Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ekskluzive/ Veli Llakaj, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë përkrah Mehmet Shehut për gati 8 vjet, në këtë numër sjell për lexuesin situatën e rëndë në Plenumin e 6-të të KQPPSH-së për dënimin e grupit „puçist“ në ushtri, arrestimin në sallë, pas Petrit Dumes, të Hito Cakos e Rrahman Përllakut, si dhe komunikimin e Enverit për arrestimin në të njëjtën kohë në Selenicë të „kryepuçistit“ Beqir Balluku.

    Pranga në sallë edhe për Hito Cakon e Rrahman Parllakun


    Veli Llakaj

    Plenumi i dhjetorit 1974
    „Gjyqi politik!“, që ndëshkon „puçistët“ në ushtri
    Me thënien e Enver Hoxhës „Tani jemi të qetë se armiqtë i shporrëm, prandaj t’i fillojmë diskutimet normale!”, në Plenumin e 6-të të Komitetit Qendror të Partisë të dhjetorit 1974, lidhur me dënimin e “grupit puçist“ në ushtri, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, në një sallë ku pak më parë ishin vënë pranga tre ushtarakëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, nis thellimi i analizës për të gjetur edhe bashkëpunëtorë e „armiq“ të tjerë të puçistëve“. I pari, pasi ka dorëzuar dokumentin e partisë, ka provuar prangat Petrit Dume, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pak më vonë, në të njëjtin plenum partie, janë arrestuar edhe Hito Cako e Rrahman Parllaku, ndërsa në të njëjtën kohë e në të njëjtën ditë është arrestuar në Selenicë të Vlorës edhe Beqir Balluku, ministri i Mbrojtjes, i saposhkarkuar nga ky funksion shtetëror. Nëpërmjet shënimeve të Veli Llakaj, në këtë numër vijnë te lexuesi ato momente tepër të rënda, kur kuadrot më të njohur të ushtrisë shqiptare, të cilët bënë luftën, kryqëzohen nga partia si „armiq“ e „puçistë“ dhe arrestohen po në sallë! Por „gjyqi politik“, po në këtë sallë plenumi vazhdon; të tjerë ushtarakë madhorë denigrohen e fyhen, duke u kërkuar të bëjnë autokritikë (!!), të tregojnë mëkatet e tyre si bashkëpunëtorë direkt apo indirekt në hartimin e „tezave të zeza“ dhe përgatitjen e „puçit“ ushtarak të drejtuar nga ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Vazhdon një listë e gjatë të ndëshkuarish, një pjesë e të cilëve në ditët e muajt e ardhshëm do të përfundonin nëpër burgjet e egra të kohës apo në internime, duke dhënë dhe jetën në mënyrë tragjike. . .
    Nga Kujtim Boriçi

    Nesër do të lexoni:
    -Thellimi i ndëshkimeve për ushtarakët „puçistë” dhe zëvendësimi i të gjithë drejtuesve ushtarakë në ministri, njësi e reparte.
    - Mehmet Shehu në drejtim të disa stërvitjeve të ideuara e zhvilluara kundër frymës së „Tezave të zeza“ që përgatiti grupi „puçist“ etj...


    Enveri, “Beqir Ballukun e arrestuam në Selenicë!“

    Akuza të Plenumit ndaj „puçistëve“
    Shumë nga anëtarët e KQP-së ngritën probleme interesante, të padëgjuara, ngarkonin „puçistët“, dhe më shumë i ngrinin ata që nuk ishin zanatit e ushtarakut, por i ngrinin ata të sektorëve civilë. Kudo ata dilnin si me shpëtimtarët, në frymën e partisë, duke komentuar se partia është gjithçka, organet e tjera duhet të bëjnë patjetër si thotë partia?
    Kjo tendence kritike nga këta kritizerë të sëmurë, të paaftë, karrieristë e servilë, duke iu referuar fjalës së Enverit se partia është një komandë, i referoheshin letrës së hapur të vitit 1966, për heqjen e gradave dhe vendosjen e funksionit të komisarit dhe krijimin e komiteteve te partisë.
    Shumëkush për të marrë flamurin ngrinte edhe probleme kodra pas bregut se gjoja Beqiri nuk e dëgjonte shumë zërin e partisë, të komiteteve, nuk i përfillte, shkonte për dreka e darka, bënte ahengje etj. Dikush kritikonte “Tezat e zeza”, por nuk dinin asgjë se çfarë ishin këto dhe çfarë trajtonin, dikush mori flamurin dhe për “teorinë e rrëshqitjes”, pa çka se nuk e kuptonte fare se çfarë ishte rrëshqitja, si ishte trajtuar apo si duhej trajtuar.
    Enveri, duke folur në ndërhyrjet dhe përgjigjet e pyetjeve që u bënin Petritit, Hitos dhe Rahmanit, ndërhyri dhe i tha Hitos se “Ti, Hito Çako, je një revizionist i gjallë dhe shumë i rrezikshëm!”. Hitua, pa marrë leje, ia ktheu: “Unë, shoku Enver, nuk jam aspak revizionist, por një ushtar besnik i partisë dhe i popullit, revizionistët shikoji se i ke aty pranë!”.
    Arrestimi i Petrit Dumes në sallën e Plenumit të KQPPSH-së, që kujtoj se nuk e dha veten, i bindur se nuk kishte bërë asgjë armiqësore, në dëm të ushtrisë e vendit, ishte fillimi, pasi, në radhë ishin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pra, i erdhi radha edhe Hitos. I jepet fjala më pas edhe Rahman Përllakut. Nuk lejohet të flasë si bashkëpunëtor i Beqir Ballukut, prandaj edhe ai arrestohet. Pas këtij arrestimi, Enveri komunikon edhe arrestimin e Beqir Ballukut, duke thënë se ky arrestim ishte bërë po atë ditë në Selenicë.
    Bëhet një pushim. Pas pushimit e merr fjalën përsëri Enveri e thotë: ”Tani jemi të qetë, se armiqtë i shporrëm, prandaj t’i fillojmë diskutimet normale!“. Fjala i jepet Dilaver Pocit. Dilaveri u ngrit e bëri autokritikë se nuk kishte mundur të kuptonte gjithë këto gabime e mangësi deri në punë armiqësore... Dilaveri në atë kohë ishte drejtor politik, funksion të cilin e kishte marrë para tre muajsh. Dikush propozoi që Dilaveri të kthehet nga anëtar në kandidat i KQP-së. Shumë veta u revoltuan dhe kërkuan masë për shokun që propozoi një masë të tillë për Dilaverin. Enveri u ngrit e tha: ”Shokë, edhe unë jam dakord dhe shoku e bëri këtë propozim se i kam thënë unë!”. Pra, edhe Dilaveri nuk i shpëtoi dot, ai përjashtohet nga KQP-ja, ngeli anëtar partie. Por më vonë u përjashtua edhe ky nga partia. Po kështu, në këtë Plenum u përjashtuan nga KQP-ja dhe nga partia Sadik Bekteshi e Halim Ramohito, që për atë kohë nuk ishin kritikuar në atë shkallë për atë kategori mase etj...
    Unë, megjithëse isha ngritur në përgjegjësi, bëra edhe autokritikë, aq sa nuk e meritoja, por në moment shoqja Nexhmije Hoxha ngrihet në çastin që unë diskutoja e më thotë: ”Nuk na duhen fraza të përgjithshme, por na thuaj pse ju ka munguar vigjilenca dhe çfarë mase propozon të merret për ty, se kështu nuk mund të kalohet!“. Dhe po vetë Nexhmija propozoi për mua një vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit! Ky propozim u përkrah nga Mehmet Shehu dhe kështu u vendos. Pra, edhe kjo, si duket, ishte e parashikuar që më parë.
    Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, Mehmet Shehu më thotë: ”Nesër duhet të vish në zyrë te unë në ora 08.00, të marrësh në dorë përfundimisht punën!”. Kështu bëra të nesërmen. Më dha detyrat e radhës, më lejoi të shkoj në familje një natë, duke shtuar: “Të marrësh rrobat përkatëse për të jetuar këtu e jo të shkosh çdo të diel në shtëpi, derisa të rregulloheni me shtëpi!“
    Kur shova në familje në Fier, babai (Muhameti) më thotë: ”Djali i babait, të ngritën në përgjegjësi të madhe, pse të duhej kjo… Kujdes se ai kur po dënon ata që kanë bërë luftën dhe i ka pasur shokë, po tyja çfarë të ka…Unë ta kam shumë merakun”. Këto fjalë të babait as nuk i prisja, por as nuk i kundërshtoja, por mirë nuk më erdhi, edhe pse m’i tha, po edhe se unë kisha shumë besim tek udhëheqja se nuk do të përfundoja si paraardhësit e mi, duke menduar se ata u cilësuan “armiq”, unë nuk bëhem kurrë i tillë. Por koha do të vërtetonte se unë isha gabuar, se edhe unë dola pas 8 vjetësh “armik”.
    Në mbledhjen e këtij plenumi u vendos që të shkrihet Drejtoria Politike e Ushtrisë dhe këto funksione t’i merrte aparati i KQP-së, se në ketë drejtori pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore ishin bërë shumë “krime”.
    Këto kusure nuk mbaruan vetëm me kaq; ato vazhduan me analiza më të “hollësishme” . Me porosi të aparatit të KQP-së do të vazhdonin më tej analizat për zbulimin e goditjen e “armiqve“ të tjerë që mund të kenë mbetur brenda partisë dhe ushtrisë. Orientimi ishte që duhet të zbulohen sa më shumë e të merren masa sa më të rrepta.
    Në këto analiza, sipas orientimeve, shumë ish-kuadro të emëruar në aparatin e ministrisë, duhej të merrnin pjesë dhe të informonin KQP-në. Unë u mendova t’u shmangesha këtyre analizave, se isha tepër i zënë me punën e detyrës se re. Por shokët e komitetit ë partisë së ministrisë këto analiza i caktuan mbasdite. Desha s’desha, lotaria me ra, ose me mirë të them, m’u caktua të merresha me dy figura kryesore që ishin në udhëheqjen e ministrisë. Në analizën e ish-drejtorit të zbulimit të ushtrisë, Andon Shetit dhe ish-drejtorit të Drejtorisë së Forcave Vullnetare, Muhamet Prodanit.
    Në analizën e organizatës ku bënte pjesë Andon Sheti, u ngritën shumë probleme të karakterit të tij, sidomos të shfaqjeve të arrogancës e prepotencës, të vetëvendosjes pa pyetur shokët drejtues apo zëvendësin e tij, por gjithçka ashtu siç mendonte ai. U fol shumë se ai edhe detyrat nuk i ka kryer mirë, sepse asnjëherë nuk kishte bërë analiza të bazuara në realizimin e planit të punës së drejtorisë dhe nuk kishte pyetur asnjëherë për organizatën, bile kritikat i kishte përçmuar aq shumë, sa në disa raste kishte kaluar në ofendime.
    Personalisht, me sa mundësi që pata, u mundova për ta ndihmuar që të mos shkonim në masë ekstreme, në përjashtimin nga partia, se nga ushtria ishte çmobilizuar. Por me ato gabime dhe me ato propozime që u paraqitën unanime, ishte përjashtim përfundimtar nga partia. Organizata kështu vendosi, po kështu pas dy ditësh edhe komiteti i partisë së ministrisë. Andoni kërkoi me çdo kusht të mos përjashtohej, por të paktën të mbetej kandidat partie dhe stazhin ta bënte në një sektor nga më të vështirët.
    Po kështu edhe në organizatën ku bënte pjesë Muhamet Prodani u ndodha shumë keq. Për Muhametin çfarë nuk u ngritën se problemet ishin marrë me porosi të gjitha. Problemet pothuaj se u përqendruan në 10-vjeçarin e fundit te personi i tij. Ideja ishte dhënë sekretarit të organizatës se ai Muhameti, duhej përjashtuar si pjesëtar i grupit “puçist” të Beqir Ballukut. Ku si e pse, këtë e dinte “partia”
    Vetë Muhamet Prodani bëri autokritikë, e kërkonte me çdo kusht të mos përjashtohej nga partia. Ai kërkoi të ngelet kandidat partie e të shkoj kudo që ka nevojë partia, e atje do ta justifikojë gabimin që ka bërë. Atëherë në një seancë pushimi, unë bisedoj me një komunist që ishte dhe zëvendësdrejtor i kësaj drejtorie bashkë me Muhametin, me Feti Rashon. Ai ishte i mendimit që po të mos kisha unë në kundërshtim, Muhameti të ngelej kandidat. Unë isha po i atij mendimi dhe ky propozim kështu u bë. Por shokët të gjithë nuk ishin dakord dhe me vota, u vendos përjashtimi i tij. Pas dy ditësh, dhe ai, po nga komiteti i partisë u përjashtua nga partia. Urdhri ishte i prerë, kush do të përjashtohet, kush do të kthehej në kandidat e kush nuk do të dënohej fare në parti. Siç ndodhi me Adnan Qatipin, që me porosi të Enver Hoxhës nuk duhej të përjashtohej nga partia, pavarësisht nga gabimet e përsëritura që mund të ketë pasur gjatë gjithë kohës së tij?
    Pas disa ditësh më njoftuan se me vendim të Byrosë Politike dhe disa me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishin çmobilizuar nga ushtria, prandaj unë duhej t’i thërrisja e t’u komunikoja këto vendime e urdhra. Midis tyre kishte ish-komandantë e komisarë të shkollës së Bashkuar të Oficerëve, të Akademisë Ushtarake, të Institutit të Studimeve Ushtarake, ish-komandantë korpusesh dhe disa bashkëpunëtorë me mua në aparatin e ministrisë para disa vitesh.
    Të gjithë këta i shikoja me bisht të syrit dhe me keqardhje, se më vinte shumë keq. Midis tyre unë do të veçoja ish-komandantin e Shkollës së Bashkuar, Enver Begën, që kam pasur e kam respekt të jashtëzakonshëm, pasi e kam pasur për shumë kohë eprorin tim, një kuadër tepër serioz, korrekt, kërkues e zemërbardhë. Po nuk ke çfarë i bën, detyra, koha, momenti, situata, pamundësia e kërkonte të bëhej siç ishte vendosur nga lart. Mbi të gjitha, vendimi i partisë.
    Të gjithë kësaj armate të madhe kuadrosh të luftës që u dënuan, iu ngjit nga një „bisht“: dikujt liberal, dikujt kalemxhi, dikujt vasal, pastaj pati edhe nga ata që u quajtën agjentë të UDB-së, KGB-së, CIA-s, dikush komplotist, dikush kundërshtar i X, dikujt përkrahës i komplotistëve etj. Fatkeqësi se ishin të gjitha te trilluara...



    16/02/2006

    ---





    Kur shova në familje në Fier, babai (Muhameti) më thotë: ”Djali i babait, të ngritën në përgjegjësi të madhe, pse të duhej kjo… Kujdes se ai kur po dënon ata që kanë bërë luftën dhe i ka pasur shokë, po tyja çfarë të ka…Unë ta kam shumë merakun”. Këto fjalë të babait as nuk i prisja, por as nuk i kundërshtoja, por mirë nuk më erdhi, edhe pse m’i tha, po edhe se unë kisha shumë besim tek udhëheqja se nuk do të përfundoja si paraardhësit e mi, duke menduar se ata u cilësuan “armiq”, unë nuk bëhem kurrë i tillë.


    si jan tallur me njerzit..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-02-2006 më 03:55

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Ajo që është interesante të konstatohet në këtë temë diskutimi është se Balli Kombëtar luftohet nga të dy anët : edhe nga PS-ja në mënyrë direkte, edhe nga PD-ja në mënyrë indirekte. Shembulli i këtij diskutimi është mjaft domethënës.
    Një luftë e tillë ndodh jo vetëm në këtë forum, por edhe në realitetin e politikës shqiptare. Dhe jo vetëm kundër Ballit Kombëtar, por kundër çdo lëvizje tjetër e cila synon të dalë nga binarët e skenarëve të Ramiz Alisë.
    Por shqiptarët një gjë duhet të kuptojnë mirë : se pa dalë nga skenarët e 1990-ës, Shqipëria kurrë nuk do të jetë një demokraci e vërtetë dhe kurrë nuk do të arrijë zhvillimin që aspiron.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk po shoh ndonje te PD-s ta luftoj ballin ketu..
    perkundrazi ti je luftetar me comange ne dore kunder PD-se.. o burun..
    ne binaret e 97-tes hyri abazi me nje pjese te ballit.. kurse ne Pd u fut kush desh.. ne 91 e kush desh iku e kush deshi shkoj ku desh.. keshtu eshte demokracia..

    do ta vazhdoj un ate recensionin tim..qe e kam len pergjysem atje lart..

    cdo te mire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-02-2006 më 06:57

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Brari
    nuk po shoh ndonje te PD-s ta luftoj ballin ketu..
    Vërtet? Po ti nuk bën propagandën e PD-së? nuk je i PD-së?
    Mos na thuaj që je i "pavarur" tani...


    Citim Postuar më parë nga Brari
    perkundrazi ti je luftetar me comange ne dore kunder PD-se.. o burun..
    Unë kundër PD-së? Apo PD-ja kundër meje?
    C'faj i kam PD-së unë që vë komisonerët e KZZ-së të më skualifikojnë si kandidat?
    Përse ti Brar shakaxhiu vjen më ndërhyn në një temë që s'kishte të bënte fare me ty dhe fillon e vjell tërë propagandën e ndyrë të PD-së kundër Ballit dhe drejtuesve të tij?


    Citim Postuar më parë nga Brari

    ne binaret e 97-tes hyri abazi me nje pjese te ballit..
    Abas Ermenji në 97-en ishte kryetar i DBSH-se, (e Djathta e Bashkuar Shqiptare) ku benin pjese pervec Ballit edhe PR-ja, PDD-ja etj.
    DBSH-ja u perpoq qe ne nje Shqiperi ku nuk ekzistonte shteti dhe te ndare me dysh midis dy forcave kryesore politike PD dhe PS, te paraqiste nje alternative te trete paqesore dhe sidomos te ruante kohezionin politik kombetar.
    Po te kujtoj se me 1997-en PD-ja nuk hynte dot ne Vlore dhe PS-ja nuk hynte dot ne Shkoder. Kurse DBSH-ja beri takime elektorale edhe ne Vlore, edhe ne Shkoder, duke dhene mesazhin e qarte se Shqiperia ishte nje dhe e pandare pavaresisht situates qe ishte krijuar dhe per te cilen ishin pergjegjese dy forcat kryesore politike.
    Po te kujtoj gjithashtu se ne fund te mitingut qe u zhvillua tek Pallati i Sportit ne Vlore, pjesemarresit u gjenden nen zjarrin e armeve te bandave qe benin ligjin ne ate kohe. Kurse ti Brar besoj se rrije ndonje kafeneje te Tiranes duke pire çaj dhe duke qare hallin se humbe vendin e punes dhe duke thene "se jugun e Shqiperise e mori greku".
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #45
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ala me veteranet ju
    me qen sala me tru ene i kta pd istat e lijshin 29 aty ku o ene prisshin ene ca vite se i kta vet e shkrete jon me 1 komb e gjys nvarr

    kur skish met asinjo prej tyne ja ndryshojshin daten e bojshin 31 mars a 22 mars a 3 korrik ose vijshin ditlindjen e shokut sali se zotni zor se bohet ai

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Si e shkelën Marrëveshjen e Mukjes komunistët dhe Enver Hoxha

    Hubert Neuwirth

    Antizogistë si Myslim Peza dhe Muharrem Bajraktari, të cilët kishin ikur nga Shqipëria që në kohën e sundimit të mbretit, pas invazionit italian kishin rënë përsëri në kontakt me ithtarët e mbretit të mërguar në Jugosllavi. Të gjithë shqiptarët që jetonin në mërgatë i bashkonte një rrethanë: të gjithë kishin në atdhe, në Shqipëri, shtëpinë, prokopinë dhe familjet e tyre. Për këtë arsye, shumë prej tyre, që më vonë morën pjesë në luftë për njërin apo tjetrin motiv, ishin si të thuash, shpërfillës ndaj zhvillimeve të ardhshme politike, sepse qëllimi parësor ishte dhe duhej të ishte dëbimi i italianëve. Ndaj edhe duke pasur parasysh këtë imazh të armikut të plotfuqishëm, lidhjet qëllimore në formën e aleancave duket të kenë qenë krejtësisht të pranueshme, gjë që shpjegon fjala vjen, kontaktet e Myslim Pezës me zogistin Irfan Ohri, apo të tij me komunistët.
    Eshtë interesante rruga e mëvonshme politike e këtyre shqiptarëve. Ndërkohë që Myslim Peza thuajse që nga fillimi kooperoi me komunistët, Irfan Ohri dhe Cen Elezi do të bëheshin më vonë kundërshtarë të rreptë të Frontit Nacionalçlirimtar. Në fund të vitit 1940, Myslim Peza u kthye nga arratia në Jugosllavi, gjë që, me sa duket, ka ndodhur me “miratimin jugosllav”. Në periudhën e Ahmet Zogut, Myslim Peza kishte qenë i mërguar politik në mbretërinë e Aleksandrit I dhe kishte vendosur që të luftonte kundër italianëve. Edhe ai, sikundër ithtarët e dëbuar të Zogut, si njeri dikur me peshë në zonën e vet, ishte shumë i interesuar që t’i kthente vetes privilegjet që i kishte mohuar së pari Zogu, pastaj edhe italianët, mirëpo përfytyrimi i tij për Shqipërinë postfashiste ndryshonte qartë nga ai i zogistëve. Kjo do të jetë edhe njëra nga arsyet e kontakteve fillestare me komunistë të veçantë, si fjala vjen me Qemal Stafën, të vrarë në kohën e luftës.
    Për grupet e qëndresës të formuara në veri të vendit, zona kufitare me Jugosllavinë përbënte në vitet 1940-1941 një zonë të përkryer tërheqjeje. Në gusht të vitit 1940, qeveria në Tiranë njofton për një intensifikim në Shqipëri të “veprimeve terroriste dhe antiitaliane nga emigrantë shqiptarë. Si nismëtarë të veprimtarive kundëritaliane në Jugosllavi, sidomos në Dibër, në mesin e janarit të vitit, përmendeshin Haxhi Lleshi dhe Ibrahim Kupi. Të dy këta ishin prijësa çetash shqiptaro-jugosllave. Këto çeta vepronin pjesërisht në territorin jugosllav, pjesërisht në atë shqiptar.
    * * *
    Duke hequr mbase Myslim Pezën dhe Haxhi Lleshin, të cilët, në fund të fundit do të zgjidhnin si atdhe të tyre politik Frontin Nacionalçlirimtar të komunistëve, së paku prijësit e shumicës së këtyre grupeve të hershme të qëndresës duhen cilësuar si zogistë, që do të thotë që ata të gjithë, pa përjashtim, ishin për rivendosjen në fron të monarkut të rrëzuar dhe të dëbuar prej italianëve. Megjithatë, edhe pse të futur në një radhë me ta, kishte të tillë si Muharrem Bajraktari, i cili, siç e dimë, në vitet e fundit kishte qenë kundërshtar i vendosur i Zogut, apo Sali Mani, që më vonë u bë njeri nga protagonistët e krijimit të Ballit Kombëtar.
    * * *
    Gjatë vitit 1942, gjendja për pushtuesin u bë kritike. Në Tiranë, natën e 29 janarit të vitit 1942, afërsisht në orën tetë të mbrëmjes, në disa rrugë u gjetën nga agjentët e policisë afro 70 trakte kryengritëse me frymë nacionaliste. Vihet re se deri në mesin e vitit 1942 komunistët nuk përmenden as edhe me një fjalë. Një tregues tjetër ky, që edhe në atë verë të vonë të vitit 1942, ata në fakt nuk kishin asnjë peshë, për më tepër as në qytetin e lindjes së Enver Hoxhës. Kështu, nga moria e veprimtarive të qëndresës kundër italianëve, deri në verë të vitit 1941, asnjëra nuk është regjistruar prej tyre si komuniste. Vetë historiografia shqiptare si datë të rënies së anëtarit të parë të partisë në luftën kundër italianëve, shënon fillimin e vitit 1942.
    * * *
    Në pranverë të vitit 1942, brenda gjirit të qëndresës po bëhej gjithmonë e më e fortë fryma për krijimin e një organizate të përbashkët të qëndresës. Por, Miladin Popoviçi, njëri nga përgjegjësit kryesorë për çështjet e bashkëpunimit me nacionalistët nuk kishte besim tek ata, madje ai nuk donte të luftonte as me Myslim Pezën, sepse “... ne duhet të kemi çetat tona partizane, ne nuk mund të humbasim kohë dhe material me një kriminel... nesër ata do të jenë po të tillë, tradhtarë, sikundër Mihajlloviçi”. Kjo përputhet edhe me frymën e vetëdijshme revolucionare, e cila ka për synim sendërtimin e marksizëm-leninizmit-stalinizimit dhe madje kjo kundërti pasqyrohej edhe në dy qëndrimet argumentative brendapërbrenda Partisë Komuniste. Njëri krah nuk donte në asnjë mënyrë të rrezikonte “rolin udhëheqës të Partisë Komuniste”, ndërkohë që tjetri dëshironte të ndërronte medoemos “bashkimin kombëtar” me të gjithë nacionalistët që ishin të gatshëm të luftonin kundër italianëve. Këta të fundit mundën tek e pasmja të fitojnë dhe si rezultat i kësaj ishte Myslim Peza. Faktin që gjatë përgatitjeve për Konferencën e Pezës ka pasur fërkime përbrenda partisë, e vërteton edhe Enver Hoxha. Më vonë ai do ta quajë Gjinishin “agjent anglez”, duke pasur parasysh këtu kontaktet e Gjinishit me Gani bej Kryeziun dhe me britanikët në Beograd gjatë viteve 1940-1941. Organizatori kryesor i Konferencës së Pezës, me njohuritë që kemi ne sot, ka qenë Mustafa Gjinishi. Kuesturat e ndryshme në raportet e tyre përmbi “veprimtaritë komuniste” e cilësojnë Mustafa Gjinishin si agjentin më të rrezikshëm. Si i mërguar politik, Gjinishi ishte njohur me shumë kundërshtarë të arratisur të italianëve dhe kështu ishte personi më i mirë i mundshëm për të organizuar një konferencë kombëtare. Kontaktet e tij të hershme me Gani bej Kryeziun dhe me britanikët e kishin motivuar shumë kohë përpara Pezës, për idenë e një fronti të bashkuar nacionalist, ndaj edhe u angazhua aq fort për të brenda gjirit të Partisë Komuniste. Rrethana që shumë aktivistë kundëritalianë e pranuan ftesën për në Pezë, dëshmon se ideja e komunistëve për një qëndresë me bazë të gjerë, por me një qendër i përgjigjej një kërkese të përgjithshme; si përfundim atje ishin të pranishëm 18 persona. Tani na mbetet të flasim vetëm për konferencën. Miladin Popoviçi ka qenë gjithmonë kundër formimit të Këshillit Nacional Çlirimtar të Pezës. Por pas krijimit të tij, kërkoi që ai të mos kishte fuqi vendimmarrëse deri sa të ishin vendosur kontaktet mes çetave partizane dhe çetave vullnetare. Të gjitha ato duhej të bashkëpunonin me komisarët politikë. Por të gjitha propozimet e tij me anë të të cilave ai, fundi i fundit synonte të nxirrte më të fuqishëm dhe në plan të parë pozicionin ideologjik të komunistëve, u hodhën poshtë nga konferenca. Konferenca zgjodhi një Këshill të Përgjithshëm Nacionalçlirmitar, përmbajtja antifashiste dhe detyrat organizative të të cilit u formuluan në një të ashtuquajtur platformë. Ndoc Çoba, si më i moshuari u zgjodh kryetar i këtij forumi dhe Kamber Qafmolla, si sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Arsyeja përse historiografia shqiptare nuk i përmend me emra të gjithë të pranishmit në këtë konferencë të organizuar prej tyre dhe më vonë të glorifikuar aq shumë nëpërmjet propagandës mund të jetë vetëm një: me sa duket disa emra nuk ishte e dëshirueshme të dilnin të lidhur me këtë konferencë. Në kohën që dihet se cili ka qenë i pranishëm në Pezë, ka shfaqur së paku parimisht, gatishmërinë për të pranuar ekzistencën e ideologjive të tjera dhe për të luftuar së bashku pushtuesin fashist, siç e kërkon e mira e Shqipërisë. Mirëpo ishte e padëshirueshme që persona të caktuar të mbeteshin në një dritë kaq pozitive në kujtesën kolektive dhe historiografia shqiptare si instrument i udhëzuar politik i interesave ideologjike, nxori prej këtej përfundimet e saj. Dhe kështu prej saj përmenden gjithmonë të njëjtët shtatë persona të pranishëm: të tre komunistët, Enver Hoxha, Nako Spiro dhe Nexhmije Xhuglini, si dhe “nacionalistët që bashkëpunonin ngushtë me partinë” Myslim Peza, si zot shtëpie dhe eksponent i qëndresës së orëve të para, Mustafa Xhani një baba bektashi, Haxhi Lleshi dhe zogisti Abaz Kupi. Mbi të njëmbëdhjetë pjesëmarrësit e tjerë u hodh jorgani i heshtjes. Në bazë të hulumtimeve të mia, një prej komunistëve del të ketë qenë me siguri edhe Mustafa Gjinishi, Koço Tashko, dr. Ymer Dishnica, si dhe nacionalistët Aleksandër Xhuvani, Ndoc Çoba, Hazis Çami, Kamber Qafmolla dhe dr. Omer Nishani. Halim Begeja, si përfaqësues i Mit’hat Frashërit ishte si të thuash i dërguar i Ballit Kombëtar ende të paformuar. Sidoqoftë mungojnë edhe dy vetë. Miladin Popoviçi, merrte pjesë si dëgjues i thjeshtë...
    * * *
    Nga traktatshkruesit e vitit 1943, përmendet si aktivist i Frontit Nacionalçlirimtar edhe një emër tjetër, plotësisht i papritur: Muslim Muharrem Bajraktari. Ai është një nga figurat më të spikatura të qëndresës shqiptare kundër fashizmit që na shoqëron që nga fillimi i agresionit fashist në vitin 1939 dhe gjithmonë në pozita aktive. Që në kohën e Zogut ai kishte arritur të nuhasë rrezikun e depërtimit italian dhe kishte ndërmarrë edhe një përpjekje të dështuar për kryengritje kundër mbretit. Pas kësaj qëndroi jashtë shtetit deri në dëbimin e mbretit, por nuk duket të ketë qenë njeri që mban inat, sepse ai si edhe më parë nuk i shkëputi kontaktet me shumë zogistë. Nga këto del e qartë se idenë e pavarësisë shqiptare ai e kishte ndershmërisht në shpirt. Ai mbante lidhje të fshehta me britanikët dhe me shumë figura me peshë të qëndresës, si Gani bej Kryeziu, Fiqiri Dine, Abaz Kupi apo Aqif Lleshi; kështu që ideja e një fronti të përbashkët kundër italianëve nuk ishte e huaj për të. Lidhjet e tij me shumë aktivistë të tjerë ideologjikë, duke filluar nga britanikët e deri tek komunistët e Frontit Nacionalçlirimtar, dëshmojnë shpërfilljen e tij politike, apo mund të themi tolerancën që karakterizon idenë e tij të mbivendosur. Megjithatë pas luftës, komunistët e kanë paraqitur gjithmonë Muharrem Bajraktarin si tradhtar. Kjo për arsye se ai në kundërshtim me vijën e përgjithshme të komunistëve luftë më çdo kusht, pa të cilën komunistët nuk mund ta polarizonin dot shoqërinë dhe nuk mund ta merrnin pushtetin, që para luftimeve në Peshkopi në dhjetor 1942 kishte vendosur që për të mbrojtur popullsinë të qëndronte asnjanës deri në kryengritjen e përgjithshme, pa kaluar ndërkaq as në anën e bashkëpunëtorëve të pushtuesit....
    Komunistët, të cilët kishin organizuar Konferencën e Pezës dhe kishin futur konceptet e tyre politike edhe për sa i përket krijimit të Këshillave Nacionaçlirimtare, thuajse si bërthama të qeverisë së ardhshme dominuan deri në verë të vitit 1943, Frontin Nacionalçlirimtar. Në 4 korrik të vitit 1943 u krijua Ushtria Nacionalçlirimtare dhe shtabi i saj i përgjithshëm, i përbërë nga 13 anëtarë dhe me Enver Hoxhën, si komisar politik. Në historiografinë shqiptare shpallja e këtij vendimi është vlerësuar gjithmonë si fillimi i kryengritjes së përgjithshme popullore. Në një mbledhje të dytë të mëvonshme, komunistët folën për një bashkëpunim të ngushtë me nacionalistët, përfshirë këtu edhe Ballin Kombëtar dhe vendosën që për këtë qëllim të bien në kontakt me këta të fundit. Këmbëngulja për të udhëhequr të vetëm luftën e qëndresës, i motivuar nga qëllimi i marrjes së pushteti politik, ishte formuluar tashmë disa muaj më parë. Prania e vazhdueshme e oficerëve britanikë tek të dyja organizatat e qëndresës, të cilët sikundër kërkonte të shprehte vetë emri i misionit të tyre, konsensus, ishin përpjekur shumë për bashkimin e qëndresës, duhet të ketë ndihmuar në marrjen e këtij vendimi. Edhe në krye të Brigadës së Parë Sulmuese u vunë dy komunistë, kryeministri i mëvonshëm për shumë vite i Shqipërisë, Mehmet Shehu, u caktua komandant dhe jugosllavi, Dushan Mugosha, komisar politik...
    * * *
    Edhe çeta të forta balliste me deri 500 burra u mblodhën në afërsi të Mukjes; njëri nga prijësit e tyre ishte një i quajtur Jup Kazazi. Takimi i parë midis ballistëve dhe përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar u bë më 26 korrik të vitit 1943, në fshatin Tapizë në veri të Tiranës. Atje, në sfondin e disfatës u ra në ujdi që të mos luftohet më ndërveti, por së bashku të punohet për të ardhmen politike të Shqipërisë “... derisa Shqipëria të jetë e lirë.” Përfundimi i përkohshëm i bisedimeve u quajt “ad referendum” dhe disa ditë më vonë palët u takuan sërish, këtë herë në Mukje afër Krujës.
    Në Mukje erdhën nga 12 të deleguar si nga Fronti Nacionalçlirimtar edhe nga ana e Ballit Kombëtar. Bashkëbiseduesit kryesorë të Frontit Nacionalçlirimtar ishin Abaz Kupi, Jahja Çaçi, Muslim Peza, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica; për arsye të panjohura Enver Hoxha gjendej në këtë kohë në zonën e Korçës, gjë që mund të shpjegohet me rolin e tij jo domosdo udhëheqës në atë kohë në gjirin e Frontit Nacionalçlirimtar. Ndër ballistët e pranishëm më të rëndësishmit ishin Hasan Dosti, Mithat Frashëi, Thoma Orogollaj si dhe dy ish-luftëtarët në Frontin Nacionalçlirimtar në Tragjas, Hysni Lepenica dhe Skënder Muço. Vlen të përmendet se shumë nga ballistët e përfaqësuar aty sapo kishin dalë në mal dhe se të dyja takimet u kryesuan nga një ballist.
    Pikat e marrëveshjes së Mukjes
    Pikat e mëposhtme u nënshkruan me sa duket “me gëzim të madh” nga bashkëbiseduesit e Mukjes, më 1 gusht të vitit 1943.
    1 Luftë e menjëhershme kundër pushtuesit të huaj dhe kundër cilitdo pushtues tjetër të mundshëm.
    2 Luftë për Shqipëri të pavarur dhe për vënien në jetë të parimit të njohur universal dhe të garancive të Kartës së Atlantikut, për vetëvendosjen e popujve. Për një Shqipëri etnike.
    3 Për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe demokratike për të gjithë popullin.
    4 Për formimin e një qeverie të përkohshme ngarkohet Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë.
    5 Forma e qeverisjes do të vendoset nga vetë populli, një mbledhje legjislative do të shpallë zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

    Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë e hodhi poshtë marrëveshjen, një javë më vonë, më 8 gusht, dhe shumë shpejt pas kësaj shpalli “edhe qëndrimin e tij përfundimtar”: “se në asnjë rrethanë nuk do t’i ndajë kurrë frytet e Luftës Nacionalçlirimtare me Ballin Kombëtar dhe me gjithë kundërshtarët e tjerë të kësaj lufte dhe të këtij pushteti”. Nga ky formulim del edhe një herë qartë se të gjithë kundërshtarët e tjerë të italianëve, të cilët nuk kishin si qëllim të tyren krijimin e një shoqërie socialiste pa klasa, komunistët i shpallnin kundërshtarë të tyre.
    Akuzat e stisura dhe të motivuara nga interesat e taktikës partiake kundër ballistëve:
    1 Balli Kombëtar nuk ka ndërmarrë kurrë ndonjë aksion kundër pushtuesit. Kjo nuk është e vërtetë.
    2 Marrëveshja ishte rezultat i veprimit nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lartë. Po përse nuk e thanë këtë menjëherë, që para se të kishin filluar bisedimet?
    3 Organi qendror i Partisë së Komunistëve nuk e miratoi këtë lidhje, kjo është e vërtetë, por a nuk i akuzon nacionalistët historiografia shqiptare se nuk e kanë dashur bashkimin në luftë dhe se kanë sjellë grindje? A është e ndershme që të shkosh në bisedime dhe pastaj marrëveshjen e arritur ta hedhësh poshtë vetëm sepse ajo nuk i përgjigjet plotësisht interesave të tua? Dhe kjo në Shqipëri ku fjala e dhënë vihet mbi të gjitha?
    Në Konferencën e Labinotit pranë Elbasanit, e mbajtur nga Fronti Nacionalçlirimtar në 4 deri 9 shtator të vitit 1943, synimet e komunistëve nëpërmjet miratimit të tezës “që Këshillat Nacionalçlirimtare janë përfaqësuese të vetme të pushtetit në Shqipëri”, u përmbushën, dhe njëkohësisht marrëveshja e Mukjes u shpall e pavlefshme. Në këtë kohë, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim të Ballit Kombëtar. Qoftë me italianët dhe aq më pak me Vermahtin gjerman, që nuk kishte hyrë ende në Shqipëri sikundër pohohet nga historiografia shqiptare. Kjo ishte një shkelje e pastër e marrëveshjes së arritur. Mirëpo, ky akt arbitrar partiako-politik i komunistëve e ndau me sa duket përfundimisht grurin nga egjëri, sepse bëri të qartë si dritën e diellit sesi mendonte në të vërtetë Fronti Nacionalçlirimtar ta bënte Shqipërinë e pasluftës. Të gjithë atyre të cilëve nuk u shkonte pas midesë ky përfytyrim, iu desh që ta braktisnin sa më shpejt këtë organizatë dhe të kërkonin pa vonesë një alternativë të mundshme. Të zhgënjyer, zogistët e mbledhur rreth Abaz Kupit, u detyruan pak më vonë të krijojnë një organizatë të tyre të qëndresës; të tjera iu bashkuan, mbase Balli Kombëtar, por edhe ky shumë shpejt u gjend përballë problemit të vështirë se si duhej të vepronte në rrethanat e këtij polarizimi të imponuar të qëndresës së në Shqipëri.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa e kan dashur njeri jatrin partizanet..
    sot per nje stende muzeu i bejne gamgam berishes.. e dje kur ne pushtet ishte vetem partia e tyre i shkonte koka shokut e nuk benin ciu miu.. perkundrazi ku tja fusnin njeri jatrit neper mbledhje edhe se e dinin se mbas te futmes ne mbledhje vinte pushkatimi i shokut me te cilin luftuan kunder Jermanit..e jo vetem koka e shokut po dhe e familjes. vente ne mocal e kanal nena e shokut .. plaka qe u kish bere trahana partizanve, gruaja qe kish luftuar krah per krah me te e femijet foshnje e ne bark te nenave degdiseshin mathauzenave gulagoiste te enverit..

    Partizani Aranit me urdher te kryepartizanit enver denonte i ngrati me plumb kokes dhjetra e qindra partizan e kryepartizane..

    i shpetoi dhjetori studentor nga plenumet kok ngrenese kanibalore.. pa fund.. por ata prap me te veten. I gezohen sot Enverit te ri te gjate e me palltosun.. Edvinit te Nexhit..

    Ai lexojne gazetat ata?
    Ja fati i nje Shokut te tyre:




    ---

    EkSLUZIVE/

    Gazeta "Tirana Observer" publikon pjesë nga kujtimet e ish-gjeneralit

    Ditari i fshehtë i hito Çakos




    Erion Habilaj

    Ditari i Hito Çakos, një nga strategët më të mëdhenj të Luftës Nacionalçlirimtare, ka shpëtuar për fije. Një pjesë e tij është djegur nga sigurimsat, por, sipas miqve, ka shpëtuar pjesa që gjenerali i shquar kishte më për zemër. Në ditarin e tij ish-luftëtari i fillonte kujtimet që nga koha e luftës, vitet e shkollimit në Bashkimin Sovjetik dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Gazeta "Tirana Observer" po boton një pjesë të këtij ditari, i cili shumë shpejt do të dalë edhe në një libër. Në këtë pjesë të ditarit, Hito Çako rrëfen luftimet e brigadës së tij në Kosovë dhe momente të tjera të asaj periudhe.

    Në qytetin e Gjakovës luftimet vazhduan gjatë. Në Gjakovë, në Deçan, në Pejë dhe pastaj në Prizren e Orohovac, gjermanët dhe reaksioni me Xhafer Devën në krye, kishin përqendruar forca të mëdha që të bënin të pamundur mësymjen e Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare për çlirimin e Kosovës, si edhe për t'u vajtur në ndihmë vëllezërve tanë kosovarë. Dhe ndërsa njësitet partizane të organizuar me bijtë e bijat e Kosovës luftonin heroikisht brenda territorit të Kosovës, përmes vështirësive të mëdha,
    Shtabi partizan i Kosovës dhe i Brigadës së I të Kosovës numëronte afërsisht 200-250 partizanë e partizanë dhe bazën e tyre të përhershme e kishin në Kol Gecaj të Tropojës.
    Afërsisht kjo ishte gjendja kur ne, më 15 tetor 1944 sulmuam për të parën herë njëkohësisht Prizrenin, Gjakovën dhe Deçanin me forcat e Grupit Operativ të formuar nga Shtabi i Përgjithshëm për çlirimin e Kosovës, në të cilin bënin pjesë: Brigada V, III, dhe XXV. Ky grupim i ushtrisë tonë do të bashkëpunonte për çlirimin e Kosovës dhe më pas do të hidhej në luftime në ndihmë të popujve të Jugosllavisë në Bosnje dhe Serbi, së bashku me partizanët e Kosovës dhe me njësitet e Ushtrisë Partizane Jugosllave.
    Gjermanët kishin përqendruar forca të mëdha në katër qytete, Pejë, Deçan, Prizren dhe Gjakovë. Ne i sulmuam këto pozicione më 15 tetor dhe çliruam Gjakovën, as forcat e regjimentit SS të Xhafer Devës nuk mundën të vinin në ndihmë të të rrethuarve. Ndërsa unë me Fadil Hoxhën, komandantin shtabit të forcave partizane të Kosovës, drejtonim luftimet brenda në qytet, Shefqeti vazhdonte drejtimin e luftimeve tona në periferi të Gjakovës. Forcave tona u mungonte eksperienca e luftimeve në qytet, rrugë më rrugë dhe lagje më lagje. Ne na mungonin dhe armët që kërkon lufta në qytet.
    Kalaja e Prizrenit po rezistonte akoma dhe unë bashkë me shokët e shtabit diskutuam që sulmet në kala të bëheshin me partizanë të zgjedhur. Marrja e kalasë ishte e rëndësishme sepse kjo rezistencë vazhdonte të mbante në qytet tre batalione tonat dhe një të brigadës kosovare, kur këto forca mund të angazhoheshin diku tjetër. Edhe sulmi me forcat e zgjedhura dështoi, dhe në mesnatë u bindëm dhe më shumë që kalaja nuk do të merrej. Vendosëm që forcat tona të tërhiqeshin nga qyteti dhe të zinin pozicione mbrojtëse mbi qytet. Forcat gjermane zbuluan tërheqjen tonë dhe filluan të na sulmonin. Unë ndodhesha në kompaninë e praparojës, që kishte hapur në pozicione tek ura në të dalë të qytetit, ndërsa Fadili kishte shkuar përpara për të sistemuar në pozicione të përshtatshme batalionet që tërhiqeshin nga qyteti dhe për të lidhur vijat e tyre të mbrojtjes me forcat e drejtuara nga Shefqeti, që goditnin në rajonin e Urës së Shenjtë dhe në rajonin e Junikut të dy kolonat e mëdha të armikut, që synonin t'i dilnin në shpinë të Gjakovës.
    Aty ku ndodhesha pashë 200 gjermanë SS që po sulmonin që të shinin në dorë urën dhe t'u ndalonin partizanëve të tërhiqeshin. Duhej patjetër të ndalohej kjo forcë armike. Ju drejtova komisarit të kompanisë Sheme Gjikës, që ndodhej shtrirë pranë një mitralozi dhe i vura detyrë që zjarrin ta përqendronte drejt gjermanëve që po i afroheshin urës. Ishte e vetmja armë që kishte fishekë, partizanët që kishin marrë pjesë në sulmin mbi kala, kishin ngelur pa fishekë.
    - E, Selfo, - i thashë mitraljerit gorishtjot, që vazhdonte të luftonte në krah të komisarit.
    Sheme Gjika, që bënte zjarr kundra gjermanëve, - si duket mitralozi punon, apo i jep bukë? - i thashë me shaka.
    - Ja, siç e shikon vetë, shoku Çoban. Si bilbili punon brenda. Për municion, patjetër që ka uri. Sidoqoftë ju mos u bëni merak, sulmin e gjermanëve do ta thyejmë. Sa janë ata? - më pyeti.
    - Rreth 250 vetë, mua kështu më duket, por më mirë shikoi vetë, - i thashë.
    - Aq qofshin, shoku Çobani! 250 fishekë i kam nëpër karikatorët e mitralozit. Dhe të 250 vetëve, ua rregulloj unë samarin. Ndërsa po qenë 300 vetë, ty, Mahirit dhe Beqos së bashku me komisarin e kompanisë sonë, mbase u kanë mbetur nëpër karikatorë të automatikëve nja 50 fishkë, që t'u bënin varrin të 50 gjermanëve, - më tha mitraljeri gorishtjot duke qeshur, pa e hequr syrin nga shënjestra e mitralozit, që vazhdonte të bënte zjarr. Dhe shtoi.
    - Kështu i bëjmë llogaritë për asgjësimin armikut në kompaninë tonë, me numrin e fishekëve që kemi dhe jo me numrin e ushtarëve që ka armiku.
    Kjo llogari, në ato vite të stuhishme na nxori faqebardhë llogaria "kokë për kokë" - "plumb për plumb", sipas përvojës së fituar në vitet e luftës sonë çlirimtare, ishte llogaria më e saktë.

    Nuk kishte urdhër të komandantit të brigadës që partizanët e kuadrot të mos bëheshin thërrime për ta zbatuar. Në urdhrin e tij shikonin mishërimin e objektivave të Luftës Nacionalçlirimtare. Megjithatë komandanti pothuajse vazhdimisht, pas çdo vendimi që merrej për aksione e goditje mbi garnizonet kundërshtare, jo vetëm tani në prag të fitores, por edhe në muajt e parë të formimit të brigadës, me mua bënte vazhdimisht fjalë dhe nevrikosej keq. - E, ju të seksionit politik të brigadës dhe ti, shoku komisar i brigadës, nuk tregon kujdesin e duhur për të ruajtur shokët, për të ruajtur kuadrot që të mos të na vriten.
    - Po, Çoban, të bëjmë këtë goditje, të marrin pjesë në këto batalione në sulm, por ama Kadriu, Halimi, Reizi, Luftari, Zeneli, Hajdari, filani e filani të mos shkojnë në sulm, por të rinë te mitralozët e rëndë. Ç'duan këta shokë xhanëm, që hidhen përpara në sulm?! Partizanët e gjithë brigadës i njohin se janë nga më trimat e më trimave. Akoma prova duhet të japin për trimëri? E kupton apo nuk e kupton ti, Çoban, se ç'humbje pëson brigada dhe Partia po të na vriten këta shokë?
    - E kuptoj, mor Shefqet, por s'ke ç'i bën. Të jemi të parët në sulm dhe të fundit në tërheqje.
    - I di more, i di të gjitha. E di që në ballë duhet të jenë kuadrot kur e vlen, kur të tjerët nuk e kuptojnë përse duhet të çajnë përpara, në ballë, sidomos kur krijohen nënreparte, reparte dhe njësi të reja, kur masa e gjerë e partizanëve nuk i ka parë në ballë të aksioneve e betejave. Kurse tani bilbili këndon ndryshe. Kuadrot tona janë rritur dhe kalitur në zjarrin e luftës për liri.... Ja, këtë nuk kuptoni ju kuadrot politikë të brigadës. Po ne komisarët e zëvendëskomisarët, punëtorët politikë në brigadë, Mendui, Halimi e Reizi, e të tjerë shokë i kemi trima me fletë, i kemi gëzimin e brigadës dhe ti duhet t'i porositësh të tregohen të matur.
    Unë e kuptoja shqetësimin e Shefqetit, por nuk kisha forca që të zbatoja porositë e tij. Vlen të thuhet se në brigadën tonë, që kur ishte "Besniku" komisar, ishte bërë traditë që komisarët të shkonin vetë të parët në sulm. Dhe shembullin e tyre e ndiqnin të gjithë kuadrot politikë e ushtarakë. Madje edhe vetë Shefqeti, komandanti i brigadës, megjithëse të tjerëve u thoshte "kujdes, qëndroni në vendet tuaja të drejtimit", vetë në luftën e Gjormit, u hodh në ballë të sulmit.
    Para nisjes së batalionit për të sulmuar forcat gjermane që mbronin rrugën, porositë e Shefqetit ua transmetova shokëve.
    Në mëngjes u njohëm me rezultatet e goditjeve. Batalioni i dytë e kishte asgjësuar garnizonin gjerman që mbronte Urën e Shenjtë. Por Kadriu kishte mbetur i plagosur rëndë dhe ishte nisur për në spitalin e brigadës në Tropojë. Shefqeti u shqetësua shumë dhe dërgoi menjëherë porosi që Kadriu të trajtohej me kujdesin më të madh. Por spitali i vetëm ku mund të kurohej ishte ai i Prizrenit dhe qyteti kishte një arsye më tepër për t'u çliruar, bëhej fjalë për të shpëtuar jetën e shokut tonë.
    Nuk e vlerësuam mirë situatën. Siç u vërtetua më vonë, kundërsulmi i gjermanëve në drejtim të Gjakovës, synonte jo vetëm që t'i vihej në ndihmë garnizonit të rrethuar në Gjakovë, por kishte për qëllim që të rrethoheshin dhe të asgjësoheshin tri brigadat e ushtrisë sonë dhe brigada e parë kosovare, që kishin hyrë në territorin e Kosovës dhe kërcënonin direkt gjermanët dhe reaksionaret e përqendruar në qytetet kryesoret kësaj krahine në Prizren, Gjakovë e Pejë,veprimtarinë e tyre luftarake, lëvizjet e kolonave gjermane dhe manovrimin e trupave gjermane nga bullgaria e Maqedonia Kaçaniku, Prishtina, Mitrovica, Bosnja e Prishtina, Prizreni, Kukësi, Shkodra, Mali i zi dhe gjatë brigjeve veriore të Adriatikut. Në pamundësi të rreshtimit dhe të asgjësimit të forcave tona, komanda gjermane duke hedhur në luftim gjithë forcat e asaj që dispononte në pjesën Jug-Perëndimore të Kosovës dhe divizionin "SS" të Xhafer Devës, synonte të paktën t'i dobësonte sa më shumë, t'i detyronte që të tërhiqeshin jashtë kësaj krahine dhe të izoluara në trekëndëshin Krimë, Tropojë, Qafa e Koçit, të mbaheshin sistematikisht nën goditje si nga Kosova ashtu edhe Kukësi e Shkodra. Për rrjedhojë ca nga luftimet dhe ca nga dimri i rëndë që sapo kishte filluar, forcat partizane do i priste shpartallimi i pashmangshëm. Për të përballuar këtë situatë, na u desh pas luftimesh të ashpra shumëditore nëpër rrugë, ta linim prapë të binte në duart e gjermanëve qyteti i Gjakovës. U tërhoqëm edhe nga Juniku e Deçani që i çliruam pas luftimesh e pas humbjes të mëdha. Në krahinën e Kosovës në duart tona mbetën vëtem disa fshatra të Hasit të Thatë karshi qytetit të Prizrenit. Megjithatë humbjet që pësoi armiku në luftimet tona të ashpra ditë e natë pa pushim, kodër e përrua më përrua, e detyruan që aty nga java e parë e muajit nëntor të kalonte forcat e tij nga veprimi aktiv sulmues në veprime mbrojtëse. Ne, gjatë kësaj kohe kompletuam radhët e brigadave me partizanë vendas nga Tropoja dhe nga Kosova. Brigada e 25-të e përfundoi organizimin e saj. Në misionin e saj luftarak disaditor për çlirimin e Plavës e të Gucisë, ajo u kompaktësua dhe u kalit edhe më shumë në luftime. Në Kukës u ridislokua brigada e 18-të, që më parë ndodhej në Peshkopi. Kjo brigadë, që drejtohej nga shoku Petrit Dume matanë Drinit, mbante nën goditje të vazhdueshme si rrugën automobilistike nga Prizreni në Shënmëri, ashtu dhe vetë garnizonin gjerman në Prizren. Dhe, kur gjermanëve iu mbaruan forcat dhe nuk kishin më mundësi që të vazhdonin mësymjen, me brigadën e 5-të, të 3-të, të 25-të dhe të 18-të të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare dhe me Brigadën e Parë Kosovare, ishin të gatshëm për të kaluar sërish në mësymje më të fuqishme e më të organizuar sa herën e parë. Veç të tjerash ne tani e njihnim më mirë edhe terrenin, faktor që na ndihmonte shumë për të çliruar Prizrenin, Gjakovën e Pejën dhe pastaj për të vazhduar mësymjen në drejtim të Mitrovicës e Prishtinës e Bellopolie të Bosnjës. Si pjesë e pandarë e koalicionit të madh antifashist, Ushtria jonë Nacionalçlirimtare ishte e gatshme ta ndiqte pushtuesin gjerman këmba-këmbës, deri në asgjësimin e tij të plotë, në strofkën e tij të fundit. Rreth datës 10 nëntor morëm një letër nga shoku Hysni, komisar i Korparmatës së Parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Forca e saj ishte Divizioni i Parë Sulmues, divizioni ynë i dashur, ku brigada jonë bënte pjesë dhe luftonte për çlirimin e Tiranës.
    Pra, - tha Shefqeti me të mbaruar së lexuari letrën e Besnikut, ata po çlirojnë Tiranën, por ne kur do t'u vërsulemi gjermanëve në Prizren, Gjakovë e Pejë? Këtë radhë hesapet me garnizonet e thyer duhet t'i lajmë përfundimisht. Kur të bëjmë këtë do të fitojmë të drejtën t'u themi, kur të takohemi, shokëve të Divizionit të Parë. "Ju çliruat Tiranën, kurse ne tre nga qytetet më të mëdhenj të Kosovës".
    Mblodhëm Shtabin e Përgjithshëm për Çlirimin e Kosovës, ku përveç Shefqetit dhe meje në këtë shtab bënte pjesë edhe Fadil Hoxha, Paloka e Nenadi. Komandant shtabi ishte Shefqeti, meqenëse forcat kryesore që vepronin ishin forcat e Brigadës V, III dhe XXV.
    Luftime të ashpra u zhvilluan në të gjitha drejtimet deri në orët e para të mëngjesit. Pastaj me të zbardhur dita, komanda dhe forcat e Divizionit SS në Prizren kapitulluan dhe u dorëzuan në Brigadën V.
    Kapitullimi u përhap si rrufe dhe shkaktoi një panik midis armiqve dhe si pasojë shumë gjermanë dezertuan ose u larguan për në Mitrovicë dhe Prishtinë.
    Ne u vumë në ndjekje të forcave gjermane që donin të bashkoheshin me garnizonet e tyre në Mitrovicë. Në dorën tonë ranë shumë materiale që na i lehtësuan shumë luftën.
    Në të hyrë të Pejës unë mora urdhrin që të kthehesha në Tiranë, pasi atje do të merrja dhe detyrën e re.

    Jeteshkrimi

    Emri: Hito
    Mbiemri: Çako
    Vendlindja: Progonat, Kurvelesh
    Datëlindja: 3 mars 1923

    Aktiviteti:
    7 prill 1939 punon si telegrafist në Postë n e Vlorës
    1941-1942 hyn në Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më pas me krijimin e njësiteve guerile bëhet pjesëtar i tyre dhe më pas komandant. Pasi krijohen njësitet partizane emërohet zëvendës komisar i batalionit Vlorë-Gjirokastër.
    28 maj 1944 emërohet komisar i Brigadës V Sulmuese
    Shtator 1944 emërohet komandant i shtabit të dy brigadave të saj të III-të dhe të V-të.
    11 mars 1944 merr detyrën e zëvendës komandantit të Korparmatës së II-të Sulmuese dhe në të gjitha këto detyra shquhet për trimëri dhe inteligjencë të spikatur.
    9 mars 1944 merr gradën nën kolonel
    15 gusht 1945 caktohet Komandant i Divizionit të Parë
    1946 deri 1950 Komandant i Këmbësorisë në Tiranë
    1950-1954 mbaron studimet në Akademinë Ushtarake në Moskë. Me kthimin në Shqipëri bëhet komandant i Korpusit të VII-të.
    1955 gradohet gjeneral major dhe merr detyrën e shefit të kundra ajrorëve me shtrirje në të gjithë Shqipërinë.
    1958 shkon në Moskë dhe mbaron akademinë e lartë për oficer shtabi. Më vonë në Akademinë Detare në Leningrad
    1961 në klimën e rëndë sovjetiko-shqiptare emërohet komandant i Flotës Detare. Më vonë me botimin e letrës së hapur të Komitetit Qendror për reforma në ushtri e kudo, emërohet drejtor i Drejtorisë Politike.
    Deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit në zonën e Vlorës si dhe anëtar i Komitetit Qendror në disa kongrese të Partisë.
    20 korrik 1974 emërohet zëvendës ministër i Mbrojtjes
    25 nëntor 1974 arrestohet dhe një vit më vonë pushkatohet.

    Gjyqi i Hito Çakos

    Në 25 nëntor të vitit 1974 arrestohen katër funksionar të lartë të ushtrisë shqiptare. Ashtu si në shumë fusha të tjera si kultura, arsimi, pati goditje edhe në fushën e ushtrisë, ku goditjet ishin të mëdha. U arrestua Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Parllaku. Të katërt ishin kuadro të lartë dhe me përgatitje shembullore. Për këtë u bëhet një gjyq, i cili zgjati rreth 11 muaj ku ata e kaluan në birucë në kushte më tepër se të vështira. Ai ishte një gjyq i paragjykuar dhe kjo u vërtetua edhe me amnistinë që iu dha pas viteve 1990. Pikërisht më 20 korrik 1994, Gjykata e Kasacionit e asaj kohe dha pretencën që ai gjyq ishte i pabazuar në fakte dhe dokumente. Eliminimi i tyre ishte si rezultat i diktaturës së asaj kohe, sepse kishte frikë se mos ushtarakët do të rrëzonin pushtetin. Asnjë nga të katërt nuk e kishte të vështirë ta rrëzonte diktaturën, por ata ishin tepër të përkushtuar ndaj detyrës së tyre dhe ndaj atdheut. Enver Hoxha mendonte se harmonia që ekzistonte midis tyre mund të ndikonte që ata t'i bënin ndonjë puç. Pasi rrinë afro 11 muaj në qeli ata marrin dhe masën e dënimit. Beqir Balluku, Hito Çako dhe Petrit Dume pushkatohen ndërsa Rrahman Parllaku dënohet me 25 vjet heqje lirie.


    ,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Gazeta "Tirana Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-03-2006 më 05:00

  8. #48
    vertet pretendoni te reabilitoni figuren e atyre qe bashkepunuan me nazistet ne krimin me te madh te historise se njerezimit???????!!!!!!!!!

    Dhe per me teper, vertet pretendoni ti vini ne te njejten permendore me ata qe i luftuan?????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Smile

    gene.. 16 vjet mbas renjes se murit ti akoma je prapa murit ne mendime.. pra ti ke nevoje per reabilitim dhe sojërisht bile ..
    lexo shkrimin me lart per hito cakon e zby.thu nga mashtrimet qe ben.. si pllak gramafoni..
    aty e ke ate qe e luftoi ate Nazizmin nga Terbaci deri ne Peje.. dhe aty e ke se cili ishte fati i tije..
    e pushkatuan.. partizanin Hito.. dhe nuk e pushkatoj as Balli as Nazizmi por ajo kucedra te ciles ti sojërisht i je fanatik e zancaush i gatshem per kanibalizma.. kur kupola tju jap sinjalin..

  10. #50
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Akoma mendoni qe ka veterane?!Lufta ka 62 vjet qe ka mbaruar,sa vjec mendoni qe paskan qene kta veteranet e famshem kur eshte cliruar Shqiperia?
    nuk me kujtohet

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Universiteti i Tetovës kurorëzoi një 10-vjeçar historik
    Nga Studenti-Te në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •