Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 157
  1. #91
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    I gjithë shkrimi ishte për tu cituar por më shumë më pëlqeu fraza e fundit.Është një thënie realiste dhe mëse e vërtetë.
    Një ndeshje tjetër ndaj gjermanëve (miqsore në Granada të Spanjës më duket) në Maj 1997 dhe Bushi (m'duket,s'jam i sigurtë) i ka fut Kan-it një super gol nga mesi i fushës dhe ka barazuar rezultatin,edhe pse në fund humbëm atë ndeshje 2-1.Ato momente ishin shumë të bukura e plot emocione për shkak se ishim dhe në një situatë më të çuditshme.Ishin 90 minutat e vetme që kanë ndaluar breshëritë e kallashit.
    Nuk quhen pesimiste shkrimet tona por realiste.Nuk është se nuk kemi ëndërruar diçka të tillë (Kualifikim) por gjejmë fuqinë të kalojmë mbi sentimentet e të themi realitetin ashtu siç është.Problemet në futbollin shqiptar janë shumë të mëdha (të mos themi gjigande) dhe një kualifikim i mundshëm do ishte një mrekulli e vërtetë (unë vazhdoj të mos besoj)

    Përsa i përket Kroacisë.Është ekipi që zuri vendin e 3 në Botëror nqs nuk gaboj,prandaj nqs keni pak haber nga futbolli mos ja fusni kot se është turp.Dhe është ekipi që nuk mungon nga evenimentet kryesore sportive.Është Fodullëk të thuash se shtypim Kroacinë

    Dhe shkoqur fare të flasim as vendin e 3 nuk meritojmë nqs krahasojmë zhvillimet e sportit në vendet e rajonit (Bullgari-Rumani) me matrapazlliqet që bëhen akoma në Fshf.Është turp në 2005 të mos ketë një fushë të vetme tartani që të stërvitet e vetmja atlete shqiptare që supozohet që bën pjesë rangun e sportisteve kompetitive.Në këtë aspekt krahasohemi vetëm me vendet afrikane....

    Është turp për një Kombtare të mos ketë ambjentet e saj sportive ku mund të grumbullohet ekipi.E çtë themi se po ti hyjmë më thellë fillon e na ze koka.

    Është turp që një Kombëtare e cila pretendon të bëjë pjesë në ajkën Europiane të marri në turne lagjesh (Norçia) e të ndeshet me ekipe te vendit të 10-12 në Rumani.Apo nuk e di me kë ekip të digjeneruar humbëm vjet në këtë turne.Ja kjo Kombëtare ( e seleksionuar nga Kampionati shqiptar) nuk meriton të quhet Kombëtare.Ja sa diferencë ka Futbolli (Kampionati) shqiptar me atë të vendeve që supozohet që do ti "mposhtim"...

    Edhe një herë nuk shkohet në evenimente të tilla sportive me fat apo më fjalë forumi,shkohet me projekte afatgjate e me punë konkrete nga institucionet e individët përkatës.Të tjerat jo është viti ynë...jo kshu po ashtu unë i dëgjoj verese.Me mbajt shpirtin gjallë me shpresa pavlerë e absurde.


    Unë një parashikim (edhe pse smë pëlqen të bëj të tilla) duke u munduar me qenë sa më optimist them së nqs zejmë vendin e 4 në grup do jetë një arritje tepër e rëndësishme për futbollin shqiptar.Dhe sipas llogarive të mia (përsëri optimiste) i bie që Kombtarja të marri pjesë në një eveniment të nivelit Botëror,kur të kemi cof ne e kaçulat tanë ta çojnë amanetin deri në fund... lol


    Gjithsesi unë në katër ndeshjet e rajonit do jem prezent në shkallët e stadiumeve duke inkurajuar Kombtaren. :-)



    Ps.Ju kaçula të shpif sikur po flisni për "Bojkot"....Ç'janë kto shkelje premtimesh kshu :-))))) pffffff kalamaj t'kqinj



    me 1997, ne Granada te Spanjes, kombetarja jone eshte mposhtur 3-2. Kemi shkuar ne avantazh 2-0 duke shenuar dy penallti, ne fakt na u dhane tre, po nje e humbem. Ne pjesen e dyte na ka shenuar tre gola Ulf Kirshten, pasi hyri si zevendesues i Bierhofit.

    ai goli i bushit qe thua ti, eshte shenuar ne Norvegji dhe ne kemi barazuar 2-2, ndersa udhehiqnim 2-0. Ka qene goli i pare i takimit i shenuar ne pjesen e pare. Ka qene nje dalje e gabuar e portierit norvegjez dhe Bushi nga afersisht 35-40 metra godet sakte. Me i bukur se ky gol ka qene goli i dyte i Tares, nje planzhon fantstik ne shtyllen e pare te portierit. Norvegjezet na barazuan ne shtese me nje penallti shenuar nga Redkamp

    Te sqarova meqe pashe ate "me duket"



    Norca eshte nje trune i pavlere, nje idiotesi dhe sajese e FSHF-se, per te mbajtur larg opinionin publik nga ngjarjet qe po ndodhin se fundmi ne FSHF. Por shume shpejt drejtesia do te vendoset dhe ai Mand Duka do te paguaje me burg biletat e katerfishuara ne treg apo qe na ka cuar cte sat + ndeshjet e kombetares duke qene se eshte vete aksioner aty.
    Sa per informacion, kombetarja jone ka fituar 6-0 ndeshjen e pare me nje lagje te norcias. Bravo Brigeli, na shtoi nje fitore hallall :@
    Turp, te vetmit qe do te krenohen jane ata llustraxhinjte e norcas qe do te mburren "kemi luajtur me kombetaren e Shqiperise" Cfare skandali

    Kombetarja eshte e jona.

    Jemi ne ata qe ngjiremi ne stadium. Mua nuk me del boja nga fytyra nje jave se llangosem kuqezi, keta na shesin dengla

    ndryshoni menyren e te menduarit. Me shpresa dhe me fantazi nuk shkohet asgjekundi.

    Po te jete puna per tu treguar patriot i zjarrrte uleras edhe une majtas djathtas jo do ikim jo do te bejme, por ama keshtu nuk shohim realitetitn

    Realiteti yne eshte per te qare hallin
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  2. #92
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pesimisti eshte ai qe gjithmone gjen arsye per te dekurajuar, demotivuar veten e vet dhe gjithmone gjen arsye per te mosbesuar ne aftesite e veta, eshte nje Looser si i thone amerikanet.
    Me pjesen e pare jam dakort qe gjetem arsye per t'u dekurajuar.

    Sa per demotivim e ke gabim se te gjithe ne "pesimistat" do t'i shikojme ndeshjet e kombetares dhe nja dy do jene dhe ne stadium. Ne s'kemi c'te demotivohemi se ne pjesen tone do ta bejme do therresim "FORCA Shqiperia" deri sa te na ngjiret zeri. Tani sa te motivuar do jene lojtaret qe jane ne fushe me duket se nuk e gjen dot as une as ti.

    Cilat jane aftesite tona: jemi skuader e barabarte me Kroacine???

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Psh. Disa ketu gjejne arsye pse ne nuk mund te kualifikohemi. Lidhen per faktin qe disa here ishim prane kualifikimit por asnjehere su kualifikuam e pastaj ne fuqite e kundershtarit etj. etj. Totalisht Looseraa si thone amerikanet.
    Te shikosh realitetin ne sy nuk eshte te jesh looser. Ketij muabetit qe thua ti eshte t'i dalesh maunes (TRUCK si i thone amerikanet) para me nje FIAT punto (ose Ford Focus) dhe te thuash qe nuk me gjen gje. Kur kalon maunja (truck) siper te ka bere pete lakrori. Nga ana tjeter mund t'i dalesh para nje njeriu qe vrapon dhe mund ta hedhesh tutje. Ky quhet realitet.

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pesimistat edhe atehere kur i kane te gjitha gjasat per te arritur dicka ne jete dhe per te perparuar nuk arrijne dot se vet fakti qe nuk besojne ne veten e tyre, ne forcat dhe aftesite e tyre, qe jane gjithmone te dekurajuar dhe te demotivuar nuk i le qe te perparojne apo arrijne dicka ne jete.
    D.m.th fajin qe kombetarja nuk ecen e kemi ne qe mendojme se jane skuader e dobet. Ketu po flasim per besim ne Kombetarja nuk po flasim ne besim ne vetja, keshtu qe nuk ke si te na quash LOSERS. Jam mese i binduar se shumica e "pesimistave" kane perparuar dhe kane patur arritje ne jete.

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Optimisti eshte ai qe gjithmone gjen kurajo dhe motivon veten e vet dhe gjithmone ka vetbesim ne forcat dhe aftesite e veta. Jane optimistat ata qe arrijne te ecin perpara dhe te kene suksese ne futboll e ne gjithcka ne jete.

    Tung
    Ty duhet te te marre Brigeli si ndihmes trajner per te motivuar lojtaret. Mbase i mbushen me optimizem lojtaret dhe kualifikohemi per ne Euro 2008. Me vjen per te qeshur me nje gje Jane optimistat ata qe arrijne te ecin perpara dhe te kene suksese ne futboll .
    Sipas teje nuk ke nevoje per
    ORGANIZIM----PERGATITJE FIZIKE-----TALENT-----ETIKE PROFESIONALE (qe na mungon), etj. Pas teje vetem nje gje eshte celsi per sukses se te tere keto te tjerat i kemi ne vije OPTIMIZMI .

    Gjithe te mirat. Shpresoj kjo teme te jete diku ne ndonje kend me pluhur te forumit qe ta rivizitojme ne Nentor 2007.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  3. #93
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Isomer937
    Gjithe te mirat. Shpresoj kjo teme te jete diku ne ndonje kend me pluhur te forumit qe ta rivizitojme ne Nentor 2007.
    Nuk ke nevoje te presesh deri ne 2007. Shih me poshte postimin e Dodonit ne pragndeshjen me Turqine.

    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Hajde me kembe te mbare

    Per te ngritur emocionet e ndeshjes Oleee Eoooo Oleeeee Eooooo

    Shqiperia Fitore, Shqiperia Fitore


    Turqi -Shqiperi 0-4

    Golat e shenuar nga Tare, Bogdani, Skela, Aliaj, Rraklli, Bushi etj.


    FORCA dhe PARA SHQIPERIA
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #94
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Qerimo...

    Te jete puna per pergatitjen fizike daje...nuk i rraste 6 petlla Suedia vjet!

    Loje fizike bejne edhe Suedezet!

    Kshu sic e keni nis, do ta nxirrni Hollanden te playoff...lol

  5. #95
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Qenka dobet dhe ne matematike

    Citim
    Postuar më parë nga dodoni

    Hajde me kembe te mbare

    Per te ngritur emocionet e ndeshjes Oleee Eoooo Oleeeee Eooooo

    Shqiperia Fitore, Shqiperia Fitore


    Turqi -Shqiperi 0-4

    Golat e shenuar nga Tare, Bogdani, Skela, Aliaj, Rraklli, Bushi etj.


    FORCA dhe PARA SHQIPERIA


    Shqiperia fiton 4-0 po ama gola bejne nja 6 veta. keshtu ose duhet te jete 6-0 ose 4-2 se 2 nga ato gola qe bejne futbollistet tane jane autogol.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  6. #96
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    jo laco jo

    ka dale 4-1


    golin e fundit e kane bere turqit dhe topi mbaj mend mezi ka hyre ne porte se kishte rene shi dhe ishte lluce fusha
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #97
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Shqiperise do ti vije dita e kualifikimit vetem kur te bashkohet me Kosoven dhe te kemi nje kampionat te perbashket qe do jete teper me i fuqishem se ky i tanishmi nga ana financiare.

    Imagjino Bexhet Pacollin te sponsorizoje Prishtinen ne nje Superlige mbarekombetare me 16 ekipe. Ai sponsorizon Mabetexin e Prishtines ne Basketboll dhe besoj se do ishte shume i interesuar nqs KF Prishtina do te merrte pjese ne kupat Europiane.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  8. #98
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Me qe ra fjala ,i kam ndjekur ekipet bullgare CSKA ,Levski,Litex ne kupat evropiane dhe mund te them me bindje se kane pergatitjen fizike me te madhe ne bote per momentin.
    O Qerimo pi nonji gja kto ditët e fundit ?

    Se nga një ekstrem në tjetrin më shkon,si ore më të përgatitura fizikisht në botë.E kam ndjekur ndeshjen e Cska-se ndaj Dinamo-s së Bukureshtit dhe mund të them që ishin më lart se rumunët nga pikpamja fizike e taktike por jo fare në shkallë botërore.Mos u bë fare dhe ti tani.

    Nuk duhet te na merakose shume pergatitja teknike e bullgareve ,por pergatitja fizike.Ata te bejne gol ne minuten e fundit.
    Është e vërtetë që bullgaret kanë ndryshuar shumë stilin e lojës dhe mund të them se kanë braktisur atë mentalitet "gjuje sa ma larg" që karakterizonte ekipet relativisht të vogla e më të dobta si nga këndvështrimi taktik e ai fizik përballë ekipeve Përëndimore.Janë bërë më luftarakë dhe ndjekin shansit deri ne sekondën e fundit.Ashtu siç ndërshkuan rumunët në min e 92 dhe i nxorrën jashtë Pranverës Europiane.Kam frikë se këtë mentalitet ka adoptuar dhe Kombëtarja e tyre kështu që priten ca ndeshje të vështira për Kombëtaren tonë,por të bukura e të ngarkuara emocionalisht për ne ;-)



    Juvi Po e kam fjalën për ndeshjen në Granadë të Spanjës,rezultatin nuk e mbaja mend mirë (tani diçka më vjen,biles një gol e kemi ngrënë nga një gafë në mbrotje të Çipit nqs nuk gaboj përsëri) por nuk më harrohet goli i shënuar pothuajse nga mesi i fushës që e tmerroi Kan-in,prapë nuk e maj mend kush ja vuri,ishte Vata,Bushi sjam i sigurtë por ka qenë nga krahu i djathtë pranë bankinës gjermane.Ti paske memorje më të mirë se mua .

    Sa për atë "Turneun" e Norçias është skandal.Të luajë Kombëtarja e një vendi me "pretendime" për pjesëmarrje ne evenimentet sportive Botërore,me ekipe që gjenden në vendin e 10 te kampionatit rumun,apo me ekipe të tjera amatorësh është turp.Më mirë mblidhte Bringeli gjithë ajkën e futbollit (ose Kampionatit) e bënte një miqsore me Kampionen e Dimrit (do kursente Fshf-ja dhe ca leke lol) plus që edhe ekipi kundërshtar do ishte i një farë niveli.lol


    Gjithsesi Kombtarja duhet përkrahur,jo vetëm në Qemal Stafa por edhe në ndeshjet e rajonit do bënim mirë të organizoheshim për të jetuar ca 90 minutsha feste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 02-02-2006 më 18:15
    .........................

  9. #99
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Isomer937
    Me pjesen e pare jam dakort qe gjetem arsye per t'u dekurajuar.

    Sa per demotivim e ke gabim se te gjithe ne "pesimistat" do t'i shikojme ndeshjet e kombetares dhe nja dy do jene dhe ne stadium. Ne s'kemi c'te demotivohemi se ne pjesen tone do ta bejme do therresim "FORCA Shqiperia" deri sa te na ngjiret zeri. Tani sa te motivuar do jene lojtaret qe jane ne fushe me duket se nuk e gjen dot as une as ti.

    Cilat jane aftesite tona: jemi skuader e barabarte me Kroacine???



    Te shikosh realitetin ne sy nuk eshte te jesh looser. Ketij muabetit qe thua ti eshte t'i dalesh maunes (TRUCK si i thone amerikanet) para me nje FIAT punto (ose Ford Focus) dhe te thuash qe nuk me gjen gje. Kur kalon maunja (truck) siper te ka bere pete lakrori. Nga ana tjeter mund t'i dalesh para nje njeriu qe vrapon dhe mund ta hedhesh tutje. Ky quhet realitet.



    D.m.th fajin qe kombetarja nuk ecen e kemi ne qe mendojme se jane skuader e dobet. Ketu po flasim per besim ne Kombetarja nuk po flasim ne besim ne vetja, keshtu qe nuk ke si te na quash LOSERS. Jam mese i binduar se shumica e "pesimistave" kane perparuar dhe kane patur arritje ne jete.



    Ty duhet te te marre Brigeli si ndihmes trajner per te motivuar lojtaret. Mbase i mbushen me optimizem lojtaret dhe kualifikohemi per ne Euro 2008. Me vjen per te qeshur me nje gje Jane optimistat ata qe arrijne te ecin perpara dhe te kene suksese ne futboll .
    Sipas teje nuk ke nevoje per
    ORGANIZIM----PERGATITJE FIZIKE-----TALENT-----ETIKE PROFESIONALE (qe na mungon), etj. Pas teje vetem nje gje eshte celsi per sukses se te tere keto te tjerat i kemi ne vije OPTIMIZMI .

    Gjithe te mirat. Shpresoj kjo teme te jete diku ne ndonje kend me pluhur te forumit qe ta rivizitojme ne Nentor 2007.
    Eshte optimizmi qe te ben te besosh ne fitore, te organizohesh per fitore, te pergaditesh fizikisht per fitore, te krijosh talente per fitore, te keshe etike profesionale per fitore. Pra, optimizmi te ndihmon ne te gjitha.

    Kroacia e zuri vendin e trete ne boteror me Bllazheviqin trajner. Bllazheviqi ka qene trajner i Prishtines dhe shumica e kosovareve e njohin fare mire. Eshte mentaliteti i tij prej fitimtari, prej motivuesit te lojtareve, qe i bente te kishin sukses dhe edhe suksesi nuk mungonte pastaj. Tani ai eshte trajner i Hajdukut dhe para disa muajsh kur flitej per mundesine e shortit qe Hajduku te kishte kundershtar Liverpulin, ai deklaronte, nuk i kemi friken aspak atyre, kush jane lojtaret e Liverpulit, cfare kane ata me shume se lojtaret e mi, ne do i shkelim nese na bjen te ndeshemi me ta. Pra, ky eshte mentaliteti qe te con perpara e jo frika, jo ne se bejme dot, jo kundershtari eshte i forte, e jo keshtu e ashtu.

    Gjithmone fitues eshte ai qe deshiron fitoren me shume. Dhe ketu nuk eshte fjala vetem per lojtaret por edhe per trajneret, stafin teknik te kombetares, tifozeria dhe gjithe populli jone. Pra, po e deshiruam fitoren me shume, kjo na ben qe te ushtrohemi e trajnohemi me mire, te pergaditemi me mire, dhe te kemi performancen me te mire ne fushe pastaj.

    Ju kujtohet fitorja ndaj Greqise, po te shikosh temen ketu ne forum para se te luhej ndeshja, te gjithe thoshin se do fitojme se s'ben, pra kishte nje deshire te madhe per fitore, poashtu edhe tifozat ne stadium, e pastaj edhe lojtaret tane me nje performance te shkelqyer ngadhenjyen mbi kampionet e Europes ne fuqi dhe shkurorezuan ata te paret. Deshira per fitore dhe ecur perpara eshte nje gje shume e rendesishme, per te gjithe.

    Eshte fakt qe po te jene bashke Shqiperia e Kosova, te kene nje kampionat te perbashket, me te vertete qe do jemi shume me te fuqishem, por edhe tani nuk jemi dobet dhe kemi shansa qe te ecim perpara dhe te kualifikohem. Dhe perderisa te kemi shansa atehere pse te mos besojme ne to?

    Bullgaria, tha njeri ketu qe ka nje lojtar ne Serie A, po edhe ne kemi ne Serie A, jo nje po dy, pastaj dikush tha qe ka nje lojtar ne Bundesliga 1, po edhe ne kemi, jo nje po kemi kater. Pra, ne vend qe te shikosh vetem aspektet ku ne mund te jemi me poshte se kundershtari dhe te pretendosh qe je duke u bere realist, shikoji njecike edhe aspektet ku ne jemi ne te njejtin nivel e ndoshta edhe nje nivel me larte.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #100
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Hollanden, ne Shqiperi do ta rrahim e per ne Hollande, shpresojme qe ta marrim naj barazim.

    Tung

    Po boll pra. Thuj na i gjo te zej ven.

    Edhe te vje keq pataj.
    HOLLAND...

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •