Shoqėria e mirė
Autor: Shejh Selim el-Hilali
Vėrtet tė gjitha falėnderimet dhe lavdėrimet tona i takojnė vetėm All-llahut fuqiplotė, ndėrsa paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė dėrguarin e tij Muhammedin, mbi familjen dhe shokėt e tij, si dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!
Shoqėria e mirė, tė zgjedhurit e shoqėrisė sė mirė, shoqėrimi me njerėz tė mirė, tė gjitha kėto kanė njė rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe pėr shumė arsye si edhe nė aspekte te shumta. Njeriu nuk mund tė rri i vetėm. Ēdo individ patjetėr duhet te jetojė dhe tė bashkėveprojė me tė tjerėt. Ata njerėz me tė cilėt ju uleni dhe shoqėroheni patjetėr se i pėrkasin dy kategorive: ose ata janė individė tė mirė tė cilėt ju udhėzojnė dhe ju inkurajojnė drejt asaj ēka ėshtė e mirė dhe dobiprurėse, pėr tė cilėn na ka urdhėruar Allahu, ose ata do tė jenė te atillė qė ju inkurajojnė ta bėni atė me tė cilėn shejtani ėshtė i kėnaqur, gjė qė ju ēorienton dhe ju drejton drejt zjarrit.
Kur Pejgamberi, alejhi selam, u dėrgua pėr ta komunikuar fenė islame, ai nuk ishte i vetmi nė kėtė drejtim. Pėr mė tepėr, Allahu zgjodhi pėr tė shokė (sahabėt) te cilėt e shoqėruan atė dhe sė bashku e mbartėn mesazhin Islam pėrderisa u kompletua i tėri. Kėto tri aspekte tregojnė pėr rėndėsinė e shoqėrisė sė mirė, shokė tė cilėt janė Salih (te mirė). Shokėt e tillė tė ndihmojnė drejt punėve te mira dhe jua kujtojnė Allahun, ju urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ju ndalojnė nga e keqja. Ata gjithashtu jua tėrheqin vėrejtjen nga rreziku i shoqėrisė sė keqe. Shoqėria e keqe patjetėr do tė ketė ndikim negativ tek ju. Ata ju nxisin qė tė bėni vepra me tė cilat Allahu nuk ėshtė i kėnaqur dhe qė ju drejtojnė drejt zjarrit - Allahu na ruajt prej njė dėnimi tė tillė.
Pejgamberi, alejhi selam, na ka shpjeguar lidhur me shoqėrinė e mirė, kėshtu qė nuk ka vend pėr dyshime ose konfuzion, kur ai ka thėnė: "Personi ėshtė nė fenė e halilit tė tij [shokut tė ngushtė], kėshtu qė shikoni se me kė po shoqėroheni". [Ebu-Davud, Trimidhiu]
Nga kjo nėnkuptojmė se personi ėshtė nė menhexhin (metodologjinė) e shokut tė tij, nė rrugėn e njėjtė, kanė natyrė te njėjtė, si dhe sjellje tė ngjashme me shokun e tij. Ne duhet te jemi shumė te kujdesshėm se me kė po shoqėrohemi. Ėshtė njė fjale arabe: "Shoku juaj ėshtė ai qe ju tėrheq drejt diēkaje". Pra nėse shoku juaj ėshtė i mirė ju tėrheq drejt tė mirės, por nėse ėshtė i keq ju tėrheq drejt gjėrave tė liga. Pra ne duhet qė me kujdes tė madh ti zgjedhim shokėt, t'i zgjedhim ata cilėt janė tė sinqertė, tė cilėt na urdhėrojnė drejt gjėrave tė mira dhe na ndalojnė nga e keqja. Nėse ai na vėren se ne jemi duke bėrė mėkate, patjetėr qė do tė na paralajmėrojė pėr njė gjė tė tillė. Nėse i sheh tė metat tona, na i mbulon, e nėse e sheh ndonjė gabim na kėshillon. Lidhur me kėtė, Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit. Ai as nuk e tradhton, as nuk e gėnjen e as nuk e poshtėron". [Trimidhiu]
Pra po qė se e shihni njė gabim tek vėllai juaj do tė dėshironit qė ta largoni atė nga ai, duke mos e shfaqur tek njerėzit. Kjo ėshtė ajo ēka kėrkohet nga vėllazėria, gjė qė tregon pėr vlerėn e zgjedhjes se shoqėrisė sė mirė tė cilėt ecin drejt rrugės sė drejtė, qė janė dhe tė cilėt jua mbulojnė te kėqijat dhe njėkohėsisht ju urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ju ndalojnė nga e keqja, te cilėt qėndrojnė pranė jush dhe ju pėrkrahin si dhe bashkėpunojnė me ju nė punė tė mira.
Pejgamberi, alejhi selam, e shpjegon me tutje kėtė princip, nė njė transmetim tjetėr, ku thotė: "Mos u shoqėroni me askėnd tjetėr pos me besimtar dhe mos e ushqeni askėnd pos atij qė ka takva (devotshmėri/frikė) ndaj Allahut". [Ebu Davudi, Tirmidhiu]
Kjo veti ka njė rėndėsi tė madhe nga aspekti se si duhet ndėrtuar feja dhe nga ajo se ēka ėshtė vėllazėri dhe ēka duhet bėrė pėr tė. Nė tė vėrtetė, arsyeja pėrse personi zgjedh shokė tė mirė ėshtė pėr ta ndėrtuar Islamin e tij dhe pėr ta ndihmuar atė ta adhurojė Allahun. Ne gjejmė njė shembull shumė te mirė tek Musai tė cilin Allahu e zgjodhi qė ti flasė. Kur Allahu e dėrgoi Musan tek Faraoni, ai tha: Ma cakto ndihmės nga familja ime Harunin, vėllain tim, dhe ma shto fuqinė me tė si dhe bėje tė ketė pjesė nė detyrėn time e tė lavdėrojmė Ty shumė" [20: 29-34]. Musau deshi qė vėllai i tij ta ndihmojė, ta pėrkrahė dhe ta shoqėrojė atė. Kjo ėshtė ajo ēka duhet bėrė besimtarėt pėr njėri-tjetrin. Pra gjėja qė i bashkon besimtarėt dhe i bėn ata vėllezėr ėshtė Imani (Besimi). Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Kush i posedon kėto tri cilėsi do ta shijojė ėmbėlsinė e imanit: Qė Allahu dhe i dėrguari i Tij tė jenė mė tė dashur pėr te sesa ēdo gjė tjetėr, qė ta dojė ndonjė person vetėm pėr hir tė Allahut dhe ta urrejė kthimin nė mosbesim sikurse e urren qė tė hidhet nė zjarr". [Buhariu dhe Muslimi]
Pra lidhja mes besimtarėve bazohet nė Iman (besim) dhe nė vėllazėrinė e sinqertė. Ji i kujdesshėm se mos po shoqėrohesh me dikė duke u bazuar nė diē tjetėr pos gjėrave qė i pėrmendėm mė lart, dhe nėse do veproni kėshtu, atėherė do ti kafshoni duart tuaja nga pikėllimi, ashtu sikurse zullumqarėt do t'i kafshojnė duart e veta nė pikėllim nė Ditėn e Gjykimit, duke thėnė: "Ah! Sikur ta kisha ndjekur rrugėn e pejgamberit! Sikur tė mos e kisha pasur filan mik! Ai nė tė vėrtetė ishte qė mė largoi nga kujtuesi (Kurani) pasi me erdhi mua [25:27]
Allahu i Madhėrishėm thotė: "Dhe kushdo qė largohet nga kujtimi i tė Mėshirshmit, Ne i caktojmė atij shejtanin qė tė jete pėr tė shok e mik i ngushtė".
Pra e tėrė shoqėria qė ėshtė pėrreth teje dhe e cila bazohet nė diē tjetėr pos imanit do te zhduket nė atė Ditė dhe do tė jetė burim i mjerimit dhe ndėshkimit. Allahu thotė se ata tė cilėt e duan njėri-tjetrin jo pėr hir tė Allahut do tė jenė armiq tė njėri-tjetrit nė Ditėn e Gjykimit.
Vetėm vėllazėria qė ėshtė e bazuar nė iman dhe devotshmėri ėshtė vėllazėri e vėrtetė dhe e pafund. Tė gjithė ata qė bashkohen pėr arsye materiale ose pėr shkak tė ngjyrės sė fytyrės, nacionalitetit ose pėr ēfarėdo arsye tjetėr do tė jenė armiq tė njeri-tjetrit, pėrveē mutekinėve (ata qė janė tė devotshėm). Ata tė cilėt kanė takva (devotshmėri) dhe e duan njėri-tjetrin vetėm pėr atė se janė nė rrugė tė drejtė tė Allahut, ata kanė zgjedhur rrugėn e Pejgamberit, salallahu alejhi selam, dhe tė paraardhėsve tė drejtė. Pra, ji i kujdesshėm para se ti ekspozohesh ndonjė fitneje tė cilėn as qė e ke imagjinuar mė parė, pėr shkak se nuk ke qenė i kujdesshėm se kė e ke zgjedhur pėr mik.
Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "Shembulli i shokut tė mirė dhe shokut tė keq ėshtė sikurse ai i shitėsit tė parfumeve dhe i farkėtarit. Sa i pėrket shitėsit tė miskut, ai ose do tė tė jep diē nga misku ose sė paku do tė dalėsh nga ai me aromė tė mirė. Ndėrsa farkėtari ose do ti djegė rrobat tuaja, ose sė paku do tė dalėsh nga ai duke ndier njė erė te neveritshme". [Buhariu dhe Muslimi]
Kjo tregon se shoku i mirė ėshtė i drejtė dhe ai di tė tė ndihmojė qė ta pėrkujtosh Allahun. Nėse tė vėren se po bėn mėkat, ai tė kėshillon dhe tė pėrkrah qė tė largohesh nga ai mėkat, ndėrsa miku i keq do tė tė harrojė, duke tė lėnė atėherė kur mė sė shumti tė duhet.
Shoku i keq ėshtė shejtan nga mesi i njerėzve dhe shejtanė janė qė tė dy, njerėzit dhe xhinėt. Nganjėherė dėmi qė vjen nga shejtani qė ėshtė nga mesi i njerėzve ėshtė mė i madh, sesa dėmi qė vjen nga shejtani qė ėshtė nga mesi i xhinėve. Dhe si rrjedhojė shejtani nga mesi i njerėzve sigurisht do tia mėsojė disa gjėra shejtanit nga xhinėt, aso gjėra qė nuk i ka ditur mė parė.
Hadithi i sipėrpėrmendur, ku Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė se shoku i mirė ėshtė sikurse shitėsi i miskut (njė lloj i veēantė i parfumit, njė nga mė tė mirėt), do tė thotė se ju ose do tė merri diē nga ai, ose sė paku do ta merrni me vete aromėn e kėndshme me vete. Pra nga shoku i drejtė ju mund tė merrni vepra tė mira ose kėshilla tė drejta nga shembulli i tij, duke iu bindur Allahut, sepse edhe ai vepron kėsisoj dhe ju pėrkrah nė kėtė, duke ju urdhėruar pėr tė mirė dhe duke ju ndaluar nga e keqja, si dhe duke pėrfituar karakteristika dhe cilėsi e dije tė dobishme. Ose nėse ai vėren se imani juaj po dobėsohet do tju kėshillojė dhe do tju ndihmojė.
Njė shembull tė tillė mund ta gjejmė tek pejgamberi, salallahu alejhi ve selam, i cili ishte i pastruar nga mėkatet. Ai nuk u largua nga Meka derisa e zgjodhi shokun qė do ta shoqėronte nė rrugėn qė do ta ndėrmerrte. Ebu Bekri, radiallahu anhu, pranoi qė ta shoqėronte pejgamberin, alejhi selam, pėr hixhret, mirėpo pejgamberi e urdhėroi qė te priste derisa Allahu ta lejonte pėr njė gjė tė tillė. Kjo tregon se fakti pse Ebu Bekri do ta shoqėronte pejgamberin, alejhi selam, pėr hixhret ishte zgjedhje nga Allahu, e qė ishte njė zgjedhje e duhur dhe e bekuar, pėr ēka Allahu flet nė Kuranin fisnik:
"Nė qoftė se ju nuk e ndihmoni atė (Muhamedin a.s.), ėshtė Allahu qė vėrtet e ndihmoi atė, kur mohuesit e dėbuan. I dyti prej tyre, kur ata ishin nė shpellė, i tha shokut tė tij (Ebu Bekrit r.a.):'Mos u mėrzit. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė me ne'". (9:40)
Pejgamberi, alejhi selam, tha: "Me tė vėrtetė Allahu ėshtė me ne", e nuk tha:"me mua", meqė Ebu Bekri e kishte ndihmuar pejgamberin, alejhi selam, nė themelimin e Dinit (fesė) tė Allahut, kėshtu qe ai morri tė drejtėn qė tė pėrkrahet nga Allahu gjithashtu. Ebu Bekri - njė shok besnik dhe i mirė, qė ishte nė gjendje nė ēdo kohė tė sakrifikonte ēdo gjė pėr hir tė Allahut dhe qė tė jetė nė shėrbim tė tė Dėrguarit tė Allahut, me gjakun e tij, pasurinė e tij, djersen e tij, lotėt e tij, dhe ēdo gjė qė ai posedonte e dha pėr hir tė Allahut. Ebu Bekri es-Siddik, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dhe ai qoftė i kėnaqur me Allahun, Halifja i parė pas pejgamberit, alejhi selam, dhe shoku i tij mė i ngushtė, mė i miri nga ummeti i tij, pėr ne ėshtė njė shembull se si ėshtė shoku i mirė, qė ėshtė si parfumi i shitėsit.
Krijoni Kontakt