Eshte e kote ta mbrosh Enver Hoxhen ne kete pike, sepse nese ka nje gje qe eshte mese e qarte ne kete histori eshte se Enver Hoxha u ngrit ne fuqi nga jugosllavet dhe u qendroi besnik deri ne momentin kur ata deshen ta zevendesonin me Koçi Xoxen. Idene e Shqiperise Etnike Enver Hoxha e quante "reaksionare" dhe e luftoi me te gjitha forcat, jo vetem si ide por edhe praktikisht duke i zhdukur fizikisht nacionalistet. Dhe jo vetem nacionalistet por edhe ata ne partine e tij qe kishin ide te tilla "reaksionare" si Mustafa Gjinishi etj.
Por le te vijme perseri tek Fischer. Ajo qe eshte interesante eshte se edhe ne nje rast flagrant per komunistet dhe Enver Hoxhen siç eshte prishja e Marreveshjes se Mukjes, Fischer del ne mbrojtje te tyre dhe i justifikon, madje duke u perpjekur t'ai hedhe fajin Ballit Kombetar. Nje historian i paanshem nuk do te shkonte kurre kaq larg. Kjo tregon se Fischer eshte i anshem madje edhe ideologjik. Kur lexon Fischer qe shqetesohet se Marreveshja e Mukjes nuk parashikonte "ndryshime shoqerore", e kupton se kjo gjuhe eshte shume e afert me ate te komunisteve shqiptare dhe qe Fischer ato qe thote i ka marre kallep nga propaganda zyrtare e Shqiperise komuniste.
Nuk do te ishte çudi qe ky Fischer te jete ndonje nga keta marksistet qe merrnin pjese ne kongreset e PPSH-se ose ndonje historian i paguar prej saj. Ose ndoshta ndonje nga perkethyesit e "veprave" te Enver Hoxhes. Ve bast se Fischer e ka bere te pakten nje udhetim ne Shqiperi ne kohen e diktatures komuniste. Nuk e di a mund ta konfirmosh kete apo te kunderten Zarathustra?
Krijoni Kontakt