Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Poezi

  1. #1

    Poezi

    O Liri! Dje kur te humba u ndjeva nje statuje pa koke
    dhe sot qe te rifitova m'u duk bota nje statuje pa koke.
    A mos je ti nje pasqyre joreale?
    Apo jane trute e mij nje eklips diellor i perjeteshem?

  2. #2

    Poezi

    Liria Moderne

    Ky zoteria ketu ka frike te jete i lire?
    Jepni celesat e burgut te tij!
    Por ai zoteria atje deshiron te jete i lire?
    Lereni te zgjedhe burgun me te mire!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 25-01-2006 mė 13:02 Arsyeja: Titulli i Temes

  3. #3

    Poezite

    Udheheqesit e rinj ne i mirepresim si shpetimtare
    dhe me pas i debojme si fantazma.
    Udheheqesit tane as nuk e njohin ekuatorin e demokracise.
    Altaret e tyre ndodhen ne cepet polare te shoqerise,
    dhe kolibet tona ne zemren ekuatoriale.

    Dhe ne banoret e ekuatorit, te lemeritur me
    menxyren shekullore namatisemi me gjėegjėzat demokratike,
    namatisemi me bukurine dhe zerin e tij te llahtarshem
    derisa shpetimtari i ri (i ardhshem?) te zbarkoje
    si engjell me fleta ne markaten e premtimeve,
    te na gufose shpirtin dhe te shporrim ish shpetimtarin
    si fantazme, per te cilin ne dje lavde i thurem
    dhe qilimet e shpirterave tane poshte kembeve i shtruam.

    Sepse vetem udheheqesit mrekulliberes
    gjallerojne qirinjte e menxyres tone primitive.


    Rezart Palluqi

  4. #4

    Patriotet e flakte

    Kur shtegetojme nen qiejt e Europes, perpiqemi si ai qepeshkulesi,
    prejardhjes tone rrenjet t’ia kthejme nga dielli.
    Perpara femijeve tane harten e Shqiperise te shkarravisim;
    ne gjuhe te huaja me njeri-tjetrin(percare) te flasim,
    apo duke u perpjekur fytyrat tona te pispillosim
    qe mynxyren tone shekullore nga larg e vulosin.

    Te vetmit patriote te flakte jane politikanet tane.
    Gjate pushimeve verore ne brigjet e fildishta mesdhetare
    prezantohen ata pa u ndrojtur si Princa hijerende:
    Ne jemi turiste from Albania!
    Dhe finesa e tyre aristokrate nuk le pike dyshimi.
    Gjoksi i tyre i majme e leshator,
    vareset e floririt qe lekunden si pala fiku,
    belunazat e tyre ne vaskat me qumesht dallendyshje,
    hajengu i tyre demonik ne pistat “Rock en Rol”
    apo Anglishtja e tyre e levruar me plugun estetik,
    lene me goje hapur edhe vete ide-shpikesit
    e “Europes Demokratike”.

    Rezart Palluqi

    21—01—2006

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Bravooooooooooooo!

    Une i dashur i theva te gjitha pasqyrat
    sepse dyshoja.
    Portretin tim, apo masken time
    ne to shikoja........!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Një përshëndetje poetike për ty RSHP

    Shikova në thellësi
    Në pusin e turbullt të jetës
    E pash të ardhmen time
    Në pasqyrën e të vërtetës!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  7. #7

    toka pa hene

    Toka pa hene

    Per ty qiell shqiptar derdh me pak lote sesa shkronjat e kesaj poezie.
    Dielli e derdh cdo mengjes si ujevare driten e tij te arte dhe
    zogjte nuk te braktisen por te pershendesin cdo pranvere.

    Lotet e mije per juve dallget e kristalta Adriatikase e Joniane,
    qe rrihni si anije te fundosura ne brigjet e shpirtit tim,
    jane gjithashtu me te pakte sesa shkronjat e kesaj poezie.
    Peshqit vazhdojne te notojne ne gjiret tuaj te kripur.

    Por lotet e mije per juve male te zhytur ne zi dhe ty
    toke shqiptare jane me te shumte sesa shkronjat e kesaj poezie.
    Ti toke vajton sepse vetem Tiranet t’a puthin dheun
    dhe une vajtoj sepse kam turp te qaj ne sheshin e lirise.
    Sepse atehere do te me ndjekin me gure e moral kombmohues te pashpreset.
    Apo cifligaret tuaj magjistare, qe diten te mallkojne si kuceder famekeqe
    dhe naten puthin cdo pellembe te dheut tend.

    Por tani qe ti je e vetmja toke pa hene e planetit,
    ka plot puse te erret e te thate–-te braktisur nga zoti dhe hena—
    ku ne mund te derdhim lotet tane, te qete, rreth flakes te qiriut tim poetik.
    Gezohu pra o dheu im, qe nuk vajton me ne vetmi!
    Derdhi pra lotet tuaj shekullor mbi flaken e qiriut tim poetik,
    derisa dylli i mynxyres tone shpirterore si
    qiri stergjigand fitilin e henes te flakeroje.

    Qirinjte e vertete flakerojne vetem gjate neteve pa hene.


    Rezart Palluqi

    Elbasan, 15—02—2000
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RSHP : 10-02-2006 mė 08:49

  8. #8

    Ciklopi dhe Demokracia

    Ciklopi dhe Demokracia

    Te verber, te korruptuar, pseudodemokrate dhe sakate:
    Kudo qe te jeni, te bekuar perjete qofshit!
    Une ciklopi, zoti juaj i ri, ju ftoj qysh neser,
    marrezine e lavdine time miopike te misheroni.

    Anafalbete, servile, taksavjedhes e bandide:
    Demokracine themelojeni sipas mendjeve tuaja ndricuese.
    Te lire jeni si krimbat ne frutat e pasperkatura.
    Gjarperat e turllosur ne folete e mendafshta flakni.
    Por kujdes ! Ata nuk jane si ju dhe mua, ciklope me nje sy,
    por gjarpera me dy koka, me mjeshtra sesa vete nena natyre.

    Dhe nese juve dikur, kopeshtin zoologjik nderroni,
    mos kujtoni se une do te dorezohem ?!
    Nga shpella ime i vetmuar, poezi demokratike do t’ju recitoj.
    Dhe pak rendesi ka nese ju mbyllni syte e veshet!

    Sepse kjo do te thote “Demokraci” per ciklopet.

    Elbasan--Greqi 1998

  9. #9

    Po tani kush jane armiqte tane?

    Po tani kush jane armiqte tane?

    Po tani qe sllaveve barbare u rane puplat,
    revizionistet e imperialistet u c’demaskuan,
    sabotatoret titiste dhe maoiste kapitulluan
    apo Europa njerke biberonat e jetimeve i flaku,
    cili eshte armiku yne kombshkaterrues?

    Nese armiku yne quhet “Perbindeshi me ngjyrat e ylberit”
    une ju pohoj me doren ne zjarr se ylberi shqiptar e ka ngjyren e kuqe.

    Nese armiku yne quhet “Mungese e busullave demokratike”
    neser po ju dergoj me pellumbin postar, “Testamentin e Demokracise”.

    Nese armiku yne quhet “Feneri pa vaj” atehere
    c’behet me lumenjte me vaj te emigracionit?

    Nese armiku yne quhet “Breshke demokratike” atehere ajo jeni juve.
    Sepse brezi im provimet e demokracise nen kamxhikun e kurbetit i mori.

    Tregomeni nje politikan qe naten gjumin e prishi
    dhe testamentin e demokracise nen driten e qiriut e shkroi.

    Pesembedhjete pranvera
    por ne vazhdojme si nje peme me rrota te mergojme.

    Oh! Mos me c’iorentoni me ide dhe parrulla miopike!
    Qofshit ju demokratet e ciklopit apo neo-perestrojkane,
    filozogiste,filoserbe apo filogreke, te gjithe Shqiptare jemi
    qe per pesembedhjete vjet shqip lirisht folem
    por me njeri-tjetrin vesh nuk u morem.


    Rezart Palluqi

    Elbasan, 10—02—2005

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •