I gjithë shkrimi ishte për tu cituar por më shumë më pëlqeu fraza e fundit.Është një thënie realiste dhe mëse e vërtetë.
Një ndeshje tjetër ndaj gjermanëve (miqsore në Granada të Spanjës më duket) në Maj 1997 dhe Bushi (m'duket,s'jam i sigurtë) i ka fut Kan-it një super gol nga mesi i fushës dhe ka barazuar rezultatin,edhe pse në fund humbëm atë ndeshje 2-1.Ato momente ishin shumë të bukura e plot emocione për shkak se ishim dhe në një situatë më të çuditshme.Ishin 90 minutat e vetme që kanë ndaluar breshëritë e kallashit.
Nuk quhen pesimiste shkrimet tona por realiste.Nuk është se nuk kemi ëndërruar diçka të tillë (Kualifikim) por gjejmë fuqinë të kalojmë mbi sentimentet e të themi realitetin ashtu siç është.Problemet në futbollin shqiptar janë shumë të mëdha (të mos themi gjigande) dhe një kualifikim i mundshëm do ishte një mrekulli e vërtetë (unë vazhdoj të mos besoj)
Përsa i përket Kroacisë.Është ekipi që zuri vendin e 3 në Botëror nqs nuk gaboj,prandaj nqs keni pak haber nga futbolli mos ja fusni kot se është turp.Dhe është ekipi që nuk mungon nga evenimentet kryesore sportive.Është Fodullëk të thuash se shtypim Kroacinë
Dhe shkoqur fare të flasim as vendin e 3 nuk meritojmë nqs krahasojmë zhvillimet e sportit në vendet e rajonit (Bullgari-Rumani) me matrapazlliqet që bëhen akoma në Fshf.Është turp në 2005 të mos ketë një fushë të vetme tartani që të stërvitet e vetmja atlete shqiptare që supozohet që bën pjesë rangun e sportisteve kompetitive.Në këtë aspekt krahasohemi vetëm me vendet afrikane....
Është turp për një Kombtare të mos ketë ambjentet e saj sportive ku mund të grumbullohet ekipi.E çtë themi se po ti hyjmë më thellë fillon e na ze koka.
Është turp që një Kombëtare e cila pretendon të bëjë pjesë në ajkën Europiane të marri në turne lagjesh (Norçia) e të ndeshet me ekipe te vendit të 10-12 në Rumani.Apo nuk e di me kë ekip të digjeneruar humbëm vjet në këtë turne.Ja kjo Kombëtare ( e seleksionuar nga Kampionati shqiptar) nuk meriton të quhet Kombëtare.Ja sa diferencë ka Futbolli (Kampionati) shqiptar me atë të vendeve që supozohet që do ti "mposhtim"...
Edhe një herë nuk shkohet në evenimente të tilla sportive me fat apo më fjalë forumi,shkohet me projekte afatgjate e me punë konkrete nga institucionet e individët përkatës.Të tjerat jo është viti ynë...jo kshu po ashtu unë i dëgjoj verese.Me mbajt shpirtin gjallë me shpresa pavlerë e absurde.
Unë një parashikim (edhe pse smë pëlqen të bëj të tilla) duke u munduar me qenë sa më optimist them së nqs zejmë vendin e 4 në grup do jetë një arritje tepër e rëndësishme për futbollin shqiptar.Dhe sipas llogarive të mia (përsëri optimiste) i bie që Kombtarja të marri pjesë në një eveniment të nivelit Botëror,kur të kemi cof ne e kaçulat tanë ta çojnë amanetin deri në fund... lol
Gjithsesi unë në katër ndeshjet e rajonit do jem prezent në shkallët e stadiumeve duke inkurajuar Kombtaren. :-)
Ps.Ju kaçula të shpif sikur po flisni për "Bojkot"....Ç'janë kto shkelje premtimesh kshu :-))))) pffffff kalamaj t'kqinj
Krijoni Kontakt