Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33
    Keshtu flitet

    Ah me kete jame dakort edhe une.Mos t'i fryme tani gjerat. Ballistet skan qene te gjithe nga ata qe hanin pula, mos ti veme te gjithe ne nje these. Ata ndaheshin ne disa kategori.

    1) ata qe i vidhnin pulat neper kotece,
    2) ata qe i piqnin pulat e vjedhura
    3) ata qe i hanin pulat e pjekura
    4) dhe ata qe ruanin (ata qe hanin pulat e pjekura).
    Propaganda 50-vjeçare e pulave nuk i mbulon dot krimet e komunizmit dhe tradhëtinë komuniste ndaj Shqipërisë Etnike.
    Një anëtar i Ballit iu përgjigj kështu njëherë një komunisti kur ky filloi nga propaganda standarte e PPSH-se:
    "ne mase hanim pula, por ju hanit mish njeriu dhe populli ia u pa mire hajrin".
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    O Brar,
    nuk ke goje ti te flasesh per Ballin, se edhe ti nga kazani i PPSH-se ke dale, bashke me ustane tend te madh, dhe propaganden kunder Ballit e ke ne gen.
    Kur te shikoj si shprehesh per disa çeshtje qe i njoh, nxjerr si perfundim se besueshmerine e ke prane zeros edhe per çeshtje qe nuk i njoh.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk dua nga ty o burun ndonje flet lavdrimi sepse ti dhe sot vazhdon ti sherbesh atyre qe e vrane ate Shehun me gjith te bir ne gjirokaster.
    Te thash para 3 korrikut.. bashkoju kandidatit te PD-s ne Vlore e mos u bej loj e PS-se po sme degjove e tani prap ne rresht je me gjinushin e ceken qe ankohen nga 3 korriku.
    Kur them une Balli Kombetar kuptoj ata Rilindas qe ishin frymezim per Ballin ne ate fillim qe e formuan Ballin e qe triumfuan ne Mukje me filozofine e tyre Kombetare. Pra ne bashkimin e njerzve pa dallim partiak..pra Zogiste, front-iste e balliste te jen bashk e te mos i vene pushken njeri jatrit. Ka qene fest popullore ne mbare Shqiperine kur ne popull u muarr vesh rezoluta e Mukjes ..pra qe nuk do kete me sherr e sharje mes paleve.. dhe me te drejte thuhet se Mukjen e prishen Kanibalet e PK-se (PPSH-se sot PS-se) dhe te zezat e kesaj Prishjeje i vuajti populli 50 vjet e ca..
    E njejte me prishjen e OSLOs nga Demaqo qosistet Klosiste qe coj ne vrasje e sabotazh te rezistences se Kosovareve ndaj Kanibaleve Serb..
    Pra Balli kishte te drejte me 43 dhe .. pik.. Pra ke te drejte me cfar shkruan per ate kohe.. Por mos e dh.it sot mor djale..
    Une smund te pajtohem ( por dhe sja shoh shum te madhe) me veprimtarine e disa ballisteve te Parisit ne vitet kur ne Shqiperi sundonte Enveri te cilet me ose pa dashje u bene perkrahes te heshtur te regjimit.
    Ky ka qene dyshim deri ne 90 e cane por u be bindje ne vitet Berishiane kur vet kryetari i ktyre zoti Abaz erdhi e turfulloi kunder Berishes se Dhjetorit ne nje llogore me Doklet e Zabitet.
    Nuk e them une faktin se ne zyr te atij Ballit tend u formua berthama e komitetit Zan caushist albert shyto zabito frrok cupoist ne Vlor . Ate e thone Vlonjatet qe kan shkruar per Sagen e 97-tes. Ketu e ke ne forum artikullin.
    Sigurisht kjo ishte loje e PS -se qe gjoja kunder Berishes nuku jermi vetem ne kanibalet PS iste por ja jane dhe te djathtet e bile dhe ish te burgosurit politik e bile dhe ballistet e Vlores bile dhe te djathtet e bathkuar te Shkodres.
    Dhe ne kte pune ata vertet e realizuan kte mikro Mukje te shemtuar e jo me kot ZP e ndali sharjen kunder Abazit dhe Daut Gumenet u dekoruan me ndonje karrike nga Nano Klos Mejdanet.. sikurse Frroku me shoke.
    Sigurisht qe Abazi do jet penduar si qeni kur pa me vone se ckish bere.. por ketu ju coj mendjemadhesia.. kaposhlleku.. mungesa e deshires per tju bashkuar flamurtares se zhvillimeve demokratike..PD-se se studenteve te dhjetorit..
    Edhe shkodranet e atij uruc a si e kish emrin rane ne m.ut me ate ju bashkuan zerave Cupo Zabito iste e qe erdhen me autobuz ne perkrahje te Caushisteve ne Vlore kunder PD-se..

    Edhe ti me ate kandidaturen tende para 3 korrikut te thashe se sdo besh tjeter vec do Shuntosh (hollosh,firosh..humbesh) votat.. e asaj pjese qe duhet te jete front kunder Kanibaleve.. Po sme degjove..
    Te pata thene se.. kanibalet vet nuk i humbin votat .. prandaj dhe ti bashkoju atij qe PD ka vene ne zonen tende.. por naaa koka jote prej sterralli.. tani leh kunder Zares se ZP-s edhe qe efektivisht partis se tije i ke ndihmuar ne 3 korrik bile qe kur filluat kto degzimet e Ballit anti PD..mbas pluralizmit..
    Ne kte mu.tsihane ra dhe Dash Shehi i Lek Zogut .

    Edhe nashti ti vete si dhelpra mbas b te dashit se kur do i bien.. pra po ndjek shtypin se mos po dalin hilera ne votimet e 3 korrikut.. me shprese se.. do i c'mitizohet firorja e 3 korrikut PD-se.. dhe me ose pa dashje bashkohesh ne ceten e Edvinit i cili i mshon sloganit se ne 3 korrik nuk ka fituar PD se shumica jan me ne se... etjetj.. shkurt qe neser ta betonoje kete teze qe ta plasi nje 97 tjater me preteksin se pushteti PD-ist nuk eshte i ligjshem..

    Pra ti mbron Ballin e dizet e treshit ketu..dhe mir bene.. por ama dhe praktikisht shkelmon cdo dite PD-ne.. qe do te thote se i jep b..en PS-se.. ne prapa skene.
    E kujt i duhet kjo?
    Me burrnore do ishte qe..ju ballistet (ky krahu yt destruktiv) te thoshit.. vallaj neve sna e mban ti kundervihemi PS -se hapur ne terren se na ka rrahur keqas 50 vjet e sna ka dal frika akoma.. prandaj me kollaj na duket ti biem PD-se se ajo ste ben gje..
    E takoj nje dizaj nje nga keta familjaret e asaj familjes qe permend ti ne rastin e gjirokastres.. qe u pushkatuan nga kanibalet e PK-se ..athere ne koh te "luftes".. e takoj ne tiran kur sapo kishin dale Partia e pare demokratike..
    E o filan i them cpo ben.. Mir tha jam ja jam futur ne Partine ekologjike te Namikut.. tha i shkreti e i kish ndryshuar cerja te ziut.. e kish marre pak veten nga tmerri 50 vjecar.. kur i thoshin perdite atij e tjereve .. ik mo ballist e bir ballisti..
    Degjo i thashe.. ate ekologjiken e ka formuar Ramizi e ti mir do bec ti bashkonesh PD-se.. si gjith populli..
    Pse tha .. me namikun hotin une mora telefon..(ish koha kur ish zor te kishe telefon athere mbas 90-91.. )se jam bere kryetar i njeres deg te saje diku..
    Po per nje telefon mos e qelb vehten o filan i thash.. po mendo dicka tjeter..mendo se kjo Pd qe dolli nashi ty e shum tjereve ju a hoqi nje barre te rende nga shpatullat e fytyra.. ate "biografine" qe ju semuri ju e trecerekun e Shqiperise.. ne 50 vjet..
    O hu tha cme can koken dhe ti.. lol.
    Nuk i thash gje me te ngratit se ja kuptoja hallin.. 50 vjet nen friken e kanibaleve do len gjurme ne karakter.. e kjo ka qene nje nga fitoret me te medhaja te Diktatures.. Metamorfoza ..e Njeriut.. por dhe nje nga super arsyet qe duhet dashur ajo PD-ja pra.. qe e shporri te drejten e kanibaleve per tu ven VULE miletit sipas kutit te saj stalinist enverist..

    Kto qe ti them nuk jan fjal boshe.. gjall eshte ai zoteria dhe besoj me ka dhen te drejte me vone.. Sot ai qe deri dje kish frik se do ja len a jo te bijat ti vene ne shkolle nashi i ka neper amerike ato duke jetuar e u shkolluar e prosperuar.. e ndoshta ndonjeralexon ketu.. Nejse..

    Po te kisha qen une Abaz Ermenua.. pra i sikterosur nga atdheu 50 vjet.. do vinjam mbas dhjetorit studentor e do i puthja kepucet Azem Berishave.. jo per servilizem por thjesht sepse..
    .. Ne Ballistet e Diaspores o Azem Berishat e Dhjetorit.. nuku bem gje 50 vjet.. na i vuri enveri kembet ne nje kepuce e b.olet ne bige.. por ju ama .. vone vone .. por nje dite e realizuat nje enderr qe njerzit te marrin frym lirisht e qe na pleqte e ballit qa u shame 50 vjet e qe na u mohua e drejta te shohim atdhene plot 50 vjet.. kemi nashi mundesi te vijme nashti e te marrim ere gjineshtrave e kamomilit e leshterikut te Vlores.. a Skraparit a Shkodres.. Pra ju lumte djema e nashi ecni perpara e ne do vijme mbas jush me bastun..
    Pra pa pordhe e pretendime egoiste..por kok ulur e plot respekt per trimat qe e bene vet Ndryshimin e Madh..
    Po.rdhaclleku ju coj ne llogore me Dokle CUp Caushet..
    E ti vazhdon perseri avazin.. o Buruni i Vlores..
    Cfar doni tani.. te gjeni fije e perputhje me Edvinin e ti biem perseri Saliut..malokut.. edhe ty te te bejne sekretar te trete ne ndonje ambasade si Dautin e gumenve apo si Shahinin e Kadareve.. ?
    Mos kujto se jeni te pa gabushem..
    Mejdani e tha nje dizaj se ne ne 97 bashkuam lubonjen e Doklen Kurt kolen e Dautin.. etjetj.. Pra ta bejme dhe nje here kete.. desh me thane.. pra e kan ata nje plan te tille qe te bejne front Anti PD perseri e pastaj te shohim luizat qe pijne gjak.. e lum e lum se ti me shoke mbroni Ball 42-43 ne..
    Tani benet beteja.. rreshtohu kunder kanibaleve.. e leri dokrrat..
    Dokrrat per ceshtjet e dites e kam fjalen..kurse per Historin vazhdo e shkruaj..
    Keshtu o karua i burunve..

    shoqerisht brari..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-02-2006 më 04:15

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    O Brar,
    përçartjet e tua nuk meritojne pergjigje, aq shume jane jashte realitetit.
    Jane thjesht propaganda e sajuar e PD-se nga nevoja për të ruajtur kreun e së djathtës. Shpresoj që në vetvete të mos i besosh as ti vetë dhe të dallosh realitetin nga propaganda.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Flet ish-zv/ministri i Mbrojtjes në 89-vjetorin e lindjes

    Rrahman Parllaku: Përse e eliminuan
    Beqir Ballukun




    Erion HABILAJ

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se 32 vjet nga ndarja me shokun e tij, Rrahman Parllaku, e ruan akoma mirë në kujtesë kohën që ka kaluar me të. Në 89-vjetorin e lindjes të ish-ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, Parllaku kujton momentet e fundit të jetës së tij. Zëvendës në kohën kur Balluku ishte ministër, Rrahmani tregon se shefi i tij ishte edhe miku i tij më i mirë për gati 30 vjet. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, Rrahman Parllaku rrëfen momentin më kritik të jetës së tij, kur miqtë e tij u dënuan me vdekje dhe ai vetë me 25 vjet burg. Ai e vlerëson Ballukun si një njeri të komunikueshëm dhe shumë të dashur, por që ra pre e luftës së egër për pushtet të atyre viteve.

    Si jeni njohur me Beqir Ballukun?
    Njohja ime me Beqir Ballukun është një njohje që ka zgjatur rreth 30 vjet. Unë kam punuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe kam qenë zëvendës i tij për 11 vjet me radhë. Në fillim, kur jemi njohur kemi qenë në pozita të barabarta dhe më pas Beqiri u ngrit në detyrë. Të dy kemi marrë pjesë në luftë dhe kemi qenë drejtues të rëndësishëm të saj. Beqiri ishte një udhëheqës i rëndësishëm i partisë dhe i shtetit. Mendoj se ishte njeriu i duhur në vendin e duhur gjatë qëndrimit të tij në krye të ministrisë. Ai ka qenë për një kohë të gjatë në krye të ushtrisë. Edhe pse nuk kishte studimet e larta për ushtrinë, sepse bëri vetëm një vit në Akademinë e Lartë dhe më pas u shkëput, por duke pasur eksperiencën si komandant rezultativ në luftë dhe si një njeri me personalitet të spikatur, Beqiri arriti të jetë një drejtues mjaft i aftë i ministrisë.
    Ç’ raporte ekzistonin në ministri nën drejtimin e tij?
    Duke pasur parasysh ecurinë e karrierës së Beqir Ballukut, që në fillimet e veta do të vëmë re se aftësitë e tij drejtuese do të rriteshin dhe do ta nxirrnin Beqirin deri si zëvendëskryeministër. Unë duke qenë në kontakt të afërt me të dhe si bashkëpunëtor i ngushtë i tij, do ta vlerësoja atë si njeri me virtyte të larta. Beqiri ka qenë tepër i komunikueshëm me njerëzit si më eprorët dhe me vartësit. Ai dëgjonte me mjaft vëmendje si mendimet edhe vërejtjet e njerëzve dhe kishte një aftësi reflektuese. Të gjithë ata që i drejtoheshin atij gjenin tek ai një person shumë të kujdesshëm. Beqiri përpara se të shkarkohej si ministër, për arsye shëndetësore i kishte kërkuar disa herë dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu, po ky i fundit e kishte refuzuar atë në mënyrë kategorike.
    Cilat ishin marrëdhëniet e kupolës së asaj kohe?
    Për marrëdhëniet rreth katërshes së fuqishme midis Enverit, Mehmetit, Hysniut dhe Beqirit nuk mund të them se si ishin ato, pasi unë nuk kam qenë i brendshëm në këtë grup. Unë mund të them vetëm se Beqiri ishte një njeri shumë i afërt me Enverin dhe e ruante figurën e tij me mjaft fanatizëm.
    Si erdhi goditja e Ballukut, Dumes, Çakos dhe e juaja?
    Ashtu si në shumë fusha të tjera si kultura, arsimi pati goditje edhe në fushën e ushtrisë, ku këto goditje ishin të mëdha. Këto goditje vinin si rezultat i mbajtjes së pushtetit me çdo kusht nga Enver Hoxha. Në atë kohë ishim katër vetë, ishte Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe unë. Ne të katërt ishim kuadro të lartë dhe me përgatitje shembullore. Për këtë na bëhet një gjyq, i cili zgjati rreth 11 muaj ku ne kemi kaluar në birucë në kushte më tepër se të vështira. Ai ishte një gjyq i kurdisur, dhe kjo u vërtetua edhe me amnistinë që na u dha pas viteve 1990. Pikërisht më 20 korrik 1994, Gjykata e Kasacionit e asaj kohe dha pretencën si ai gjyq ishte i pabazuar në fakte dhe dokumente, por një gjyq që kishte marrë për bazë fjalimet e Enver Hoxhës.
    Pse u eliminua Balluku?
    Eliminimi i Beqirit ishte si rezultat i diktaturës së asaj kohe, sepse kishte frikë se mos ushtarakët do të rrëzonin pushtetin, pasi siç e thashë më lart, Enveri e donte me çdo kusht atë deri në vdekje. Dhe këtë e do ta mbante me çdo çmim. As Beqiri dhe as ne të tjerët nuk e kishim të vështirë ta rrëzonim diktaturën, por ne ishim tepër të përkushtuar ndaj detyrës sonë dhe ndaj atdheut. Enver Hoxha mendonte se harmonia që ekzistonte midis nesh mund të ndikonte që ne t’i bënin ndonjë puç. Këtu dua të them se Beqir Balluku ishte një nga njerëzit që e respektonte me tepër Enverin, por edhe besnik i partisë dhe mund të jetë kjo një arsye që e dëmtoi atë. Ai duhet të ishte treguar më i kujdesshëm, sepse Enver Hoxha ishte ai person që nuk luftonte vetëm kundërshtarët, por edhe bashkëpunëtorët në kuadër siç u thashë më lart të mbajtjes së pushtetit.
    Si e pritët vendimin e gjyqit?
    Në gjyq ne ishim të katërt dhe aty u vendos që ata të tre, Beqiri, Petrit dhe Hito të dilnin përjashta, ndërsa unë mbeta i vetëm brenda. Në këtë moment e mora me mend se ata shokë nuk do t’i shihja më kurrë me sy. Në fakt, kështu ndodhi vërtet. Ata u pushkatuan, kurse unë u dënova me 25 vjet heqje lirie. Për herë të parë në jetën time aty kam derdhur lot, sepse ndahesha me shokë të shtrenjtë të jetës sime. Atë konsideroj edhe si momentin më kritik për gjithë jetën. Më pas ata u ekzekutuan dhe u varrosën në Shish-Tufinë dhe prej andej i transportuan kockat e tyre në Vranisht të Vlorës. Pas viteve 1990, unë si kryetar i veteranëve ushtarakë, së bashku me një grup shokësh i morëm eshtrat e tyre dhe u bëmë një ceremoni ku të kenë një varr për t’u çuar një tufë me lule.

    Kush ishte Beqir Balluku
    Beqir Balluku u lind në lagjen “Abdulla Bej” në Tiranë me 14 shkurt 1917. Në ditët e para të prillit 1939, Beqiri 22-vjeçar përfshihet në demonstratat antifashiste të fillimit të rezistencës popullore. Hyn menjëherë në lidhje me aktivistët antifashistë të njësiteve guerile dhe caktohet komandant njësiti. Pas rënies heroike të Heroit të Popullit, Vojo Kushi, B. Balluku ngarkohet nga qarkori dhe G. Nushi drejtues kryesor i Qarkut të Tiranës të komandojë të gjitha njësitet guerile. Më 18 shtator 1943 me formimin e Br. 3 S, B. Ballukun do ta shohim për pak kohë komisar të brigadës. Me formimin e Br.2 S B. Balluku me vendim të Shtabit të Përgjithshëm emërohet komandant i saj. Menjëherë pas çlirimit të vendit Beqir Balluku, tashmë i graduar nënkolonel që me datën 28.11.1944 emërohet zëvendëskomandant i Korparmatës I (6 muaj), më pas caktohet komisar i Korparmatës III. Më 28.1. 1948 me urdhër të komandantit të përgjithshëm gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, emërohet kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare dhe tri ditë më vonë më 31.1.1948 gradohet gjeneral-major. Ministër i Mbrojtjes në atë kohë ishte Enver Hoxha. Në Kongresin I të PKSH-së, Beqir Balluku, u zgjodh anëtar i KQ të PKSH-së dhe i Byrosë Politike. Më 25.11.1953 Beqir Balluku do të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, post të cilin e mbajti deri në vitin 1974, kur edhe u ekzekutua. Beqir Balluku është zgjedhur deputeti Kuvendit Popullor thuajse në të gjitha legjislaturat dhe mbante 16 urdhra e medalje të akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, si dhe urdhrin me shpata “9 shtatori” të Bullgarisë.


    tirana observer

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    degjo burun.. megjithse nuk eshte tema ketu per politik te sotme por per ceshtje lufte e vetranesh etj..
    ti ske cpergjigjesh se un te bej mat.. kjo eshte ceshtja.. dhe jo se dua te te benj mat tyjan apo se jam i zoti ..jo jooo.. or babam.. po se keshtu jan gjerat.. si thom u.. e kaposhlleqet si thua e vepron ti.. e kam fjalen per kandidimin tend si deputet zone.. qe duket sikur ti benec lojtar qe do bec gol ne port te Ps-se ne pamje por qe mir e di se gol ne befsh do ja bec ne porte Pd-se..


    zere se jemi ne nje fshat te vlores.. spo e quajm as bolenë as dukat por.. bolekat.. qe mos ti mbes hatri asnjerit..

    ki fshat per 50 vjet (45-90) udhehiqet nga organizata e partise fshatit.. e cila punon me direktiva te kom part vlores e vet vlora si gjith tjeret me direktiv te kom qendro punes..
    per 50 vjet ki fshat njeh si zot hauri.. selmanin sekretar partie e pastaj selfon krietar keshilli e petritin si operativ zone..e muratin si kryetar kooperative..
    kjo pari fshati apo mikro byro apo komitet qendror i vogel.. e ka shtypur ( me dajak sigurisht) ate parine e dikurshme te kohes se selam musase apo osman haxhise apo ismail qemalit me shoke.. patjeter ka shtypur dhe zogistet e ballistet etj qe ne dizet e kater.. e per 50 vjet ka instaluar nje model te ri parije e vegjelie.. fshatar me partishmeri.. pra me biografi te shkelqier.. dhe reaksionare..
    me biografi te shkelqyer quhen ata qe.. mbesin deri ne fund vegla te PPSH-se e nuku thyejn qafen asnjehere nga ndonje sebeb..politik afkors..
    kemi dhe te shpallurit reaksionare kulake si dhe ata qe i bashkohen rruges kesaj kategorie pra ata qe rrezohen nga provat e kohes.. sikurse ndonje nga nje llaf kunder gjiz tallonit apo rrogz zbore aksioneve apo ndonje llaf lavderimi per ndonje ish ballist apo ndonje mpleksje krushqie me ndonje armik klase.. apo mbajtje favoritesh apo mbajtje nen cati e ndonje antenTV -je nga italani (jo italiani) ose kur keputet ndonje deg fiku..psh ndonje nga fshati qe ka bere karrier der ne ministri sigurim a komitet qënror.. e ha ne ndonje plenum dhe i merr lumi dhe faren e fisit qe ka ne fshat..
    pra operativit sa vjen i paksohen ata me partishmeri te larte e i mbushet lista me "armiq" .
    Ka nje qarkore (qe e ka botuar mbas pluralizmit nje gazete demokrate) Ramizi andej nga fundi qe ja con tere komiteteve te partise e deg ve te brendeshme.. ku u thot te hapin syte se armiku ashtu keshtu.. dhe posacerisht u thote te kini kujdes.. me emra e mbiemra keta lloj armiqsh.. dhe rreshton aty nje dynja njerez..

    Ne ate liste me sa mbaj mend une.. nje pakic jane balliste bajraktaro zogisto reaksionare.. dhe shumica jane Armiq te pARTISE.. PRA ISH PARTIZAN E ISH ANTAR ME RENDESI TE pk-SE ME VON ppsh-SE..



    Ne kte model fshati ( dhe te shqiperise) hyjme ne 9o e njëne..

    do behen votime..

    Ka dal nje parti e re.. PD i thone..

    Cben Partia e punes ose PS..ne kte situat te re..?
    ajo i thot operativave.. selmaneve petritave selfove e murateve.. lereni ate listen.. me shum armiq se na po.rdhi puna.. se nashti na duhen te tere se na duhet vota.. e hyni ne radhet e tyre e blini sa me shume..me cdo menyre..
    kulakun baftjar kapeni e i thoni.. e mo bafto.. kerkon kjo Pd te ta marre token qe ke pasur dikur para kolektivizimit e tja jape beut te Risilise..
    na mo zeqir .. vertet ppsh te denoj pulatikisht athere si kusheri te kadri hazbiut apo arif haskos apo pajo islamit nashi shoku Fatos ju do te gjithve..mo harro se ke qenur partizan.. e nuku do e tradhtojm idealin..

    do e vazhdonj me vone kte..muhabet..

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Brari
    degjo burun.. megjithse nuk eshte tema ketu per politik te sotme por per ceshtje lufte e vetranesh etj..
    ti ske cpergjigjesh se un te bej mat.. kjo eshte ceshtja.. dhe jo se dua te te benj mat tyjan apo se jam i zoti ..jo jooo.. or babam.. po se keshtu jan gjerat.. si thom u.. e kaposhlleqet si thua e vepron ti.. e kam fjalen per kandidimin tend si deputet zone.. qe duket sikur ti benec lojtar qe do bec gol ne port te Ps-se ne pamje por qe mir e di se gol ne befsh do ja bec ne porte Pd-se..
    Pse qenka "kaposhllek" te kandidosh per subjektin qe preferon? Brar, duhet te kuptosh disa gjera:

    1. Une nuk jam anetar i PD-se por i PBK-se
    2. PD dhe PBK jane dy parti te ndryshme me programe te ndryshme
    3. Kur kandidoj e bej per Ballin dhe jo per PD-ne dhe nuk kam se pse t'i marre doren PD-se

    Perse kerkon te ma mohosh kete te drejte te kandidimit? Me çfare te drejte?

    Dhe disa pyetje te tjera:

    1. Perse te djeg kaq shume ty dhe PD-se kandidimi im?
    2. Perse antaret e PD-se ne KZZ bene namin qe te mos me lejonin te kandidoja?

    Dhe a e di ti Brar se shumica e kandidateve te PD-se ne qarkun e Vlores ishin me origjine nga familje komuniste? Atehere si t'i kuptojme keto pune? Vetem ish-komunistet e majte ose te djathte kane te drejte te marrin pjese ne jeten politike ne Shqiperi?

    ps. do t'i lutesha moderatorit t'i zhvendoste ne nje teme tjeter keto replika me Brarin sepse kemi dale fare jashte temes fillestare
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si e duan njeri jatrin veteranet edvinisto enveriste:


    ------


    Ekskluzive/ Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe krahu i djathtë i Mehmet Shehut në ushtri në vitet 1974-1982, në shënimet që jepen sot për lexuesin tregon për plenumin e dhjetorit 1974 për analizë e masa konkrete ndaj grupit “puçist” në ushtri, të kryesuar nga Beqir Balluku, akuzat e Enverit ndaj Petrit Dumes e Hito Cakos, si dhe arrestimin në sallë të Petrit Dumes.

    “Grupi puçist”, arrestohet në sallën e Plenumit Petrit Dume


    Veli Llakaj

    Gjyqi politik ndaj ushtarakëve madhorë të saposhkarkuar
    Pak orë kanë kaluar nga shkarkimi i Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos e ushtarakëve të tjerë madhorë të implikuar në “grupin puçist” në krye të ushtrisë, të zbuluar nga “vigjilenca revolucionare e partisë dhe e shokut Enver”. Sapo janë emëruar drejtuesit e rinj në vend të tyre, ndërkohë që Mehmet Shehu si kryeministër, njëkohësisht ka marrë edhe drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke pasur krah të djathtë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj. Por është vetëm fillimi, pasi një ditë më pas, më 16 dhjetor 1974, nis punimet Plenumi i 6-të i Komitetit Qendror të Partisë për njohjen e mëtejshme të veprimtarisë “armiqësore” të “puçistëve” dhe ndëshkimin e tyre. Këto momente kritike për ushtrinë e vendin në atë kohë vijnë nëpërmjet dokumenteve e dëshmive të një prej protagonistëve, ushtarakut më madhor, Veli Llakaj. Gjithçka në këtë plenum ecën sipas një skenari të parapërgatitur, ku Enveri, udhëheqja (partia), jo vetëm janë të bindur për veprimtarinë e “grupit puçist” në ushtri, por kërkojnë që të nxirren, verifikohen dhe ndëshkohen dhe bashkëpunëtore e ndihmës të tjerë të tyre në Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe nëpër njësi e reparte të vendit. Akuzat e shumta ndaj “puçistëve” nga “shokët e Plenumit”, që kundërshtohen nga Dumja e Cako, sjellin acarimin e tejskajshëm të udhëheqjes, ndërsa salla në kor thërret: “Të arrestohen!” “Të arrestohen!”. Kështu ndodh, i pari vihet në pranga në sallën e Plenumit Petrit Dume…
    Nga Kujtim Boriçi


    Nesër do të lexoni:
    - Si u arrestuan në sallën e Plenumit dhe Hiti Cako e Rrahman Parllaku.
    -Ndërhyrja e Nexhmije Hoxhës; masë për “mungesë vigjilence” edhe për Llakajn e sapoemëruar në krye të Shtabit të Përgjithshëm.
    - Konfirmimi i Enverit në Plenum: “Beqir Ballukun sapo e arrestuam në Selenicë!”


    PLENUMI I 6-te I KQPPSH (16-17 DHJETOR 1974)

    U futëm që në mëngjes e zumë vendet në sallën e Plenumit, mes një tensioni, paniku e një klime të përgjithshme frike, duke pritur ardhjen e Enverit e Byrosë Politike.
    Ky plenum, që u zhvillua më datën 16-17 dhjetor 1974, diskutoi raportin e Byrosë Politike. Mbi përfundimet e diskutimit që u zhvillua në parti rreth veprimtarisë “armiqësore” të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos etj. dhe shqyrtoi zbatimin e detyrave që vendosi Plenumi i 5-të i KQP-së. Diskutimi ose mbyllja e fjalës së Enver Hoxhës ishte “Të thellohemi më tej në analizën e komplotit të Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Cakos dhe të nxjerrim mësime për punën e Partisë në ushtri e në terren”.
    Në fjalën e mbylljes së këtij Plenumi, Enver Hoxha ngriti shumë akuza të rënda për kuadrot udhëheqëse të ushtrisë që nuk e meritonin atë fyerje e ndëshkim...
    Ai midis të tjerave tha: ”Ne duhet të qëmtonim hallkat e zinxhirit që përbëjnë veprimet dhe thëniet andej-këndej të Beqir Ballukut dhe të formonim kështu me to zinxhirin e plotë të punës së tij armiqësore… Ky veprim i Beqir Ballukut duhet te jetë një puç, një komplot i organizuar nga brenda nga ana e tij…. !“
    Mes një mbizotërimi të plotë të sallës dhe një tensioni të frikshëm tek të gjithë të pranishmit, Enveri vazhdoi: “…Duhet të shkojmë nga fakti se Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Cakos u nevojiteshin, në radhë të parë, kuadrot kryesore të ushtrisë, me qëllim që në kohën e një puçi eventual, këta puçistë të kishin kështu besimin e ushtrisë dhe ushtria jonë të thoshte: ”Kjo që po bëhet, deri sa ne udhëhiqemi nga këto kuadro të lartë të partisë dhe të ushtrisë, është një punë e drejtë”.
    Kuptohet, se dhe unë isha në tension si të gjithë të tjerët, veçanërisht ushtarakët e lartë, por befasohesha se si mund të bëhej një akuzë kaq e rëndë për të gjithë atë armatë kuadrosh të shkëlqyer që kishin bërë LANCL, kishin sakrifikuar gjithçka për ushtrinë, e sot akuzohen me akuza bajate, të neveritshme e të paprincipta. Enveri vazhdon më tej me akuzat e tij duke thënë:
    “Ky organizim komploti në kokën e ushtrisë duhet të kishte edhe degëzime poshtë. Si mundet të ishin krijuar këto degëzime? Me zgjedhjen e kuadrove… më të përshtatshëm… që viheshin në poste kyçe të ushtrisë”. Foli për shumë probleme të tjera që janë të trajtuara edhe në vëllimin e dytë për ushtrinë, probleme të cilat dihen dhe nuk po i përmend në shënimet e mia.
    Më tej Enveri vazhdoi me akuzat e tij: ”Petrit Dumja, pas tij dhe mjaft të tjerë, nuk ishin dakord me orientimet e partisë për ushtrinë… me demokracinë, hierarkinë, heqjen e gradave etj, …pra ishin kundër letrës së hapur (datë 4 mars 1966). Situata në ushtri nuk ishte në binarë, për shkak të punës armiqësore. Hito Cakoja na del me tërë kuptimin e fjalës një bandit revizionist antiparti që kishte për objektiv shkatërrimin e ushtrisë. Ai fliste hapur në trupa: ”Pa parti mund të bëjë ushtria, por pa shtabe nuk mund të bëjë. Jo, shokë, na duhet partia përpara shtabeve!”.
    Kujtoj dhe dija se Hito Cako këto i thoshte nëpër analiza, por i thoshte atëherë kur puna e partisë bëhej pengesë për komandat dhe shtabet.
    Një shembull të tillë mund ta sjellë dhe unë (V. Ll). Kur isha komandant i Korpusit të Burrelit dhe një zëvendëskomisar i pengonte punët e shtabit, se gjoja nuk po vepronin ashtu siç thotë partia. Pra të miratoheshin në parti mendimet e komandës dhe pastaj të veprohej me urdhrat. Ky problem u shtrua për diskutim në organizatë e në komitet, por komunistet mbanin anën e sekretarit, se ishte parulla ”partia në komandë”, ”Partia në udhëheqje”, Partia mbi të gjitha”. Ky ishte një gabim parimor për mbarëvajtjen e punës së komandave e të shtabeve, prandaj u bë problem deri në Drejtorinë Politike.
    Për këtë vjen Hitua, që në atë kohë ishte drejtor politik i ushtrisë, e shtroi për diskutim në një mbledhje me të gjithë kuadrot e komandës së korpusit dhe e kritikoi rëndë si veprim. Lidhur me këtë ai u tha: “Rregulloret në ushtri janë vija e partisë, apo jo, kështu trajtohet edhe në udhëzimet e KQP-së!“. Hitua, ashtu siç ishin, në mbledhje u lexon disa paragrafë të rregulloreve që i kishte përgatitur që më parë dhe ju thotë: “A jeni me këto apo kundër këtyre“. Të gjithë thanë se jenë dakord. Atëherë Hitua iu tha se tani jeni në provim se sa i njihni rregulloret. Dhe i mori në provim. Kjo u komentua më vonë si e gabuar.
    …”Ti, Petrit Dumja, bile përveç të tjerave, në një darkë te Mehmet Shehu, në pije e sipër, gjoja si me shaka, i the një shoku (Shefqet Peçit). “Unë edhe të arrestoj etj”.
    Në këtë Plenum u kritikuan mjaft kuadro si Sadik Bekteshi, Ilo Prifti, Muhamet Prodani, Halim Ramohito e shumë të tjerë, mbi bazën e Plenumit të 5-të të KQP-së dhe të fjalës së Enverit me kuadrot kryesorë të ushtrisë, më 14 tetor 1974.

