ka etike e drejtesi

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post

    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    PO c'na intereson ne Tajvani, dhe pastaj me thuaj ti ku e sheh etiken kur Izraeli bombardon perdite, apo kur shtete te ndryshme bombardojne , nderhyjne , vrasin njerez te pafajshem dhe bejne lloj-lloj gjerash te padrejta?Dhe te gjithe mbyllin syte, ne bote nuk ka etike e drejtesi
    Ceshtja e Tajvanit eshte me komplekse se ajo e Kosoves, ne plan te pare. Ideja nuk eshte interesim per Tajvanin, por ceshtja e pavarsise se Tajvanit vene ne nje lineance me ate te Kosoves (qe as nuk krahasohen, pasi Kina eshte shtet teper i fuqishem, ndersa Serbia s'eshte asgje...) rezulton ne ceshtje te marredhenieve nderkombetare (e pare ne plan te gjere, ashtu si kunder vepron ti).

    Izraeli eshte nje shtet i pavarur, pra ka legjitimitet (jo per te bombarduar...). Gjithashtu, Amerika qe mbron Kosoven (dhe e ka mbrojtur) eshte nje shtet qe bombardon shtete te tjera legjitime. Kjo nuk ka lidhje me ate cka une nenkuptoj per kodin e etikes (apo te moralit). Druhem nga fakti dhe pohoj se Kosova pasi te marre pavarsine e plote nuk do te arrije te respektoje pakicat serbe brenda territorit legjitim, ashtu si kunder do te kete premtuar. Kjo eshte thyerje e etikes.

    Te them te drejten, jam me teper i fokusuar tek ceshtja Came, pasi ajo e Kosoves eshte tanime e zgjidhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Borix : 14-04-2006 mė 19:08
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #180
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=Borix]Ceshtja e Tajvanit eshte me komplekse se ajo e Kosoves, ne plan te pare. Ideja nuk eshte interesim per Tajvanin, por ceshtja e pavarsise se Tajvanit vene ne nje lineance me ate te Kosoves (qe as nuk krahasohen, pasi Kina eshte shtet teper i fuqishem, ndersa Serbia s'eshte asgje...) rezulton ne ceshtje te marredhenieve nderkombetare (e pare ne plan te gjere, ashtu si kunder vepron ti).QUOTE]
    Per sa i perket Tajvanit, ajo eshte krejt ceshtje tjeter sepse Tajvani eshte me popullsi me tepr kineze, kjo i bie sikur tani Jugu i Shqiperise te ishte ndare nga Shqiperia para 50 vjetesh dhe Shqiperia nuk e njeh pavaresine e tij. Kosova(Dardania) ka krejt tjeter skenar, popullsia nuk eshte serbe dhe Kosova nuk ka qene qe ne lashtesi pjese e pandare e Serbise, ajo ka qene nen Serbi nga 1913-1999, duke pasur gjithmone nje popullsi gati 90% shqiptare.

Faqja 18 prej 59 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •