Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 157
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    united kingdom [london]
    Postime
    30
    Lexove shume shkrime ketu edhe pashe qe disa ishin pesimiste e disa optimiste per kualifikimin per ne Evropian.Edhe mendimi im si shume te tjere eshte qe shpresa vdes e fundit edhe duhet te bahem optimist per nje kualifikim vetem per faktin se ne futboll ndodhin shume cudira.Dua vetem te kujtoj Evropianin e kaluar e fituar nga Greqia.Kush nga ju ishte i mendimit qe Greqia do fitonte ate Evropian te Munde ne fillim Portugalin pastaj Francen edhe me te bukuren Cekin qe per mendimin tim ai Ekip duhet te fitonte Evropianin dhe ne finale te munde perseri vendin Organizator Portugalin per te dyten here.Prandaj them qe topi eshte i rrumbullaket edhe nuk i dihet.I uroj Djemve Shqiptare nje kualifikim drejt Evropianit te ardhshem.

  2. #82
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi
    Mos harroni "Nje pesimist eshte thjesht nje optimist i mirinformuar".

    I gjithë shkrimi ishte për tu cituar por më shumë më pëlqeu fraza e fundit.Është një thënie realiste dhe mëse e vërtetë.
    Një ndeshje tjetër ndaj gjermanëve (miqsore në Granada të Spanjës më duket) në Maj 1997 dhe Bushi (m'duket,s'jam i sigurtë) i ka fut Kan-it një super gol nga mesi i fushës dhe ka barazuar rezultatin,edhe pse në fund humbëm atë ndeshje 2-1.Ato momente ishin shumë të bukura e plot emocione për shkak se ishim dhe në një situatë më të çuditshme.Ishin 90 minutat e vetme që kanë ndaluar breshëritë e kallashit. :-))
    Nuk quhen pesimiste shkrimet tona por realiste.Nuk është se nuk kemi ëndërruar diçka të tillë (Kualifikim) por gjejmë fuqinë të kalojmë mbi sentimentet e të themi realitetin ashtu siç është.Problemet në futbollin shqiptar janë shumë të mëdha (të mos themi gjigande) dhe një kualifikim i mundshëm do ishte një mrekulli e vërtetë (unë vazhdoj të mos besoj)

    Përsa i përket Kroacisë.Është ekipi që zuri vendin e 3 në Botëror nqs nuk gaboj,prandaj nqs keni pak haber nga futbolli mos ja fusni kot se është turp.Dhe është ekipi që nuk mungon nga evenimentet kryesore sportive.Është Fodullëk të thuash se shtypim Kroacinë

    Dhe shkoqur fare të flasim as vendin e 3 nuk meritojmë nqs krahasojmë zhvillimet e sportit në vendet e rajonit (Bullgari-Rumani) me matrapazlliqet që bëhen akoma në Fshf.Është turp në 2005 të mos ketë një fushë të vetme tartani që të stërvitet e vetmja atlete shqiptare që supozohet që bën pjesë rangun e sportisteve kompetitive.Në këtë aspekt krahasohemi vetëm me vendet afrikane....

    Është turp për një Kombtare të mos ketë ambjentet e saj sportive ku mund të grumbullohet ekipi.E çtë themi se po ti hyjmë më thellë fillon e na ze koka.

    Është turp që një Kombëtare e cila pretendon të bëjë pjesë në ajkën Europiane të marri në turne lagjesh (Norçia) e të ndeshet me ekipe te vendit të 10-12 në Rumani.Apo nuk e di me kë ekip të digjeneruar humbëm vjet në këtë turne.Ja kjo Kombëtare ( e seleksionuar nga Kampionati shqiptar) nuk meriton të quhet Kombëtare.Ja sa diferencë ka Futbolli (Kampionati) shqiptar me atë të vendeve që supozohet që do ti "mposhtim"...

    Edhe një herë nuk shkohet në evenimente të tilla sportive me fat apo më fjalë forumi,shkohet me projekte afatgjate e me punë konkrete nga institucionet e individët përkatës.Të tjerat jo është viti ynë...jo kshu po ashtu unë i dëgjoj verese.Me mbajt shpirtin gjallë me shpresa pavlerë e absurde.


    Unë një parashikim (edhe pse smë pëlqen të bëj të tilla) duke u munduar me qenë sa më optimist them së nqs zejmë vendin e 4 në grup do jetë një arritje tepër e rëndësishme për futbollin shqiptar.Dhe sipas llogarive të mia (përsëri optimiste) i bie që Kombtarja të marri pjesë në një eveniment të nivelit Botëror,kur të kemi cof ne e kaçulat tanë ta çojnë amanetin deri në fund... lol


    Gjithsesi unë në katër ndeshjet e rajonit do jem prezent në shkallët e stadiumeve duke inkurajuar Kombtaren. :-)



    Ps.Ju kaçula të shpif sikur po flisni për "Bojkot"....Ç'janë kto shkelje premtimesh kshu :-))))) pffffff kalamaj t'kqinj
    .........................

  3. #83
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Ore po mire, pse e ndjekim kombtaren tone kur e kemi te sigurte qe sdo te fitoje, sdo te kualifikohet e sdo te luaj mire? Me duket pak si absurde!

    Nese nuk kemi sado pak shpresa per kualifikim ose per fitore te nje ndeshje atehere eshte e gjithe e kote. Edhe ju qe shpreheni ne menyre "realiste"(pesimiste) e kam mese te sigurte qe ne fund te ndergjegjes tuaj shpresoni dhe mendoni qe kombtarja jone do te kualifikohet ne cdo kompeticion, sado e veshtire te jete ajo.

  4. #84
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pesimisti eshte ai qe gjithmone gjen arsye per te dekurajuar, demotivuar veten e vet dhe gjithmone gjen arsye per te mosbesuar ne aftesite e veta, eshte nje Looser si i thone amerikanet.

    Psh. Disa ketu gjejne arsye pse ne nuk mund te kualifikohemi. Lidhen per faktin qe disa here ishim prane kualifikimit por asnjehere su kualifikuam e pastaj ne fuqite e kundershtarit etj. etj. Totalisht Looseraa si thone amerikanet.

    Pesimistat edhe atehere kur i kane te gjitha gjasat per te arritur dicka ne jete dhe per te perparuar nuk arrijne dot se vet fakti qe nuk besojne ne veten e tyre, ne forcat dhe aftesite e tyre, qe jane gjithmone te dekurajuar dhe te demotivuar nuk i le qe te perparojne apo arrijne dicka ne jete.

    Optimisti eshte ai qe gjithmone gjen kurajo dhe motivon veten e vet dhe gjithmone ka vetbesim ne forcat dhe aftesite e veta. Jane optimistat ata qe arrijne te ecin perpara dhe te kene suksese ne futboll e ne gjithcka ne jete.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #85
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Kombetarja jone eshte bloze fare, pse me ca do shkojme ne Europian ne me Altin Lalen dhe Igli Taren
    Nuk kemi talente, pervec Canes dhe Bogdanit lojtaret e tjere jane qypa fare, ok s'po e fus Aliajn dhe Skelen ne listen e qypave por e keni vete idene
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  6. #86
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Parashikimi im eshte ky

    1. Bullgaria

    2.Hollanda

    3.Shqiperia

    4.Rumania

    5.Bjellorusia

    6.Sllovenia

    7.Luksemburg

  7. #87
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Pesimisti eshte ai qe gjithmone gjen arsye per te dekurajuar, demotivuar veten e vet dhe gjithmone gjen arsye per te mosbesuar ne aftesite e veta, eshte nje Looser si i thone amerikanet.
    Dodon i dashur optimistat e kalibrit tend ne Shqiperi ne i quajme, me fal per shprehjen, "PreshN'BythFluturues".

    Ne gjithe SulmSHkrimin tuaj ndaj "Pesimisteve" nuk na dhe asnje arsye pse duhet te jemi optimiste. Duhet ta racionalizosh mendimin e jo te kalosh ne sulmim ndaj karakterit te postuesve nje gje qe tregon thjesht padituri dhe mospatje argumentesh.

    Keta pesimistet jane nga ata qe jane me te interesuarit ndaj futbollit Shqiptar dhe postojne tek forumi sportit vazhdimisht pasi e njohin futbollin dhe e analizojne ate. Optimistat perkundrazi jane postues sporadike qe vijne ketu e bejne deklarata bombastike "Shqiperia ne Euro 08. Beni gati valixhet".

    Optimista si puna juaj Dodon bejne deklarat qesharake si "Bullgaria u rrah brenda nga Kroacia" kur Kroacia ne 15 vitet e saja ne ekzistence si shtet i pavarur ka dale njehere e 3-ta ne bote dhe kete vere do jete pjesemarrese ne Gjermani. Vetem nje person qe nuk ka haberin nga futbolli e ve Kroacine ne nje rang me Maqedonine.

    Sic e thashe edhe me pare kjo nuk ka te beje fare me mbeshtetjen ndaj Kombetares. Ne e kemi mbeshtetur e do ta mbeshtesim ate gjithmone.

    Pres arguementet e tua pse duhet te jemi optimiste dhe atehere besoj se mund te debatojme shendoshmerisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tulipani Zi : 02-02-2006 më 10:21
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  8. #88
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    or ti daje, me i bo qefin vetes eeeeeeeee

    po shkoj me pre biletat, shallin e kom gati, kom dy flamuj nje me yll nje pa yll, vizen do ta paguj me naj rronx ambasade dhe erdha per me pa kombetaren time ne europian

    lale, kombet shtrihen sipas madhesise se jorganit

    ky i yni, fatkeqesisht osht shume i shkurter dhe duhet me nejt mbledh mire qe te mos merdhifim. Po i zgjatem i cik aha, bo ftoft

    Kena shume pune me kombetaren, deshira eshte e madhe natyrisht, por ai jorgani yne eshte shume i shkurter.
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  9. #89
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Si dhe traineri i tyre i vendosur Stoickov

    Paska bere operacion plastik Stoickovi.
    Ezekiel 25-17.

  10. #90
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Paska bere operacion plastik Stoickovi.
    lol i ngatarrova fotografite.

    Me qe ra fjala ,i kam ndjekur ekipet bullgare CSKA ,Levski,Litex ne kupat evropiane dhe mund te them me bindje se kane pergatitjen fizike me te madhe ne bote per momentin.

    Nuk duhet te na merakose shume pergatitja teknike e bullgareve ,por pergatitja fizike.Ata te bejne gol ne minuten e fundit.

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •