Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Mistiku.

    Se pari te falenderoj per shkrimin tuaj, dhe deshrioj qe JEzusi te zbuloje tek ju fjalen dhe vullnetinn e tij.
    Une kursesi nuk mund te gjykoj mbi besimin apo religjionin qe ti ndjek, pra ju jeni i lire qe te perzgjidhni dhe te deshmoni cdo mendim qe deshironi. Por me duhet tju them se, ai qe eshte nje kristjan i vertete, dhe qe njeh fjalen e Perendise, i bindet vullnetit te Zotit .
    Une si i krishtere qe jam , duhet te permbush vullnetin e Krishtit, dhe lutja per Izraelin eshte nje thirje per cdo te krishtere. Pra une nuk mar perlqim nga njerezit , qofte dhe Papa. Une si i krishtere qe jam, mar dhe bej pelqimin e Perendise. ( jam duke folur gjithmone per veten time, pasi njeriu do te shperblehet ose ndeshkohet nga ato qe beson dhe ben).
    Psalmi:122:6:, eshte nje prej vargjeve nepermjet te cilit Perendia i drejtohet cdo besimtari te krishtere, dhe konkretisht atje thuhet:
    " Lutuni per PAQEN e Jeruzalemit, le te BEGATOHEN ATA qe te DUAN."
    I nderuar Mistik. Une ndejk Krishtin, por ndjek edhe Papen edhe priftin , por... gjithmone kur ata ndjekin Krishtin.
    Lexoje dhe njehere lutjen time per Izraelin, dhe shiko se, a jam une ne zbatim te plote me porosine qe Perendia na jep tek Psalm:122:6.?
    Me respetk deshmuesi.

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmues,

    ti duhet ta kuptosh se Kisha eshte Izraeli i ri dhe kombi i izraelit e humbi statusin e popullit te zgjedhur kur kryqezoi Birin e Perendise.

    Dhe duhete ta dish se tek Perendia nuk ka anesi!
    Ai do i jape secilit sipas veprave te veta, lutesh apo nuk lutesh ti dhe une!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrix .

    Ju mendoni se Perendia e abandonoi popullin e Izraelit? Ju mendoni se Perendia e braktisi plotesisht Izraelin?
    Mospranimi qe Izraeli i beri Krishtit , na dha ne johebrenjve mundesine e veteme per te hyre ne mbreteri te Perendise. Lexo shembelltyren e Dasmes tek Mat:22:1-13.
    Dasma ishte per te FTUARIT(hebrenjte) te cileve ju takonte vendi, por meqenese ata nuk deshen te vinin ne dasme, atehere Mbreti jutha sherbetoreve:
    " Dasma eshte gati , per te FRUARIT nuk ishin te denje, shkoni neper udhekryqe dhe mblidhni ke te gjeni( johebrenjte)."
    Por a e hodhi poshte per shkatrim Perendia popullin e tij? Ja se cfare thote Pali tek Romak:11:25-16.
    " Sepse nuk dua qe te jeni te paditur o vellezer( johebrenj te krishtere) , ne kete te FSHEHTE qe te mos mbaheni me te madh ne veten tuaj, se i ka ndodhur nje NGURTESIM ( kryqezimi qe i bene Krishtit) nje pjese te Izraelit, deri sa te kete HYRE teresia e johebrenjve( te krishtereve ne mbare boten), dhe keshtu mbare Izraeli do te SHPETOHET, sikurse eshte shkruar: Nga Sioni do te vije Clirimtari (ardhja e dyte e Krishtit) dhe do te largoje pabesine nga Jakobi( Izraeli i sotem)."
    Pra Izraeli do ta pranoje MEsine kur ai te vije per here te dyte qe te mare Kishen e tij dhe popullin e tij te perzgjedhur te cilet tashme , thote Pali jane nje komb i ri ne Krishtin JEzus.
    Gjithsesi me duhet te them se, Perendia vertet nuk mban ane, por per Izraelin ka nje plan te vecante, pasi ai eshte kombi i perzgjedhur i Perendise, dhe Perendia nuk kthen prapa nga ato qe Premton dhe thote. Ai nuk e thyen beslidhjen qe beri me Abrahamin.
    deshmeusi.

  4. #34
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Beko o Zot Perendi Izraelin!

    Edhe une bashkohem me Deshmuesin ne kete pike dhe them se eshte detyre e cdo te krishteri qe te lutet per popullin e zgjedhur te Perendise.Ashtu sic Bibla na meson ne ditet e fundit, Zoti do ta mbledhe perseri Izraelin ngado qe jane dhe do ta ktheje ne vendin e premtuar dhe do te beje qe shumica e tyre ta pranojne Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e tyre.
    Kur, dhe si do te ndodh kjo e di vetem Zoti, ne duhet te lutemi per ta.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #35
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Astrit dhe Deshmues

    Une nuk jam kunder lutjeve per nje person apo per nje bashkesi personash apo qofte e per nje popull te tere, kushdo qofte ky, sepse kjo eshte detyre e cdo te krishteri te lutet per te gjithe, qofte e per armiqte e tij.

    Ajo qe une nuk mund te pranoj ne shkrimet tuaja eshte se ju mendoni se ishte Zoti Ai qe e ngurtesoi Izraelin qe te mos pranonte Mesian dhe ta conin ne kryq, (nqs i kam kuptuar drejt shkrimet tuaja)
    Une nuk jam dakord me kete pikepamje e doja qe ketu te sillja e mendimin e Kishes Ortodokse, qe sic dihet dhe pranuar nga Historia, eshte e vetmja qe i ka qendruar besnike mesimeve te Jezusit!
    Mendimi pra i kesaj Kishe, e cila eshte Nje, E Shenjte, E pergjitheshme dhe Apostolike, eshte se NUK ISHTE ZOTI AI QE NGURTESOI IZRAELIN qe te shpinte Mesian ne kryq, por ZOTI ME ANE TE EKONOMISE SE TIJ E PARAPA MOHIMIN QE DO I BEHEJ MESIAS DHE KESHTU PERGATITI SHPETIMIN ME ANE TE KRYQEZIMIT TE TIJ.
    Pra kemi te bejme me ekonomine hyjnore! Termi ekonomi hyjnore percakton veprimin e Zotiti ne histori. Pra Zoti shpeshhere, me ane te se keqes se njerezve arrin te krijoje te miren e pergjitheshme!

    Po keshtu ishte Zoti Ai qe i shperndau cifutet ne bote pas mohimit qe ju be Mesias. Por perse Ai e beri kete? Kisha nuk mendon se kjo ishte nje denim per Izraelin, por nje shans tjeter qe Izraeli te pendohej dhe te pranonte Ate qe kishte kryqezuar vete.

    Pra Izraelitet te shperndare neper bote, pane se si adhurohej, Ai qe kishin kryqezuar vete dhe me ane te kesaj, ata duhet te hiqnin dore nga krenaria e tyre dhe t'i ktheheshin Atij, te kryqezuarit te Golgothase!

    Por a ndodhi kjo? Per fat te keq te pakte ishin ata Izraelite qe e pranuan Krishtin, shume te tjere shkuan akoma me tutje, duke urryer e vrare te krishteret neper bote.
    Dhe sot e kesaj dite shume prej tyre thurrin plane nga me te ndyrat qe mund te imagjinoje mendja e njeriut!

    Ajo qe besojne shume nga eterit e Kishes, eshte se AntiKrishti do vije prej rradheve te tyre. Dhe perseri kjo do jete nje shans tjeter qe Izraeli t'i kthehet Zotit.
    Si do jete ky shans? Duke ardhur prej rradheve te tyre, ata do ta njohin me nga afer poshtersine e antikrishtit dhe do ta kuptojne se cfare gabimi kane bere qe nuk kane pranuar Jezusin, atehere shume prej tyre do ta mohojne AntiKrishtin dhe do pranojne Jezusin per Krisht. Vetem pasi AntiKrishti te braktiset nga te gjithe, dhe te shkaterrohet perfundimisht, do te vije mbreteria e Krishtit ne toke!

    Por deri atehere na duhet te presim, te luftojme qe te behemi te denje te hyjme ne kete Mbreteri!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    "Ajo qe besojne shume nga eterit e Kishes, eshte se AntiKrishti do vije prej rradheve te tyre. Dhe perseri kjo do jete nje shans tjeter qe Izraeli t'i kthehet Zotit. "

    Ka shume kohe qe Antikrishti gjendet ne mesin tone, Matrix!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Matrix.

    E lexova me vemendje shkrimin tuaj. Por ju me pa te drejte thoni se, Deshmeusi thote se Ishte Perendia ai qe e ngurtesoi zemren e Izrailiteve ne menyre qe ata te kryqezonin Krishtin. Kete gje ne asnje shkrim nuk e kam thene dhe pohuar. Pra te lutem ji me konkret ne ate qe shpreh dhe thua.
    Une solla para jush shkrime te bibles mbi FAKTIN qe kemi perpara. Une pranoj katerciperisht se Perendia njeh cdo zemer dhe vullent te njeriut, perpara se ai te vije ne jete, dhe keshtu Perendia i pergjigjet gjithseciklit simbas asaj qe ai perzgjedh dhe ben.
    Ngrutesimi i erdhi Izraelit jo se deshi Perendia, por sepse ata perzgjodhen keshtu nga PADIJA 1Korinth:2:6-8. Pra Perendia eshte i plotfuqishem qe e kthen te keqen ne te mire dhe vdekjen ne Jete , keshtu Perendia e megjithse izrailtite e kryqezuan Krishtin ai perseri kete vepre te TMERESHME, ( eshte tmer te vrasesh Birin e Perendise) e ktheu ne nje Shpetim per te gjitha kombet qe do te besojne ne te. Por ne i nderuar MAtrix , nuk jemi duke folur per kete gje. Ju ne shkrimin tuaj te meparshem thoni per Izraelin se:ai e HUMBI statusin e te qenit komb i zgjedhur. nese ai do ta kishte humbur, Perendia nuk do te kujtoheshe me per kete komb. Pikerisht dhe une ju solla fakte nga letra e romakeve , ku Pali na tregon se jo vetem qe nuk e ka humbur Perzgjedhjen, ( pasi premtimi i Perendise nuk bije poshe), por atij ju bashkuan dhe kombet e krishtere, te cilat besuan ne Krishti dhe keshtu te dy keta u bene nje Komb i vetem, Kombi i Perendise. Efes:2:14-15.Pra jemi ne te krishteret qe u beme pjese ne ta, me ane te KRishtt, keshtu dhe ata u ben nje me ne, po me ane te Krishtit.

    ME respekt Deshmeusi.

  8. #38
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ok,

    Ndoshta i kisha kuptuar gabim ato qe kishe shkruar.
    Sidoqofte, e rendesishme eshte te kuptohet, sidomod per besimtaret muslimane qe shkruajne ketu qe NUK ISHTE DESHIRA E ZOTIT QE IZRAELITET TE KRYQEZONIN JEZUSIN. Por vete Jezusi/Zoti mori persiper te keq
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #39
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ok,

    Ndoshta i kisha kuptuar gabim ato qe kishe shkruar.
    Sidoqofte, e rendesishme eshte te kuptohet, sidomos per jo-kristianet qe shkruajne ketu, qe NUK ISHTE DESHIRA E ZOTIT QE IZRAELITET TE KRYQEZONIN JEZUSIN. Por vete Jezusi/Zoti mori persiper te keqen e njerezve per te sjelle te miren.

    Pra KRYQEZIMI NUK ISHTE AS DESHIRE, AS NEVOJE E ZOTIT QE TE FALTE MEKATET E NJEREZVE, (ne fund te fundit cfare zoti do ishte ai qe paska deshira e nevoja, aq me teper deshira e nevoja te tilla qe te kerkoje gjak te pafajshem per falje mekatesh), por ishte vete njeriu qe kishte nevoje per Kryqezimin qe te kthehej tek Zoti, dhe Zoti me dashurine e Tij te perjeteshme per njeriun, u be njeri dhe mori mbi shpine gjithe dhimbjen e njeriut!
    Pra Zoti u be njeri, qe njeriu te mund te behej Perendi( me ane te hirit te Tij)!

    Tani cfare ndodhi me Izraelin?
    Ai ishte nje komb i vecuar prej kombeve te tjere qe Zoti e kishte zgjedhur per te sjelle Mesian ne bote, me ardhjen e Mesias, Izraeli e mbaroi misionin e vet ne histori. Pra MBAROI PERIUDHA E SINAGOGES E FILLOI PERIUDHA E KISHES, tani Izraelit i duhet te hyje ne kete Kishe qe te mund te behet pjese e shpetimit!
    Sinagoga ishte nje hije e Kishes, nje shembellim, pra ishte guacka qe do mbante brenda saj Perlen e cmuar!

    Pra Izraeli nuk mund te shpetoje pa hyre ne Kishe, pa u kristianizuar!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perėndive!
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •