rd
Trio vlonjate e viteve '80, e papėrsėritshme
A do tė ketė njė trio vlonjate si ajo e Meliha Dodės, Kostandin Thanės dhe Reshat Osmanit? Drejtori i QK Vlorė, I.Dobi, mbledh supet. Nė tė vėrtetė, trio vlonjate e mbylli kapitullin e saj pas viteve '80. Ėshtė njė fakt i ēuditshėm. Janė provuar deri mė sot rreth 20 trio vlonjate tė pėrbėrė nga kėngėtarė tė tjerė, por si trio vlonjate e atyre viteve nuk ėshtė rikthyer mė, ndoshta s'do tė dėgjohet mė. Ky grup ishte pėr kohėn dhe kapi suksesin nė ato vite. Ishte njė grup tresh i papėrsėritshėm, qė u shua artistikisht - thonė studiuesit. Mirėpo sipas kėtij drejtuesi, kjo trio dha zgjatimet e saj. Kėngėtarė tė tjerė tė kėtij folku nxori ky grup, qė mė vonė interpretuan pikėrisht ato kėngė brilante tė famshme, sepse ishin me tė vėrtetė vlera burimore, por ngecėn, ndonėse ndoqėn atė rrugė. Kėshtu doli K.Skarco, M.Meminaj, F.Haxhiraj, etj., mė vonė Anita Bitri, Aurela Gaēe dhe mjaft kėngetare tė reja qė pretendojnė sot se janė vazhduesit e denjė tė trios.
Historikisht trioja vlonjate lindi nė qytetin e Vlorės. Si fillesė ka qenė ndoshta "Dasma vlonjate" e Th. Mone, si njė shtysė. Ishte kėnga e tė gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorės, "Bilbili". Mbas "Dasmės vlonjate" u pikėzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana, Meliha Doda. Struktura e treshes vlonjates u ndėrtua e atillė, 2 burra ishin marrėsi dhe njė lloj hedhėsi tė kėngės ishte M.Doda, zėri i gruas. Pra, ishte njė formė e kėngės popullore me konture tė grupit lab. Trioja ishte forma e parė nė atė kohė. Pas kėsaj nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate nė ditėn e saj tė formimit pėrbėhej nga mosha mė e re e kėngės shqiptare. Reshati ishte 25 vjeē, Kostandini 26, Melihaja 22 vjeēe.
Kėnga e parė e trios vlonjate ishte "Ku kėndojnė zogat o". Burimi i saj ishte marrė nga fshati Kaninė, por promotori i trios ishte Reshati. Ai bridhte fshatrave me ditė, gėrmonte me pasion. Kėngėt qė ai gjente i merrte, i pėrpunonte nė orkestrėn popullore, karakteristikė pėr trion vlonjate. Dhe pak nuk janė kėto kėngė tė trios vlonjate. Ai e ka zbuluar kėtė thesar. Trio vlonjate ka pasur shumė dashamirės. Kėngėtarja M.Doda ka rrėfyer: "Njerėzit kuriozė pyesnin tek autobusi kur shkonim nėpėr turne, a ka ardhur trioja vlonjate? Nė 1957 na dėrguan nė Moskė nė njė koncert nė festivalin e Moskės. Aty morėm ēmimin e tretė. Kėngėt e trios, nėn atė qetėsi tė stepave ruse, ishin njė magjepsje. Ne bėmė turne nėpėr BS, ishin tepėr melodioze kėngėt tona, s'kishin ftohtėsinė e perėndimit tė largėt tė stepave. Kėngėt ishin "Hajde moj, kumbulla vlonjate", "Vajza myzeqare". Shtypi bėri vlerėsime tė rėndėsishme. Nė 1964 u ftua nė festivalin e Mesdheut, nė Egjipt. Aty mori ēmimin e dytė dhe bėri turne me shfaqje nga grupi i trios nė Algjeri dhe Marok. Kompozitori Reshat Osmani solli kėngėn "Aromė portokalli", qė u bė himni i Vlorės. Nuk ka dasmė apo gėzim pa e kėnduar kėtė kėngė. Kėngėt e tjera tė trios janė nė nivelin e saj. Ja disa nga kėto: "As po, as jo", "Do tė vras bilbilin", "Festa e madhe".
Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet '83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la kėngėn. Por e thėnė ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur.
Aktualisht, nė ēdo festfolk nė Gjirokastėr apo qytete tė tjera, Vlora ka dėrguar trio dhe jo pak, por 20 tė tilla, por asnjėra prej tyre nuk mbeti nė vėmendjen e publikut si trio vlonjate e viteve '70.
G. LLOJDIA
Historiku i kėngės qytetare vlonjate
Historikisht, trioja vlonjate lindi nė qytetin e Vlorės. Si fillesė ka qenė ndoshta "Dasma vlonjate" e Th. Mone. Ishte kėnga e tė gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorės, "Bilbili". Mbas "Dasmės vlonjate" u pikėzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana, Meliha Doda. Struktura e treshes vlonjates u ndėrtua e atillė, 2 burra ishin marrėsi dhe njė lloj hedhėsi tė kėngės ishte M.Doda, zėri i gruas. Pra, ishte njė formė e kėngės popullore me konture tė grupit lab. Trioja ishte forma e parė nė atė kohė. Pas kėsaj nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate nė ditėn e saj tė formimit pėrbėhej nga mosha mė e re e kėngės shqiptare. Reshati ishte 25 vjeē, Kostandini 26, Melihaja 22 vjeēe.
Krijoni Kontakt