Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Teste mbi dashurinė!

    Jo gjithmone ndarja nga partneri/parnerja mund te shkaktoje vuajtje.Ka raste kur njeri eshte me mire me vaten sesa me ate qe ka ne krah.Po te ju si mund te ndikoje ndarja nga partneri?Do te jeni me mire , apo me keq pa te ?
    Beni testin per ta zbuluar .

    Test : Je mė mirė me, apo pa tė?

    1.Pjesen me te madhe te kohes e kalon ...

    A. Me parnerin/ren.
    B. Vetem.
    C. Me miqte.


    2. Sa shpesh te ndodh te ndihesh sikur partneri/rja te kufizon ne zgjedhjet e tua ?

    A. Kurre.
    B. Nganjehere.
    C. Shpesh.


    3. Je me entuziast/e te kalosh pushimet ...

    A. Me partnerin.
    B. Me familjen.
    C. Me miqte.


    4. Si i merrni vendimet ?

    A. Vendosim te dy.
    B. Vendos vete per ēdo gje.
    C. Ai/ajo do te vendose per gjithēka.


    5. Kur ai/ajo nuk eshte me ty ...

    A. E mendon gjthe kohen.
    B. Je mesuar me kete fakt.
    C. Mundohesh te argetohesh gjithesesi.


    6. Sa shpesh grindeni ?

    A. Rralle.
    B. Ndonjehere.
    C. Sa here takoheni.


    7. Do te deshiroje ...

    A. Qe historia juaj te zgjate pergjithmone.
    B. Qe ai/ajo te kalonte me shume kohe me ju.
    C. Qe ai/ajo t'i merrte me teper ne konsiderate deshirat tuaja.


    8. Cfare do te ndryshonit tek partneri/rja juaj ?

    A. Asgje.
    B. Neglizhencen.
    C. Kokefortesine.


    9. Si ndiheni kur jeni me te ?

    A. Jashtezakonisht i/e lumtur.
    B. Shume mire, por nganjehere me duket sikur kjo eshte e njeanshme.
    C. Nganjehere ai/ajo behet i/e bezdisur.

    10. Nese jeni grindur, kush perpiqet i pari per t'u pajtur ?

    A. Te dy, nuk ka radhe.
    B. Zakonisht ti.
    C. Zakonisht ai/ajo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-02-2008 mė 20:42
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Pergjigjet e testit :

    Per me shume A
    Per ju partneri eshte nje pjese shume e rendesishme e jetes suaj, prandaj as qe e mendoni te ndaheni prej tij/saj.Duket qe jeni nje ēift qe shkoni mire dhe qe vendosni bashke per ēdo hap qe ndermerrni ne jete.Pershtatja juaja eshte per t'u admiruar.Ju mendoni se keni gjetur personin e duhur me te cilin mund te kaloni jeten.
    Urojme qe gjithēka te jete reciproke dhe te jeni gjithmone te lumtur ashtu siē do te donit ju.


    Per me shume B
    Ju e vuani shume mungesen e partnerit/res edhe pse lidhja juaj nuk eshte pa probleme.Ne fakt, duke qene se pjesen me te madhe te kohes e kaloni pa te, sigurisht qe do te ishte me mire te ndaheshit dhe te gjenit dike qe ju pershtatet me shume.Megjithate, edhe sikur te merrni vendimin per t'u ndare per ju nuk do te ishte aspak e thjeshte.Me gjithe mosperputhjet, ju ndiheni i/e dashuruar.
    Nuk ju duket se ka ardhur momendti te mendoni me shume per veten ?

    Per me shume C
    Pa dyshim qe ju do te ishit me mire pa te.Partneri/rja juaj eshte shnderruar ne nje njeri qe ju bezdis dhe qe shpesh mundoheni ta shmangni.Ne fakt eshte e ēuditshme qe vazhdoni akoma te jeni kashke, por me sa duket historia juaj eshte kthyer ne rutine.Deshirat tuaja shpesh nuk perputhen dhe ai/ajo shpesh eshte nje pengese qe ju te beni zgjedhjet tuaja siē do te donit.
    Mendoni nje moment, ndoshta ka ardhur koha te jetoni ashtu siē doni, pa qene i/e varur prej askujt.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Ha ha ha, mu kujtua njė fjali e Tom Hanks nga filmi -Terminal-, kjo nė italisht, kur Catherine Zeta Johns e pyet : Stai partendo o pure sei gia arrivatto ? dhe Tom Hanks pėrgjigjet :Non lo so - Tute due.

    Mė nė shqip: Qė tė dyja.

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Sa me konfermoi ky Test ato qe mendoja.


    Shume A.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Nje Ashum e madhe per mua ktu...!!
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  6. #6
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    me mbyten B_te mua(lol)
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Per me shume C
    lol .
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Mua per vete me dolen aq C sa dhe A (joking)

    ncncncncncncnncncn paskam probleme me duket, mjer ai i shkreti

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Test #2 : Je e dashuruar apo do tė bindėsh veten qė je?

    Test per femrat ! Meshkujt ta lexojne per kenaqesi

    I dashuri yt tė pėlqen shumė, por a bėhet fjalė pėr njė dashuri tė vėrtetė? Zbulo nėse je me tė vėrtetė e dashuruar me njeriun e duhur, apo nėse thjesht po kėnaqesh...

    1. I keni pyetur ndonjėherė mikeshat tuaja se ēfarė mendojnė pėr tė dhe pėr lidhjen tuaj?


    a. Po. Por vetėm se doje tė siguroheshe qė ke zgjedhur me tė vėrtetė mirė.
    b. Jo. Je shumė e sigurt pėr ndjenjat e tua ndaj tij, dhe nuk ke nevojė qė vajzat tė japin aprovimin e tyre si
    "Ēifti i pėrkryer".


    2. Kur dikush ju pyet se si ėshtė i dashuri yt ose tė thotė: "Ta marrė e mira, do tė doja tė takoja edhe unė njė djalė fantastik si ai", si reagon?

    a. Ndėrron temė.
    b. Skuqesh dhe ndihesh shumė e lumtur.

    3. Pėrgjigju shpejte : do tė ndieje tė njėjtat gjėra pėr partnerin tėnd nėse ai do tė mbetej pa punė apo nėse do t'i binin flokėt?

    a. Hėėm, a mund tė mendohem pak?
    b. Po, patjetėr, pyetje ėshtė kjo!

    4. Cili ėshtė komplimenti qė ju bėjnė mė shpesh tė panjohurit, kur flasin pėr ju tė dy?

    a. "Sa tė lezetshėm qė dukeni".
    b. "Duket qė shkoni me tė vėrtetė mirė".

    5. Je me miqtė e tu dhe flet pėr tė, tė ndodh qė shton ndonjė gjė apo ndryshon ndonjė detaj?

    a. Po, ndonjėherė nuk tregon disa gjėra tė pakėndshme qė ka thėnė ose ka bėrė. Ose nuk e shfaq kur je e
    zemėruar me tė.

    b. Jo, nuk e shikon tė nevojshme qė ta bėsh tė duket mė i mirė nga ē'ėshtė.

    6. Nėse nesėr i dashuri yt do tė tė linte, pėr ēfarė do tė tė vinte mė shumė keq ?

    a. Qė ke harxhuar kot gjithė kėtė kohė, gjatė sė cilės mund tė kishe njohur dikė tjetėr dhe tė ndėrtoje njė
    tė ardhme bashkė me tė.

    b. Qė nuk do tė ndiesh mė parfumin e tij, qė nuk do tė rrish mė nė krahėt e tij dhe nuk do tė dėgjosh me tė qeshurėn e tij.

    7. Si ndihesh kur je vetėm me tė pėr njėfarė kohe, pėr shembull nėse bėni njė udhėtim bashkė ose pėr njė fundjavė?

    a. E bezdisur. Ka shumė vogėlsira tė atij tė cilat s'i duron dot. Dhe tė duket sikur nuk keni asgjė pėr tė thėnė.
    b. Shumė e lumtur. Edhe gjatė ēasteve tė monotonisė gjeni gjithmonė njė mėnyrė pėr t'u zbavitur.

    8. A ke ndonjėherė dėshirė tė flirtosh me meshkuj tė tjerė kur je nė ndonjė festė? Ose tė shkosh nė lokal me koleget e tua dhe tė shtiresh si beqare pėr njė mbrėmje, thjesht sa pėr t'u zbavitur pak?

    a. Epo, ndonjėherė jeta nė ēift tė duket sikur po tė merr frymen. Dhe takimi me djem tė tjerė sikur ta heq
    pak mendjen. Por nuk do tė tė shkonte kurrė ndėr mend tė tradhėtoje partnerin tėnd.

    b. Jo. Nėse takon tipa tė lezetshėm, mbledh menjėherė shoqet e tua tė pafejuara dhe i prezanton me ata.

    9. Ēfarė do tė tė bezdiste (apo do tė tė frikėsonte) mė shumė: tė rrije vetėm apo tė dilje me njė njeri pėr tė cilin nuk do tė ndieje asgjė?

    a. Vetmia
    b. Tė dalurit e kotė.

    10. Sonte do tė vijė tė tė marrė. Do tė kaloni gjithė natėn bashkė. A tė ngacmon ideja?

    a. Epo, tamam tamam, jo. Por je e lumtur qė do tė kalosh pak kohė me tė.
    b. Tė mjafton tė mendosh ēastin kur ai do t'i bjerė ziles sė derės dhe fytyra jote ndriēon.

    11. Tė ndodh qė mburresh para tė tjerėve?

    a. Jo. Sigurisht qė tė duket fantastik...Por mendon qė njerėzit s'ta kanė ngenė tė dėgjojnė qė ti ia kreh shumė bishtin.
    b. Po. Mendon vazhdimisht pėr tė, prandaj ndonjėherė ėshtė e vėshtirė qė tė mbash gjithēka pėrbrenda.

    12. A e ke bezdi ndonjėherė tė bėsh dashuri me tė?

    a. Po, herė pas here, tė ndodh qė nė shtrat pėrsėrit nė mėnyrė mekanike tė njėjtat lėvizje.
    b. Kurrė. Madje shpesh mezi pret qė tė kthehesh nė shtėpi nga puna.



    Pergjigjet e testit :

    Nėse keni mė shumė A Nuk ka asgjė serioze
    Partneri yt mund tė jetė i zgjuar, i bukur dhe i ėmbėl, por problemi ėshtė qė nuk tė rreh zemra pėr tė. Kėshtu ti, jo vetėm qė nuk flet pėr gjėrat qė nuk pėlqen tek ai, por e ndien si detyrė qė tė kėrkosh edhe aprovimm e shoqeve, per tė qenė e sigurt qė ai ėshtė njeriu i duhur pėr ty. Por mos u shqetėso. Tė vetėbindesh qė je e dashuruar ėshtė njė zakon shume i pėrhapur. Dhe ndodh pėr shumė arsye. Pėr shembull ty t'i ka marrė mendtė ideja pėr dashurinė dhe jo djali. Nga ana tjetėr, jetojmė ende nė njė shoqėri tė strukturuar "nė ēift" Dhe tė kesh pėrkrah njė burrė qė tė pėlqen, edhe pse nuk tė bėn tė ēmendesh, mund tė tė duket njė alternativė mė e mirė sesa beqaria. Edhe tė qenėt e rrethuar nga shoqe qė janė tė martuara nuk tė ndihmon: ndoshta ndihesh shumė nėn presion sepse nuk do tė jesh mė e paktė, kėshtu ngutesh duke e quajtur veten "tė martuar" pa menduar mbi faktin qė, ndoshta, po kėnaqesh me dikė qė nuk bėn pėr ty. Kėshtu jo vetėm qė gėnjen veten, dhe e pengon tė ndėrtojė njė marrėdhėnie tė vėrtetė dhe pasionante, por do tė pėrfundosh e mėrzitur dhe do tė largohesh sapo tė gjesh njė kandidat mė tė mirė. Ndoshta ka ardhur koha tė mendohesh pak dhe tė kthesh faqe. Sigurisht, ideja pėr tė lėnė kėtė qė ke dhe tė kėrkosh pėr mė mirė tė tremb, sepse ti e do sigurinė qe ke njė njeri pranė. Por tė rrish me dikė qė nuk tė bėn tė lumtur u bėn keq tė dyve: atij, qė ka tė drejtė qė ti tė tregohesh e sinqertė. Dhe vetes, qė meriton ta lėsh zemrėn tė lirė pėr atė qė do ta bėjė tė rrahė me tė vėrtetė.

    Nėse keni mė shumė B Mė duket se ėshtė ai i duhuri
    Lum ti, moj vajzė, sepse ke nė dorė diēka mė tė ēmuar se diamantėt: dashurinė e vėrtetė, atė me D tė madhe. Dhe nėse ai do tė tė linte njė ditė, do tė tė merrte malli pėr parfumin, pėr puthjet e tij, edhe pėr atė sens humori surreal qė vetėm ai e ka. Je kaq e ēmendur pas tij saqė nuk do tė ndryshoje mendim as sikur ai tė mbetej pa punė apo se do tė shtonte 20 kile. Ndien njė admirim dhe respekt pėr partnerin tėnd saqė je e sigurt qė edhe po tė rriteni dhe tė ndryshoni, ndjenja juaj nuk do tė shuhet. Ky lloj besimi arrihet duke lėnė qė njė marrėdhenie tė zhvillohet duke ndjekur ritmet e saj. Dhe nėse njė ditė do te martohesh me tė, nuk do tė jetė vetėm nga dėshira e madhe qė ke pėr tė organizuar njė dasmė apo sepse mendon qė fustani i nusėrisė tė shkon shumė. Por pėr privilegjin qė ke nė krah, pėr gjthė jetėn, ke njė burrė tė mrekullueshėm, Njė shenjė tjetėr pozitivė ėshtė qė pėrveē se ke gjithmonė dėshirė tė bėsh dashuri me tė, nuk ke nevojė tė dish se ē'mendim kanė tė tjerėt. Qė shoqet apo familja jote ta konsiderojnė atė si njė "rast i mirė pėr martesė" pėr ty nuk ka kurrfarė rėndėsie. Nuk ka problem nėse ende s'ėshtė ulur nė gjunjė pėr tė tė propozuar duke mos patur njė unazė nė gisht. Ti nuk ndihesh inferiore ndaj shoqeve tė tua tė martuara. Sepse e di qė ēdo marrėdhėnie ėshte njė dhe e vetme dhe duhet tė ndjekė ritmet e saj. Mos u pėrpiq tė pėrshtatesh me idealet e ēiftit tė pėrkryer tė tė tjerėve, por beso vetėm atė qė ndien kjo ėshtė e vetmja rrugė qė duhet tė ndjekė zemra jote.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    hmmmmmmm.........si i behet qe une kisha 100% pergjigje B

    Ishalla nuk e lexon ai kete postim se na fike [Perla]

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Nėēmimi eliminon dashurinė!
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •