Close
Faqja 10 prej 170 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 1694
  1. #91
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    PALESTINEZET VOTUAN TERRORISTET

    nga: Muhamed JUSUFI-KAJOLLI

    Urojmė qė diplomacia botėrore tė jetė e matur pėrpara sfidės sė re tė krijuar nga populli mė i varfėr nė botė por njėkohėsisht edhe nga populli me pėrqindje mė tė lartė shkollore nė botė. Pėrderisa ėshtė vendi mė i ulėt nė botė, si duket ky vend i thithė tė kėqijat dhe detyrimisht ėshtė vendburimi i tė kėqijave tė botės. Ky vend duhet tė sundohet vetėm nga ata qė e zotėrojnė paqen nė botė. Me shpresa se tė kėqijat do tė shuhen sė shpejti dhe do tė lulėzojė e mira e dalė nga vendi i grumbullimit-hashrit.

    Bota si duket sėrish ka filluar t'i tregojė vijat ndarėse. Decenia e fundit e mileniumit qė lamė pas kishte dhėnė shenja se bota po shkon drejt integrimeve. Globalizimi, ideja pėr integrim majėn e zhvillimit tė saj e arriti nė shtator tė 2001-it. Qė nga ky vit bota sikur morri njė goditje tė fuqishme. Shenjat e para tė ndarjes sė sėrishme tė botės si duket kanė filluar tė zbehet me fitoren e "terroristėve" nė tokėn mė tė ulėt tė rruzullit tokėsor. Palestina burimi i tri feve qiellore sot tronditi sėrish zyrtarėt e tė gjitha shteteve tė botės.
    Kėshilli Qendror Zgjedhor zyrtarisht sot me 27.01.2006 lexoi rezultatin e shumė pritur nga shumė shtete. Populli palestinez kėsaj radhe votėn ia besoi Lėvizjes Islame Hamas. Kjo lėvizje nga shumė shtete tė botės, nė krye me SH.B.A.-tė njihet si lėvizje terroriste.
    Kanalet televizive mė tė njohura tė botės nė top listėn e lajmeve kryesore e kishin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare nė Palestinė. Vetė angazhimi kaq i madh i mediave si dhe zyreve diplomatike qė u deklaruan pro ose kundra rezultatit tė zgjedhjeve, tregon se nė politikėn botėrore po futet njė diplomaci e re.
    Palestinezėt pėr pesė dekada me radhė kishin ndihmuar Lėvizje Ēlirimtare tė Palestinės nė krye me tė ndjerin Jaser Arafatin. Me vdekjen e tij sikur kjo lėvizje morri fund. Arafati ishte njė figurė e respektuar ndėr palestinezėt, nga bota arabe nė pėrgjithėsi dhe nga shumė popuj tė botės. Ai i mbėshtetur nga populli luftoi okupatorin e tyre nė tė gjitha format e mundshme. I janė tė njohura secilit, sakrificat e kėtij lideri sė bashku me popullin e tij, si nė fushėn ushtarake ashtu edhe me atė paqėsore. Marrėveshja e fundit e tij e arritur me izraelitėt nė Oslo sikur ngjalli shpresat pėr arritjen e paqes. Por kjo marrėveshje asnjėherė deri mė ditėt e sotme nuk u jetėsua. I ndjeri edhe pse kishte nėnshkruar kėtė marrėveshje, vdiq pa e jetėsuar atė. Si duket me fitoren e Hamasit kjo marrėveshje mund tė konsiderohet e harruar.
    Udhėheqja palestineze sikur kishte filluar tė tregon shenjat e lodhjes, dhe humbjen e shpresės. Me izarailitėt nuk i dilet nė skaj, thoshte Jaser Arafati, ata janė frikacakė. Kjo fjali doli prej tij pėr herė tė parė, kur ushtria izraelite e granatoi rezidencėn e tij! Populli sikur filloi ta nuhatė kėtė drithėrim tė elitės sė tyre si dhe tė partisė nė pushtet al Fatah. Por ai qėndroi stoik, ai nuk e ndjeu veten tė lodhur dhe filloi njė organizim tė ri tė udhėhequr nga shtresa e thjeshtė e popullit e quajtur Lėvizja Islame Hamas. Kjo lėvizje me hapa shumė tė shpejtė arriti ti tregojė botės se, edhe me palestinezėt ėshtė vėshtirė t'i dilet nė skaj. Hamasi njihet si gjeneratori i intifadės. E mbėshtetur nga shtresa e thjeshtė e popullit pėr disa vite arriti ta marrė tani edhe zyrtarisht pushtetin.

    Diplomacia botėrore nė dilemė
    Nga deklaratat e shumė shteteve, sikur Amerika dhe Evropa mėsojmė se diplomacia botėrore ėshtė nė udhėkryq. Askush nuk kishte menduar se populli palestinez do t'i votojė "terroristėt". Sh.B.A.-ja Hamasin e kanė nė listėn e lėvizjeve terroriste. Si do tė mund qė superfuqia botėrore tė krijojė marrėdhėnie diplomatike me njė lėvizje qė sipas tyre ėshtė terroriste, njė Zot e di dhe, ata!? Kėshtu ėshtė edhe me shtetet evropiane tė cilat e mbėshtesin thuajse plotėsisht politikėn amerikane sa i pėrket Lindjes sė Mesme. Kryetari i SH.B.A.-ve z. George W. Bush nė deklaratėn e sotme tė tij ishte i prerė "nuk do tė bashkėpunojmė me qeverinė e cila e do shkatėrrimin e popullit izraelit, nuk do tė bashkėpunojmė derisa ta njohin aleatin tonė Izraelin si shtet.
    Nė anėn tjetėr Berluskoni shfaqi haptaz tronditjen e tij, duke deklaruar se fitorja Hamasit nėnkupton prishjen e negociatave paqėsore. Shefi diplomacisė franceze tregoi gjithashtu pakėnaqėsinė e tij duke thėnė se fitorja e Hamasit do t'i sjell probleme tė mėdha popullit palestinez. Shefi diplomacisė evropiane z. Solana shprehet: tani kemi tė bėjmė me njė akt tė ri diplomatik.
    Kėshtu mendojnė pak a shumė tė gjitha shtetet evropiane. Nga e gjithė kjo sa mė sipėr deklaruan shtetet evropiane e treguan largpamėsinė e tyre politike, dhe me shumė kujdes kėrkuar nga Hamasi qė ajo tani e tutje tė ketė kujdes nė diplomaci. Ajo duhet tė zgjedh rrugėn midis demokracisė dhe rezistencės-intifadės. Deklaratat e shteteve evropiane sikur duan ta shohin nė praktikė mėnyrėn e qeverisjes sė diplomatėve tė rinj. Kėshtu mendon edhe ish presidenti i SH.B.A.-ve Xhimi Karter i cili ishte prezent nė Palestinė nė ditėn e zgjedhjeve.
    Nga gjithė kėto deklarata njė gjė ishte evidente tek tė gjithė. Tė gjitha shtetet si SH.B.A-ja ashtu edhe ato tė UE duke pėrfshirė edhe vetė Izraelin i pranuan rezultatet e zgjedhjeve. Asnjėra prej tyre nuk u hamend, ato u shprehėn se ishte njė fushatė elektorale e qetė dhe se palestinezėt treguan maturi zgjedhore.
    Nė anėn tjetėr, pėr ēudi askush nga shtetet arabe nuk u deklarua pro fitores sė Hamasit, ato hezituan ta komentojnė rezultatin. Nė botėn arabe sot ka mbretėruar njė heshtje e pakuptimtė. Kjo heshtje tregon shumė ēka, por ne, kėsaj radhe nuk do ta analizojmė heshtjen e shteteve arabe. Tė gjitha shtetet arabe pa i komentuar e pėrshėndetėn rezultatin dhe vullnetin e popullit, pėrfshirė kėtu edhe partinė palestineze tani pėr tani nė pushtet. Sot edhe Kryeministri z. Kurea i dėrgoi Presidentit Mahmud Abaz dorėheqjen e tij duke kėrkuar prej tij qė Hamasi tė themelojė qeverinė e re. Partia al Fatah e ish liderit Jaser Arafat, deklaroi se do tė qėndrojė nė opozitė, dhe i uroj fat Hamasit nė drejtimin e popullit. Ajo nė deklaratat e saj i sugjeroi pushtetarėt e ri, tė mos largohen nga politika e Hartės Rrugore e firmosur nga ish lideri Arafat. Sipas tyre nuk ka rrugė tjetėr qė duhet ndjekur palestinezėt, kjo ėshtė rruga e vetme. Ata gjithashtu pranuan verdiktin e popullit duke iu uruar fat, dhe duke i siguruar se do tė janė njė opozitė konstruktive deri nė realizimin e aspiratave pėr ēlirimit tė Palestinės.
    Dukej si njė ditė mortore pėr shumė popuj tė botės, por kėtė heshtje mortore e prishi populli pers. Si duket fitores sė Hamasit mė sė shumti iu gėzuan persėt. Nga njė telegram urimi vėrehej se i vetmi popull qė i uroi nga zemra fitoren ishte Irani, si dhe qeveria nė azil e Talibanėve tė Afganistanit.

    Hamasi do tė themelojė qeverinė
    Menjėherė pasi u dha rezultati i zgjedhjeve edhe pse jo pėrfundimtar drejtori i drejtorisė politike tė Hamasit Halid Mesh'al, zhvilloi njė takim me Presidentin z. Mahmud Abaz. Ky i fundit konfirmoi se i njeh zgjedhjet dhe i siguroi qė menjėherė pasi tė jenė konfirmuar rezultatet pėrfundimtare do tė kėrkojė nga partia fitimtare tė themelojė qeverinė e re. Parlamenti Palestinez ka 132 vende. Prej tyre 76 i takuan Lėvizjes Islame Hamas, 43 partisė al Fatah, 4 Partisė sė Abu Ali Mustafa, 3 vende Alternativės, 2 vende Shtylla Rrugore e Tretė dhe 4 vende iu takuan kandidatėve tė pavarur.
    Nga kjo shihet qartė se Lėvizja Islame Hamas me ndihmėn e partive tė vogla pa problem do ta ketė mazhorancėn nė parlament. Nuk ėshtė vėrejtur se ndonjė parti e vogėl ėshtė kundėr tyre. Kuptohet barra kryesore pėr t'i dhėnė drejtim e popullit bie mbi supe tė Hamasit. Nė deklaratėn pėr shtyp zyrtarėt e lartė tė Hamasit deklaruan se do tė vazhdojnė me rezistencėn e armatosur, derisa izraelitėt nuk e njohin tė drejtėn e popullit palestinez. Sipas tyre ata nuk do ta njohin Izraelin pėrderisa kėta tė fundit nuk do tė tėrhiqen nga trojet palestineze tė uzurpuara me dhunė gjatė luftės sė vitit 1967-tė. Kėtė tė drejtė ia njeh edhe Organizata e Kombeve tė Bashkuara, ajo ka kėrkuar nga Qeveria e Izraelit tė tėrhiqet nga kjo pjesė e uzurpuar, por, tani pėr tani pa ndonjė rezultat.
    A do tė jetėsohet paqja
    Pas shumė peripecive ish lideri i ndjerė kishte arritur marrėveshjen paqėsore e quajtur marrėveshja e Oslos, por ajo marrėveshje tash e dhjetė vjet nuk ėshtė jetėsuar. Populli palestinez sėrish iu kthye metodės sė vjetėr duke treguar se edhe ajo nuk heq dorė nga e drejta e tyre e njohur edhe nga OKB-ja.
    Zbatimin e marrėveshjes sė Oslos e bėn edhe mė tė vėshtirė muri ndarės i vendosur kėto vitet e fundit. Ai ėshtė ndėrtuar nga betoni dhe lartėsia e tij ėshtė tetė metra. Ky mur ende i pa pėrfunduar ėshtė ide e kryeministrit tani nė komė Ariel Sharon. E keqja e kėtij muri ėshtė sepse ėshtė futur vende, vende thellė nė tokat palestineze.
    Pėr fund, nė kėtė tokė tė shenjtė, e njohur nga tri fetė qiellore (herbreizmi, krishtenizmi dhe islami) po mbretėron njė katrahurė e vėrtetė. Papa Xhon Pali i II kishte vizituar tri tempujt e shenjtė, duke pėrfshirė edhe xhaminė e Aksasė. Vizita e xhamisė jep me kuptuar se Papa Vojtila e pranoi islamin si fe qiellore, dhe kėshtu u bė iniciatori i parė krishter pėr marrėveshje paqėsore. Kėsaj iniciative i pasoi edhe deklarata e Presidentit George W.Bush i cili ėshtė shprehur: "Kam marrė mision nga Zoti, Ai mė ka thėnė: Bush, shko nė Irak largoje diktatorin dhe vendose demokracinė. Kėtė e bėra. Gjithashtu Zoti mė ka thėnė: shko nė Palestinė pėr t'ju dhėnė paqen dhe jam duke e bėrė". I pari president amerikan qė ka kėrkuar nga Izraeli tė tėrhiqet nga tokat e uzurpuara palestineze tė vitit 1967-tė, ėshtė Presidenti Bush i biri. Por derisa ishte gjallė lideri Arafat kjo paqe nuk u jetėsua, tani me fitoren e Lėvizjes Islame Hamas si do tė zhvillohen ngjarjet njė Zot e di mė sė miri.
    Urojmė qė diplomacia botėrore tė jetė e matur pėrpara sfidės sė re tė krijuar nga populli mė i varfėr nė botė por njėkohėsisht edhe nga populli me pėrqindje mė tė lartė shkollore nė botė. Pėrderisa ėshtė vendi mė i ulėt nė botė, si duket ky vend i thithė tė kėqijat dhe detyrimisht ėshtė vendburimi i tė kėqijave tė botės. Ky vend duhet tė sundohet vetėm nga ata qė e zotėrojnė paqen nė botė. Me shpresa se tė kėqijat do tė shuhen sė shpejti dhe do tė lulėzojė e mira e dalė nga vendi i grumbullimit-hashrit.

  2. #92
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ftesa dhe njohja diplomatike qe i beri Diplomacia Ruse (Vladimir Vladimirovici) levizjes heroike Hamas pas fitores se tyre te merituar elektorale shkaktoi jo pak turbulli ne Izrael dhe atyre te pertej-atlantikut. Per sa i perket klases politike Europiane, pas tredhjes se 1945 as qe mund te flitet per politike te pavarur nga sionizmi.
    Rusia (ne ndjekje te politikave te saj kombetare) vetem perfiton nga mbeshtetja politiko-financiaro-ushtarake qe mund ti jape Hamasit (nderkohe qe eshte Vezhguese ne Organizaten e vendeve Islamike) dhe Palestines martire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 14-04-2006 mė 18:12
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #93
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga BBC Shqip

    Uashingtoni lė hapur zyrėn palestineze

    Me njė vendim tė presidentit amerikan, zyra e Autoritetit Palestinez pėr momentin do tė mbetet e hapur.

    Presidenti amerikan George Bush ka hapur rrugėn qė Autoriteti ta mbajė tė hapur pėr tė paktėn gjashtė muaj tė tjerė, zyrėn e tij nė Uashington, pavarėsisht nga politika amerikane pėr tė mos patur kontakte me qeverinė palestineze, tė krijuar nga lėvizja militante Hamas.

    Njė zėdhėnės pėr Shtėpinė e Bardhė tha se zyra ishte njė rrugė e rėndėsishėm komunikimi me kreun e Autoriteteit, Mahmud Abbas, i cili mbetet i angazhuar pėr paqen.

    Shtete e Bashkuara e konsiderojnė Hamasin organizatė terroriste dhe pa ndėrhyrjen e z. Bush, zyra, sipas ligjit amerikan, nuk do tė lejohej tė funksiononte.

    Mbėshtetje nga Irani

    Nė njė zhvillim tjetėr, udhėheqja iraniane pritet qė tė demonstrojė mbėshtetjen pėr qeverinė e re tė drejtuar nga Hamasi nė njė konferencė qė do tė mbahet nė Teheran.

    Nė tė pritet tė marrin pjesė pėrfaqėsues nga rreth dhjetė vende, nė shenjė solidariteti me ēėshtjen palestineze.

    Konferenca mbahet nė njė kohė kur perėndimi po pėrpiqet ta izolojė Hamasin pas refuzimit qė ai po bėn pėr tė hequr dorė nga dhuna dhe pėr tė njohur Izraelin.

    Nė njė pėrpjekje pėr ta pėrballuar kėtė presion, Hamasi po kėrkon ndihmėn e botės.

    Krizė ekonomike

    Hamasi u pėrfshi nė njė krizė tė madhe ekonomike qė nė momentin kur erdhi nė pushtet.

    BE-ja dhe amerikanėt janė bėrė tė rreptė me ndihmėn financiare e cila ėshtė me rėndėsi kyēe pėr qeverinė palestineze.

    Por Hamasi ka thėnė gjithmonė se besonte se bota arabe dhe ajo islamike do t'i dilnin krah dhe udhėheqėsit e tij do tė kenė shkuar nė Teheran me shpresėn se do tė marrin oferta konkrete pėr ndihmėn financiare iraniane.

    Ka patur premtime pėr ndihmė emergjence nė vlerė 80 milionė dollarėshe nga vendet e Gjirit, por palestinezėt janė shumė tė ndėrgjegjshėm se vendet arabe, nuk i kanė pėrmbushur angazhimet pėr ndihmė financiare nė tė shkuarėn.


    Pėr momentin, nuk dihet nėse qeveria e Hamasit do tė jetė nė gjendje tė mbajė nė funksionim si duhet shkollat dhe spitalet dhe tė gjejė paratė pėr tė paguar ushtrinė e nėpunėsve civilė.

    ---------------------------------------------------------------

    BE dhe US kane nderprere asistencen monetare ndaj qeverise se Hamasit. (Keto ndihma perdoren per te paguar rrogat e qeverise dhe nenpunes te tjere civile.) BE dhe US i kerkuan qeverise se re te heq dore nga programi i saj qe ben thirrje per zhdukjen e Izraelit, dhe nuk pranon ta njohe si identitet. Per me teper, Hamas refuzon te pranoje "Road to Peace Plan." I vetmi sot ne qeverine e Hamas qe po mundohet disi te vazhdoje negociatat per zgjiidhjen e ceshtjes palestineze me mjete paqesore eshte Abas, presidenti i Palestines.
    Nderkohe, ndihmat humanitare (ushqimore, mjekesore etj) nga US apo BE nuk do nderpriten, por do vazhdojne te shperndahen nepermjet NGO-ve te ndryshme ne Palestine.
    Hamas i ka bere thirrje shteteve islamike per asistence monetare, dhe sic eshte permendur ne artikull jane bere premtime per 80 milione dollare por shume pak eshte bere konkretisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 14-04-2006 mė 18:43

  4. #94

    Post Ariel Sharoni, profili i njė vrasėsi - nga Olsi Jazexhi

    Ariel Sharon profili i njė vrasėsi

    Nga Olsi Jazexhiu

    Pas infarktit tė shkaktuar nė zemėr, mė 4 janar 2006, kryeministri izraelit, Ariel Sharon ėshtė ndarė njėherė e pėrgjithmonė nga jeta politike e Lindjes sė Mesme. Edhe pse mediat nė ditėt tona, Sharonin nė kohėt e fundit janė munduar ta portretizojnė si njeriun e paqes sė Lindjes sė Mesme, siē Rajmonda Moisiu bėn mė 14 mars 2005, historia e tij ėshtė njė nga mė kriminalet tė burrėshtetasve tė shekullit tė XX. Ariel Sharoni, ėshtė njė kriminel lufte, si pasojė e vrasjeve qė ai ka bėrė kundėr popujve arabė nė Lindjen e Mesme. Sharoni ka qenė njė anti-shqiptar i tėrbuar i cili nė kohėn kur NATO ndėrhyri nė Kosovė pėr tė bombarduar regjimin e Millosheviēit, ulėrinte nga Jeruzalemi kundėr myslimanėve kosovarė dhe qeverisė “Klinton”. Edhe pse vendi i tij duhej tė ishte nė Hagė, pėr krimet e kryera nė Libanin e vitit 1982 dhe atyre mė parė, ai i ka shpėtuar ndjekjes sė drejtėsisė, falė manipulimit qė Gjykata e Hagės i bėri ligjeve tė saja, sipas sė cilave udhėheqėsit e qeverive nuk mund tė ēohen pėrpara saj si pasojė e imunitetit diplomatik qė gėzojnė. Megjithatė Sharoni ka qenė njė kriminel i kėrkuar nė disa vende tė botės. Nė Belgjikė, deri nė vitin 2003, ndaj tij gjykatat vendase kishin lėshuar njė urdhėr arresti. Krimet qė Sharoni ka kryer, pėr hir tė ndėrtimit tė projektit tė shtetit tė Izraelit tė Madh, nuk mund tė injorohen lehtė. Ngaqė shkrimi i ditėve tė fundit nga Rajmonda Moisiu mundohet qė Sharonin ta portretizojė si njeri tė paqes, ky shkrim synon tė provojė tė kundėrtėn.

    Cili ishte Ariel Sharoni?

    Ariel Sharoni rrjedh nga njė familje ēifutėsh nga Bjellorusia. I ati i tij ka qenė mik i ngushtė i babait tė Menakhem Beginit, terroristit sionist qė themeloi sė bashku me Sharonin Partinė Likud nė vitet 70-tė. Pas luftės sė Parė Botėrore familja e Sharonit u largua pėr nė Tblisi tė Gjeorgjisė. Nė vitin 1921 i ati i Sharonit, Samuil Sharon, u largua nga Gjeorgjia pėr nė Palestinė, ku pushtoi njė fermė arabe pranė Tel Avivit. Nė kėtė fermė tė ndėrtuar mbi tokėn arabe, nė vitin 1928 lindi edhe vetė Ariel Sharoni. Siē Sharoni rrėfen nė kujtimet e tij, qė kur ishte 13 vjeē i ati e mėsoi se si tė pėrdorė thikėn pėr tė vrarė fqinjėt e tij. Ndėrsa ishte ende i ri Sharoni iu bashkua organizatės terroriste Haganah. Nė Haganah Sharoni mėsoi ligjet e luftės dhe jetėn e vėshtirė qė njė terroristi i duhet tė bėjė. Motoja kryesore qė ai mėsoi ndėrsa sulmonte fqinjėt e tij arabė ishte se kundėrshtarin duhej ‘ta godiste i pari dhe sa mė rėndė’, dhe nė mėnyrė sa mė brutale. Gjatė luftės pėr pushtimin e Palestinės nė vitet 1948-49, Sharoni u inkuadrua nė ushtrinė izraelite, e cila pas bombardimit dhe vrasjet qė ju bėri britanikėve nė Hotelin David, nisi tė dėbojė arabėt nga tokat e tyre historike. Nga njė ushtar i thjeshtė qė ishte, shumė shpejt Sharoni u bė gjeneral i forcave kolone. Megjithatė Sharoni ka qenė njė ushtar i keq. Pėrgjatė jetės sė tij ai ėshtė shquar pėr gėnjeshtar, anarkist dhe i pabindur. Kėshtu gjatė pushtimit tė Suezit nė 1956, Sharoni ēoi batalionin qė udhėhiqte nė kurth tė egjiptianėve dhe po tė mos ishte ndėrhyrja amerikane ai sė bashku me ushtarėt e tij do tė ishin vrarė. Karriera e Sharonit nė ushtrinė izraelite nisi nė vitin 1953. Nė kėtė vit ai u bė komandant i Njėsisė 101, specialiteti i tė cilės ishin sulmet nė pararojė dhe terrorizimi i civilėve arabė. Nė kujtimet e tij Sharoni shkruan se filozofia e jetės sė tij ushtarake nuk ka qenė hakmarrja ndaj arabėve apo thjesht parandalimi i luftės, por “krijimi mes tyre i psikologjisė sė mundjes, duke i goditur ata nė ēdo kohė dhe aq egėr saqė tė besonin se ai ėshtė i pathyeshėm.”… pėr kėtė arsye shton ai, “mendimi im ka qenė qė gjithnjė kur tė godisnim nuk duhej tė shkaktonim dėme tė thjeshta, por dėme tė paimagjinueshme te armiku.” Krimet e para tė dokumentuara tė Sharonit nisin nė vitin 1953 kur ai pushtoi Jordaninė dhe shkatėrroi mbi 45 shtėpi nė fshatin Kibja tė Bregut Perėndimor. Njėsia 101 vrau 69 njerėz, ku mbi gjysma e tyre ishin gra dhe fėmijė. E njėjta njėsi 101 do tė vriste edhe 50 refugjatė arabė nė kampin El-Bureig nė Gaza. Edhe pse terrori i Sharonit do tė dėnohej botėrisht, nė Izrael, regjimi atė e shpalli hero.

    Lufta e Vitit 1967

    Shteti i vogėl i Izraelit i themeluar nė vitin 1948 kishte konsensusin e perėndimit si pasojė e zgjidhjes sė ‘Ēėshtjes Ēifute’ qė evropianėt kėrkonin t’i jepnin pas Luftės sė Dytė Botėrore hebrenjve qė jetonin nė Evropė prej shekujsh. Ngaqė sionistėt patėn refuzuar planin e Bismarkut gjatė fundshekullit tė 19-tė pėr krijimin e njė shteti ēifut diku nė Madagaskar apo Afrikė, kolonializmi britanik nė Lindjen e Mesme gjatė Luftės sė Parė Botėrore e pa krijimin e shtetit ēifut nė Palestinė si projektin mė tė mirė tė dominimit tė botės islame. Megjithatė projekti Sionist pėr tė sunduar Lindjen e Mesme mori shumė hov pas viteve 50 si pasojė e emigrimit masiv tė ēifutėve rusė pėr nė Palestinė. Pėr kėtė arsye Lufta e vitit 1967 ishte e nevojshme pėr shtetin Sionist i cili kėrkonte hapėsirė pėr muzhikėt qė po pushtonin shtetin e ri nga Stepat e Siberisė. Edhe pse shumė ēifutė nuk donin luftė, kolonistėt hebrenj dhe qarqet ultra-sioniste kėrkonin tė bėhej luftė pėr tė strehuar ēifutėrinė e Evropės nė Lindjen e Mesme. Pėr kėtė arsye gjenerali Ariel Sharon ishte nxitėsi kryesor i politikės sė kolonizimit tė Bregut Lindor dhe Rripit tė Gazės me kolonė izraelitė. Me gjithė suksesin e Izraelit nė luftė, ushtari Sharon do tė pėrjashtohej nga armata izraelite pas Luftės sė Ramazanit apo tė ashtuquajturės Luftės sė Yom Kippurit siē ēifutėt e njohin atė. Gjatė Luftės sė Ramazanit nė 1973 ai rrezikoi sėrish batalionin qė udhėhiqte dhe po tė mos ishte paqja e nėnshkruar mė pas, arabėt do tė kishin vrarė sėrish me qindra ushtarė izraelitė. Ndėrsa mbeti i papunė dhe nė mes tė rrugėve, Sharoni hyri nė politikė, duke iu bashkuar Partisė sė Herutit tė Menakhem Beginit. Pas shumė aventurash mė nė fund nė vitin 1977 Sharoni sė bashku me Menakhem Beginin themeluan Partinė Likud. Me partinė e re u bashkua edhe terroristi i famshėm me njė sy, Moshe Dajan dhe Ezer Veizman. Nė zgjedhjet 1977-ės, Likudi fitoi zgjedhjet dhe Sharoni u bė ministėr i bujqėsisė. Gjatė kėsaj kohe Sharoni nisi politikėn e kolonizimit dhe pushtimit me dhunė tė tokave tė arabėve nė Gaza dhe Bregun Perėndimor. Ndėrsa nė 1981 Ariel Sharoni u bė shtytėsi kryesor nė qeverinė izraelite qė kėrkoi bombardimin e centralit bėrthamor iraken nė Osirek.

    Sharoni si kriminel lufte

    Edhe pse Sharoni ka kryer shumė krime nė Lindjen e Mesme, miqtė e tij ndėrkombėtarė kanė evituar organet e drejtėsisė qė tė pėrballen me tė. Megjithatė nė vitin 1981 kur Sharoni shėrbeu si ministėr i mbrojtjes, dhe pasi kishte pushtuar Libanin, janė pikat mė kulmore tė krimeve tė tij. Mė saktė masakra kundėr civilėve palestinezė nė Libanin e vitit 1982 nė kampet e refugjatėve nė Sabra dhe Shatila nė Beirut ndėrtojnė mė mirė profilin vrasės tė Sharonit. Historia e pushtimit tė Libanit nė 1981 lidhet me dėshirėn e izraelitėve pėr tė ndėrtuar njė Lindje tė Mesme pro – izraelite pas paqes qė ata siguruan me Egjiptin nė 1978. Pasi jordanezėt dėbuan OĒP-nė pėr nė Liban nė 1970, Libani shėrbeu si bazė e rezistencės palestineze. Pėr tė shkatėrruar palestinezėt por edhe influencėn e Sirisė, Sharoni pushtoi Libanin, duke instaluar njė qeveri kristjane pro-izraelite nė vend. Gjatė pushtimit tė Beirutit, Izraeli e ktheu qytetin nė gėrmadhė duke vrarė mbi 19.000 civilė dhe plagosur mbi 30.000. Pushtimi i Beirutit u shoqėrua me largimin e Arafatit dhe luftėtarėve tė tij pėr nė Tunizi. Megjithatė pėr tė marrė hak deri nė fund, edhe pas largimit tė Arafatit, Sharoni pushtoi ushtarakisht tė gjithė qytetin dhe pasi sulmoi me tanke tė gjitha kampet e refugjatėve palestinezė, rrethoi kampet mė tė mėdha tė tyre, Sabrėn dhe Shatilėn nė Beirutin perėndimor, ku mė pas futi falangat e krishtera libaneze pėr tė ‘larė hesapet’ qė ata kishin me palestinezėt. Masakra kundėr civilėve tė pa-armatosur shkaktoi mbi 10.000 tė vrarė tė cilėt u shfaqėn nėpėr televizionet e tė gjithė botės ndėrsa rrinin tė vdekur nėpėr rrugė. Masakra ishte kaq prekėse sa qė nė Izrael, mbi 400.000 banorė marshuan nė rrugėt e Tel Avivit dhe kėrkuan dorėheqjen e qeverisė. Komisioni Kahan i Hetimit e gjeti Sharonin personalisht fajtor, dhe ai u shpall nė tė gjithė botėn si njė kriminel lufte. Atij iu refuzuan vizat qoftė nė SHBA dhe Evropė.

    Marrėveshja e Oslos

    Mė rėnien e Bashkimit Sovjetik dominanca e perėndimit nė Lindjen e Mesme u bė e padiskutueshme. Nė vitin 1993 qeveria e re Laburiste sė bashku me Klintonin nė Oslo i dhanė Palestinės njė marrėveshje, e cila parashikonte krijimin e shtetit palestinez nė vetėm 22% tė asaj qė mė parė ishte Palestinė. Megjithatė qarqet izraelite nuk donin tė pranonin qeverinė e themeluar nga Jitzhak Rabini dhe Klintoni nė Rripin e Gazės me Arafatin. Benjamin Netanjahu qė ishte aleat i ngushtė i Republikanėve nė Amerikė refuzoi Paktin Klinton dhe sulmoi publikisht Rabinin dhe Shimon Peresin, ndėrsa Marrėveshjen e Oslos e krahasoi me Paktin e Mynihut ndėrmjet Hitlerit dhe Ēambėrlenit. Propaganda bėri punėn e saj. Nė 1995 Rabini u vra nga terroristi ēifut Jigal Amir, dhe nė 1996 Likudi rierdhi nė pushtet. Megjithatė nė 1999 qeveria Likud ra dhe nė pushtet erdhėn sėrish Laburistėt me Ehud Barakun. Pėrpjekjet e Barakut pėr tė krijuar Shtetin e vogėl Palestinez, dėshtuan pasi Arafati nuk pranoi tė shesė Jeruzalemin ndaj shtetit Izraelit. Por pėrpjekjet e Barakut pėr paqe krijuan njė makth tė paparė nė qarqet ultra-sioniste tė cilat zgjodhėn Sharonin kryetar tė Likudit. Pėr tė shkatėrruar njėherė e mirė Paqen nė Palestinė, nė vitin 2001, Sharoni marshoi nė Xhaminė Aksa sė bashku me njė turmė fondamentalisėsh hebrenj. Me marshin e Sharonit nė Xhaminė Aksa, Marrėveshja e Oslos vdiq. Palestinezėt nisėn Intifadėn Al-Aksa nėn udhėzimet e Arafatit dhe nė botėn Islame u ngjall frika e shkatėrrimit tė Xhamisė sė Shenjtė. Ndėrsa nė shkurt 2001 Sharoni u zgjodh kryeministėr i Izraelit.

    Sharoni, terrori dhe 11 shtatori

    Pas fitores nė zgjedhjet e shkurtit 2001 vetėm me 37% tė votave, Ariel Sharoni u shpall kryeministėr i Izraelit. Ndėrsa bota dridhej, Ariel Sharoni pėrdori sulmet e 11 shtatorit 2001 qė brenda natės tė kthehej nga njė ish-kriminel lufte, qė kėrkohej nė tė gjithė botėn, nė heroin e ri tė luftės kundėr terrorizmit botėror. I pa shqetėsuar pėr krijimin e skandaleve publike, tip Sabra dhe Shatila, Sharoni rinisi njė gjenocid tė ri kundėr palestinezėve. Ai futi trupat izraelite nė Rripin e Gazės dhe Bregun Perėndimor duke shkatėrruar shtėpi, bombarduar nga ajri, burgosur pa gjyq, torturuar dhe vrarė palestinezė sipas dėshirės. Duke iu gėzuar faktit se perėndimi tashmė ishte i tėri nė eufori kundėr Botės Islame, Sharoni iu kthye Arafatit, i cili i kishte shpėtuar vite mė parė nė Liban. Nė 3 prill 2002 armata izraelite hyri nė kampin palestinez tė Xheninit tė cilin do ta kthente brenda pak kohe nė petė. Pėrfaqėsuesi i OKB-sė, Terxhe Road Larsen qė vizitoi kampin pas masakrės deklaroi se kishte parė njė tėrmet. Nė Xhenin u vranė disa qindra arabė, burra, gra dhe fėmijė. Shumė nėna u vranė ndėrsa ushqenin bebet e tyre, ndėrsa fėmijėt e vegjėl shihnin sesi bombat iu vrisnin prindėrit dhe komshinjtė. Mė pas, nė 2 prill Sharoni rretho i Arafatin nė Mukata tė Ramallahut, dhe kėrkoi ta vrasė. Por i pėrballur me protesta ndėrkombėtare, dhe me furtunėn qė vrasja e Arafatit do tė shkaktonte nė botė, Sharoni, u tėrhoq, duke izoluar Arafatin me muaj tė tėrė. Pas kėsaj agjentėt e tij brenda Mukatasė nisėn helmimin e tij. Sikur tė mos mjaftonte masakra e Xheninit dhe sulmi ndaj Arafatit, Sharoni pushtoi pėr shtetin izraelit gjysmėn e Bregut Perėndimor sė bashku me Jeruzalemin. Pėr kėtė ai ndėrtoi edhe njė mur masiv pėr tė burgosur tė gjallė palestinezėt. Edhe pse ky mur u shpall ilegal nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, Sharoni vazhdoi tė sundojė. Konfliktet qė ndoqėn Libanin, nė shkurt 2005, kur kryeministri libanez Rafik Hariri mbeti i vrarė, sipas politikanėve arabė mbajnė pas gishtin e Sharonit i cili me ndėrhyrjen nė Liban dhe largimin e Sirisė qė aty synonte tė izolojė palestinezėt nga regjimet mike dhe tė hakmerret me Libanin pėr atė qė la pa bėrė nė 1981. Megjithatė, infarkti0 qė e goditi nė zemėr nė 4 janar 2006 e ndaloi Sharonin nga vijimi i dosjes sė gjatė tė krimeve qė ai ka bėrė pėrgjatė historisė. Duke parė rezymenė e pėrgjakshme tė historisė sė Ariel Sharonit, shkruesi i kėtij shkrimi habitet dhe pyet se pėr cilin Sharon – njeri paqeje – flet Rajmonda Moisiu mė 14 mars 2005?

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=19749&lang=
    Djali qė s'i bėn tė gjitha,
    Plastė e mos e zėntė dita!

  5. #95
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    ......dhe i perdorim per te laxuat Jerusalem Post, Haaretz, Washington Post etj.
    Bile kemi dhe veshe per te degjuar Fox-News......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #96
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ariel Sharoni ishte subjekti i shkrimeve gjithe respekt nga 6 faqe te Times edhe Newsweek. Ska cfare komenti ti besh me shume atij. Kurse Jazexhiun se njef as komshia perballe. Ate as hoxha lagjes sma merr mendja qe e njeh. Sa qyqare qe jeni qe sillni shkrime funderrina ketu ne forum. Po me mire keshtu se sa me shume ju sillni pacavure te tilla aq me shume antipati krijoj per juve dhe fene tuaj.

    Ky jazeleshi pse nuk ja thote dpd keto mendime izraeliteve?

    A po flitet per te njejtin Sharon qe i beri tere ushtrite e arabve tja mbathin nga syte kembet kur ti tekej?

  7. #97
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Mbani anen krimineleve mbani se mire jeni nisur!!!

    Pritni se edhe ne po presim.

  8. #98
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Propagande islamike, e mbeshtetun mbi gjysem-te verteta dhe mashtrim....

    qe perpiqet te shese hipotezat per fakte....

    ka plot gazeta 5 centeshe neper boten arabe qe opiumizojne trute (edhe ashtu te shperlare) te arabve... mos filloni te copy&paste llumin e analizes arabo-shterpe.

    Se jetojm ne Europe dhe shyqyr zotit dime edhe gjuhe te huaja....
    Pershedetje!

    Sa gjuhe te huaja do zotrote??? Mos valle duhet te dish gjuhe te huaja qe te kuptosh te verteten??? Mos valle ēdo e vertete duhet te quhet me llagepin "propagande islamike"??? Po pse valle, na genjen historia??? Po zotrote do te thuash qe ndodh qe qeni te haje te zotin kur permend ato mediat amerikano-ēifute???

    E habitshme!!!

    Ore, edhe nje pyetje te fundit: e ke lezur shkrimin apo vetem titullin???

    Pershendetje!

    PS: Te lutem te me falesh per ndonje gabim drejtshkrimor.
    Djali qė s'i bėn tė gjitha,
    Plastė e mos e zėntė dita!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga banago
    Pershedetje!

    Sa gjuhe te huaja do zotrote??? Mos valle duhet te dish gjuhe te huaja qe te kuptosh te verteten??? Mos valle ēdo e vertete duhet te quhet me llagepin "propagande islamike"??? Po pse valle, na genjen historia??? Po zotrote do te thuash qe ndodh qe qeni te haje te zotin kur permend ato mediat amerikano-ēifute???
    Duhet te dish gjuhe te huaja qe te verifikosh lajmin, dhe te mos manipulohesh nga militantet e propaganda boshe. Duhet te dish gjuhe te huaja qe te lexosh historine e plote ne te gjitha variantet dhe jo copa e gjys-te verteta qe jane ma keq se rrenat. Dhe as interpretimet simbas interesit.

    Nji shembull i thjesht: Thuhet aty se Aron ishte i deshtuem si ushtarak, dhe se humbi ne Sinai.
    Ne fakt nga burime te tjera ma te besueshme se ato arabe (te cilat disfatat i trumbetojne si fitore - shembulli ma i fundit nga propaganda Sadamiste - Ali Komiku), pra na rezulton ndryshe. Egjipti e Siria ne befasi dhe me superioritet numerik (ne Sinai ishin disa qindra ushtare egjiptiane per cdo ushtar izraelit) ne diten e Yom Kipurit sulmuan pergjate kufirit me Izraelin dhe nen efektin e avantazhit fillestar perparuan ne shkretetire... ndersa Sirianet u gozhduan ne lartesite Golan pavarsisht se ata kishin 600 tanke moderne ruse kunder 100 tankeve izraelite, nderkohe qe po ate dite Izraeli humbi avantazhin ajror per shkak se Sirianet ishin furnizuar me sistemin ma te fundit modern rus te raketave anti-ajrore te cilat rrezuan rreth 50% te avioneve izraelit qe u derguan me urgjence.
    Sharon luftoi si gjeneral-brigade ne Sinai dhe mbas goditjes fillestare i hodhi trupat e vet ne k/sulm, dhe u doli egjiptianeve ne shpine duke nderpre lidhjen e tyne me Egjyptin.
    Ushtria egjyptiane mbeti e izoluar ne shkretetine... dhe rruga drejt Kajros ishte e hapur.
    Ishte nderhymja energjike e Kisinger (sek.amerikan i shtetit) qe detyron izraelitet te ndalonin, me qellim qe ti linte njefare "nderi" Egjyptit per negociatat e paqes.. qe mos te dukeshin si i munduri me fituesin....
    ...........................

    Ne lidhje me mediat islamiko-arabe.
    Mungesa e etikes, moralit dhe profesionalizmit asht tipike per median arabe.
    Cdo person a gazete atje boton perdite fyemje e shamje e nxit urrejtjet rracore, fetare e etnike.

    Ne asnje gazete perendimore e as izraelite nuk lejon etika qe te bahet thirrje per vrasje njerezish te pafajshem, zhdukjen e arabeve, muslimaneve etj... per gjana shum ma te vogla gjykatat marrin masa.

    Keshtu edukohet publiku me respekt ndaj vlerave e nuk prodhohen kamikaze...
    pa fole per aftesite profesionale ne vende ku shtypi i lire ka qindra vjet qe ekziston...

  10. #100
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    ==============
    Ne asnje gazete perendimore e as izraelite nuk lejon etika qe te bahet thirrje per vrasje njerezish te pafajshem, zhdukjen e arabeve, muslimaneve etj... per gjana shum ma te vogla gjykatat marrin masa.
    ====================
    Ceshtja shtrohet jo "a fluturon gomari" po tufa e gomereve fluturon ne formacion "V" si patat apo ne menyre te shperndare si laraskat.......

    Labeat! Ke ngaterruar forum me duket........
    Ky nuk eshte seksioni i barcoletave......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

Faqja 10 prej 170 FillimFillim ... 891011122060110 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sionizmi politik dhe fetar nga Ajni Sinani
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:55
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 19:21
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. "Dardania" e Haklajit, sukses nė Izrael
    Nga Blendi nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •