Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Prezantohen makinat e Formula 1 - 2006

    Zbulohet 248 F1, Ferrari i pretendimeve të mëdha

    Sporti Shqiptar

    Skuderia Ferrari ka prezantuar dje në pistën e saj të Muxhelos, përpara të gjitha mediave sportive, makinën e saj të re që do të marrë pjesë në sezonin 2006 të Formulës 1. Kjo makinë e re do të quhet 248 F1, sepse do të shtyhet në një motor 2.4 litra V8. Kjo makinë ka zbritur edhe më parë në pistën e Fioranos, në fillim me Majkëll Shumakerin dhe më pas me brazilianin Felipe Masa. Skuderia nga Maranelo ka shumë shpresa te kjo makinë e re, pasi duhet përmendur këtu se sezoni 2005 ka qenë me të vërtetë zhgënjyes për ta. Objektivi i tyre duket se do të jenë sërish të dy titujt kampionë, për konstruktorë dhe pilotë.


    Presidenti i Ferrarit, Luka Kordero di Montezemolo

    Luka Kordero di Montezemolo, menjëherë pas prezantimit, në konferencën për shtyp që ka dhënë, ka kujtuar Xhani Anjelin. "Nuk është një rastësi që ne e kemi prezantuar makinën ditën e martë." Me këtë fjali, presidenti i kësaj skuderie ka dashur të kujtojë ish presidentin e përgjithshëm të grupit FIAT, ku bën pjesë edhe Ferrari, Xhani Anjelin. "E përsëris edhe një herë se nuk është një rastësi që e prezantojmë në këtë datë makinën tonë të re, pasi pikërisht në këtë ditë, përpara 3 vitesh, është ndarë nga jeta avokati Anjeli. Më mungon akoma shumë dhe jo vetëm mua, por edhe skuadrës. Në ditë të tilla, Anjeli ka qenë gjithmonë i pranishëm. Sot do të isha "bombarduar" nga telefonatat e tij, i cili do të më pyeste si gjithmonë se çfarë tha Shumakeri dhe se si shkoi makina," ka përfunduar Montezemolo.

    Drejtori i përgjithshëm i Ferrarit, Zhan Todt

    Këtë vit, drejtori i përgjithshëm i skuderisë Ferrari është duke kërkuar një përgjigje për të gjitha ato pyetje që i janë bërë nga mediat dhe specialistët, për sa i përket vitit të kaluar. "Fakti që kemi një makinë të re, me sponsorë të rinj dhe me numrat 5 6, do të thotë se jemi shumë të stimuluar për t'u rikthyer aty ku ishim më parë. E gjithë skuadra është e gatshme të japë maksimumin e saj për të arritur fitoret e dikurshme." Për sa u përket rezultateve të makinës, vetë Todti ka qenë disi i përmbajtur në deklaratat që ka bërë. Ai ka bërë të ditur se rezultatet e para janë pozitive, por duhet pritur për të parë përballjet e para me konkurrentët. Kur e kanë pyetur për ndonjë projekt për të ardhmen, francezi nuk ka preferuar të përgjigjet.

    Piloti Majkëll Shumaker

    Majkëll Shumaker është paraqitur serioz në ditën e prezantimit të makinës së re të Ferrarit në pistën e Muxhelos. Megjithatë, ai ka folur pozitivisht për makinën e re 248 F1. "Do të jetë një makinë kompetitive dhe ky është mendimi im i parë që kam krijuar për të. Megjithatë, për të arritur në një konkluzion përfundimtar, duhet pritur një përballje me konkurrencën. Do të jetë e rëndësishme të kuptojmë menjëherë pikët tona të dobta, që të kemi mundësi të punojmë për t'i rikuperuar sa më shpejt. Gjithsesi, duhet të përsëris edhe një herë se hapat e parë të kësaj makine janë pozitive. Së bashku me Felipe Masën shpresojmë të ngrejmë emrin e Ferrarit aty ku ka qenë më parë. Marrëdhënia ime me të është shumë e mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

    Piloti Felipe Masa

    Në ditën e prezantimit të Ferrarit, në konferencë për shtyp ka folur edhe piloti i ri i "kokëkuqes", Felipe Masa. Braziliani i ri do të zëvendësojë brazilianin tjetër, Rubens Barrikelon, i cili është larguar për te skuderia Honda për sezonin 2006. "Makina është e shpejtë dhe duket shumë e besueshme dhe e mirë," ka thënë Masa, i cili e ka provuar në ditët e kaluara këtë makinë. "Motori i ri V8 më duket në gjendje të mirë, ndoshta më i mirë se motori që kishte makina F2004. Pa dyshim do të na duhet të presim që të zbresin në pistë edhe rivalet tona, për të bërë një krahasim. Megjithatë, e përsëris edhe një herë se përshtypja e parë që më ka dhënë kjo makinë, është shumë e mirë," ka përfunduar Felipe Masa, i cili do të shpresojë në këtë sezon te podiumi dhe te fitorja e parë në Formulën 1.

    Skeda teknike e Ferrarit të ri 248F1

    Telajo: F2006, prej fibrash karboni të fabrikuara nga Ferrari.
    Kambio: Gjysmëautomatik me 7 marshe.
    Amortizatorët: Sachs.
    Pesha: 605 kg.
    Sis. i ftohjes: Radiator me ujë dhe vaj.
    Timoni: Ferrari.
    Sis. i frenimit: Brembo, me disqe karboni.
    Lubrifikanti: Shell.
    Karburanti: Shell.
    Disqet: BBS 13".
    Gomat: Bridgestone.

    Motori
    Tipi: Ferrari V8 90.
    Kubikët: 2400 cc.
    Blloku i motorit: Prej Alumini.
    Testata: Prej Alumini.

    Skuadra
    Drejtori i përgjithshëm: Zhan Todt
    Drejtori Teknik: Ros Braun
    Shefi i projektit: Rori Byrn
    Shefi i aerodinamikës: Rori Byrn
    Përgjegjësi i motorëve: Paolo Martineli
    Inxhinieri i Shumakerit: Kris Dajer
    Inxhinieri i Masës: Gabriele Deli Koli

    Rezultatet
    Debutimi: 1950
    Tituj për konstruktorë: 14
    Tituj për pilotë: 14
    Fitore: 183
    "Pole position": 177
    Rekorde për xhiro: 184
    Pikë: 4335
    Gara të zhvilluara: 723

    ----------------------------------

    A mendoni se Ferrari to t'i kthehet lavdise se humbur kete vit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 25-01-2006 mė 13:00
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Mediumo robt dun me pa fotot e Ferrarit te ri.





    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Prezantimi i telajove te reja per sezonin 2006 ne F1.

    Ok meqe fotot e Ferrarit i vura tek tema perkatese ketu do te vendos telajot e reja te skuderive te F1.

    Ja edhe BMW Sauber F1





    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Meclaren Mercedez. Rikthim i versionit te pare fare per sa i perket ngjyrave.

    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Midland racing. (Mild Renault.)

    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  6. #6
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Te dhenat per kete makine te re duken interesante. Por problemi eshte se edhe firmat tjera nuk flejne gjum.

    Nje verejtje te vogel per ty Davius. Kete artikull besoj qe e ke marre nga ndonje gazete shqiptare. Aty thuhet `Testata: Prej Alumini.` mendoj se kane fjalen per koken e motorit. Qe mund te thojne thjesht koka e motorit e jo `testa`- italisht. Se marr vesh pse perdorin fjale te tilla gazetaret. Dmth thote blloku i motorit e pastaj ne vend se te thoje koka e motorit thote testata?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga panchovilla : 25-01-2006 mė 12:52
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  7. #7
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Ajo Mclarn Mercedez me lart ne fakt eshte versioni i vjetshem me dezajnin e ri. Keto jane te rejat.





    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  8. #8
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Panasonic TOYOTA racing e re. Duket shume e lezecme si makine.



    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Honda e re.
    Ngjyrat pak a shume si Toyota. Ne fakt Honda e vjetshme ishte pak a shume e tille kshuqe Toyota e kopjoi.





    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga panchovilla
    Nje verejtje te vogel per ty Davius.
    Nuk nderhyj une ne shkrimet qe ka bere tjeter kush o Pancho!

    Dmth, verejta eshte per ate gazetarin Endi Tufa te Sportit Shqiptar, e jo per mua konkretisht. Nese ai ka pa te arsyeshme te shkruan testisa e jo koka e motorit, atehere mund te kontaktosh me te permes e-mailit dhe t'ja besh me dije se eshte gabim.

    PS:
    Qejfe qejfe kjo dynja o Pancho, mos e mer shume afer zemres...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  2. Makinat e reja qė hyjnė nga BE nė Shqipėri nuk paguajnė doganė
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 03:56
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  4. Bie perdja nė Formula 1 - (2005)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 13:55
  5. Taksat ne Shqiperi
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 08:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •