Kryeplak
As për vëllaun tim me të cilin jemi rritur bashkë nuk vej dorë në zjarr, sepse në të vërtetë njeriu asnjëherë nuk mund të jetë i sigurt në veprimet e askujt, çdo njeri është i prirur për gabime dhe çdo njeri mund të bëhet pre e dëshirave dhe nevojave personale ose të tjerëve.
Është fakt se jo gjithmonë ajo që duket nga jashtë korespondon me të brendshmen. Sidomos kur është fjala për politikë, dihet se platforma e një partie është më tepër strategji e joshjes së elektoratit, sesa plani dhe synimet e vërteta të partisë.
Bile kjo është provuar këtu tek ne, është realiteti jonë i hidhur.
Por, meqë njerëzit nuk kanë rrugëdalje tjera përveç atyre që i ofrohen, gjegjësisht imponohen dhe janë të lënë në mëshirën e një grusht njerëzve (politikanëve), atëherë dashur apo padashur, janë të detyruar të kalojnë rrugën në të cilën i shpien politikanët. Ndonëse nuk marr vesh shumë nga politika dhe nuk ia kam dhe aq haberin Lindjes së Mesme, me aq pak sa marr vesh, mund të them me gojën plot se Arafati dhe Fatahu i tij kanë qenë rrugë e gabuar për popullin palestinez. Jashtë faktit që ai nuk ka ndryshuar gjë prej gjëje në gjendjen e Palestinës, gjithashtu dihet se gjersa Arafati vdiq me një llogari bankare lakmuese, populli i tij vuan nga uria!! Për të vlerësuar punën e një lideri, apo një partie politike duhet të shqyrtohen vetë rezultati dhe të arriturat e asaj partie, gjendja e popullit nën qeverisjen e tyre. Në këtë rast rezultati nuk është fare pozitiv, por është e mjeruar. Prandaj kjo parti i humbi zgjedhjet.
Ndoshta Hamasi nuk është zgjidhje e mirë për palestinezët, ndoshta bile është zgjidhja më e keqe që këta kanë mundur ta bëjnë, por së paku është një zgjidhje tjetër të cilën do ta provojë koha në është e mirë apo jo.
Fatkeqësisht në Lindjen e Mesme megjithëse ka potencial dhe resurse njerëzore të cilët do të përmirësonin situatën, ndikimi negativ i faktorit Perëndimor është aq i fuqishëm dhe imponues sa që çdo tentim është i kotë. Së paku për momentin. Çdo tendencë për t’iu kundërvënë interesave të Perëndimit në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja edhe më të rënda për muslimanët.
Reagimet e ashpra dhe kërcënimet e Perëndimit ndaj fitores së Hamasit janë një indikacion se interesat e Hamasit nuk janë në vijë me interesat e Perendimit në Lindjen e Mesme. Fakti që Perëndimi krijoi shtetin Izraelit dhe mënyra si u krijua ky shtet flet qartë se interesat e Perëndimit nuk janë në vijë me interesat e popullit palestinez. Meqë perëndimi absolutisht është kundër interesave të palestinezëve dhe kundër interesave të Hamasit pak a shumë mund të konstatohet, por jo kushtimisht se Hamasi ka interesa të përbashkëta me popullin palestinez. Pyetja është në Hamasi do të lehet i qetë të punojë për të mirën e popullit dhe shtetit apo do të pengohet?
Mund të mos jem e sigurt për interesat e vërteta të Hamasit... por për një gjë jam e sigurt, se Perëndimi është absolutisht kundër interesave të popullit palestinez!
Përshëndetje
Krijoni Kontakt