Te gjithe forumet kane edhe privacyn (intimitetin) e tyre. Une me qe kam pasur pune me vBulletin, po shtroj nje problem qe shume anetare mendoj se do kene kersherine te njifem me ca gjera teknike te forumit...
Per temat, postimet, sondazhet, perjashtimet, fshirje te anetareve fizikisht nga forumi eshte e ditur më se administratoret kane qasje te plote ndaj tyre. (dmth menaxhim te plote). Ka disa gjera qe administratoreve ju lejohet te bejne (teknikisht dhe me rregullore/moralisht ) nese ato keqperdoren nga anetaret si: vendodhjen, nentitullin, firmen, avatarin, pseudonimin (nickun), fjalekalimin... etj etj...
Te sqarojme ca gjera, per ato qe nuk kane pasur shume pune me keto ceshtje.
Ne forum ka ca gjera teknike qe rregullohen sipas deshires. Cka mund te jete ajo sipas deshires: [ ngjyra e pseudonimeve, mundesia te kesh nentitull ose jo, mundesia te kerkosh forumin cdo sekond, (ne forumi shqiptar eshte 60 sec), te shofesh kush eshte ne linje apo jo, paneli i anetarit, mundesia e avatareve dhe shume cka tjeter qe mund te haset ne forum.] Por, ka edhe ca gjera qe sistemi vBulletin ( me te cilin punon forumi shqiptar) nuk ti mundeson, ose i mundeson, por ne nuk i i dime ato, per ate une do shtroj nje liste me disa pyetja qe besoj do mar pergjegje. Jam i vetedishem qe vBulletini ofron shume mundesi, por une po shtroj nje liste pyetjesh nga me te zakontat, dmth ato qe hasim cdo dite, ose me fjale te disa gjerave bazike.
Po shtroj ca pyetje pra:
1) A mund administratoret te lexojne mesazhet private te anetareve?
2) A mund administratoret ti fshijne mesazhet private te anetareve?
3) A mund administratoret te futen me llogarite tona ne forum?
4) A mund administratoret te lexojne komentete reputacioneve?
5) A mund administratoret te ndryshojne/shtojne/heqin komentet e reputacioneve?
6) A mund administratoret te dergojne mesazhe private anetareve tjere nga llogaria e nje anetari te thjeshte ( pas mos me u kyc me nick te tij) dmth nga admin zone ti dergohet dikujt PM nga llogaria jone.
7) A mund administratoret te nderrojne: daten e anetaresimit te nje anetari, numrin rendor apo kycjen e fundit?
8) A mund qe administratoret te ndryshojne daten e postimeve tona, dmth ne kemi postuar nje teme shembull: 24.5.06 dhe te behet 26.7.06.
9) A mund qe administratoret te shofin se jemi ne në forum, nese ne kemi status te fshehur?
10) A mund qe administratoret te shtojne/heqin numrin e postimeve te anetareve te thjeshte?
11) A mund te editohet nje shkrim i nje anetari nga administratoret dhe ne fund te postimit mos te kete fjaline: ( edituar per here te fundit nga.... )
12) A mund qe administratoret te fshine pershkrimet. (dmth temat e abonuara)
13) Anetaret e thjeshte, a kane trajtim te njejte nga ana administrative, dmth a jane te gjithe te drejtat teknike te tyre te barabarta.
Pse pyes kete?
Sepse ne forum shof ca gjera qe nje anetar i thjeshte i ka, tjetri s'mund ti kete si: dikush ka avatar te levizshem, dikush nuk mundet te poston fare nje gif avatar, shoh nje avatar me permasa me te medha seç sa jane te lejuara 80 x 80, dhe tjetri anetare nuk mundet te kete nje avatar shembull me te madh se permasat qe ka vene forumi.
14) A mund qe administratoret te ndalojne pjesmarjen ne ndonje nenforum te caktuar per ndonje anetar te thjeshte.
15) A mund qe administratoret te shikojne se per ke kemi votuar ne, ne rastet kur sondazhet jane jo-publike?
Nese mendoni se ka edhe ndonje pyetja shtese jeni te lutur te postoni, qe te merrni pergjegje nga adminet e FSH-se.
... mendoj se pas ketyre infove qe do marrim nga stafi, shume anetare do kene me te qarte se cka eshte intimitet ne forum e cka jo.
Miqesisht, Adriano-10.
Krijoni Kontakt