-
pasardhesit e skenderbeut
nuk e di nese kjo tema ime do kete sukses po ja po e provoj nje here.
Doja te dija mendimin tuaj mbi faktin se shqiperia ka qene nje kompozim principatash dhe se keto principata kane pasur nga nje familje princore: Aranitet, Kastriotet, Engjelloret, Gropajt, Zakariajt,Ballshajt,Dukagjinasit, Topiajt, Muzakajt, Spanet dhe Dushmanet. Po pasardhesit e tyre a kane te drejte sot te kerkojne qe tju njihet titulli dhe origjina "noble"?
-
-
Nese duan ti njohin te drejtat Leka Zogut, dhe ti japin tokat apo kushedi(qe faktikisht ai nuk ka asnje lloj te drejte, apo qofte privilegji ne shqiperi), pse jo mos t'ua njohin te drejtat edhe pasardhesve te atyre princerve.
Ato faktikisht kane me shume te drejte, sepse nuk e lane atdheun me pasurite e fituara mbi shpatullat e shqipetareve(si babai i atij te mesipermit), por emigruan, apo nderruan, emer a fe forcerisht.
-
-
Larguar.
babybell, mendoj se ato mund te pretendojne te kene nje prejardhje "noble" (fisnike ne shqip, kjo pershtatet me shume), por me sa di une, ne Shqiperi (Arberi) nuk ka patur hierarki te mirefillte te shoqerise feudale (me barone e me duke). Veç kesaj, prape me njohurite qe kam, nuk di te ekzistoje ne shqip nje pjesez shquese per fisniket, ashtu siç kjo ekziston kudo ne Europen perendimore (de, don, von etj.). Ajo çka i pershtatet kesaj me shume eshte nje forme e vjeter qe perdoret akoma ne veri te Shqiperise (ndonese duke u rralluar) qe kur pyesim dike nga ç'fis vjen, ai pergjigjet : jam i Markaj, per shembull kur ai e ka mbiemrin Marku.
Nuk e di a qendron kjo qe thashe, por kjo me duket pak me afer kesaj.
Pershendetje
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt