Jam pergjithesisht e qeshur, por bej pyetje te goditura gjithashtu.
Nuk para jam nervoze sepse me humbet mendja ne procesin e njohjes dhe shakave, por ndonjehere ndodh qe mashkulli eshte nervoz dhe mbase jo aq i hedhur sa une, gje qe me detyron ta zbus pak elokuencen ne menyre qe te mos ndihen sikur po flasin me ndonje pronare.
Nje nga "difektet" qe kam eshte qe jam shume e drejtperdrejte, sidomos ne nje moment kur keqkuptoj dicka ose nuk me pelqen dicka qe thote ai, dhe pergjigjem menjehere duke u tallur. Psh, ne nje rast me ka ndodhur qe dola me nje djale qe merreshe me thesarin e qeverise, dhe po me tregonte per llojin e shoqerise qe kishte. Kur e pyeta se cfare bejne per te kaluar kohen, ai me tha qe luanin shah...gje qe mua personalisht me duket shume e merzitshme.
Pas pak minutash kur me pyeti se cfare bej une per te kaluar kohen, pergjigjja ime ishte "sigurisht qe nuk bej gjera te merzitshme, si per shembull, te luaj shah....."
Gje qe per mua eshte super humoristike si pergjigje, po qe tjetri ta merr per ters gjithesesi. Dhe une nuk kontrollohem dot kur vjen puna per pergjigje te tilla te menjehershme me spec. Kjo mbase sepse bej nje liste ne mendje per gjerat qe s'me pelqejne tek dikush, dhe ja kthej me humor pa vetedije kur me vjen nje pyetje e ngjashme.
Po ne fund te fundit, eshte edhe dicka e mire, sepse ben mire ta dije se cfare mendoj ne te vertete!
Dicka tjeter qe kam problem eshte mimika e fytyres, qe ka te beje prape me vetekontrollin. Psh, nqs dikush thote dicka qe mua s'me pelqen, syte dhe buzet e reflektojne menjehere. Me rrudhen vetullat, rrotulloj syte, ngerdheshem, shkel llapen dhe kur e kuptoj eshte paksa vone sepse skena eshte bere. Vec kur del llafi pastaj edhe e marr vesh nga shoqet qe tha filani: "Pse i perdrodhi turite ajo bushtra kur i thashe une kshu kshu..."

Krijoni Kontakt