Mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Sfeqishtë të Hanit të Elezit ka ndodhur një tragjedi e rëndë - vrasje e trefishtë. Sipas shtypit të sotëm, me armë zjarri janë vrarë vëllezërit Vehbi (26), Adil (21) dhe Nuramin Shkreta (17), djemtë e Nejazi Shkretës nga ky fshat. Rasti është konfirmuar mbrëmë edhe nga policia, por pa dhënë hollësi për ngjarjen tragjike.
Zyrtarja për informim e SHPK-së, Sabrije Kamberi, përveç që e ka konfirmuar rastin e rëndë, ka thënë se vrasjen policisë ia kishte paraqitur një fshatar i Sfeqishtës, fshat mu në vijën kufitare me Maqedoninë. Sipas policisë, kufomat i ka gjetur axha i viktimave Xhevat Shkreta, i cili edhe ka njoftuar policinë. Kamberi ka njoftuar se në vendin ku ka ndodhur vrasja e tre vëllezërve Shkreta, afër shtëpisë së tyre në fshatin Sfeqishtë, janë gjetur shumë gëzhoja. Motivet e vrasjes së trefishtë nuk dihen, sikur as autori.
Krijoni Kontakt