Një pjesëtar i Shërbimit Policor të Kosovës në Pejë ka shtënë me armë zjarri në një person, i cili po intervistohej në stacionin e policisë, si i dyshuar për vepra të ndryshme penale. Personi i plagosur ka vdekur menjëherë, ndërsa pjesëtarit të SHPK-së i është marrë arma, është arrestuar dhe ndaj tij ka filluar procedura për vrasje. Kështu njoftoi sot për Radio Kosovën zëdhënësi i SHPK-së, Refki Morina.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, derisa i dyshuari po intervistohej nga pjesëtarët e SHPK-së. Polici që ka shtënë me armë në të dyshuarin ka qenë i një njësiti tjetër policor dhe ka qenë me uniformë zyrtare, theksoi Morina." Derisa ai si i dyshuar gjatë intervistimit dhe punës së policisë me të, ndërkohë një pjesëtar i SHPK-së i një njësiti tjetër ka ardhur në stacion dhe ka shtënë me revole në të dyshuarin dhe ndërkohë është shkaktuar vdekja e tij. Menjëherë në vendngjarje është arrestuar pjesëtari i SHPK-së, i është marrë arma dhe tani ndaj tij zhvillohet procedura për vrasje konform kodit penal që është në fuqi në Kosovë". Zëdhënësi Morina tha se të dy personat e përfshirë në këtë rast janë nga Peja, mirëpo nuk bëri të ditur identitetin të tyre, dhe as motivet e vrasjes, për shkak të procedurës së hetimeve që po zhvillohet nga njësiti rajonal i policisë. Zëdhënësi Morina, nuk dha informacione as për identitetin e një personi tjetër që është gjetur dje në mëngjes i plagosur në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, dhe i cili më pas ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare. Megjithatë ai theksoi se dyshohet të ketë qenë vetëvrasje aksidentale.
Krijoni Kontakt