Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 157
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Titi
    Fat i keq per kuqezinjt .....

    Mendoj se ndeshja e pare do jete kyce per kombetaren tone , Bjellorusise ja kam shume friken , ekip shume i mire fizikisht dhe me shpirt luftarak loje , kujtojme qe me pare ky ekip ka mposhtur hollanden e madhe , i ka majt barazim italjonve , u dha leksjon skocesve mrena ne skoci etj etj , edhe pse kane nje 10 vjecare pavarsi , shkolla e ish-bashkimit ka lene gjurmet e veta !!

    Ndeshja e dyte Romania mund te jete kthesa e madhe e Shqiperise nqf se marrim rezultat pozitiv ne Bjellorusi .

    Ndeshja e 3te dhe e fundit per 2006 do te jete Hollanda ne Amsterdam , nqf se marrim 1 pike jemi te nerum , rrespektum deri ne detaje

    Me pas ne 2007 vijojne dhe 8 ndeshje te tjera , ku perseri nqf se do ti mbajme shpresat gjalle ndeshjen e fundit e kemi shume te veshtire , Ne Bukuresht me Rumanine , ato mund te jene ne gare per vete kshu qe veshtire te dilet me pike , gjithsesi vetem te jetojme me Endrrat e nje rezultati pozitiv si ajo e Tirones se dikurshme qe gjunezoi 2 here Dinamon e madhe te asaj kohe 1-2 dhe 1-0 ne QS

    Shpresat jane shume te pakta , por optimist duhet te jemi , tek e fundit eshte e kote ta qujame veten tifoza nqf se nuk do perkrahnim kombetaren tone . Skemi cfare te humbim , thjesht nje aventure si gjithe te tjerat ku mund te dalim perseri te shgenjyer , shpresoj dhe uroj te jem gabim !!

    Forca Shqipria

    S'e luan topi. Shume analize e mire.

    Per 31/12/2006 (pas tre ndeshjeve te para) parashikimi im realist : Shqiperia ka 0 pike.

    Parashikimi im optimist: Fitojme ne Bjellorusi e i marrim barazimin Rumanise ne Tirane.

    Parashikimi i dodonit (the best!): Shqiperia do kete 10 pike ne 3 ndeshje, lol.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Poashtu, duhet qe te sigurohen sa me pare pasaportat per Bekim Kastratin, Debatik Currin, Labinot Halitin dhe Genc Mehmetin (mbrojtes qe luan me Lucernen dhe qe ka treguar forme te mire ne Norcia tani me kombetaren B). Shtetet e tjera ja rregullojne pasaportat brenda dites ne te tilla raste kurse Shqiperia ka disa jave qe nuk ja ka rregulluar.
    Dodon, ministria e kultures nuk e con dosjen per Currin, Halitin dhe Mehmetin ne presidence, sepse nuk do te fitoje kombetarja. Duan te diskretitojne Armand Duken dhe per kete luajne me ndjenjat e tifozave te kombetares. Jane harrama.

    Eshte Spahiu (i ngarkuari per sportet ne ministri) qe behet pengese. Keta per qellimet e tyre politike i fusin shkelmin kombetares dhe e privojne nga tre lojtare te shkelqyeshem.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #133
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ti zombie me duket se po tall dodonin. Stop it. Leri ore tifozet e rinj te hargalisen.

    Po si do marri shqiperia per 3 ndeshje 10 pike? Ka dale ndonje sistem i ri pikavarazhi?

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Ti zombie me duket se po tall dodonin. Stop it. Leri ore tifozet e rinj te hargalisen.

    Po si do marri shqiperia per 3 ndeshje 10 pike? Ka dale ndonje sistem i ri pikavarazhi?
    Just teasing him, tallje asnjehere me dodonin e kemi si shpirt.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #135
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zombi, mire se na u ktheve, my friend. Thashe me vete ku na humbi Zombie?

    Sa per ndeshtjet, une mendoj:

    Parashikimi optimist: 9 pike nga tre ndeshjet e para (dmth. tri fitore)
    Parashikimi realist: 7 pike nga tre ndeshjet e para (dy fitore me Bjellorusine e Rumanine, dhe barazim me Holanden).

    Shume keq qe ministria e vonoi pasaportizimin e Kastratit, Currit, Halitit, Mehmetit, Berishes, Dragushes por besoj qe do ju jap pasaporten shpejt. E per kualifikimet do i kemi te gatshem, gjithe keta e shume tjere. Por edhe FSHF-ja duhet te pranoje auditimin, ne kontabilistat e dijme mire se cfare domethenie ka auditimi.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 17-02-2006 më 04:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #136
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Shume keq qe ministria e vonoi pasaportizimin e Kastratit, Currit, Halitit, Mehmetit, Berishes, Dragushes por besoj qe do ju jap pasaporten shpejt. E per kualifikimet do i kemi te gatshem, gjithe keta e shume tjere. Por edhe FSHF-ja duhet te pranoje auditimin, ne kontabilistat e dijme mire se cfare domethenie ka auditimi.

    Tung
    Mua Duka nuk me pelqen pasi eshte nje allishverishaxhi i tipit Nano. Megjithate qeveria nuk ka te drejte te fuse hundet ne nje organ te pavarur si FSHF-ja. Nuk e kutpoj Dodon pse duhet te pranoje FSHF-ja auditim nga qeveria, nje organ qe ka per qellim ta marre nen tutelen e vet.

    "Auditim" nga kjo qeveri do te thote dorezim para pushtetit. Jam dakort per nje auditim por nga nje ent i pavarur, ose me sakte i varur nga UEFA, organ ndaj se ciles FSHF-ja varet.

    Kjo qeveri ka si qellim minimin e FSHF-se dhe te cdo enti tjeter qe s'eshte nen drejtimin e saj te drejtperdrejte, si p.sh Bashkine e Tiranes. Qellimi kryesor eshte konsolidimi i pushtetit dhe parave te panumerta qe sjellin keto dy organe.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tulipani Zi : 17-02-2006 më 13:36
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  7. #137
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi
    Mua Duka nuk me pelqen pasi eshte nje allishverishaxhi i tipit Nano. Megjithate qeveria nuk ka te drejte te fuse hundet ne nje organ te pavarur si FSHF-ja. Nuk e kutpoj Dodon pse duhet te pranoje FSHF-ja auditim nga qeveria, nje organ qe ka per qellim ta marre nen tutelen e vet.

    "Auditim" nga kjo qeveri do te thote dorezim para pushtetit. Jam dakort per nje auditim por nga nje ent i pavarur, ose me sakte i varur nga UEFA, organ ndaj se ciles FSHF-ja varet.

    Kjo qeveri ka si qellim minimin e FSHF-se dhe te cdo enti tjeter qe s'eshte nen drejtimin e saj te drejtperdrejte, si p.sh Bashkine e Tiranes. Qellimi kryesor eshte konsolidimi i pushtetit dhe parave te panumerta qe sjellin keto dy organe.


    Tung
    Nuk eshte e varur vetem nga UEFA sepse stadiumet qe shfrytezon, policia qe siguron rendin ne ndeshje, pastaj edhe ndihma ne para, e pastaj edhe FSHF-ja perfaqeson shtetin, keshtu qe, eshte e varur edhe nga shteti. Ne Amerike, cdo institucion qe financohet nga shteti, auditohet nga shteti.

    Ata mund te kerkojne qe te auditohen nga auditore te pavarur e jo te mos lejojne auditimin fare sepse keshtu me te vertete po deshmojne se ka dicka per te fshehur brenda ketij institucioni.

    Megjithese, nuk ka arsyetim vonesa a pasaportave. Ministria duhet ta bej kete gje sa me shpejt, bile brenda oreve.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 17-02-2006 më 23:18
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #138
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une akoma nuk e kam marre vesh mire ! Do ta drejtoje Brigeli Shqiperine edhe ne kete sezon, apo mund te iki dhe tja lere vendin ndonje tjetri.
    Une mendoj se Briqeli duhet lene te punoje edhe keto 2 vjet.


    Brigel: Në Tiranë na thyen vetëm HolandaPasi bie disa herë zilja e telefonit, në anën tjetër të receptorit dëgjohet zëri karakteristik i Hans Peter Brigelit.
    Eshtë pasdite, por trajneri i Kombëtares shqiptare shfaqet menjëherë i gatshëm të nisë bashkëbisedimin me ne në lidhje me kalendarin e eliminatoreve të Euro 2008, të përcaktuar të enjten në Amsterdam. Në intervistën ekskluzive të dhënë për gazetën "Panorama", Hans Peter Brigel flet për debatin gjatë bisedimeve për kalendarin, objektivat e Kombëtares shqiptare si dhe shanset për kualifikim.


    Atëherë, mister, çfarë ndodhi gjatë negociatave për kalendarin e fazës eliminatore të Kampionatit Evropian?

    Gjithçka shkoi sipas procedurës normale dhe ne gjetëm shumë shpejt akordin me vendet e tjera pjesëmarrëse të Grupit G. Vetëm Rumania, Sllovenia dhe Luksemburgu patën disi probleme për datat, por më pas edhe ata mundën të gjenin gjuhën e përbashkët për kalendarin. Ne ishim dakord me datat që na propozuan dhe pasi i shqyrtuam, ishim të kënaqur me ato, duke vendosur.


    Patët pretendime për datat e takimeve që ju propozuan organizatorët apo jo?Jo, nuk patëm pretendime, pasi na shkonin për shtat. Kështu që i pranuam ato pasi i analizuam.


    Keni qëndruar për tri orë në sallën e konferencave për shtyp të hotelit të Amsterdamit. Për çfarë u diskutua aty brenda, përveç datave të kalendarit?

    Mund të them se nuk folëm për futbollin aty brenda me Van Bastenin, Stojçkovin apo edhe katër trajnerët e tjerë. Folëm vetëm për datat e takimeve të eliminatoreve të kampionatit Evropian. Vetëm kaq.


    Ndonjë moment të veçantë apo ndonjë batutë...

    Jo, jo. Në të tilla raste këto nuk ka gjëra të tilla, ndoshta vetëm në Shqipëri mund të ndodhin këto... (qesh)


    Atëherë, si do ta përcaktonit kalendarin e eliminatoreve për Shqipërinë?

    Ky i yni është një grup i vështirë. Duhet të kemi parasysh se na duhet të luajmë me dy skuadrat më të forta të grupit, Rumaninë dhe Holandën, në tre takimet e para të eliminatoreve. Mund të shkonte edhe ndryshe, por mund të them se jemi të kënaqur me këtë kalendar.


    Ju personalisht, kishit ndonjë preferencë për datat e takimeve...

    Ne donim në ndeshjet e para një nga skuadrat më të forta mes Rumanisë dhe Holandës në fushën tonë dhe ia arritëm qëllimit. Takimi i parë në transfertë me Bjellorusinë nuk është një nisje e keqe mendoj unë. Kalendari është i vendosur mirë, sepse për shembull, në rastin e sfidës më Holandën në tetor kemi 10 ditë kohë për t'u përgatitur për takimin. Ndërsa Holanda do të luajë dy takime në katër ditë, pra të shtunën e më pas të mërkurën, ne do të luajmë vetëm një takim. Ky është në avantazh të trajnerit, i cili në të tilla raste mund të ketë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjen.


    Duke parë kalendarin e takimeve, çfarë objektivi mund të ketë Shqipëria në këto eliminatore?

    Nuk mund të themi në këtë moment se do të bëjmë kaq apo aq pikë dhe pastaj bëjmë më shumë ose bëjmë më pak pikë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, kështu që këto parashikime nuk mund të bëhen. Do të ketë takime ku mund të na mungojnë katër-pesë lojtarë dhe në të tjerat mund t'i kemi të gjithë lojtarët e formacionit bazë në dispozicion. Kështu që është e vështirë të thuash me ekzaktësi se sa pikë mund ta marrim në fazën kualifikuese.


    Duke pasur parasysh përbërjen aktuale të Kombëtares shqiptare, cilin vend mendoni se mund të zërë ekipi kuqezi?

    Ne nisemi nga vendi i pestë, kuptohet. Në këtë grup që bëjmë pjesë, vendin e pestë e kemi të siguruar, më pas nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Sipas meje, ne mund të fitojmë në fushën tonë, kuptohet nëse lojtarët janë që të gjithë në formë, edhe me skuadrat më të forta të grupit si Rumania, Bullgaria...


    Edhe ndaj Holandës?

    Për sa i përket Holandës nuk do ta thosha këtë. E shoh pak si të vështirë fitoren. Megjithatë them se gjithçka mund të ndodhë dhe do të isha i lumtur, nëse do të mund të fitonim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #139
    TETOVA Maska e Tetovar
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Ne zemer te Sharrit
    Postime
    134

    Ja dhe kalendari i plote i kuqezinjve :

    2 Shtator 2006 : Bjellorusi - Shqiperi

    6 Shtator 2006 : Shqiperi - Rumani

    11 Tetor 2006 : Holande - Shqiperi

    24 Mars 2007 : Shqiperi - Slloveni

    28 Mars 2007 : Bullgari - Shqiperi

    2 Korrik 2007 : Shqiperi - Luksemburg

    6 Korrik 2007 : Luksemburg - Shqiperi

    12 Shtator 2007 : Shqiperi - Holande

    13 Tetor 2007 : Slloveni - Shqiperi

    17 Tetor 2007 : Shqiperi - Bullgari

    17 Nentor 2007: Shqiperi - Bjellorusi


    21 Nentor 2007 : Rumani - Shqiperi


    Forca Shqipria
    O cuna pse bre jeni kaq te sigurte qe SHqiperia nuk mund te mar pike me Hollanden?Kur Maqedonia mori dy pike(2 barazime) pse jo edhe SHqiperia ?

  10. #140
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po ja, sepse Maqedonia paska ekip me te mire se ne. Neve na mundi Andorra e jo Hollanda.

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •