Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Dedikuar ty që s'do t'i lexosh kurrë...

    Dedikuar: Sares

    BUZEQESHJA JOTE...
    Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"
    Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda meje.
    Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time
    Ndryshuar për herë të fundit nga Teddy : 24-01-2006 më 22:09
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  2. #2
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Lale... mu ka bo mishi kokrra kokrra me rob shpie !
    I modh je per kte qe ke shkrujt.. uroj ta kesh kopju se me e vujt...sdo ja uroja as armikut !

    PeaCe...!

    LlaCiPaCi

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    Dedikuar: Sares

    BUZEQESHJA JOTE...
    ...
    eh ci bejne ndjenjat disa njerzve ci bejne

    shume e bukur ishte pjesa teddyy

    fatkeqsisht njerez te ndryshem kane ragime, perjetime, dhe rrjedhshmerrisht pasoja te nryshme ndaj ndjenjave... kshu e ka jeta, nuk linden te gjithe njesoj...

    te uroj pakesim te vuajtjes dhe gjithashtu lumturi, dhe po te te vene gjerat mire ne jete, te siguroj qe sdo ndihesh gjithmone kshu

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Teddy,

    Nje paraqitje vertete e bukur, pergezime
    Sa kam lexuar nga ti gjer tani ne Forum, ke nje thellesi te kthjellet te te shprehurit. Vertete me pelqejne shkrimet e tu.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2006
    Postime
    24
    Teddy cfare ke shkruar eshte mallengjyese,nuk e di por me emocionoi shume aq sa e lexova disa here. pergezimet e mia.vazhdo te shkruash keshtu

  6. #6
    ** ParT oF mY LiFe ** Maska e LoveLyBruneTT
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    *** Same plaCe I was Last niGht ***
    Postime
    805
    Teddy .... Shume e bukur dhe po aq prekse, nese e keni perjetuar vertet ju uroj me gjithe zemer qe kushdo qe te trokase ne zemren tuaj ne te ardhmen, Do jete ( miss buzqeshja) J/K por yeha te uroj me gjithe zemer Good luck.... dhe vazhdo shkruaj
    ****************************************

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Une ketu jam dhe te lexoj!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  8. #8
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Nje vend magjik

    Kjo eshte skica e fundit qe i dedikohet nje personi te vecante per mua, si dhurate per pervjetorin e nje dite (4 marsi, i nje viti cfaredo) qe ka karakterizuar perjetesisht jetet tona...te pakten timen...ajo nuk di ne e kujton me .



    Dedikuar: Sares

    Ka disa nete qe me pelqen te marr makinen e te ngjitem ne piken me te larte te qytetit tim e te filloj te meditoj duke veshtruar se si errsira mbeshtjell e mbulon gjithcka perreth. Eshte nje ritual qe ka vite qe kryej me te njejten perpikmeri sa here qe nervozismi, melankolia apo semundja e tmerrshme qe eshte nganjehere nostalgjia shfaqen papritur e pa zhurme brenda meje e sintonizohen me atmosferen enigmatike qe sjell nata. Madje me kujtohet qe kur isha ende femije, ne konrtrastet e para me prinderit e mi, me pelqente te ngjitesha ne nje nga pemet e o borrit perballe shtepise time, ku me disa moshatare te mi kishim krijuar nje shtepize personale qe sfidonte cdo ligj graviteti. pastaj i erdhi rradha viteve te para adoleshenciale, kur nje buzeqeshje me pak apo nje veshtrim me indiferent e vajzes qe qendronte ne anen e kundert te klases me detyronte te strukesha ne catine e pallatit nen shoqerine e cigareve te para, me bindjen qe nganjehere nje cigare dinte te dgjonte me mire se njerzit, bindje qe kam trasheguar gjer me sot.
    Shume kohe kane kaluar nga atehre e shume kush prej njerzve qe me rrethojnen kane mesuar per kete pasion, dashuri apo ves timin, por me ty une nuk e kam biseduar kurre. Ka qene ky sekreti im i vetem ndaj teje, edhe gjate periudhes, kur ti ishe pjese e pandare e diteve te mia. Disa here kam qene gati te te tregoja qe naten kur me dhurove puthjen e pare, une nuk u ktheva ne dhomen time, por prita agimin, ndoshta si tentative per te tejzgjatur e per te shijuar deri ne momentet e fundit nje nate qe do te kishte mbetur gjithsesi e paharruar. Madje edhe naten qe humba perfundimisht pafajsine adoleshenciale, prita sa ti te filloje te buzeqeshje ne gjume, per te vrapuar drejt ketij vendi ku gjendem edhe sonte. As vete nuk nuk e di perse, ndoshta per tu perpjekur te kuptoja qe gjithcka kisha perjetuar deri disa caste me pare, kishte qene thjesht reale. Disa here kam qene gati te te tregoja per ekzistencen e ketij vendi, por ideja se ti nuk do arrije te kuptoje rendesine qe ka per mua, me ka frenuar gjithnje. Nuk mendoj se kam gabuar, ditet ne vazhdim treguan veshtiresite qe ti pate te kuptoje aspektet e ndryshem te karakterit tim, e tani me ben te ndihem i lumtur qe te pakten vetem njehere perpara syve te tu sa te embel aq edhe zberthyes, une dita te fsheh. nuk ka qene e thjesht, por mendimi qe as une vete nuk dija e nuk di arsyen e vertete te nevojes qe kam per nje vend te humbur e te panjohur ne lartesi, me ka ndihmuar te hesht. Disa here, gjate neteve te mia jam perpjekur te kuptoj motivin e vertete te qendrimit tim ketu. jo, nuk eshte deshire vetmie, sic mund te mendoj dikush tjeter, ti e di se sa ajo me tremb sidomos tani, por ndoshta tentative per tu ndjere njekohesisht jshte dhe padron i endrrave te nje qyteti , kur je brenda te cilit te duket sikur te ka kthyer shpinen e ka harruar plotesisht ekzistencen tende. Ndoshta eshte eshte thjesht nje tentative per te vene pak rregull e per ti dhuruar pak kthjelltesi ketyre mendimeve te mia qe karakterizojne kete fantazine time te semure, o ndoshta sepse prej ketej mund te fluturoj me lehtesisht drejt asaj bote imagjinare ku me drejtojne gjithmone deshirat e endrrat e mia . o ndoshta kishe te drejte ti kur me konsideroje si nje romantik demode e te pasherueshem.
    Te verteten une nuk e di, e nuk kam ditur kurre! Por mendoj se nuk ka gjithnje nje te vertete te vetme, e kjo imja i prek pak te gjitha pa u perkufizuar nga asnjera. e vetmja gje qe di eshte qe jam vertete i lumtur per morbozitetin me te cilin kam ruajtur kete sekret. Me siguri po te te kisha folur per kete vend, ky i fundit do te kishte humbur ato pak detaje qe e bejne terheqes si gjithcka enigmatikee une do kisha qene i detyruar te kerkoja te gjeja nje vend tjeter...e padyshim tani nuk do te dija qe edhe sonte je e vetme ne dhomen tende...tani edhe drita qe dritaren tende u fik...naten e mire e dashur...ty... dhe atij qe sapo hyri ne dhomen tende
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  9. #9
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Kjo poezi i dedikohet dashurise se pare te jetes time, ku i gjendur ne moshen me te mrekullueshme qe njeh jeta njeriut (adoleshenca) u gjenda i pushtuar nga nje ndjenje fantastike e nga endrra qe mund te kishin vecse baze imagjinare pak foshnjore. a mundet te kete dicka me feminore se sa pretendimi qe vajza me e bukur e shkolles te dashurohet pas dikujt qe ka vetem dy vjet me pak se ajo? Nuk e di, tani sa here kujtohen ato vite me vjen te buzeqesh, e megjithate nuk mund te fsheh se edhe sot ne distance vitesh,ne distance dashurish,ne distance vajzash qe kane hyre ne jeten time, brenda meje ajo vajze vazhdon te mbaje nje vend te vecante, sot e pergjithmone. Kjo poezi eshte per ty Silva

    Dedikuar: Silva Priftanjit




    Nje liber ne nje fjale te vetme,
    nje oqean ne nje pike loti,
    nje shekull ne nje sekonde.
    Kerkoja dicka te vogel
    ne nje bote te pafund,
    por te gjeta ty,
    qe me dhurove
    nje dashuri te pafund,
    nje ndjenje pakufij
    ne nje bote kaq te vogel.
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  10. #10
    King Tirone Maska e Mr_Tironci
    Anëtarësuar
    05-04-2004
    Vendndodhja
    gjithanej
    Postime
    154

    :)

    Ishalla kto fjal qe the ja vlejn tja thush asaj qe ja ke thon lale se kaiher nuk meritojn asigjo. Me pelqu shume shkrimi jot.
    Mr_Tironci

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dedikuar babit tim
    Nga DeuS në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 14-03-2014, 15:57
  2. Dedikuar femrave .
    Nga PINK në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 17:43
  3. Mos qesh kur ta lexosh
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2005, 15:03
  4. Dedikuar asaj
    Nga Teli në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •