deshmues,
Thote gje bibla qe ne konfliktin izrael-palestine lutuni per izraelin? Nqs bibla ka thene lutuni per Izraelin ka qene ne testamentin e vjeter, edhe dihet qe shume gjera kane ndryshuar qe atehere. Me e rendesishmja nga keto eshte fakti qe Zoti i braktisi popullin e Izraelit, edhe denimi i tyre ishte te shperndaheshin neper bote derisa ata te pranonim Mesine. Zoti te njejtin qendrim mbajti edhe ne testamentin e ri. C'fare te ben ty te mendosh qe Zoti i fali, edhe do qe ne te lutemi per ta tani? Asnje nuk i di planet e Zotit.
Ti thua qe nuk po lutesh per ceshtjen Izraelite apo Palestine. Me fal po te lutesh per Izraelin nuk eshte te shpresosh qe Palestinezet te humbin nje nga nje? Edhe mos me thuaj qe une nuk kuptoj gje sepse nuk jam kristiane. Ne menyren time jam, nuk i ngelet asnjeriu te gjykoj.
Mesa duket ju dashka nje ateisti te kuptoje konfliktin ne Izrael. Nuk dua te ofendoj asnje po te gjithe ata Kristiane qe njof une luten per paqe e humanitet ne Palestine. Ndersa une lutem qe ndoshta nje dite feja e organizuar do i leje ekstremet edhe pse jo, te ndodhi ajo c'ka duhej te ndodhte me kohe, Izraeli te marre plackat e te pres Messian diku tjeter.
Gjithe keto luftra nuk po i sherbejne asnje besimtari te asnje feje me duket, vetem po i shtyn kufirin e ekstremit ne te dyja anet. Qe te jetojme ne paqe, nuk eshte nevoja te jemi te njejte, bile as te shkojme mire me njeri tjetrin. Thjesht te respektojme besimet e njeri tjetrit, edhe te mos lutemi per shfarosjen e atyre me ideologji e besim te ndryshem nga ne. Sikur kjo te ishte shkruajtur ne Bibel...mbase s'do me kishte ngel kaq shume hatri me Zotin.
ps. nuk dua te diskutoj, kushedi sa here jane diskutuar keto. thesht dhashe mendimin tim te revoltuar.
Krijoni Kontakt