    Akuza të Pleniumit ndaj „puçistëve“
    Shumë nga anëtarët e KQP-së ngritën probleme interesante, të padëgjuara, ngarkonin „puçistët“, dhe më shumë i ngrinin ata që nuk ishin zanatit e ushtarakut, por i ngrinin ata të sektorëve civilë. Kudo ata dilnin si me shpëtimtarët, në frymën e partisë, duke komentuar se partia është gjithçka, organet e tjera duhet të bëjnë patjetër si thotë partia?
    Kjo tendencë kritike nga këta kritizerë të sëmurë, të paaftë, karrieristë e servilë, duke iu referuar fjalës së Enverit se partia është një komandë, i referoheshin letrës së hapur të vitit 1966, për heqjen e gradave dhe vendosjen e funksionit të komisarit dhe krijimin e komiteteve te partisë.
    Shumëkush për të marrë flamurin ngrinte edhe probleme kodra pas bregut, se gjoja Beqiri nuk e dëgjonte shumë zërin e partisë, të komiteteve, nuk i përfillte, shkonte për dreka e darka, bënte ahenge etj. Dikush kritikonte “Tezat e zeza”, por nuk dinin asgjë se çfarë ishin këto dhe çfarë trajtonin, dikush mori flamurin dhe për “teorinë e rrëshqitjes”, pa çka se nuk e kuptonte fare se çfarë ishte rrëshqitja, si ishte trajtuar apo si duhej trajtuar.
    Enveri, duke folur në ndërhyrjet dhe përgjigjet e pyetjeve që bënin Petriti, Hitua dhe Rahmani, ndërhyri dhe i tha Hitos se “Ti, Hito Cako, je një revizionist i gjallë dhe shumë i rrezikshëm!”. Hitua pa marrë leje, ia ktheu: “Unë, shoku Enver, nuk jam aspak revizionist, por një ushtar besnik i partisë dhe i popullit, revizionistët. Shikoje, se i ke aty pranë!”.
    Polemika pati dhe me Petrit Dumen, e shokët e tjerë, por nuk i linin të flisnin e t’u jepnin përgjigje pyetjeve, por u bë një „çorbë derri“. Enveri pas gjithë atyre propozimeve sipas radhës, se gjoja ishte “zëri i masës” së anëtarëve të KQP-së, se pati shumë propozim për arrestime dhe ai i parapëlqente. Pas replikës së Petritit, Enveri e cilësoi plotësisht si armik të partisë, të popullit e puçist, prandaj propozoi ta arrestonin në çast. Njëzëri të gjithë thirren: „arrestoje, arrestoje!! “Dhe ai në sallë arrestohet”.




    15/02/2006
    KATEGORIA: Dossier

    :

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e karamahmuti
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Postime
    5
    me duket se po e teproni pak me keta ballistet. mos i besoni te gjithave cfare shkruhet. mos haroni se edhe komunistet (partizane) nuk kane qene shume delikate me popullsine. nese ata nuk bashkpunuan me fashistet, per 50 vjet ia nxorren ujin e zi ketij vendi. ok

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e karamahmuti
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Postime
    5

    Angry

    veteraneve askush nuk u mohon luften por edhe ballistet kane shkrepur pushke, ata kane bashkpunuar me fashizmin sepse e ndjene se keta partizane per shume vite do ta beni vendin prone te tyre.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Universiteti i Tetovës kurorëzoi një 10-vjeçar historik
    Nga Studenti-Te në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •