Nuk te duket se ja ke fut pak kot tek ky paragrafi dhe mjaft e studiove ceshtjen e lindjes se mesme permes TV Al Jazira.
qellim kombetar! o sa per te qeshur. paskam qen i verber dhe i shurdher gjithe kete kohe se nuk e paskam ditur (nuk rrihet gjithe diten mbi libra jo duhet me pa edhe jashte ca bohet) qe paska shqiptar qe i thurin lavde terroristeve
Ne radhe te pare me duhet te te them se nuk para lexoj wikipedia per faktin e thjeshte se ne shume tema te disinformon.
Izraeli mund ti kete te renda edhe per te sulmuar gjithe boten , por kjo nuk e ben te mire. Te edukuar? Po atyre nuk u eshte dhene mundesia te edukohen se kane lindur ne kohe lufte dhe vazhdojne te jetojne ne kohe lufte. Une nuk i mbeshtes vetevrasjet qe me thua se i mbeshtes kur vetvriten. E kam thene me siper se c'fare mendoj per te dyja palet.
Kot apo plot ai eshte mendimi im. Nuk e studjoj gjendjen permes Al Jazira sepse nuk ma kap fare ate kanal. Perse te duket per te qeshur kur te them se kane nje qellim kombetar dhe jo fetar? Ti e di se perse luftojne palestinezet apo flet kot ne ajer?
Kush u thurr lavde? Po pse sipas teje jane terroriste? Meqe ti ditke shume gjera dhe shikoke edhe ca behet jashte mund te ma thuash pak se cfare jane terroristet dhe perse quhen te tille? Kur te mesosh se c'fare do te thote terrorist eja dhe mundohu te me mbushesh mendjen.
Palestinezet luftojne per liri , pavaresisht metodave qe perdorin ( kunder pushtuesit nuk mund te perdorin metoda paqesore ). Sikurse Izraeli kishte te drejten te behej shtet , ashtu e ka edhe palestina te drejten. Ti nese do ta shikosh problemin nga pikpamja fetare jepi se e ke mire.
PS: Palestina po vuan gabimet e Europes.
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Nuk e di sa here i keni degjuar palestinezet te vriten per Palestinen dhe sa here per Allahun? A keni degjuar ndonje palestinez te thote "Rrofte Palestina" - KURRE te gjithe thone "Allahu Ekbar" dhe shkojne ne te semes?
Palestinezet shume qarte luftojne per zhdukjen e Izraelit. Ky ne fakt eshte misioni i kombeve islamike. Palestinezeve u eshte ofruar toke dhe paqe, si dhe u jane plotesuar 98% te kerkesave per territore, por palestinezet duan ri-atdhesimin e refugjateve brenda territorit te Izraelit, qe do te thote zhdukje per shtetin dhe kombin izraelit pasi cifutet do kalojne ne minorance.
Palestinezet jane terroriste per nje arsye te thjeshte. Me ushtrine Izraelite ata nuk luftojne dot, ajo eshte shume e mbrojtur, keshtu qe fokusohen tek civilet. Dallimi thelbesor ketu eshte se njeri ben lufte moderne, tjetri lufte barbaresh. Civilet ne kete konflikt i implikojne palestinezet qe fshihen mes zonave te banuara dhe jo Izraelitet qe nuk kane nevoje te fshihen pasi kane ushtri te rregullt.
Ne 1947 Anglia terhiqet nga mandati qeverises i Palestines, dhe OKB miraton parimisht te drejten e ndertimit te dy shteteve nje arab dhe nje Izraelit. Jeruzalemi do ishte nje qytet internacional i qeverisur prej OKB i vecante prej te dy shteteve. Izraelitet e pranuan planin, kurse ARABET JO.
Pra e drejta e shtet formimit eshte mohuar nga vet arabet pasi pranimi i saj do te thoshte pranimin e nje shteti Izraelit qe arabet nuk e deshen atje.
Keshtu 5 ushtri arabe sulmuan Izraelin ne 1948 dhe gjate kesaj lufte shume arabe lane Izraelin, por Izraelitet jo. Arabet qe ishin atje u larguan pas thirrjeve te njepasnjeshme te ushtrive arabe qe kerkonin ta shkaterronin Izraelin me bombardime dhe raprezalje masive dhe keshtu bene thirrje arabeve qe ishin atje te largoheshin perkohesisht qe ti shpetonin ketij shkaterrimi. Qe prej asaj kohe Izraeli eshte sulmuar rregullisht prej ushtrive arabe, dhe per tu mbrojtur ai vuri ne kontroll nje buffer zone jashte territorit te vet, akt ky totalisht legjitim, per aq kohe sa tokat qe u vune nen kontrollin Izraelit ishin toka prej te cilave fillonin sulmet ndaj tij.
Refugjatet Palestineze nuk kane te drejte kthimi bazuar mbi disa ligje te se drejtes nderkombetare. Qellimi i formimit te shtetit Izraelit ishte te krijonte nje shtet per cifutet duke pasur keshtu parasysh historine e hidhur dhe diskriminuese ndaj kesaj popullate. Me tej shume Izraelite u spastruan nga kombet arabe mbas 1948, por ata nuk u vendosen ne kampe dhe nuk kerkojne te drejte kthimi pasi Izraeli i mirepriti. Nderkohe askush nuk i mirepret palestinezet edhe pse ata jane arabe pra e njejta kombesi si Jordanezet, Sirianet, Egjyptianet, Irakianet etj, etj dhe nuk jane nje popullate autoktone ne Palestine. Po ashtu keta palestineze jane antagoniste me ekzistencen e shtetit Izraelit dhe si te tille ata me ligj perjashtohen nga pjesmarrja ne kete shtet, ashtu sic u perjashtuan Gjermanet e Sudeteve (Cekosllavakise), te cilet mbeshteten pushtimin nazist dhe me vone u spastruan per te mos u kthyer kurre me ne Sudete.
Nderkohe ka nje histori te pasur me precedente te tille, ku per hir te konflikteve dhe ndryshimeve territoriale kryen shkembime popullatash dhe me e pastra eshte ajo e Turqise me Greqine gjate viteve 1920. Nderkohe kombet arabe edhe pse debuan gjithe cifutet nga shtetet e tyre, nuk pranojne ti marrin arabet e palestines ne shtetet e vet, edhe pse jane i njejti komb, kulture etj. Kjo te thote qarte qe ata nuk kane asnje qellim per paqe, por vetem per te shkaterruar Izraelin.
Respekt per Izraelin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 29-05-2008 mė 14:47 Arsyeja: Nuk ka nevoje per shprehje te tipit "Magjyp"
Zarathustre rrofsh!
Me ke shpetuar shume kohe me kete komentin.
Keta pro palestinezet ketej rrotull i urrejne per arsye fetare cifutet. Me budallek nuk kam pare.
Po pune e tyre xhanem, vete po vuajne.
Ne rradhe te dyte nese futesh ne diskutim per nje teme historike, atehere jep disa referenca.Ne radhe te pare me duhet te te them se nuk para lexoj wikipedia per faktin e thjeshte se ne shume tema te disinformon.
Te te besoj ne fjale une? lol
Mos e hiq nga konteksti. Une mbroj variantin qe Izraeli nuk sulmon, mbrohet. Luften me arabet di ta beje mire. Se ndryshe do e kishin heq qafe.Izraeli mund ti kete te renda edhe per te sulmuar gjithe boten , por kjo nuk e ben te mire.
Po pra, kur nuk jane te edukuar jane te manipulueshem. Jane injorante (te paditur) edhe si te tille te paafte per te patur shtet. Ketu dal une te injoranca e tyre edhe them qe arabet i shfrytezojne.Te edukuar? Po atyre nuk u eshte dhene mundesia te edukohen se kane lindur ne kohe lufte dhe vazhdojne te jetojne ne kohe lufte. Une nuk i mbeshtes vetevrasjet qe me thua se i mbeshtes kur vetvriten. E kam thene me siper se c'fare mendoj per te dyja palet.
Ezekiel 25-17.
Fakti qe jane te paafte nuk ua mohon te drejten per te pasur nje shtet te tyre. Izraeli mbrohet duke sulmuar... Jam dakord deri diku por mendoj se ka menyra te tjera me paqesore dhe me efektive per tu mbrojtur.
Nuk e di nese me je drejtuar mua me fjaline qe ke permendur "pro-palestinezet" , por nese me je drejtuar mua do doja te te them se nuk jam aspak pro-palestinez. Jam pro paqes.
PS: Me mire ti quash "Hebrenj" dhe jo "cifute" se tingellon me mire.
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Izraeli, shteti me problematik dhe bota do ta kete kete problem deri sa ky shtet te riformohet.
Te vret dhe te quan terrorriste. Gjeneva e kerkon per masakra si ato te Sadam Hysenit ai i injorone.
Shikoni cfar bene:
http://english.aljazeera.net/NR/exer...A6D0B50623.htm
Dolphin, une nuk i quaj subhumane. Ata jane fatkeq e gjynah si njerez. Ketu ku jetoj njoh palestineze studente. Po ajo qe i pengon ata eshte injoranca. Dhe duhet te pranojne perfundimisht qe Izraeli ka te drejte te ekzistoje.
Per "cifute" ke te drejte, me i mire termi hebrenj apo izraelite.
Ezekiel 25-17.
RAMALLAH, West Bank
Marre prej AP
Te kerrusun mbi laptop inxhinierat programatore palestinez punojne ne nji program qe do ti baje kompjuterat desktop aksesibel prej kudo.
Ata ne te vertete synojne qe industria e brishte palestineze e 'high-tech" me mujte qe nji dite me cue para ekonomine e dobet palestineze, me ndihmen edhe te shume te diplomumve prej kolegjeve e me pak kufizime prej konfliktit te Lindjes mesme.
Nji sfide qe palestinezet kane asht hezitimi i firmave te hueja me formue ortake biznesi me ta, por biznesmeni izraelit i programeve kompjuterike Zvi Schreiber po perpiqet me e thye ket klishe.
Para 2 vjetsh ai gjeti ortake palestinez e themeloi nji kompani te re G.ho.st (Global hosted operating system), e cila po zhvillon nji version te zgjanuem i cili mundeson lidhjen me kompjuterat desktop prej cfardo vendi.
Teknologjia palestineze e informacionit asht ende infantile, me vetem 2 duzina qendrash programore, pak mija inxhiniera e vetem $15 million eksporte ne vit.
Kompanite palestineze kane provue qendrueshmeni, tue dale me fitim edhe kur pegjate viteve te luftimeve shume biznese tradicionale u detyruen me u mbylle ose reduktue.
"Une patjeter shof nji mundesi atje" thote nji izraeliti, Yadin Kaufmann, i cili ka investue ne fillim biznesesh izraelite pergjate 20 vjetve te fundit, e tash ndodhet ne diskutime me partneret palestineze.
Universitetet palestineze nxjerrin rreth 4,000 te diplomuem ne shkencat kompjuterike, inxhiniera e fusha te lidhuna me to per cdo vit, por shume prej tyne nuk gjejne pune e ose nderrojne profesion ose emigrojne.
Mgjate shume kompani izraelite te high-tech hezitojne me investue mbasi dhimbjet e dyshimet mbas 8 vjetsh luftime te pergjakshme jane ende te forta per te dy palet - thote Amiram Shor i shoqates se prodhuesve ne Izrael.
Programi G.ho.st , i cili ka fitue cmim prej revistes Red Herring u prezantue ne nji konference ne The Wall Street Journal's "D: All Things Digital" , grupim i rabdesishem industrial ne Carlsbad, Calif.
Schreiber thote se ka synim partneritet te barabarte mes 2 grupeve ku shumica e punes kerkimore dhe zhvillimit do te bahet prej inxhinierave palestineze ne G.ho.st's ne Ramallah, ndersa administrata dhe kontratat e jashtme prej Modiin, Israel.
"Kjo asht e jashtzakonshme ne drejtim to rritjes se marrdhanieve te maparshmemidis palestinezeve dhe izraeliteve ," thote palestinezi Tareq Maayah, nji prej themeluesave te G.ho.st. "Na po bajme teknologjine e fjales se fundit prej Palestines dhe po ko-operojme me palen e cila asht po ashtu teper e avancueme, ne Izrael.
Shumica e 30 inxhinierave ne Ramallah jane te moshes 20-30 vjec e nder te tjera po u dhurohen edhe aksione te firmes, nji bonus i rralle ne West Bank.
Schreiber dhe Maayah shpresojne se modeli i G.ho.st do te kopjohet edhe prej te tjereve.
Megjithate territoret palestineze ne rrethet e biznesit perceptohen ma shume si zone lufte prandaj hezitimi me investue mbetet i forte.
per cilin izrael po flisni per te madhin apo per te voglin.
Krijoni Kontakt