Dikush trokiti ne deren time sot, dhe me kerkoi ta mesoja se si duhej te merrte fryme.
Po te mos kishte qene per shprehjen serioze qe kishte ne fytyre dhe per moshen e madhe do te kisha kujtuar se po tallej, por ai e tha kaq solemnisht.
Zoteri, a mund te me tregoni si mund te marr fryme.
Nuk fola.
E ftova te ulej diku dhe mbylla deren pas vetes.
Mobiljet jane te erreta, si copa te medha cokollate, ndersa drita qe hyn ne dhome eshte e qumesht, iu drejtova te panjohurit.
Ai pohoi me koke, dhe spo kuptonte se ku doja te dilja.
I shikon ato???
Po i shoh.
Te marresh fryme eshte njesoj sikur shikon dicka qe ke perpara.
Ndodh edhe kur ato qe sheh jane kaq te shumtuara.
Te marresh fryme nuk duhet PASION, me kupton.
Ai tundi koken ne shenje pohimi.
Bile ndonjehere pasioni i tepert na pengon te ,mbushemi me fryme, keshtu qe harroje pasionin.
Ai tund koken por duket se ende eshte disi i paqarte.
Vazhdoj ti shpjegoj sa me mire te mundem, te ndihmoj te mbushte me fryme kete njeri qe ka filluar te mavijoset.
Tregoj me dore nga dritarja.
Shiko njeri.......shiko shiu ka kohe qe nuk pushon.
Eshte nje shi i vjeter, qe derdhet mbi veten.
Une nuk kam me DURIM te lagem, edhe pse e di qe eshte kaq e thjeshte.
Mjafton te qendrosh ne mes te rruges, dhe....... ja kjo eshte e gjitha....kjo mjafton dhe ti do te lagesh.
Pra ja se c'na qenkerka.
Te lagesh nuk duhet te kesh as DURIM, ka te beje me ate qe une dua ose nuk dua te lagem.
Dhe te lagesh eshte njesoj sikur merr fryme.
Mjafton te duash, dhe do te marresh fryme.
-Por ju me thate se se marresh fryme nuk duhet pasioni, e tani po me thoni se te marresh fryme eshte thjeshte te duash.
Si mund te duash dicka kur nuk ka pasion, pyet ai dhe me shikon me nje dilem qe duket edhe me e madhe se halli qe ka.
Ok harroji keto qe te thashe.
Shikoje dhomen time.
Une thjeshte dua te fundosem ne kete drite te qumesht, e te marr fryme.
Perreth meje gjerat ndryshojne kaq pak.
Duket sikur kane keshtu nje perjetesi.
E vetmja gje qe plaket eshte plakja.
Dhe nuk ke nevoj te tregosh mundohesh per tu plakur.
Dhe me beso qe te marresh fryme eshte njesoj si te plakesh.
Mjafton te jesh, dhe bashke me ty eshte edhe plakja.
Mjafton te vendosesh per tu plakur dhe aty do jete edhe fryma.
Pra nuk ka nevoj per asgje.
Ti plakesh vetiu.
Vetiu merr fryme.
Te marresh fryme qenka e shumtuar nderhyri ai ndersa une vazhdoja te perpiqesha tja beja gjerat te qarta, perpiqesha ta ndihmoja te mesonte te merrte fryme.
Bera sikur nuk e degjova dhe vazhdova.
Nuk ka nevoj te duash, nuk ka nevoje te tregosh pasion, dhe aq me teper te tregosh perkushtim apo vullnet.
Eshte e thjeshte mik, me kupton???
Kuptoj, por nuk di si ta bej.
Frymarrja vjen tek ti, si nje mik jet shkurter qe vdes kur del nga trupi yt, e humbet ne origjinen e vet te ajert.
Eshte, eshte e thjeshte te mbushesh mushkrite me ajer.
Kaq e veshtire eshte per tu kuptuar, dreqi ta haje, i bertita.
Ai u ngrit i pas shprese ne kembe, dhe pa me pershendetur, madje pa me felenderuar per perpjekjen time doli.
Pas vetes perplasi deren, dhe gjithcka u kthye si me pare.
Gjithcka.
Mobiljet e erreta, si copa te medha cokollate, drita e qumesht qe mbushte dhomen, dhe une qe merrja fryme, pa pasur durim te lagem.
Prit, harrova, nuk me duhet durimi.
Te lagesh eshte njesoj si te marresh fryme.
Krijoni Kontakt