Peza, shembulli i pėrkryer i derdhjes sė miteve nė bronz e beton qė tė lejon tė analizosh artin e veēanėrisht skulpturėn nė angazhimin gjigantoman dhe mashtrues

Surealizmi Pezak


Maks Velo (shekulli)

Memorja Monumentale e Tiranės

Nė njė fshat afėr Tiranės, nė Pezė, ėshtė ngritur kompleksi mė i madh skulptural e memorial i Artit tė Realizmit Socialist, me pesė monumente. Nė kėtė fshat mė 16.9.1942 u zhvillua njė konferencė e gjithė grupeve politike e partive qė ishin nė Shqipėri nė atė kohė.
Propaganda zyrtare komuniste thotė se ajo konferencė “...hodhi themelet e bashkimit kombėtar nė luftė kundėr pushtuesve...”. Atėhere mund tė bėjmė pyetjen pėrse lufta A.N.Ē. u kthye nė njė luftė vėllavrasėse?
Pėr nder tė saj ėshtė ngritur njė lapidar ku elementi kryesor vertikal ėshtė njė kolonė me yll dhe njė pushkė gjigante. Mė vonė u realizua dhe monumenti nė bronz i Myslym Pezės, udhėheqės i forcave partizane tė zonės. U ngrit dhe njė memorial pėr dėshmorėt e Brigadės XXII Sulmuese. Mė pas nė bronz u derdh njė memorial skulpturor, qė kulmon kompleksin e varrezave tė dėshmorėve. Tė katėr kėto vepra janė ngritur nė njė territor prej 5000 metėr katrorė. Vepra e pestė ėshtė njė skulpturė-sinjal ngritur nė rrugėn nacionale 6 km larg fshatit qė shėnon drejtimin pėr nė Pezė. Nėse dėshiron tė studiosh skulpturėn e realizmit socialist nė Shqipėri, mjafton tė vizitosh kėtė fshat -skulpturė. Kėto vepra u ngritėn pėr njėzet vjet nga viti 1965 deri mė 1985. Kėto vite shėnojnė rėnien e vazhdueshme tė ekonomisė dhe veēanėrisht varfėrimin e fshatit socialist qė e pėrjetuan edhe pezakėt. Sa mė shumė binte teposhtė ekonomia dhe sa mė tepėr izolohej vendi, aq mė tepėr shtoheshin monumentet.
Krahas monumenteve, me vetizolimin u ngritėn njė numėr i pafund bunkerėsh. Ēuditėrisht sot bunkerėt janė pjesė e peizazhit, dhe janė lidhur e jetojnė bashkė me monumentet. Nuk njoh asnjė formė tjetėr qė pėrfaqėson atė epokė sa forma hermetikisht e pėrkryer e bunkerėve. Bunkerėt janė forma mė racionale, mė shprehėse, mė sugjestive dhe mė e koncentruar qė pėrfaqėson artistikisht dhe ushtarakisht ēmendurinė e vetizolimit dhe glorifikimit tė njė sistemi kriminal qė pretendonte se udhėhiqte botėn. Tė tre monumentet, ai i Dėshmorėve nė bronz, i Brigadės XXII Sulmuese dhe ai nė rrugėn nacionale, kanė po ato karakteristika qė ka gjithė skulptura e asaj kohe. Relievet e gdhendura janė si grafika nė linoleum ose si vizatime me tush. Prej tyre dalin vargje figurash tė plota ose deri nė bust, kush mė afėr e kush mė larg, qė marshojnė, luftojnė ose parakalojnė. Elementet e tjerė janė pllakateske si yje pesėcepėsh ose parulla: V.F.L.P. ose P.K.SH. ose Lavdi Pezės Heroike, ose Populli nė kėmbė, Partia nė ballė etj..
Kuptohet se funksionet thjesht e pastėr artistike largohen dhe pamundėsohen dhe veprat marrin pėrsipėr detyra dhe atribute qė nuk kanė lidhje me artin. Nuk po shėnoj autorėt, sepse aty nuk ka individualitete. Bile mė duket sikur vetė artistėt e kėrkonin kėtė: depersonalizimin e tyre, ngritjen dhe formimin e njė arti impersonal i cili i udhėheq. Kjo takohet vetėm nė artin religjoz. Albanologu Robert Elsie nė veprėn “Historical Dictionary of Albania” citon Dritėro Agollin, kryetarin e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe anėtarin e KQ tė PPSH, i cili e pėrshkruan Shqipėrinė si njė vend i cili ka prodhuar mė shumė heroizėm se drithė.
Mendoj se Lidhja e kryesuar nga D. Agolli kontribuoi shumė pėr kėtė, edhe me kėto monumente. Ajo ndihmoi qė Shqipėria tė afrohej realisht tek parulla e Hoxhės “Dhe bar do tė hamė po nuk heqim dorė nga parimet”.
Nė Pezė unė fillova tė ha bar, realisht. Mblidhja rradhiqe dhe manaferra dhe i ēoja nė shtėpi se nga puna nė brigadė nuk merrja as sa pėr tė paguar autobuzin urban. Unė kryeja dėnimin aty. Fshatarėt e brigadės ēdo ditė bukėn e hanin me speca tė fėrguara.
Po citoj sėrisht Elsie-n, i cili mė poshtė shkruan: “Historia shqiptare gėlon nga mitet, tė cilėt kanė shėrbyer pėr maskimin e komplekseve tė inferioritetit tė njė populli tė vogėl e tė pazhvilluar por, nga ana tjetėr, gjithashtu i kanė ardhur nė ndihmė pėr ta mbajtur popullin bashkuar nė kohė krizash”.
Peza ėshtė shembulli i pėrkryer i derdhjes sė miteve nė bronz e beton, qė tė lejon tė analizosh artin e veēanėrisht skulpturėn nė kėtė angazhim gjigantoman dhe mashtrues.
Peza ėshtė rast i veēantė jo vetėm nė artin Shqiptar dhe Evropian por edhe atė Botėror prandaj duhet ruajtur e konservuar.

***
Derdhja ime nė bronz, ishte proces i ngadalshėm, i gjatė, por i vetanalizueshėm.
Sa mė shumė kalonin vitet, isha mė pak njeri dhe mė shumė bronz. Nė fillim nuk e pranova, e refuzova dhe e luftova sa munda konvertimin. Por, pėr ēudinė time, me kalimin e viteve, e pranova dhe prisja finalizimin e procesit, si njė shenjtėrim.
Ēdo epokė ka mrekullitė e veta, kjo ishte njė nga mrekullitė e epokės Socialiste.
Por kishe edhe mundėsi zgjedhjeje: o tė konvertoheshe nė bronz dhe tė ishe monument, o tė konvertoheshe nė beton dhe tė ishe bunker.
Unė pėr vete zgjodha bronzin. Mė mirė thashė, monument.
Ja si ndodhi.
Mė kishin ēuar nė Pezė, pėr riedukim, sigurisht. Gjithmonė mė thoshin se duhet tė riedukohesha, nuk e di sepse, por me siguri bėja ndonjė tė pabėrė, qė kisha nevojė pėr riedukim. Punoja nė brigadėn e Hysni Kolės. Brigada kishte mė shumė gra dhe vajza, dhe ata pak burra e djem, qė nė mėngjes seku zhdukeshin, me detyra partie, e rinie, po punė me dorė nuk zinin. Punėn e bėnin gratė. Ato muaj kishim qilizėm. Belat ishin tė mirė dhe i imi ishte njėsoj si i grave, pėr ēudi mezi mė ngulej nė tokė. Dhe toka ishte njėlloj. Ato i palosnin belat fap e fap, dhe unė mbesja mbrapa.
Norma ishte 120 m2, e unė nuk bėja dot as 30 m2 . Gratė e tejkalonin normėn. Kur mblidheshim pėr drekėn, ato hanin gjithmonė bukė me gjizė e speca, dhe mua mė vinte rėndė se e kisha mė tė mirė. Atė ditė, mbas pune shkuam tė shihnim monumentin qė ishte vendosur. Do inaugurohej tė nesėrmen. Kur po afroheshim pashė se monumenti po vezullonte si njė damar ari. U afruam me droje. Ishte madhėshtor. Ai shkėlqente dhe errėsonte ēdo gjė pėrreth. Tė gjithė ishim tė hutuar, tė habitur dhe tė lumtur. Dhe unė. Dalėngadalė na dukej sikur po shkėlqenim edhe ne, sikur ishim aq tė fuqishėm dhe heroikė, sikur duhej tė na adhuronin, si monumentin. Dalėngadalė me dukej sikur po kthehesha nė bronz. Dhe kuptova menjėherė se Partia kishte tė drejtė: ia vlen tė vuash, por ama ja ku mund tė ktheheshe nė monument. Monument.

* * *
Kompleksi skulptural i Pezės ėshtė rast unikal nė Evropė. Ai duhet ruajtur me kujdes.
Deri tani nuk ka pasur asnjė dėmtim. Por rreziku ekziston nėse do tė ngelet rruga nacionale Pezė-Peqin. Kur tė bėhet studimi dhe projektimi i rrugės, duhet pasur parasysh qė e gjithė zona, por veēanėrisht kompleksi skulptural duhen ruajtur dhe mbrojtur me njė studim tė veēantė urbanistik. Peza ėshtė njė nga zonat mė tė bukura turistike rreth Tiranės akoma e pashfrytėzuar, dhe prandaj nga gabimet qė kemi bėrė, tė nxjerrim mėsime, dhe tė krijojmė njė park tė vėrtetė studimi dhe pushimi.


Somario
Funksionet thjesht e pastėr artistike largohen dhe pamundėsohen dhe veprat marrin pėrsipėr detyra dhe atribute qė nuk kanė lidhje me artin. Nuk po shėnoj autorėt, sepse aty nuk ka individualitete. Bile mė duket sikur vetė artistėt e kėrkonin kėtė: depersonalizimin e tyre, ngritjen dhe formimin e njė arti impersonal i cili i udhėheq. Kjo takohet vetėm nė artin religjioz.

“Historia shqiptare gėlon nga mitet, tė cilėt kanė shėrbyer pėr maskimin e komplekseve tė inferioritetit tė njė populli tė vogėl e tė pazhvilluar por, nga ana tjetėr, gjithashtu i kanė ardhur nė ndihmė pėr ta mbajtur popullin bashkuar nė kohė krizash”.





29/03/2006