Grupi nuk eshte i keq dhe ne te gjitha takimet do kete tifoza shqiptare me bollek.
Shikuar realisht, favorite kryesore eshte Hollanda, kurse per vendin e dyte do luftojne Rumania me Bullgarine. Ky eshte realiteti dhe Shqiperia per mendimin tim, shikuar realisht, ka mundesi shume te medha qe te ze vendin e katert e ndoshta edhe te tretin. Sllovenia nuk eshte me lart se ne ne futboll. Ata fakt qe jane kualifikuar njehere ne boteror, por edhe kjo ka qene pune fati me shume. Liga e tyre eshte me e dobet se superliga jone, bazuar ne buxhetin e klubeve qe eshte shume me i vogel se buxheti i klubeve shqiptare. Sllovenia eshte vend shume i vogel dhe komb shume me i vogel se shqiptaret.
Poashtu, Shqiperia eshte rritur shume ne cilesisht keto vitet e fundit. Psh. sot kemi Erion Bogdanin te pazevendesueshem ne Serie A, dhe qe eshte duke u kerkuar nga shume klube te forta. Kemi Taren qe edhe pse si zevendesues, sivjet eshte duke shenuar shume me shpesh. Poashtu, kemi te rinjte Bekim Kastratin e Salihin qe premtojne shume. Pastaj, kemi Canen e pazevendesueshem, Skelen, etj. etj. Po te kishim gjithe shqiptaret ne kombetare, si psh. Behramin, vllzt. Kuqi, Gashin etj. them qe kualifikimi do ishte shume me i lehte per ne. Por ca ti bejme tash. Me pak fat, edhe mund te kualifikohemi, urojme qe ta kemi kete fat kete here.
Megjithese, topi eshte i rrumbullaket, dhe nuk i dihet ne futboll. Urojme qe te arrijme sa me lart qe eshte e mundur duke pasur sa ma shume fat.
PARA SHQIPERIA
Krijoni Kontakt