Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Dëshira dhe Vullneti

    Do ta quaja me trim ate qe mposht deshirat e veta sesa ate qe mposht armikun pasi, fitorja me e madhe, eshte ajo kunder vetvetes. - Aristoteli

    Sa e vertete eshte kjo? A eshte e mundur nje lufte me vetveten? A u ka ndodhur te luftoni me vetveten? te fitoni mbi te? Po te humbisni? Dhe se fundmi, a eshte "lufte e drejte"?
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2

    "id-ego"-nizm

    Une dhe ... "vetvetja" -jemi NJE!!! Lufta me vetveten ekziston, dhe ne mungese te kohes, do ta emertoja, (pa marre mendimin e kurkujt) - nje Revolucion Trockist (konstant); ne rastin konkret, ndermjet "i" dhe ... "I". (Fituesi per momentin anon me teper nga "i"; por ... lufta ende nuk ka mbaruar.) Deri tani vetevtja eshte perkohesisht fituese. ... Eshte lufte evolucioni, te perifrazoj Darvinin "specia i pershtatet me lehte ambientit ku jeton, ka shanse me te medha per te mbijetuar" (the survival of the fittest!). Mbi te gjitha eshte "lufte ekzistencialiste" dhe ... duke u bazuar te thenia e Sartrit se "ekzistencializmi eshte humanizem", i bie se, ... deri sa "une" ekzistoj, "vetvetia" humanizon ekzistencen time, pak a shume e zbut "id"-in, te cilin Frojdi e perkufizonte si "the beast inside oneself". Mqs. ne anen tjeter te kendveshtrimit, "id" eshte vetem nje plantacion deshirash, (perseri sipas Frojdit) - njeriu arrin nje moshe ne te cilen deshirat i zvendeson me qellime (ego), dhe kjo ne baze te mendimit tim eshte mosha kur, njeriu me kalimin e kohes jeton thjesht per te luftuar armiqte e tij te perjetshem - Homo sapiens, pra vete njerezit. "Lufta" behet e plote kur "super ego"-ja mundohet et balancoje "id"-in dhe "ego"-n.
    Per te mos u zgjatur shume, mqs jetojme ne nje shoqeri ku mbizoteron "diktatura e kapitalizmit" mes "revolucionesh bananesh" apo te zbukuruara prej ngjyrave te ylberit (simbol i P ederasteve); dicka me teper se nje shekull nga botimi i vellime-vellime i "Keshtu foli Zarathustra" te Nices; (me sa me pak terma), njeriu duke menjanuar ate mundesine te jetoje mes kafshesh perbranda hekurash te ndryshkur, apo .. te prekshem te nje kopshi zoologjik, preferon te jetoje perbrenda nje burgu te tejdukshem me "vetveten".
    Ceshtja nderlikohet kur ndan sinoret ku prehen deshirat dhe ... ku shtrihen qellimet. P.sh. deshirat e mia jane pjese e "I" (uni), ndersa ... qellimet pjese e "i" (vetvetes - mbi uni). Per dike tjeter nuk eshte e domosdoshme te jete keshtu.
    ... eshte nje lufte e "vullnetit per 'pushtet'!" e shprehur thjesht, nje lufte per te fituar "Nder", qekurse te terre do te vdesim nje dite - nuk do te kemi mundesine te marrim me vete as $$$, as shtepi, as dashnoret e dikurshme, as thikat mbas kraheve, apo tabelat e vjetra, ... rrezuam, apo ... ato te rejat, me te cilat zvendesuam te vjetrat - pra, me vete ne varr do zvarrisim vetem Nderin.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Shpejt e shpejt se nuk kam dhe aq kohe por mund t'i kthehem ndoshta, mposhtje e deshirave shkon deri ne te mos-paturit e tyre e cila quhet asketizem. Kenaqja e tyre qe shkon deri ne dorezimin ndaj ketyre deshirave quhet hedonizem.

    Ku mund te vendosemi ne kete interval asketizem-hedonizem ? Kjo do pare gjere e gjate e une nuk kam kohe siç e thashe me lart.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Ne si individ, si njësi e ndarë, gjithënjë dhe pandërprerë jemi në luftë me unin tonë.
    Prandaj lufta e brendëshme gjithënjë ka ekzistuar dhe ekziston. Unë nuk do të eloboroj mendimin tim bazuar në thënje filozofësh, por do ta paraqes këtu para jush si përvojë personale dhe si përvojë e njerëzve që më rrethojnë (pra jo filozofi, por jetë realiste).
    Një luftë e pandërprerë zhvillohet brenda nesh shkaku i shpërputhjes së dëshirave dhe mundësive, planeve jetësore dhe mundësis së vënjes së tyre në jetë, qëllimit dhe ndalesave që na paraqiten që ta arrijmë qëllimin, ëndërrave dhe realitetit, jetës dhe vdekjes, sëmundjes dhe shëndetit…
    Ne si individ jemi në luftën që nuk mbaron në mes të UNIT (egos) tonë dhe VETVEHTES!! (edhe kjo një formë e egos). Kjo luftë padyshim se është e padrejtë, sepse në të shumtën e rasteve fiton ana negative e vehtes sonë dhe ai uni (egoja) dorëzohet para kundërshtarit të brendëshëm, asaj pjesës tonë e cila është ëndërr, dëshirë dhe e cila nuk realizohet shkaku i realitetit të jetës dhe pamundësisë që të arrihet qëllimi. Dhe ne vazhdojmë të bëjmë plane, të shohim ëndërra dhe në të njejtën kohë, ose pak minuta më pas hasim në realitetin e egër i cili na ndalon që edhe më tutje të ëndërrojë.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Deshira- Ndjenjat
    Vullneti - Llogjika

    Jane pjese e pandashme e qenies tone , smund te bejme dot pa asnjeren .. ama eshte FAKT .. dhe eksperjenca e ka treguar qe njeriu ka forcen e duhur brenda tij per ti mposhtur ndjenjat si dhe e kunderta ndjenja ta mposhti ate .. kjo varet nga karakteri i njeriut , sa forte eshte ai person dhe sa i zoti eshte te dije kufirin mes te dyjave

  6. #6
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Me vete ne varr do te zvarrisim vetem nderin? Nderin e kujt? Ose me sakte, kujt do ti mbetet nderi? Ah, nese "te zvarritesh ne varr" nderin do te thote qe ky i fundit vdes me ne, atehere jeta nuk qenka vecse nderi yne. Interesante!

    Asketizem/hedonizem. Ne rregull, por te dyja ekstremet kerkojne lufte me vetveten. Thelle, thelle, a nuk eshte harmonia ajo qe kerkojme dhe aspirojme? Dyshoj te besoj se, panvaresisht nga prirjet filozofike, ndonjerit prej nesh do ti pelqente qe femijet e vet ti beheshin asketare apo hedoniste. Pra?

    Ne te shumten e rasteve fiton ana negative e vetes sone. Kete nuk e kuptoj! C'ndodh ne rastet kur sakrifikohet njera per tjetren? Psh, kam nje kariere te shkelqyer por nuk kam familje. Ose, kam nje familje te dashur, femije te mrekullueshem, por ne shkallen sociale/profesionale renditem e fundit. Atehere?
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Do ta quaja me trim ate qe mposht deshirat e veta sesa ate qe mposht armikun pasi, fitorja me e madhe, eshte ajo kunder vetvetes. - Aristoteli

    Sa e vertete eshte kjo? A eshte e mundur nje lufte me vetveten? A u ka ndodhur te luftoni me vetveten? te fitoni mbi te? Po te humbisni? Dhe se fundmi, a eshte "lufte e drejte"?
    shume thenie platonike ajo e aristotelit (sado qe e kishte mesues, gjithmone e kundershtonte); si pak jasht karakterit te tij...po nejse

    Freud e ndau psiqiken e njeriut ne tre pjese: id, ego dhe superego. id eshte ajo pjesa primitive me deshira te ndryshme, ego ajo pjesa qe mundohet ta permbaje id-in, dhe superego eshte ajo pjesa qe i njep njeriut vet aktualizim dhe e ben jeten e tij te kete kuptim. kto tre forca jane gjithmone ne lufte sidomos per te mbajtur id-in nen kontroll. Teknikisht asnjera nuk fiton absolutisht, por njerhere njera njehere tjetra duke u balancuar. Per vete freudi thoshte qe perfundimisht id-i fiton.

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Me vete ne varr do te zvarrisim vetem nderin? Nderin e kujt? Ose me sakte, kujt do ti mbetet nderi? Ah, nese "te zvarritesh ne varr" nderin do te thote qe ky i fundit vdes me ne, atehere jeta nuk qenka vecse nderi yne. Interesante!
    I "rrende" qofte dheu permbi NE!!!

    Amin!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 28-01-2006 mė 03:25
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pse i shikoni "nderin" dhe moralin si detyrime qe duhen mbajtur? Po i shikoni keshtu atehere sigurisht do i shpallni lufte vetes. Mbi cdo veprim te ndermare do te kete konseguenca barren me te rende te tyre ne fund te fundit do e mbaje ndergjegjja e secilit. Menjehere sa e pashe kete teme me erdhi ndermend udhetimi i Odiseut drejt Itakes. Qellimi madhor i tij ne jete ishte te arrinte ne atdhe. Gjate rruges iu desh te perballej me shume peripeci per te arritur ne destinacion. Sirenat, Kalispoja, Nausikaja ishin pengesat fizike dhe perballe tyre u desh te lufonte me kundershtar deshirat e tij dhe arme qellimin qe i kishte vene vetes. Varet se c'kerkon ne fund te fundit. Qellimi i secilit cilido qofte eshte dhe arritja e tij me e madhe ne jete. Nqs realizon kete qellim atehere ke luftuar me veten dhe ke fituar. A eshte e drejte kjo lufte? Jeta vete eshte nje lufte me vete. Dy mundesi ka: Ose do ta shijosh ate ose do ti sherbesh. Ne fund ne varr (larg qofte kjo) nuk do marresh nderin po ate cke dhene e cke marre nga jeta.
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Kush vdiq ahere?
    ... Kur te vdesim!!! - e kishte fjalen aI.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė vullneti i lirė?
    Nga Spirituoziii nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:53
  2. Vullneti i lirė tek fetė
    Nga F_LASKU nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 03:10
  3. Rikonfirmohet vullneti pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran
    Nga mbreta nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26
  4. Komentet tuaja pėr zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 02:47
  5. Vullneti i lirė
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 01:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •