
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Vendet arabe, presion diplomatik Tiranės pėr njohjen e Palestinės
Shqipėria duket se do tė votojė pro lindjes sė shtetit palestinez nė sesionin e 66-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, qė nis kėto ditė nė Nju Jork tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Njė takim tri ditė mė parė i numrit dy tė qeverisė, Edmond Haxhinasto, njėkohėsisht ministėr i Jashtėm me ambasadorėt e Palestinės, Arabisė Saudite, Egjiptit dhe Libisė nė Tiranė ka marrė nė shqyrtim pikėrisht kėtė ēėshtje, e cila pritet tė jetė tema kryesore e sesionit nė fjalė. Me Palestinėn, subjekt tė sė drejtės ndėrkombėtare, Lindja e Mesme merr njė udhė tė re zhvillimi, pasi nė planin formal pėrmbush me sukses 60 vjet pėrpjekje edhe tė armatosura, tė cilat u identifikuan kryesisht me liderin e OĒP-sė, Jaser Arafat. Kalimi drejt votimit nė OKB duket se e ka mbyllur etapėn e ballafaqimit nė terren, si mjet imponimi, dhe vota e Shqipėrisė nė kėtė rast ka rėndėsi nė funksion tė arritjes sė kuorumit. Nga ana e tij, Haxhinasto bėri tė ditur se vendi ynė do tė japė kontributin e vet pėr tė gjitha zgjidhjet qė garantojnė paqen nė Lindjen e Mesme. Edmond Haxhinasto priti nė takim ambasadorin e Shtetit tė Palestinės, z. Issam Massalha, ambasadorin e Mbretėrisė sė Arabisė Saudite, z. Abdullah Abdulazis Al- Abdulkarim, ambasadoren e Republikės Arabe tė Egjiptit, znj. Amina Imam Gomma dhe pėrfaqėsuesin e Shtetit tė Libisė nė Tiranė, z. Zahaer Al-Azzabi. Ministri Haxhinasto konfirmoi edhe njė herė se Shqipėria e ka bėrė tė qartė pozicionin e saj nė mbėshtetje tė zgjidhjes sė qėndrueshme tė krizės nė Lindjen e Mesme, qė parakupton zgjidhjen e dy shteteve tė pavarura, qė jetojnė nė paqe e siguri, njofton me kėtė rast Ministria e Jashtme e Shqipėrisė. Edhe pse nuk ka njė deklarim tė drejtpėrdrejtė lidhur me votėn, njohja nga Shqipėria e shtetit palestinez, pėrbėn njė sinjal pėr kėtė. Shqipėria ėshtė ndėr vendet e para qė e ka njohur shtetin e Palestinės, ndaj dhe kėrkon gjetjen e rrugės mė tė mirė, qė procesi i paqes nė Lindjen e Mesme tė shkojė pėrpara. Vendi ynė do tė mbėshtesė ēdo veprim dhe aksion diplomatiko-politik, qė do ti shėrbejė nė mėnyrė efikase dhe realisht arritjes sė paqes sė qėndrueshme nė Lindjen e Mesme, ėshtė shprehur Haxhinasto. Delegacioni shqiptar, qė do tė jetė i pranishėm nė punimet e Sesionit tė 66-tė tė Asamblesė sė OKB-sė, do tė niset sot drejt SHBA-sė dhe do tė drejtohet nga Kryeministri Sali Berisha, i shoqėruar nga zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm, Edmond Haxhinasto. Vizita pėrfshin shumė aktivitete dhe pėrkon me njė situatė tė ndezur edhe nė Kosovė, e cila mbetet axhendė e pėrhershme e OKB-sė, deri kur rivendosja e sovranitetit nė tė gjithė vijėn kufitare tė stabilizohet pėrfundimisht. /Shqip/
tema
Krijoni Kontakt