Shumica nuk ėshtė dėshmi qė diēka ėshtė e saktė
Nga shejh Salih el-Feuzan
Burimi: Sherh Mesa'il-ul-Xhahilijeh, f.60-62





Imam Muhamed bin Abdil-Uehab, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė:



Ndėr parimet mė tė mėdha tė tyre qe edhe ajo se ata mashtroheshin nga shumica, duke e pėrdorur kėtė pėr tė pėrcaktuar saktėsinė e njė ēėshtjeje. Ata po ashtu pėrcaktonin pavėrtetėsinė e diēkaje nėse ajo ishte e ēuditshme dhe ithtarėt e saj tė pakėt. Kėshtu, Allahu ua solli atyre tė kundėrtėn e kėsaj, duke e sqaruar kėtė nė shumė vende nė Kur'an.



Shpjegimi



Ndėr cilėsitė e njerėzve tė ditėve tė injorancės ėshtė qė ata e shihnin shumicėn si dėshmi qė diēka ishte e vėrtetė, ndėrsa pakicėn si dėshmi qė diēka ishte gabuar. Pra, sipas tyre, ēfarėdo qoftė nė tė cilėn gjendeshin shumica e njerėzve, ajo ka qenė e vėrteta; ēfarėdo qoftė nė tė cilėn gjendeshin pakica, ajo s'ka qenė e vėrtetė. Nė botėkuptimet e tyre, kjo qe balancimi qė pėrdorej pėr tė pėrcaktuar tė vėrtetėn nga pavėrtetėsia. Mirėpo, kjo ėshtė gabim, sepse Allahu thotė:"Nėse u bindesh shumicės nė tokė, ata do tė tė ēorientojnė nga shtegu i Allahut. Ata nuk ndjekin gjė tjetėr, pėrveē hamendje, dhe s'bėjnė gjė tjetėr, pėrveē se gėnjejnė". [el-Enam, 116]



Dhe Ai thotė:"Por shumica e njerėzimit nuk e dinė". [el-Araf, 187]



Dhe Ai thotė:"Shumicėn e tyre s'i gjetėm tė vėrtetė nė marrėveshjen e tyre, dhe shumicėn e tyre i gjetėm tė jenė vėrtet mėkatarė". [el-Araf, 102]



Pra balancimi s'ėshtė shumica apo pakica, por balancimi ėshtė e vėrteta. Kėshtu, kushdo qoftė qė ėshtė nė tė vėrtetėn, edhe nėse ėshtė i vetėm, ai ėshtė i saktė dhe meriton tė ndiqet. Kurse, nėse shumica e njerėzve gjenden nė pavėrtetėsi, atėherė ėshtė e detyrueshme t'i refuzojmė dhe tė mos mashtrohemi prej tyre. Kėshtu, vėmendja i duhet kushtuar tė vėrtetės. Pėr kėtė shkak, dijetarėt thonė:"E vėrteta nuk njihet me anė tė njerėzve, por vetė njerėzit njihen me anė tė vėrtetės". Pra, kushdo qoftė qė ėshtė nė tė vėrtetėn, atė duhet ndjekur dhe duhet imituar.



Nė rrėfenjat e Allahut rreth popujve tė mėparshėm, Ai na informon qė ėshtė mu pakica e cila ėshtė nė tė vėrtetėn, siē thotė Allahu:"Dhe askush nuk besoi me tė, pėrveē njė pakice". [Hud, 40]



Nė njė hadith, nė tė cilin pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] i qenė prezantuar popujt, ai [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė tė ketė parė njė pejgamber qė kishte njė grup tė vogėl ndjekėsish me vete, njė pejgamber qė kishte njė apo dy njerėz qė po e pasonin si dhe njė tjetėr pejgamber qė s'kishte njeri me vete. Pra, nuk duhet kushtuar vėmendje opinionit qė ka mė sė shumti pasues. Madje, vėmendje i duhet kushtuar faktit se a ėshtė ajo e vėrtetė apo e pavėrtetė. Kėshtu, ēfarėdo qoftė qė tė jetė e vėrtetė, ndonėse nė tė mund tė gjenden njė pakicė njerėzish apo askush – pėr sa kohė qė ajo ėshtė e vėrtetė – atė duhet ndjekur, se vėrtet ky ėshtė shpėtimi. Pavėrtetėsia nuk mbėshtetet me faktin qė shumica e njerėzve e pason atė, kurrė. Kjo ėshtė masė pėrcaktuese, nė pėrputhje me tė cilėn muslimani duhet tė veprojė.



Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:"Islami ka filluar si i huaj dhe do tė kthehet si i huaj, ashtu siē ka filluar". Kjo do tė ndodhė nė kohėn kur e keqja, fatkeqėsitė e drejtimi i keq tė shtohen. Pra, askush s'do tė mbetet nė tė vėrtetėn, pėrveē tė ēuditshmėve mes njerėzve dhe ata qė tėrhiqen nga fiset e veta [pėr hir tė fesė]. Ata do tė bėhen tė ēuditshėm/tė huaj nė shoqėrinė e vet. I dėrguari [salallahu alejhi ue selam] u dėrgua ndėrsa e gjithė bota ishte pėrmbytur nė mosbesim dhe drejtim tė keq. Dhe, kur ai thirri njerėzit, vetėm njė apo dy iu pėrgjigjen thirrjes sė tij. Qe vetėm mė vonė qė ata u shtuan dhe u bėnė tė shumtė. Fisi Kurejsh, tė mos pėrmendim gjithė Gadishullin Arabik, ishte nė drejtim tė keq ndėrsa i dėrguari [salallahu alejhi ue selam] ishte i vetmi qė po thėrriste njerėzit. Kėshtu, ata qė e ndoqėn atė ishin tė pakėt nė raport mė gjithė botėn.



Pra, vėmendje nuk i kushtohet shumicės, por vetėm asaj qė ėshtė e saktė dhe arritjes tė sė vėrtetės. Po, nėse shumica e njerėzve janė nė tė vėrtetėn, atėherė kjo ėshtė mirė. Mirėpo, zakoni i Allahut ėshtė qė shumica e njerėzve gjithmonė janė nė pavėrtetėsi.



"Dhe shumica e njerėzve nuk do tė besojnė, edhe nėse ti e lakmon kėtė". [Jusuf, 103]



"Nėse u bindesh shumicės nė tokė, ata do tė tė ēorientojnė nga shtegu i Allahut. Ata nuk ndjekin gjė tjetėr, pėrveē hamendje, dhe s'bėjnė gjė tjetėr, pėrveē se gėnjejnė". [el-Enam, 116]