Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės?

Votues
274. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pavarėsi e plotė

    168 61.31%
  • Pavarėsi e kushtėzuar

    82 29.93%
  • Autonomi

    10 3.65%
  • Tjeter.....

    14 5.11%
Faqja 17 prej 59 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 590
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Dokumenti i zotit Rohan nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr Kosovėn.Kjo u pa qartė.As elita jonė politike nuk ėshtė e kėnaqur me kėtė dokument.Edhe kjo u pa qartė.
    Por,dyshoj se Elita jonė politike do tė ketė menqurinė dhe vėndosmėrinė pėr t'i evituar ato ēėshtje qė janė tė dėmshme pėr ardhmėrinė e Kosovės.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2005
    Postime
    18
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Populli ynė e meriton pamvarėsinė por, a po punojmė si duhet pėr ta bėrė kėtė pamvarėsi? Kjo ėshtė pyetja! Delegacionet tona nuk janė tė sinqertė ndaj popullit dhe kam pėrshtypjen se nuk po e thonė tė vėrtetėn .Deri mė tani ata kanė dėshtuar nė Vjenė por, se si do tė bėjnė edhe herave tjera ,kjo mbetet pėr t'u parė edhe pse deri dikund po shihet se kanė hyrė nė kėtė baltė pa pyetur se a dilet.
    Sinqerisht po kam frigė.
    Pajtohen shum me juve. Fatkeqesisht eshte dashur qe ne shumicen e rasteve populli te jete ai qe i mbron vlerat e verteta kombetare te cilat udheheqesia po i shkilte dhe po i shkel. Po them fatkeqesisht sepse vlerat kombetare duhet te mbrohen nga ata qe jane zgjedhe nga populli. Puna me e madhe e udheheqesve tan eshte dashur te jete ngritja e mireqenjes ekonomike, sociale, kulturore, shkencore etj. e shoqerise sone, e jo instalimi i korrupsionit dhe serviliteti ndaj UNMIK-ut ne ēdo aspekt qe paraqet njeren nder organizatat me te korruptuara ne baze te raporteve te organeve te vete kombeve te bashkuara (UN internal watchdog office)

    Problem tjeter qe po ndikon shume negativisht ne popull eshte edhe genjeshtrat e udheheqesve tane per proceset qe po nodhin ne Kosove dhe "mbushja e kokes" se njerzve me "perralla". Ne kete forme ka ndikuar qe njerzit te pajtohen me gjithqka. Ne fillim thonin ne nuk do te bisedojm fare me beogradin ne menyre direkte, ne ne asnje menyre nuk do te bisedojme per statusin e Kosoves, decentralizimi duhet te zgjidhet pas statusit, nuk do te kete lidhje horizontale te komunave serbe dhe lidhje te tyre me serbine, e shume e shume te tjera ... Ndersa ne realitet te gjitha po ndodhin.

    Shpresoj qe njerzit sa me shume te shohin realitetin se ēka po ndodhe dhe mos ta lejojn ate. Problemi eshte se si gjithmon populli do te jete ai qe do te vuaj sepse e gjith kjo do te bie mbi kurrizin e popullit.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    kam deshire te jete pavaresi e plote dhe pas 20 viteve bashkim shqipetar
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    2
    Qeshtja e pavaresise tashme eshte bere tabu.Ne te gjitha qarqet nderkombetare,pavaresia eshte bere opcion i vetem.Sa edhe nga shtete qe nuk eshte pritur. Mirepo se c'fare pavaresie? Padyshim jo ate qe kane deshire dhe qe e presin 90% e shqiptarve sepse nuk eshte punuar dhe nuk po punohet sa duhet nga vete ne. Thone se pesimi eshte mesim. Gje per te cilen nuk pajtohem.
    A ka popull qe ka pesuar dhe ende po e peson me shume se ne?Dhe prap nuk mesuam aq sa duhet,me sa duket jemi mesuar te jetojme me iluzione dhe te presim nga te tjeret. Mendoj se keto probleme qe po perballet populli yne jane te trasheguara.Te marrim shembull shtetin ame qe 95 vite shtet.Si eshte e mundur qe per plot 50 vite nje njeri te luaj me nje popull te tere?Keta jemi ne! Sado e dhimbshme te jete.Askush s'na ka faj.Keta jemi ne!!Si eshte e mundur qe pas gjithe atyre masakrave e gjaku te derdhur ne prap te bashkpunojme me serbet ne menyra te ndryshme per interesa personale?Keta jemi ne!!!Sepse e kemi te zhvilluar unin.Sepse nuk e nderojme dhe respektojme ate qe e meriton edhe pse e dim se ku eshte merita.E di se shume prej lexuesve te keti forumi do te thone se ky qenka pesimist.Mirepo edhe une shohe dicka optimiste te populli yne sepse prap do dalin ne shesh Hasan Prishtinat,Adem Jasharat etj.etj. qe t'i dalin zot kesaj toke dhe ta ndergjegjesojne secilin qe i thot veti shqiptar.

  5. #165
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Mos flisni se cfare deshironi qe te behet Kosova, se ate te gjithe e dime dhe e duam, por duke pasur parasysh rrjedhen e njarjeve jepni mendime se si do te zgjidhet statusi. Politika eshte kurve. Te gjithe e dine ce cdo te thote demokraci, dhe guri themelor i saj eshte e drejta e popujve per vetvendosje.....por ja qe popullin e kosoves spo e pyet njeri, per te do vendosin amerikanet, anglezet, ruset, etc....
    Per mendimin tim, pavaresi e kushtezuar eshte opsioni qe eshte lakuar me shume nga nderkombetart kohet e fundit.....por kjo i hap rrugen pavaresise se plote.....rendesi ka qe te hiqen qafe serbet njehere......

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2006
    Postime
    2
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Mos flisni se cfare deshironi qe te behet Kosova, se ate te gjithe e dime dhe e duam, por duke pasur parasysh rrjedhen e njarjeve jepni mendime se si do te zgjidhet statusi. Politika eshte kurve. Te gjithe e dine ce cdo te thote demokraci, dhe guri themelor i saj eshte e drejta e popujve per vetvendosje.....por ja qe popullin e kosoves spo e pyet njeri, per te do vendosin amerikanet, anglezet, ruset, etc....
    Per mendimin tim, pavaresi e kushtezuar eshte opsioni qe eshte lakuar me shume nga nderkombetart kohet e fundit.....por kjo i hap rrugen pavaresise se plote.....rendesi ka qe te hiqen qafe serbet njehere......
    Jo te gjithe e dine se c'eshte demokracia,si psh ju qe bini ne kundershtim me veten dhe ato qe thua.Ne njeren ane thua se guri themelor eshte e drejta per vetevendosje kurse ne anen tjeter thua por ja qe popullin e kosoves spo e pyet njeri,per te do vendosin amerikanet, anglezet, ruset, etc....
    Kjo zotri i dashtun nuk eshte demokraci qe per ne te vendosin te tjeret.
    Kur ne nuk jemi unik per qeshtje kombetare,kur nuk i mbrojme vlerat tona kombetare dhe vazhdojme ti besojme kesaj demokracie qe per ne te vendosin te tjeret siq thua ti atehere s'do mend qe kjo te ndodh. Perse zotri i dashtun na pyeten ne vitet '98-'99? Per arsye se ne filluam ta marrim fatin ne duart tona me aq sa patem mundesi qe fatkeqesisht jo te gjithe.Filluam te mendojme me arsyeshem se askush nuk mund te vendos per fatin tone, ne jemi ata qe duhet t'i dalim zot vetes dhe te luftojme per te drejtat tona qe na jane mohuar shekuj me radhe dhe vazhdojne ende te na mohohen edhe sot,vetem atehere do te na pyesin edhe te tjeret.Prandaj te bashkuar duke i njohur vlerat tona kombetare dhe duke quar para amanetet e deshmoreve,atehere dhe vetem atehere ne do fitojme dhe do te behemi faktor stabilizues per te gjithe.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-02-2006
    Postime
    98
    Shteti i ri ne Evrope do te quhet ,

    KOSOVE

  8. #168
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar mė parė nga petriti10
    Jo te gjithe e dine se c'eshte demokracia,si psh ju qe bini ne kundershtim me veten dhe ato qe thua.Ne njeren ane thua se guri themelor eshte e drejta per vetevendosje kurse ne anen tjeter thua por ja qe popullin e kosoves spo e pyet njeri,per te do vendosin amerikanet, anglezet, ruset, etc....
    Kjo zotri i dashtun nuk eshte demokraci qe per ne te vendosin te tjeret.
    Kur ne nuk jemi unik per qeshtje kombetare,kur nuk i mbrojme vlerat tona kombetare dhe vazhdojme ti besojme kesaj demokracie qe per ne te vendosin te tjeret siq thua ti atehere s'do mend qe kjo te ndodh. Perse zotri i dashtun na pyeten ne vitet '98-'99? Per arsye se ne filluam ta marrim fatin ne duart tona me aq sa patem mundesi qe fatkeqesisht jo te gjithe.Filluam te mendojme me arsyeshem se askush nuk mund te vendos per fatin tone, ne jemi ata qe duhet t'i dalim zot vetes dhe te luftojme per te drejtat tona qe na jane mohuar shekuj me radhe dhe vazhdojne ende te na mohohen edhe sot,vetem atehere do te na pyesin edhe te tjeret.Prandaj te bashkuar duke i njohur vlerat tona kombetare dhe duke quar para amanetet e deshmoreve,atehere dhe vetem atehere ne do fitojme dhe do te behemi faktor stabilizues per te gjithe.
    E ke keqkuptuar shkrimin tim......une kam bere nje antiteze ndermjet kuptimit te demokracis edhe asaj qe ndodh ne realitet.....ndaj dhe kam shkruar se Politika eshte kurve !!!!!
    Ndajme te dy te njejtat mendime, ndaj lexoje me me kujdes shkrimin tim te meparshem.....Respekte....

  9. #169
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Statusi Perfundimtar i Kosoves (ne proces)

    1) Do te jete dicka qe historia e mardhenieve nderkombetare nuk e ka hasur me pare. Problemi qendron tek termi Pavarėsi e Kushtezuar. Qe nuk duhet te shfaqet por qe do ti duhet kosoves deri ne momentin e integrimit te minoriteteve qe ajo ka dhe qe jane te rendesishme per institucionet nderkombetare.
    2) Ne se problemi qe preku Ministri yne i jashtem eshte problemi i kufijve qe kane rendesi per Kosoven dhe duhet te zbatohet principi utis possidetis (kufijte ne momentin e shperberjes se Jugosllavise). Nese nuk zbatohet ky parim kemi probleme te medhaja me termin Pavaresi e Kushtezuar
    3) Nje variant i trete dhe i shpalosur kohet e fundit eshte qe Kosova te integrohet ne B.E. Bashkimin Evropian dhe problemet te zgjidhen gradualisht per mos te sjelle nje vendim drastik per te dyja palet. Gjjė qė nuk ėshtė vėn re me par ne historine e mardhenieve nderkombetare.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  10. #170
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    SHBA kėrkojnė tė ruhet qasja pozitive nė procesin e Vjenės Aktuale

    E pėrditshmja njujorkeze The Wall Street Journal shkruan sot se nė bisedimet pėr Kosovėn qė po mbahen nėn udhėheqjen e diplomatėve tė Bashkimit Evropianė dhe atyre tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ka shumė pak dilemė pėr rezultatin pėrfundimtar: Ai do tė jetė pavarėsia.


    Washington, 5 prill.- Negociatat midis delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė tanimė kanė hyrė nė njė fazė mė serioze kur palėt duhet tė vendosin pėr ēėshtje qė janė mė tė rėnda, por qė do tė cojnė nė vendime historike. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tashmė kanė thėnė disa herė se janė tė kėnaqura me rezultatin fillestar dhe u kanė bėrė thirrje palėve qė tė ruajnė qasjen pozitive gjatė gjithė procesit nė mėnyrė qė ai tė lėvizė pėrpara. Ėshtė kėrkuar qė tė refuzohen pozat politike dhe polemikat e panevojshme dhe tė zgjidhin ato cėshtje qė janė nė interes tė pėrbashkėt. Nga shqiptarėt priten hapa konkretė nė pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės dhe tė sigurisė tė pakicave si dhe tė plotėsohen standardet pėr njė qeverisje tė mirė, siē janė mandatuar nga Kombet e Bashkuara, tha njė zyrtar amerikan. Nga Serbia kėrkohet tė mbėshtes pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė institucionet lokale sepse duke marrė pjesė nė proces ata vetė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre. Bisedimet qė do tė vazhdojnė me 4 maj do tė kenė nė agjendė ēėshtjen e qeverisjes sė Kosovės pas pėrfundimit tė administrimit civil tė Kombeve tė Bashkuara, pra do tė flitet mė nė fund pėr ēėshtjen e statusit. Ėshtė thėnė se ka pak mundėsi tė njė kompromisi nga akėcila palė, andaj pėrfundimisht mendohet se pėr statusin do tė vendosė, brenda vitit, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara. E pėrditshmja njujorkeze The Wall Street Journal shkruan sot se nė bisedimet qė po mbahen nėn udhėheqjen e diplomatėve tė Bashkimit Evropianė dhe atyre tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ka shumė pak dilemė pėr rezultatin pėrfundimtar: Ai do tė jetė pavarėsia. /S.Gashi/

    marre nga www.rtklive.com
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 17 prej 59 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •