A adhurojnë muslimanët perëndinë e hënës?
Përgënjeshtrimi i këtij miti me anë të dëshmive etimologjike.
Nga Mohd Elfie Nieshaem Juferi
Pretendimet e të krishtërëve se fjala Allah () është emri i “zotit të hënës”, bazohet në shkrimet e Dr. Robert Morey, i cili përmend një gjë të tillë në librin e tij “Pushtimi Islam”. Gjithsesi, ata (përfshi këtu edhe Dr. Morey) po luajnë një lojë jo shumë të mençur. Shkrimet e Dr. Morey nuk janë gjë tjetër veçse mendimet e një shpikësi fashist perëndimor dhe që, fillimisht nuk kanë qenë të destinuara për një publik të gjerë. Pavarësisht nga kjo, “dëshmia” e tij për një perëndi hënore, të ashtuquajtur “Allah” i bën po aq dëm fesë së tij sa edhe Islamit. Sipas tij, bota semite para-islamike (jo vetëm Arabia) ishte vendi ku ardhurohej gjerësisht një perëndi apo perëndeshë e hënës, e quajtur “Allah”. Në këtë rast, problemi me spekullimet mbi perënditë e periudhës para-islamike nga bota semite është fakti se çdo shkrim që i paraprin ardhjes së Islamit, i paraprin gjithashtu edhe futjes së shenjave diakritike në gjuhët semite. Pse përbën problem një gjë e tillë? Po, sepse, nëse dikush pretendon se ka zbuluar në Palestinë, Siri apo Liban dëshmi të një perëndie të hënës të quajtur “Allah”, ky pretendim vlen edhe për hyjnitë përkatëse, si të Krishtërimit, ashtu edhe Islamit. Për herë të parë, fjala “Zot” në Bibël përmendet në Gjenezën 1:1, ku thuhet:
B'reshit bara ELOHIM et ha-shama'im, V'et ha-arets.
Në fillim, Zoti krijoi qiejt dhe tokën.
Ndërkohë që të krishterët kanë abuzuar gjithmonë me fjalën "Elohim" (), oratorët e ndershëm hebrej pranojnë që kjo fjalë e vjetër, që do të thotë “Zot”, ka një histori që ne nuk e dimë. Hipoteza e “shumësit të nderimit” mund të jetë një shpjegim i mundshëm i faktit që fjala është në shumës, por, me sa duket kjo ka qenë e panjohur edhe për oratorët e hershëm hebrej (si misionari çifut, I cili, sipas Kuzarit, ka konkuruar me muslimanët dhe të krishterët për konvertimin mbretit të Khazarëve në shekullin VIII). Megjithatë, është e vështirë që kjo fjalë të përkthehet me fjalën “zotat”, meqenëse në tekstin në hebraisht, folja “krijoj” zgjedhohet në njëjës. Pavarësisht nga kjo, (Elohim) është shumësi i rrënjës së fjalës që do të thotë Zot, , (eloh).
Megjithatë, nëse dikush do të gjente fjalën (eloh) në një shkrim të gdhendur në paleo-hebraishten, aramaikishten, apo në ndonjë nga shkrimet nabateane, ajo do të mund të shqiptohej në shumë mënyra të ndryshme, pa shenjat diakritike të cilat do ta udhëzonin lexuesin drejt shqiptimit të duhur. Ky kombinim shkronjash (që mund të shqiptohet alah) është rrënja e foljes “betohem” ose “bëj një betim”, po ashtu edhe folja “hyjnizoj” ose “adhuroj”, siç mund të shihet më poshtë:
[1.]
Hyjnizoj, adhuroj
Zot
Hyjni
Që i ngjan Zotit
Zot, gjykatës
Vetë rrënja e ka origjinën në një rrënjë më të vjetër, el, që do të thotë Zot, hyjni, fuqi, forcë, etj.
Pra, një nga fjalët themelore në hebraisht që do të thotë Zot, (eloh), mund të shqiptohet fare mirë alah pa shenjat diakritike. Nuk është çudi që fjala Zot në aramaikisht[2] është (alah). Kjo fjalë në një formë shkrimi standarde () , ose në formën e shkrimit Estrangela () , gërmëzohet alap-lamad-heh (ALH), që korrespondojnë pikërisht me shkronjat e fjalës hebraike eloh. Aramaikishtja është e lidhur ngusht me rrënjën më të vjetër të fjalës Zot, eel.[3]
Fjala Zot në arabisht, Allah () , gërmëzohet në mënyrë shumë të ngjashme dhe ka lidhje të largëta me fjalën më të përgjithshme për emrin hyjni, (ilah). Tani mund të vihen re qartë lidhjet e dukshme gjuhësore dhe etimologjike mes fjalëve përkatëse për emrin Zot në këto gjuhë të afërta semite (p.sh. Allah, Alah, dhe Eloh që lidhen përkatësisht me fjalët Ilah, Eel dhe El). Kështu që, si përfundim, nëse tri-teistët njëgjuhësh duan të pretendojnë se Allah/Alah ishte emri i një perëndie të hënës dhe se adhurimi i një hyjnie të tillë është një praktikë vulgare pagane, atëherë do t’u duhet t’i flakin Biblat e tyre në koshin e plehrave për arsyen e thjeshtë se edhe në tekstin e saj përmendet kjo hyjni. Po kështu, atyre do t’u duhet të mohojnë Jezusin për faktin se i është drejtuar një versioni të kësaj hyjnie ndërsa ishte i kryqëzuar (sipas Biblës).
ثshtë interesant fakti se ka prova nga burime të krishtera që vërtetojnë qartë sa më sipër.
[4]
‘elah, “zot”. Kjo fjalë aramaike i korrespondon fjalës hebraike ‘eloah. ثshtë një emery i përgjithshëm i “Zotit” në paragrafet në aramaikisht të Dhiatës së Vjetër dhe është një fjalë e përafërt me fjalën ‘allah, emri arab i Zotit. Kjo fjalë është përdorur gjerësisht në Librin e Ezdrës dhe përmendet jo më pak se 43 herë mes Ezdra 4:24 dhe 7:26. Aty, kjo fjalë i referohet ‘Zotit” të hebrejve, pavarësisht nëse folësi a shkruesi ishte hebre apo jo. Kështu, guvernatori i provincës “Përtej Lumit” (d.m.th, në perëndim të lumit Eufrat) i ka folur mbretit Darius për “shtëpinë e të madhit Zot” (Ezra 5:8). Po kështu, edhe Kiri udhëzoi Sheshbazarin, guvernatorin, që “të ndërtohet shtëpia e Zotit: në Jeruzalem (Ezra 5:15).
Në librin e mësipërm thuhet se Ezra dhe Profeti Daniel e quanin Zotin e tyre ‘Elah”. Paragrafi i mësipërm është më se i mjaftueshëm për të hedhur poshtë pretendimet e të krishterëve të devijuar, sipas të cilëve Allahu është zoti hënë. Sepse, po të ishte Allahu zoti hënë, atëherë kë adhuronin Ezra dhe Danieli?
Përfundim
Mendimtari panteist/budist Brett Neichin ka thënë se të krishterët janë hebrej të reformuar por që nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Dhe vërtet, një pjesë e madhe e Krishtërimit i ka rrënjët në botën semite, e megjithatë ithtarët e kësaj feje janë të famshëm për interpretimet që i bëjnë besimit të tyre nga këndvështrimi i botës europiane. Dhe kjo është arsyeja pse ata përpiqen të gjejnë gabime në një fe që pranon ekzistencën e të njëjtit Zot që besojnë edhe ata; kjo është arsyeja pse ata, në mënyrë të gabuar, pretendojnë se Eloh, Alah dhe Allah janë zota të ndryshëm.
Dhe sigurisht, vetëm Zoti e di më mirë!
Referencat
[1] Milon Ben-Y'hudaah, Ivri-Angli (Ben Yehuda's Hebreë-English Dictionary), tek fjala ALEF LAMED HEH (ALH)
[2] Sipas Lexicon që mund të gjendet në http://www.peshitta.org.
[3] Sipas Robert Oshana's Online Introduction to Basic Assyrian Aramaic, që mund të gjendet në http://learnassyrian.com.
[4] W.E. Vine, Merrill F. Unger, William White Jr., Vine's Complete Exposition Dictionary, Thomas Nelson Publishers, Nashville, TN, 1996
Krijoni Kontakt