Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210

    Parodi humoristike

    Se kam dit kurr une qyqari
    cfare rendesiet ka gomari
    se kam njoft per men t'holle
    se kam dite se jane edhe me shkolle
    ishin mbledh gomart n'nje ven
    tan tuj fol me t'lan pa men
    boll po thoshin kem duru
    na kan thy shpinen me dru
    na kan sha na kan shilu
    kane kujtu se jena t'marre
    na kane vu edhe samare
    boll tash kta na kane thane ush
    e s'ka ba za askerkush

    Jena mledh me marre venim
    me votu nje here n'parim
    e lexum nenin e pare
    me na hek emrin gomare
    sepse kena itibar

    U venos e cunen gishtin
    neni asht me keput bishtin

    Tash e mrapa s'do t'flejm jashte
    por ner vila tetan bashke
    boll na lane me fjet nen fiq
    nuk do t'rrime ma lakuriq
    do te dalim me kravata
    do t'hame gjellen neper pjata
    do t'shkojme n'plazh do t'shrihna n'rane
    do t'ecim me dy kame
    tane gomart shendever
    thane na erdhi e mira n'dere

    Fillun zgjedhjet me kryetarin
    thane po zgjidhim ma gomarin
    duel kryetari e xuni ven
    tuj u kru e tuj shite men
    a po m'shihni shoket e mi?
    m'duket vetja si njeri
    jam me shkolle e me nji kale men
    do ta shndris une kyt ven
    do t'baj shtet e qeveri
    kush per se gjallit s'ka meu ni
    do ti shtroj rrugat me zift
    do t'bajm xhiro tetane cift
    cfare lezetit me i pa
    tane gomart t'shoqnum me gra
    tuj ba njerzit temena
    t'permallum si kurriher
    na vjen keq per njerezit e mjer
    se mas nesh kane mete qyqare
    s'marrin shemull si gomare
    na vjen keq per kta rrezike
    edhe dritat ua kane fike
    u asht ba jeta porsi ferr
    s'dine as shpine me gjete per terr
    a asht marre me i thane kuj
    na kane lane edhe pa uje
    pime si devja nji here n'muj

    Edhe kush me t'qesh gomari
    per marri ka kene i pari
    por gomari gomare met
    tash po e ven samarin e vet
    s'mbet gjynah pa la n'kyt jet

  2. #2
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    NJE VIZITE NE AMERIKE

    Nuk po e themi me shit men
    por kem shetit na ne cdo ven
    nga Saranda e deri n'kelmen

    Tuj punu na kan ra brit
    nga malesia ne mirdite
    tuj rujt delet e tuj rujt dhite

    Ne koman n'hidrocentral
    nfierze e patme hap nje kanal

    N'Maliq patme tha nje kenete
    sa jem lag edhe nen breke
    e s'jem lag se jem shurru
    por na shkonte djersa kru

    Dikun kena ba humor
    dikun tjeter na kan ba zbor

    Boll thame kena shetit
    e ma n'fund erdhi nje dite
    per me e ba nje vizite
    atje larg ne amerike

    U treguam shume te forte
    morem vizen n'pasaporte
    n'rinas i hipme avionit
    dhe zbritme sipas zakonit
    n'aeroport te WASHINGTONIT

    Kur zbritme ca me pa
    ishte mush sheshi me gra
    na thame se spo na del kush
    kur qe e shoqja e zotit bush

    Hapuni hapuni i tha njerzise
    se jane Gaci e Qazimi prej malsise
    kan ardh enkas prej shqipnise
    n'washington per me pi kafe
    e me na knaq me hoka e llafe

    U afru zonja mondane
    edhe tha fort ma ka ane
    kur ju shoh n'sofren bajzjane

    Ju kam pa juve n'ekran
    se ktu n'washington taman
    tv shkodren e merr xham

    Per mu folen disa gra
    keka i bukur thane me u pa
    vecse floket i paskan ra

    sharon stone mu afru mu
    Gac KODRINA tha ILOVE YOU
    po ti gac ca i the
    Edhe une i thashe jam tuj t'lakmu
    Boll i mire m'tha je per bese
    e per ty kam debulese
    e mputhi i.. i...iiiiitu n'maje t'krese
    manej frap ma bani n'sy
    du me lujt tha i film me ty
    i tham bukuri
    por mos t'kete fort shume dashni
    se pata qef qysh n'fillim me t'thane
    na shqiptaret bajm dashni t'rane

    Po m'vlonta gjaku ner deje
    kur madona u erdhi afer meje
    Qazo je tha i disponushem
    m'dukesh krejt si spec i mushun
    e perderisa je ti tha zog shqiptarit
    disa pune i ban persmarit
    je si yll e je si drite
    nje kang per ty du me qit

    Nigjo i tham ti qite kangen
    por ma nigjo nji fjale
    ashtu si e ke ti zakon
    lakuriq nuk du me m'dale

    Shum femna na u afrun
    shkurt hesapi na lakmun



    Gjithcka thame po shkon persmarit
    kur cerrrrr i bjen Gacit celulari

    Alo... kush je ti?? Kush??!!
    I'am george w bush

    Po bush itesh kam ardhe me qazimin
    ku po e lame na n'tre takimin?

    How are you and welcome
    e keni ba burrash taman
    po e di
    hajt pra mire se keni ardhe
    po ju pren ne shpi te bardhe

    Hajt bush se po vijme direkt
    vec mylle e mos harxho lek

    hajde shpejt te shkojme Qazim
    se na pret bushi ne takim


    Na falni zonja t'nerume
    kena axhenden e ngarkume
    s'japim ma fotografi as autograf
    se dona me u nise si staff

    E u nisen makinat varg
    te shoqnum me badigard
    disa afet e disa larg

    Kur ma nfun
    jek kishim ardhe
    bash perpara shpise bardhe
    shihe shihe mor Gac me sy
    bardh si bora e paskan ly

    Kane perdore ajken e thesit
    paska kene gelqere e mesit

    Shihe mor Gac livadhin me bar t'njome
    na kot bushit nuk po i thome
    pse s'i mban 2-3 lope
    se vijme na te dy me ti kullote

    Kolin Pawell nje burre azgan
    na priti e tha welcome
    come on tha dhe qeshi n'ftyre
    se ju pret ju bushi n'zyre

    Mai u puthme e u perqafume
    e n'zyre t'bushit u rehatume
    n'fillim e more fjalen vet
    George Bush mirese t'kena gjet
    E meqe jemi prej shqipnise
    si mi ke TAN **** E SHPISE

    Well well

    Well eshe ma zi
    po cka po hekim na nshqipni
    Bushej.
    YES.
    Itesh n'fun keni ba namin
    a hoqet keq me kap SADAMIN??

    No, per me e kap sna ka munu
    por po hekim keq me e rru
    se mjeker t'madhe kishte lshu

    Pa fillu mire me fole
    na prune cigare e cocacola
    Shum shushe na prune ne tavoline
    Gac Kodrina ca po pime?

    une nuk di se ca me pi
    se as emrat nuk jau di

    Atehere une u kujtova
    nga canta shishen e nxorra
    se une jam taman burre sojit
    byrm Xhorxh Bushi raki shtojit

    Qazim mos e ke ba me sheqer
    se asht finok vesht shpejt e merr?
    Jo more burre asht safi rrush
    atehere pije pa frike Bush

    Thank you very much
    I have a question for you Gac
    you think only out out
    albania waht about?

    About per faqe tzeze
    tan shqipnia flak asht neze
    s'kena pune as uje as drita
    vec tuj u sha na kalon dita
    demek i kena ba do hapa
    por m'duket se i paskena ba mrapa

    Na nimo bush se ban mire
    se miku i mire njihet n'dite t'shtire

    Oh yes I heard you ne takime
    n'kurse e n'ballafaqime
    n'seminare e n'keshillime
    Shkurt hesapi lesh me qime

    Leni mor burre c'seminare
    na nimo more me pare me pare.

    Oh yes i heard you me dollar OK OKAY

    Amerikanet i kane do hile
    miq i kena por jane skile

    po fillove gja me u lyp
    Ata nisin me u pertyp
    Ne fillim te thone OK
    Manej dores i japin ktej (mbrapa)

    G+Q
    T'flasin amel e te buzeqeshin
    e n'fund t'fundit tjapin leshin

    E dime bota na ndihmon
    por ja aq sa dikush kujton
    Nqs na do t'nimojm vedin
    kryesorja t'forcojme shtetin

    E t'punojne ketu rinia
    G+Q
    SE S'KA NE BOTE SI SHQIPERIA

  3. #3
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Kryetar Suxhuku

    Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
    ne po hajmë suxhuk të pjekur.

    Me bagëti e me bujqësi
    krejt n’suxhuk i kemi shti.

    Ku e lam e ku na mbeti
    Pa suxhuk po kris qameti

    Vaj vatani e mjer mileti,
    edhe komshive I ka hy lezeti.

    Do të shkrihem e venitem,
    për një copë po shkaravitem.

    Kem lidhe besën me kroatin,
    për suxhuk e kem lidhë fatin.

    N ilem të madhe ka ra shpija,
    për sa kila, t’bëhet porosia?

    Ti Fatmir O faqe bardhë,
    morre namë O atdhetarë.

    Nuk të harron kur shoqnia,
    midis gjumi t’përmend fëmija.

    Për suxhuk ti s’kurseve gje,
    s’të harron komuna me.

    O te djeks O të pa djeks,
    ke suxhuk për çdo oreks.

    Era e tij po na trullon,
    edhe atdheun po na kujton.

    Jemi ç’mendur ashiqare,
    O nuk lodhem për Abetare

    Kush po lodhet për atdhe e shqip,
    veç suxhuku t’jet me krip.

    Jemi popull me tradita,
    me suxhuk, O u kalita.

    Vetëm ai na bashkon,
    lezeti i tij na afron

    Atdhetarë a po ndëgjoni,
    kryetar SUXHUKUN ta votoni.

    Vetëm ky na bashkon,
    lezeti i tij na afron.

    Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur,
    nuk jetohet pa suxhuk të pjekur

  4. #4
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Plaku i pallatit per karshi
    Me nje plake, ka ra n'dashni
    Dite e nate per te mendon
    Pa e pare dot s'duron.
    Kur del plaka ne dritare
    Plaku i shkret luan fare
    Do qe t'ia bej me sy
    Por i mbyllen qe te dy.

  5. #5
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Eh atëherë! E kurë atëherë?
    Kur fillon m'u ba prandverë,
    Kur të dalin n'dritë lulkuqet,
    E kur vallen t'fillojnë nuset.
    Ah, atëherë edhe do vjetë,
    Kur të shkosh në fat të vet,
    Zemra mal inshallah t'bahet,
    E prej qefit nuk të ndahet,
    Paç fat t'mirë e t'ndihmoftë Zoti,
    e me gëzime të shkoftë moti,
    Por nji gja shumë po m'mundon,
    po kam frikë tash na harron,
    Se pastaj ke hadhe tjera,
    s'di kur vjen as kur shkon vera,
    s'di kur ngrysë as kur zbardhë drita,
    e s'ke kohë me ndejt me çika,
    as s'ke kohë për shokë e shoqe,
    tash të duken t'gjitha krroqe,
    Për punë Zoti t'jep këvet,
    por s'ke kohë për internet,
    as "skomil" as ndonjë "gungull"
    se punët të mblidhen grumbull.


    II
    Eh atëherë! e Kurë atëherë?
    Bora e bardhë kur t'vij me erë,
    kur t'bjer shi e t'fryj murlani,
    kur t'fillojë me t'u marrë Zani,
    Me at Za kur t'nisësh me këndue,
    shpendët n'mal kanë me t'nigue
    E bilbilit n'i raftë n'vesh,
    ka me ra prej tranit n'pshesh,
    S'ka me'j ra ma n'mend me knue,
    kangen tande tue ndigjue,
    Aman Zot kangtare që t'kena,
    s'ta kalon as Lopa Brena.


    III
    Ah atëherë! E kurë atëherë?
    kur t'mbydhet shkolla në verë,
    Kur diplomen n'shpi e Çon,
    gëzohet gjithkush që dëgjon,
    na gëzon edhe Bab Dolla,
    vijnë pijnë kafe e KokaKola,
    piqen pulat si n'hotele,
    piqen qingja e piqen dele,
    ban vaki ndonjë gjel detit,
    s'pran muzika prej shyhretit,
    GJIN'JA SHPISE ta duen hatrin,
    tu luejt "shoten" dredhin shtatin.
    Edhe na tjert te gzuem jena
    ja thomë këngës me makarena.
    Na e dijmë s'ka ma shyhret,
    diplomen kur futë në xhep.


    IV
    Pas diplomës n'punë tash shkon,
    edhe fati të ndihmon,
    doktorreshë në punofsh n'zyrë,
    kalon diten në pasqyrë,
    avokate në të kena,
    t'tan jeta do t'shkojë me rrena.
    S'ka randësi çka do t'punosh,
    dollar t'presin kudo t'shkosh.
    Ke me i mushë xhepat me pare,
    s'ke mu dukë ma katundare,
    do t'blejsh vila n'breg të detit,
    do t'bahejsh si bija mbretit,
    do t'bahejsh me za ndër ne,
    n'koken tande do t'bajn be.
    Vilat tua me bazena
    me garazhda e lifta mbrenda,
    Çdo garazhdë nga dy makina,
    shkojnë "ekspresit" si vetima,
    ngjyra, ngjyra me t'marr sytë,
    Aman Zot çka kena pritë.

    V
    Eh! atëherë! e kurë atëherë?
    nga dhjet vetë presin në derë,
    një nga një presin me hy,
    janë m'sitat që vijnë për ty,
    doren tande vijnë kërkojnë.
    një palë hyjnë të tjerët shkojnë,
    sheherli e katundar,
    zhurmaxhi e të pafjalë,
    të gjith djemt e vilajetit,
    si princër e bij të mbretit,
    s'ka me kjenë kollaj për ty,
    me'j ra shenjit sy më sy
    Zoti inshallah të ndihmon,
    e gjenë fatin që t'takon.
    Zoti inshallah ty përherë
    ta mbushë zemrën shend e verë,
    kur t'nisë fati me t'lulëzue,
    e dëshira me t'u plotësue,
    kur "dikush" të hyjë dhëndërr,
    ka me t'u duk vehtja si ëndërr,
    syve tu s'ke m'ju besue
    që dëshira t'u plotsue.
    Porse, ti mos e rrit mendjen,
    shiko n'sy e lexo zemren,
    e për fat që Zoti t'jep,
    sa ma shpesh bjer "shehadet"
    lutju Zotit ditë e natë,
    që do t'japi këtë nafakë,
    Çka shumkush kish me dishrue,
    por fati u ka mungue.


    VI
    Edhe na! Ah edhe na...
    s'do t'i lam mangut kurrgja
    gëzimit tand per m'ju bashkue
    n'mes t'valles kem me't rrethue,
    Nji javë dit darsem do t'bajmë,
    gjithë kojshin do t'i çojmë n'kam,
    me muzikë kërset shyhreti,
    si me kjenë kah "nënqyteti",
    dy kangëtar e dy kangëtare,
    do t'na bajnë me hedhë valle,
    n'tarabukë e n'klarinetë,
    kush nuk di, do t'këcej përpjetë,
    Aman Zot, at'herë n'dyzen,
    për gjylpan s'ka me metë ven
    Alaudinin e gëzon nafaka,
    ka me rrah për ty shuplaka,
    do t'çojmë nuse si vetima
    1000 vetë, 500 makina.


    VII
    Dhe atëherë! E kurë atëherë?
    kur t'mos vije ma prandverë,
    kur të plakejsh, ah kuku,
    me dy shkopinj ke me shku,
    s'ka me t'metë pesë pare mish,
    ke m'u krrusë m'u ba dyfish,
    mbulue koken si rrinë bullat,
    kanë me t'mblue ftyren rrullat,
    E gjithnjë si kryeneçe,
    ke m'u ba plakë 100 vjeçe,
    ka me t'dalë zani mentare,
    ke me shitë k'shilla me pare,
    kanë m'u vu njerëzit në rend,
    për me ardhë e me ble mend.
    Trandofilit i humbë era,
    kur të mbesi veç në ferra,
    kur t'i bien gjethet n'tokë,
    vetëm shkopi mbet i fortë,
    e pastaj shpejt vjen acari,
    e merdhet e ban si zhari,
    i këputë gjembat në trasenë,
    e tretë, e ban të paqenë.
    Kështu pra, njeriu i shkretë,
    kur të plaket mbushë 100 vjetë,
    ngadalë humbet, ngadalë tretet,
    edhe shenjë për jetë s'i mbetet,
    Deri t'thonë "pastë rahmet"
    ike, shkove n'Ahiret.
    PORSE TASH PER SHNET E JETE
    VELLAU I YT TY TE URON

    BAFSH O ZOT, MBI 100 VJETE
    FATI I MIRE GJITHNJE T'PERGJON!...

  6. #6
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Nje polic shkon per dreke te nje fshatar dhe ky i fundit i jep buke me sallam.Duke ngrene,fshatari vuri re se polici jo vetem qe po e hante tere kersheri sallamin,por here pas here fuste kokrrat e piperit ne xhep. Pas nje fare kohe,kur mbaruan fshatari e pyet policin: -Vura re qe te pelqeu,keshtu qe po deshe po te jap edhe me vete . -Jo,jo, -i thote polici -se kam marre farat me vete...

  7. #7
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    A e dini pse nje bjonde kur hipen ne aeroplan pse nuk hulet nga ane dritares?sepse nuk do ti prishen floket.

  8. #8
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    dy emigrant shqiptare vajten ne greqi per pune dhe dolen per pune aty i mer njeri ne pune dhe thot punen qe do benin te conin nje lavatrice ne nje pallat ne kat te nente e marin lavatricen dhe ju futen punes kur ven te ashensori per fat te keq ishte i prishur vendosen ta conin neper shkalle ik e ik u lodhen dhe i thot shokut po ik shiko dhe sa na ka mbetur se na u mor fryma vete ky dhe kthehet shpejt dhe i thot kam dy lajme nje te mire nje te keq ke do te parin te mirin thot ky tjetri lami i mire eshte se dhe nje kat kemi po i keqi thot ky tjetri i keqi thot ky eshte se kemi ngateruar pallatin


  9. #9
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Dy pijanec, po ecnin naten, mezi duke qendruar ne kembe, policia i ndal dhe e pyet njerin ,Ku banoni?- ai i tha askund, po ti e pyten tjetrin, ai u pergjegj- nje kat me larte

  10. #10
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Drejtori i shkolles eshte idiot !" I thote nje djale nje vajze qe kishte aty afer. "E di ti kush jam une?" e pyet vajza. "Jo." "Une jam vajza e drejtorit." "Po ti e di kush jam une?" pyet djali. "Jo" pergjigjet ajo. "Shyqyr Zotit !"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vica- Barcoleta mė tė reja fresh fresh
    Nga Visari_ nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 21:18
  2. Shkruani Barcoleta Per Anetaret e "Forumit Shqiptar"
    Nga new girl nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 12:33
  3. Dr.No - Barcoleta
    Nga Dr.No nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:56
  4. BARCOLETA PIKANTE
    Nga i shkatheti nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 09:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •