Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga Mr_Tironci
    Ishalla kto fjal qe the ja vlejn tja thush asaj qe ja ke thon lale se kaiher nuk meritojn asigjo. Me pelqu shume shkrimi jot.
    ncnncnc ti do drru....nuk meritojne asnje gje???

    Teddy:
    Per kedo qe te kritikoi ne menyre subjektive po e them per here te dyte nje shprehje ne shqip ne kete forum: Qente le te lehin karvani te shkoj perpara.

    Nuk kam pse te te them urime, apo keshtu te vaxhdosh, pasi keto qe po shkruan jane ndjenja;ato qe ti ke kaluar; ato qe ti ke perjetuar...dhe si te tilla nuk do te shprehesha : " Sa me shume zhgenjime pac". Thjesht te pergezoj per talentin edhe guximin qe ke duke hedhur ne flete te kaluaren.
    Nqs nuk jane kujtimet e tua, perseri pergezime! Kjo do te thote qe jeni vezhgues i kujdesshem i rrethinave apo njerezve qe keni perqark. Jeni gjithnje ne gjendje "alert" ne raport me te tjeret.

    P.S.
    Keni vertetuar nje prej teorive te mija : NJe mashkulli nuk i duhet te therrase ne menyre qe te degjohet!

  2. #12
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291

    Nate...

    Dedikuar E.SH

    Ka disa qe nete qe gjithcka cfare me rrethon me kthen tek ty e papritur e gjej veten ne nje dimension te tjeter. Ngadale, asistoj se si muret e dhomes time rrezohen pa zhurme kurse zemra ime cuditerisht ngushtohet gjithnje e me teper e me le pa fryme. Eshte nje proces sa i zakonshem po aq edhe i paevitueshem, e megjithate nuk arrij te kuptoj pse gjithmone me ben te ndihem disi i disorientuar. Ndonese tashme qe muret jane zhdukur e arrij te shoh henen ndjej se si nje shi i imet pikon mbi mua, nje shi i vecante, qe lag vetem perbrenda dhe kthen kete dimension e atmosferen qe ndihet ne te ne me teper asfiksuese. Kujtime te ndryshme me sjellin perpara meje momente, situata diferente, por te shoqeruara gjithnje nga e njejta ndjenje, nderthurje e mrekullueshme e trishtimit, melankolise e nostalgjise, qe e ben me te hidhur se sa gota e konjakut qe kam rrekellyer pak caste me perpara se te fluturoja ne keto treva te panjohura qe nuk di ne i perkasin me teper imagjinates time apo realitetit. Jo, nuk jam i dehur si mund te mendoj dikush prej jush, fatkeqsisht jam totalisht i ndergjegjshem perndryshe nuk do arrija te ndjeja kete shtrengim qe po me le pa fryme ketu brenda ketij gjoksit tim, nuk do te isha duke shtrenguar fort celularin ne tentative ti rezistoj tundimit te te telefonoj ndonese tashme e di qe je duke shtrenguar fort jastekun sic ben gjithnje kur enderron dicka te bukur,e une nuk kam dashur e kurre nuk do te te dua te te prish endrrat, nuk do te kisha deshire te vrapoja drejt shtepise tende e te citofonoja gjithe familjet qe banojne ne rrugen tende e t'iu bertisja se kam nevoje per ty, se kam nevoje te te shoh brenda shtratit tim qe ti fal nates time edhe une nje enderr, qe ti fal jetes time nje agim, qe te jem serish une... Por brenda meje dicka me pengon te rend drejt teje e te te tregoj se ne c'ferr gjendem nganjehere gjate ketyre neteve te mia, me frenon deshiren per te pare ate shkelqimin e veshtrimit tend qe do te thyente cdo brenge ketu brenda ketij shpirtit tim me ate forcen e tij vezelluese. Brenda meje dicka me thote se eshte nje nate si gjithe te tjerat e nuk ka pse te kthehet ne te vecante, prandaj me shtyn drejt sirtarit, te terheq bllokun tim te shenimeve e ti gjej nje mbyllje kesaj skices time..nje mbyllje qe sonte une nuk po arrij ta gjej dot, prandaj po te lutem qe ne se nje dite ti do te lexosh keto rrjeshta ndihmome ti gjejme nje fund ...une e di qe ty te pelqejne perrallat…
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  3. #13
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Po sikur ti stamposh kto lale ene tja cosh me poste? Per mendimin tim do te jesh i sigurte qe do ti lexoi!

    Te uroj gjithe te mirat dhe te bashkohesh nje dite me dashurine tende!

  4. #14
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Shume te bukura dhe shume Prekese , por une do ti quaja te pranueshmet e jetes , Dashuri pa vuajtje nuk ka kuptim.

    Gjithe te mirat

  5. #15
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Dedikuar Jones

    ...e me ne fund tani ti qendron e ulur ketu perballe meje...veshtrimi qe i leshon vjedhurazi celularit tend me ben te kuptoj qe mendimet e tua jane gjetke, por ti tani je ketu e per mua, nje fytyre te panjohur deri dje ne universin tend, ashtu si me siguri do te jete edhe mengjesin tjeter, kaq eshte e mjaftueshme per ti dhuruar mbremjes se sotme, (ah sikur vetem kesaj), nje motiv te mrekullueshem sa edhe magjik...eshte e cuditshme se si disa ndjesi ke fatin ti perjetosh pikerisht ne momentet kur me pak mendon se mund ti ndeshesh, ne ato momente kur pas nje lufte te vazhdueshme me zemren tende, pas shume mundimeve ke arritur ti besh te kuptoje qe ajo qe po perjeton eshte thjesht nje periudhe dreqi, e qe i duhet te mesohet me ate varferine qe eshte kthyer ne nje kostante te pandryshueshme e jetes tende, por prezenca jote ketu eshte e mjaftushme per te rrezuar cdo argument te pjeses time racionale e per ti dhene ze me shume se asnjehere shpirtit tim...perpiqem te perqendrohem diku tjeter,i shtyre nga ankthi se revolucionit qe ndjej perbrenda i kunderpergjigjet indiferenca jote, por buzeqeshja qe ke te stampuar ne buze,ne syte e tu te shndritshem, qe me siguri i kane rrembyer dicka kaltersise qiellore, ose ndoshta ngjyra e tij eshte thjesht reflektim i tyre, ne cdo qelize te fytyres tende engjellore,ndihmon qe gjithcka qe me rrethon e qe mund te kete arrogancen te terheqe vemendjen time qofte edhe per nje cast te vetem,te zhduket pa lene gjurme e te mbetemi vetem une e ti, vetem paraliza ime faciale dhe syte e tu, esenca vitale e kesaj nate...e di, duhet te gjej dicka per te thene, dicka qe te me lejoje te filloj te recitoj pjesen time, dicka qe te me ndihmoje te justifikoj perpara teje kete gjendjen time te dalldisur, tipike adoleshenciale, qe cdo pijanec i rregjur do te kishte zili, por jam i ndergjigjshem aq sa te kuptoj qe ne kete moment nuk jam ne gjendje te formuloj nje mendim llogjik...papritur veshtrimi yt kryqezon timin....jo te lutem jo, jo ,mos buzeqesh , mos me privo edhe nga ky pak ajer...realisht mendon qe une nuk e di qe do te me mjaftonte buzeqeshja jote per te vazhduar te marre fryme? e di, por nuk kam nevoje per ta konfirmuar, nuk dua, kupton?...nuk dua, sepse qe neser une nuk di ku do te ndodhet e nuk dua te kem nevojen ta kerkoj me pas si i cmendur ne cdo rrugice te qyetit tone, ne cdo nate me yje, pas cdo rizgjimi...me degjon nuk dua...por ti buzeqeshe dhe une nuk gjeta dot arme tjeter pervcse te ulja veshtrimin tim...me kot, vezullimin e saj do ta kisha ndjere edhe sikur te kisha qene i verber...
    ( vazhdon)
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  6. #16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Teddy
    Dedikuar: Sares

    BUZEQESHJA JOTE...
    Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"
    Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda meje.
    Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time
    Teddy Je madheshtor,pikerisht ne kte nate te poshter me kujtove nje histori qe me ka ndodhur vite me pare,komplimente dhe respekt
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga Teddy Lexo Postimin

    Me duket sikur ti ke qen pas kraheve te mija ate dite kur buzeqeshja ime vdiq
    Vertet qe kam mbetur pa fjale, pergezime qe di te hedhesh kaq bukur ne rrjeshta dicka kaq te "shemtuar", sepse un sa her qe e kam marre guximin cdo gje ka marre fund me nje shkrepse te vetme.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2007
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Teddy Lexo Postimin
    Dedikuar: Sares

    BUZEQESHJA JOTE...
    Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"
    Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda meje.
    Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time
    Ndoshta as une s'duhej ta lexoja kurre, pasi menyra me te cilen ti Teddy shkruan duhet akoma perpunuar jashtezakonisht qe t'ia vleje te lexohet.

    Ndoshta ndjenjat ne kete tip hartimi ishin te sinqerta por gdhendja eshte e zymte!
    Suksese ne te ardhmen!

  9. #19
    tmerrsisht i embel
    Anëtarësuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    dedikuar S.

    Prag nisjeje

    ...e di, pas pak me duhet te nisem...e ti si gjithmone do te jesh ne ate binar me mua duke shtrenguar duart e mia, duke me perqafuar here pas here, duke kerkuar te ndeshesh veshtrimin tim, qe do jete si gjithnje i perhumbur ne piken ku shinat bashkohen me qiellin. do perpiqesh te kuptosh nese pas atij shikimi fshihet nje ndjesi kenaqsie, i natyrshem duke qene se rikthehem ne ate boten, per te cilen te flas gjithnje me aq shume entuziazem, apo dicka e ngjashme me lemshin qe shqeteson fytin tend. e nuk do te flasesh, ti nuk do te thuash asgje gjate gjithe asaj pritjeje vrasese, ndonese me urren e me do shume se kurre, ndonese nuk i fal vetes qe edhe kesaj here je serish aty, teksa konstaton se sado tashme nuk eshte hera e pare qe perjeton nje situate te tille, perbrenda eshte e njejta e zakonshmja shkretetire. pyetjeve te mia sporadike, ne tentative per te thyer ate heshtjen gerryese do te perpiqesh ti pergjigjesh me nje levizjeje koke, por ne fund kur zeri i ftohte i altoparlanteve do te lajmeroje, qe treni im eshte ne mberritje, nje lot kapricioz do te mposht barrierat e tua te brishta. e teksa do te rikutjosh se shpartalluese di te jete nganjehere nje ushtri lotesh, do te me hidhesh ne qafe, ne tentative qe te mos me lejosh te admiroj nje nga momentete mia te preferuara. ti nuk mund te imagjinosh sa e bukur je teksa perlotesh. do te me shtrengosh gjithnje e me fort, e me zerin tend te mallengjyer do te me pershperisesh " te urrej. e sheh si me ben te vuash?". Une do te hesht per nje cast, pastaj do te perseris mekanikisht " jane vetem dy jave. eshte hera e fundit te betohem". ti do te pohosh me koke, por te dy e dime qe keto jave do te duken te pafundme e qe nisje te mia e rrjedhimisht situata dhimbjeje identike do te na duhet ende te perjetojme, e paradoksalisht te dy e shpresojme dicka te tille, sepse kjo do te thote qe edhe pas disa muajsh do te jemi serish bashke. E sa me teper fishkellima e trenit do te afrohet, ti aq me teper do te me perqafosh, e une do te rikujtoj sa do te me mungoje neteve te mia tiranase, kaluar bareve e gotave te konjakut, aroma e trupit tend, gusheza jote, e cila duket si e krijuar qellimisht per te vendosur buzet e mia. Me pas zhurma metalike e deres se trenit qe hapet, do te na zgjoje nga ai moment, qe do donim te ishte i perjetshem, e do te fillojme te veshtrojme me zili, te gjithe ata udhetare qe zbresin. e po te jemi me fat, syte tane nuk do te ndeshin nje tjeter cift te rinjsh qe perqfohen te permalluar e te lumtur. "me duhet te shkoj" do te them une teksa do te te perkedhel faqet e skuqura nga te ftohtet e me te njoma se zakonisht. ti do te afrohesh e do te me puthesh, duke mermeritur "te dua, te dua, te dua shqiptar i mallkuar" e me pas do te jete i vetmi cast qe ti do te buzeqeshesh. " ta dish ti sa te dua une" do te mendoj, por nuk do te flas, tani jam une ai qe ka veshtiresi te artikuloj fjalet. me ankth do te veshtroj drejt asaj dere te mallkuar, e do ti afrohem, do te ngjis valixhet, e me pas do te hip edhe vete. e teksa do te veshtroj drejt teje, qe tashme as perpiqesh me te permbash lotet, do te shpresoj qe ai tren te niset sa me shpejt. por ia do te vonoje si gjithmone, do te vonoje aq shume, sa per mua eshte e paevitueshme te rezistoj te mos zbres edhe njehere pa te puthur edhe njehere per heret e fundit. e buzet e mia, kesaj here do te njomen jo vetem nga ato te tuat, por edhe nga ndonje lot qe perpiqet te me pershendese ne menyre te vecante. pastaj do te vrapoj e do te hip momentin e fundit. e ndersa menjehere dera do te mbyllet e une do te shoh se si do vazhdosh te levizesh buzet per te me thene pa ze "te dua" une do te ngjis duart e mia pas xhamit. ti do te fillosh te zvogelohesh gjithnje e me teper ne sfond, e pas nje casti do te zhdukesh..."te dua" do pershperis edhe une per here te fundit pakuptuar e do te largoj koken nga xhami. me neveri do te shoh ne ka ndonje vend te lire, por edhe nese do ta gjej, do evitoj te perzihem me te tjeret...me pelqen te mos kem askend prane, teksa perlotem..."te dua vogelushe"
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  10. #20
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Dedikuar ty që s'do t'i lexosh kurrë...

    Po sikur t'i kenë lexu kto, mi ke vu në rradhë ne me emra pale.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dedikuar babit tim
    Nga DeuS në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 14-03-2014, 15:57
  2. Dedikuar femrave .
    Nga PINK në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 17:43
  3. Mos qesh kur ta lexosh
    Nga nitROSHI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2005, 15:03
  4. Dedikuar asaj
    Nga Teli në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 12:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •