Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Edhe une anoj pak nga arsyetimi i Grifshes. Opinioni tek shoqeria shqiptare (dhe jo tek shqiptaret, duhet bere dallim ketu, arsyet mund t'i nxirrni vete ose t'i kerkoni), eshte mbizoterues.

    Me sa kam vene re une, per aq kohe sa kam jetuar ne Shqiperi, ne jetojme ne nje shoqeri te polarizuar : ose kemi shume afersi me tjetrin ose kemi shume largesi. Te mesmen nuk e njohim aspak ose fare pak.

    E kam fjalen qe ne Shqiperi ke ose miq qe lene koken per ty, ose armiq qe te bejne gjemen dhe ne vrimen e miut. Miqesia e moderuar ekziston fare pak.

    Kur ke te besh me nje mik, ky miku per nga thelbi tejet i afert dhe pothuaj mbytes, e lejon veten te te thote gjithçka mbi jeten, qe keshtu e ashtu e andej e kendej derisa truri te behet dhalle dhe fillon e trashet.

    Kur ke te besh me nje armik, ky armiku per nga thelbi mjaft i vendosur, nuk le rast pa te vene sterkembeshin, nuk te hiqet deri ne varr.

    Kam pershtypjen qe opinioni eshte kaq i forte atje sepse duke vuajtur nga mungesa e mendimit te mirefillte, ne e pelqejme veten ne grumbull, ne anonimat, ne tundjen e kokes se tjetrit per budalliqet qe thame, e keshtu me rradhe.

    Ne fakt ne nuk vijme nga nje e kaluar me tradita individualiste. Gjithashtu mendoj qe nuk kemi nje tradite te lashte letrare, ku njerezit te kuptonin ç'thote tjetri jo nepermjet thashethemeve por nepermjet librave, dhe nepermjet meditimit te tyre vetjak.

    Ne nje ode burrash, ka gjithçka perveçse mendim te mirefillte. Tregohen gjithfare lloj historish vetem e vetem per te qene i miratuar dhe i pelqyer nga tjetri ne krah, perndryshe ta vune damken dhe ta moren erzin. Psh, une nuk kam degjuar kurre ne nje diskutim, apo dasem apo vdekje, dike te flase per diçka qe te fut ne mendime, por thjesht perralla te tipit : "Kishte qene njeri dhe kishte rene ne qytet dhe kishte takuar..." dhe morali i perralles me siguri do te jete per te ngacmuar dike aty ne krah. Poshterimi i tjetrit do te thote automatikisht lartesim i vetes. Provim i kaluar me sukses ! Burreria shkoi ne vend ! Pika qe s'na bie ! Ja keshtu...

    Jo se edhe ketu ne France nuk flasin jo, edhe ketu ka shume thashetheme, por ne intensitet dhe kohezgjatje me te vogel, dhe kur vjen fundi, ai i kritikuari, i talluri, ua keput nje "je vous emmerde" dhe t'i le llastiqet ne dore, kurse ne Shqiperi, s'ke as mundesi te thuash kete sepse e shtove edhe nje armik ne qitapin tend... Eh, s'eshte kaq e lehte aman... Lum ata qe Zoti u ka dhene mend dhe e kalojne diten e tyre duke biseduar me te vdekur sesa duke marre neper goje me te gjalle. Kaq.

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar mė parė nga H²O
    Une jam anetar i ri. Dhe lexova disa gjera ne kete forum dhe ne temen e romances gjithashtu. Nga nje ane lexoj postime me shume se mesjetare dhe tema me shume se te tejkaluara nen thirrjen apo deshiren per ruajtjen e nje morali " shqiptar" qe ne postime te tjera duket kompetl mosekzistent.

    Shembull: nga njera ane lexon nje teme si ajo me "testin psikologjik" ne baze te nje historie profane, ku gjithe forumi cohet e therret: "Moral", ndersa nga ana tjeter lexon tema te tilla si kjo e zhveshjes ne webcam.
    Qe per mua eshte ekstremi tjeter sepse mesa duket qenka mbushur interneti me femra shqiptare qe zhvishen per nje X me dijen se ai po masturbon.
    Pa................................................ ......

    Pra sa e genjejme veten ne shqiptaret per ruajtjen ose te pasurit te nje morali apo dogme te caktuar si ajo e "pastertise femerore".

    Jam dakort qe brezi i vjeter jeton akoma me kete dogme dhe nuk dua nje spjegim apo ndarje brezash ne kete teme.
    Ajo qe mua me intereson me shume eshte kjo ndarje tek secili prej jush.
    Nderi apo e ashtequajtura "pasterti femerore" vjen nga shijet dhe zgjedhjet personale te atij njeriu e jo nga cfare thote apo mendon opinioni ...
    Pra eshte zgjedhje personale dhe ska te beje fare me Shqiptaret apo sa e genjejne veten ata .. besoj qe u bera e qarte .. mos e mundo veten shume o H2O ti ruash nderin femrave Shqiptare se e dine vete ato

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    H2O me sa shof shume pak njerez e kane kuptuar temen tende. Me pak fjale ti do te dish gjendjen e shoqerise shqiptare ose poziten me mire, apo jo? Nje pergjigje e thejsht dhe e logjikshme do ishte qe pozita e shoqerise shqiptare nuk e egziston sepse nje shoqeri nuk mund kete pozite sepse eshte e perbere nga individe me karaktere te vecanta. Kjo ama nuk do ishte e mjaftueshme sepse do dukej si pergjigje shume e lehte. Pozita e shoqerise shqiptare eshte nje kompilim i 50 vjet komunizmi dhe izolimi total, mentalitet i vjeter osman, dhe nje influence te forte te kultures komerciale perendimore kto 15 vitet e fundit. Ktu mund te fusim dhe dosa te forta pesimizmi dhe humbje shprese, fanatizem ballkanik etj. Ku na le kjo moralisht? do anoja me pergjigjen e helenes qe ne cdo vend te botes ke paradokse morale. Pergjigja ime ama do ishte: me asnje vend. Sepse morali per mua nuk egziston. Eshte nje mjet i shpikur nga njerzia.....dhe si cdo gje njerezore qe eshte imperfekte, ashtu eshte dhe morali, biles do te thoja qe eshte dicka komplet gabim. Eshte nje mjet i perdorur nga shumica ne shoqeri per te mbajtur statusin quo dhe per te mbajtur njerzit nen kontroll. Eshte dicka qe nuk ka interpretim te sakte (nuk ka definicione universale se cka eshte e morlashme dhe cka jo) por merr pikpamjen personale te cdonjerit qe e perdor per interesin e tij. Gjithashtu do te shtoja qe i bahkohem mendimit qe shoqeria shqiptare ka qene e varur dhe vazhdone te jete prehe e mentalitetit qe opioni i botes eshte shume i rendesishem ne menyren sesi jetojme.

  4. #14
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne nje ode burrash, ka gjithçka perveçse mendim te mirefillte. Tregohen gjithfare lloj historish vetem e vetem per te qene i miratuar dhe i pelqyer nga tjetri ne krah, perndryshe ta vune damken dhe ta moren erzin. Psh, une nuk kam degjuar kurre ne nje diskutim, apo dasem apo vdekje, dike te flase per diçka qe te fut ne mendime, por thjesht perralla te tipit : "Kishte qene njeri dhe kishte rene ne qytet dhe kishte takuar..." dhe morali i perralles me siguri do te jete per te ngacmuar dike aty ne krah. Poshterimi i tjetrit do te thote automatikisht lartesim i vetes. Provim i kaluar me sukses ! Burreria shkoi ne vend ! Pika qe s'na bie ! Ja keshtu...
    Po çpate ti me oden e burrave?????????/

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    Une nuk dua te di realitetin por ndarjen midis atyre paradokseve qe ti sapo permende ne zemren e secilit.
    Une dua te kuptoj se c'kuptojne njerezit me emrin moral kur nderkohe bejne ose nxisin te tjere te veprojne amoralisht.
    Pra c'nxit njerezit nga nje ane te shkruajen gjera si ... ua sa ku*** ajo apo ajo tjetra dhe pastaj shkojne e xhvishen ne MSN.
    Se si djem te rinj duan ti marrin te gjitha para e pastaj fillojne te shajne nga pas ato qe kane pasur.
    C'nxit X pershembull te flasi ne menyre gjykuese apo percmuese per dike nderkohe qe per vete bene te njejten gje ose ka nxitur ate dike te beje ate gje. Me kupton? Shpresoj dhe besoj se po.[/QUOTE]

    --------------------------------------------------------------------------
    Definicioni i konceptit moral mvaret nga rrethina ku njeriu është i edkuar! Por mjersiht ka shoqëri të cilat konceptin "moral" e keqpërdorin duke i krijuar definicionet e veta!

    Së pari, njeriu zakonisht e ka një tendencë ti shef dobësirat e veta në dikënd tjeter! Pra, faktikisht, pikërisht ata njerëz të cilët janë të preokupuar me jetat private të njerëzve sikur për shembull "kush cfarë bën në krevat", ata së pari nuk e kan kuptuar që "morali" i vete atyre bëhet shumë i cartë përderisa flasin për këto tema. Ata me siguri kan probleme të mëdha me vetëbesimin dhe kanë nevoja të mëdhaja ta nëncmojnë dikënd tjeter për ta "ngritur" vetveten,
    duke mos e kuptuar që vetem i kan zbuluar ato gjëra të cilat i mundojnë ata personalisht.

    Për sa i përket asaj fjale K****, ah sa patetike!
    Kjo është një fjalë e krijuar nga "Mens World" për ta kontrolluar femren. Ncncnc, sa tragjike kur edhe femrat e përdorin këtë fjalë duke mos ia kuptuar prejardhjen (hahahah).

    Më në fund duhet cdo njeri te angazhohet në definicionin e "moralit" nga shumë perspektiva, për të kuptuar për cfarë e kan fjalen kur e përdorin këtë term! Gjatë vizitave të mia në disa shtete dhe shoqëri gjeta shumë "njerëz të moralshem në botë"! Shembull:

    Një mashkull, kriminel dhe racist e ksihte "moralin" shumë të fortë sepse ai iu kishte ndihmuar shumë miqëve dhe vajzat e tij ishin femra shumë të "ndershme" të cilat kurrë nuk dilnin jashtë shtëpisë pas ores 18:00. (hahahahahahahahhahhhahahaahahahhahahhhaahahhah).
    A nuk është patetike? Në qoftë se ky është moral, atëhere tërë familja ime është e pamoralshme!!!!!! hahahahhhhaah
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga H²O
    Une jam anetar i ri. Dhe lexova disa gjera ne kete forum dhe ne temen e romances gjithashtu. Nga nje ane lexoj postime me shume se mesjetare dhe tema me shume se te tejkaluara nen thirrjen apo deshiren per ruajtjen e nje morali " shqiptar" qe ne postime te tjera duket kompetl mosekzistent.

    Shembull: nga njera ane lexon nje teme si ajo me "testin psikologjik" ne baze te nje historie profane, ku gjithe forumi cohet e therret: "Moral", ndersa nga ana tjeter lexon tema te tilla si kjo e zhveshjes ne webcam.
    Qe per mua eshte ekstremi tjeter sepse mesa duket qenka mbushur interneti me femra shqiptare qe zhvishen per nje X me dijen se ai po masturbon.
    Pa................................................ ......

    Pra sa e genjejme veten ne shqiptaret per ruajtjen ose te pasurit te nje morali apo dogme te caktuar si ajo e "pastertise femerore".

    Jam dakort qe brezi i vjeter jeton akoma me kete dogme dhe nuk dua nje spjegim apo ndarje brezash ne kete teme.
    Ajo qe mua me intereson me shume eshte kjo ndarje tek secili prej jush.

    Po ne gjithe kete mori temash "testi psikologjik" (qe po ta lexosh me vemendje eshte "funny") te paska mbete ne mendje dhe te paska shqetesu?

    Tema me duket shume e palogjikshme keshtu siç e ke hapur ti, "antari i ri". S'ke nga ta kapesh. Shqiptaret s'e genjejne veten aspak. Ka nga ata qe jane te moralshem, ka edhe nga ata qe s'jane.

    E di si eshte ky krahasimi qe bon ti midis rendesise qe i japin moralit antaret (ne nje teme) me ekstremin tjeter (sipas teje) te mbushjes se internetit me femra shqiptare qe bejne striptiza virtuale? Eshte sikur te them une. Aty ke lagja ime osht njoni qe ka vra tre vete. Mu aty, perseri, eshte njoni qe nuk ka vra asnjeri. Si mendoni a jane kriminela shqiptaret?....lol...ata qe jane, jane. Ata qe s'jane s'jane. Kshu ene kjo pune. S'genje njeri veten...

    Citim Postuar mė parė nga helene
    Une mendoj qe s'mund te permendesh fjalen Shqipetaret sa here do te pergjithesosh dicka ne lidhje me dy poste qe ke lexuar. Shqiptaret si popull s'kane karakteristike as Moralin as Shthurrjen, thjesht ne nje popullsi prej 1000 vetesh, sa mund te jete pjesa qe ketu shkruan me shpesh, mund te gjesh dhe te moralshem, dhe te pamoralshem, ashtu si dhe ne popullsine shqiptare pertej forumit,ç'ka ketu per te genjyer veten? Realiteti eshte i tille, qe ka lloj lloj njerezish,dhe ecin ne te njejten rruge dhe jetojne ne te njejtin qytet apo pallat, ku eshte problemi? Paradokset s'i perkasin vetem Shqiperise po te gjitha vendeve..
    Pikerisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 26-01-2006 mė 15:03

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga alibaba
    Po çpate ti me oden e burrave?????????/
    Kam ate qe te te pelcasin ! Ja kete kam, plasi syte aty dhe lexo ç'kam shkruar... Dhe po qe se nuk je dakort, thuaj ku nuk je dakort dhe kaq. E di shume mire qe ti je nje produkt odash burrash ku flitet vetem per gjera kot me kot e pa bereqet. Hape ndonje liber zoteri, hape se te ben mire, dhe hape mendjen, shiko pak me teper sesa mullari i fshatit aty ne maje te kodres. Zgjeroje mendjen e shiko ç'behet perreth se dielli nuk rrotullohet rreth teje. Ja kete te besh nqs tu fye oda jote.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Shqiptarėt s`kanė pse tė druajnė nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •