Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Analizohen zgjedhjet në Itali


    Berluskoni nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve
    Fitorja e ngushtë e të majtës së qendrës në zgjedhjet parlamentare në Itali dominon gazetat evropiane.
    LIBERATION e FRancës thotë se "Fitorja e Romano Prodit" mund të sinjalizojë një zhvendosje të politikës evropiane për nga e majta.

    "Ciao Silvio! Ky është lajmi i mirë nga Roma," shkruan gazeta në artikullin kryesor.

    Por gazeta shton se e majta italiane do ta ketë të vështirë të qeverisë pasi legjitimiteti i saj është vënë në pikëpyetje nga "Berluskoni dhe pothuajse gjysma e vendit."

    LE FIGARO shkruan se shumica e Romano Prodit është "mjaft delikate".

    "Duke patur një diferencë shumë të vogël në senat, detyra e qeverisë së ardhshme duket mjaft e vështirë."

    "Italia e ndarë" është titulli kryesor i gazetës gjermane "Sueddeutsche Zeitung".

    Gazeta shkruan se këto zgjedhje kanë treguar se Italia është tepër e ndarë.

    Gazeta shton se lajmi i zgjedhjeve është lajm i mirë dhe i keq.

    Lajmi i mirë sipas gazetës është se "edhe në një demokraci televizive, ka mundësi që përmbajtja të fitojë mbi formën."

    Lajmi i keq është se " një në dy italianë kanë votuar për një person për të cilin ndoshta do të ishte e pamundur të votohej në një demokraci tjetër ".

    Një koment nën titullin "Italia e pashpresë" në gazetën gjermane DIE WELT thotë megjithë pjesëmarrjen e madhe të italianëve në zgjedhje që tregon ndërgjegjësim të lartë të italianëve, situata megjithatë është e pashpresë.

    "Vetëm një gjë është e sigurt- Nuk ka patur ndonjë kthim radikal. "

    DER STANDARD e Austrisë shkruan se edhe pas 9-10 prillit, "Italia mbetet e paqeverisshme si gjithmonë".

    "Tani shpresat do të varen tek dinosaurë kokëthinjur të politikës si Gulio Andreotti dhe Franceso Cossiga."

    Gazeta beson se edhe nëse Prodi bën për vete këta "dinosaurë", reforma në Itali duket se nuk mund të ndodhë.

    Një koment në DIE TAGESZEITUNG beson se Romano Prodi fitoi zgjedhjet pasi "shumica e votuesve më në fund donin të zgjoheshin nga ëndrra e tmerrshme që ka emrin Berluskoni."

    Gazeta është e mendimit se Prodi është personi më ideal për postin.

    Ndërsa gazeta ruse KOMSOMOSLSKAYA PRAVDA thotë se "numri i miqve personalë të Putinit në Evropë është pakësuar" pas humbjes së Berluskonit.

    Edhe gazeta tjetër ruse, NEZAVISIMAYA GAZETA thotë se "pas largimnit të kancelarit Shroder, Moska tani po humb edhe partnerin e dytë të privilegjuar në Evropë.

    "Kryeministri Silvio Berluskoni po largohet," shkruan gazeta. " Ai po zëvendësohet nga Romano Prodi që ka një pikëpamje më pragmatiste ndaj Moskës."

    Ndërsa El Pais e Spanjës thotë se koalicioni i të majtës mund të ketë fituar vetëm me një pakicë më shumë votash, por ishte papërgjegjshmëri nga Berluskoni që kërkon rinumërim të votave.

    Humbja e Berluskonit thotë gazeta spanjolle i jep fund "anomalisë së një kryeministri që kontrollon median shtetërore, është manjati më i fuqishëm i medias dhe mund të ndryshojë ligjet për të mbrojtur veten nga akuzat për korrupsion."

  2. #52
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Moska paska humbur nje "aleat"? Ke, Italine e Berluskonit? Zvarranikur me pro-amerikan qe nga 1945? Me minister te jashtem nje palaco qe nese do ta dinte Almirantja do kthehej permbys ne varr?
    Qe i qan zemra me shume per Tel Avivin se sa Romen? Finin?
    --------------------------
    A sa per te bekuaren "telefonate" prej Bushit, keni hak!
    Prodi ka deklaruar qe nuk do beje betimin dhe nuk do formoje Kabinetin pa marre "telefonaten"!
    Komike eshte qe ne i analizojme burrat e huaj te shteteve duke perdorur sistemin koordinativ shqiptar......
    Servilizem i pafund, mercenarizem, pirateri (Legjionet Romake prandaj u hodhen ne Iliri!).......
    Ora e estrades sapo paska filluar........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  3. #53
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Itali: Pushteti Shume Me Afer Komunisteve

    "Meqë dy partitë fituan afërsisht numër të njëjtë të votave, vendimin përfundimtar se kush ka fituar në zgjedhjet parlametare do ta sjellin instancat gjyqësore", deklaroi sot ish-presidenti italian Françesko Kosiga.Ai theksoi se gjatë një rezultati të paqartë zgjedhor, fituesi duhet të përcaktohet nga një komisionin special pranë Gjykatës Kasacione - instancë supreme gjyqësore në Itali.Mendim të ngjashëm parashtron edhe eksperti për të drejtën zgjedhore nga koalicioni ultra i djathtë Pepino Kalderizi, i cili thekson se nuk janë të mjaftueshëm rezultatet zyrtare nga numërimi i votave, të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    "Gjykatës do t'i nevojiten rreth dy javë që t'i publikojë rezultatet zgjedhore", theksoi Kalderizi.Një pejsë e analistëve theksojnë se sipas rezultateve me siguri do të kërkohet ndërmjtetësim nga presidenti Karlo Azelo Çampi, i cili do ta emërojë kryeministrin e ardhshëm të Italisë.Mediat e shtypura italiane komentojnë se vendi pas zgjedhjeve parlamentare është "i ndarë", duke shtuar se koalicioni majtist i Romano Prodit ka disa mijë vota më shumë në Dhomën përfaqësuese, por se akoma janë të paqarta rezultatet për Senatin.

    "Zgjedhjet kaluan shumë ngadalë, dy koalicionet u barazuan, sondazhet dhe prognozat u ndryshuan", publikoi gazeta "Republika".Lideri i koalicionit majtist Romano Prodi fitoi shumicë absolute në Dhomën përfaqësuese të Parlamentit italian, respektivisht 340 mandate nga gjithsej 630."Kjo është demokracia. Hapet faqe e re", deklaroi Prodi duke premtuar se menjëherë do të fillojë me punë.Koalicioni i djathtë i Silvio Berluskonit paralajmëroi se do të kërkojnë numërim të ri të votave.Në Senat asnjëra nga dy koalicionet nuk fitoi shumicë. Supozohet se vendimtare do të jenë votat e italianëve të cilët votuan në vendet e huaja.

    Koalicioni i qendrës së majtë i Romano Prodit, ka proklamuar se fitoi shumicën absolute në Dhomën e ulët të parlamentit italian, por, nuk arriti t’i sigurojë vetes shumicë në Senat. Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan dje dhe pardje, koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit Silvio Berlusconi do të ketë një vend më shumë të Dhomën e lartë. Por gjashtë vende do të përcaktohen nga vota e një milion italianëve jashtë shtetit, rezultatet prej së cilës do të bëhen të ditura më vonë. Që të mundë të qeverisë, forca politike në fuqi duhet të ketë mazhorancë edhe në të dyja dhomat.

    Lideri i Aleancës së Qendrës së Majtë të Italisë dhe ish-kryeministri Romano Prodi, vet-shpalli më 11 prill në Romë se Aleanca e Qendrës së Majtë e udhëhequr nga ai fitoi në zgjdhjet parlamentare të Italisë, që u organizuan një ditë më parë.

    Sipas rezultateve të votave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë, kjo aleancë ka fituar 49,8 për qind të votave, kurse Aleanca e Qendrës së Djathtë ka fituar 49,7 të votave. Sipas ligjit të rishikuar të zgjedhjeve, partia ose aleanca partiake që fiton në zgjedhjet parlamentare, do të marrin automatikisht të paktën 340 vende nga 630 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve. Kështu, kjo aleancë do të fitojë të paktën 340 vende. Aleanca e Qendrës së Djathtë e udhëhuqur nga Beluskoni do të fitojë 277 vende në Dhomën e Përfaqesuesve të Italisë

  4. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pas zgjedhjeve në Itali, analizat dhe komentet e mediave ndërkombëtare, që për një javë u fokusuan te dueli italian Prodi-Berluskoni

    Evropa e vjetër, Evropa e sëmurë

    Analizat: Edhe italianët votuan për paralizën. Paaftësia evropiane për t’u reformuar

    Belina Budini

    Disa shohin krizë të Evropës, duke e projektuar te zgjedhjet e fundit në Itali. Të tjerë pikërisht tek ajo që doli nga këto zgjedhje, pra te fitorja e Prodit, shohin një shans të ri për Evropën. Bëhet fjalë për mediat ndërkombëtare, të cilat javën që shkoi kishin të gjitha në qendër zgjedhjet italiane.

    Zgjedhjet italiane, me sytë e mediave

    Kësisoj, gazeta vjeneze “Die Presse”, kritikon sjelljen e kryeministrit Berluskoni dhe shkruan se "Berluskoni nuk ka asnjë problem të dalë përpara opinionit publik dhe të deklarojë se Aleanca e Romano Prodit ka vjedhur votat. Me këto deklarata, Berluskoni po e rrit klimën helmuese që zotëron në vend, i cili është ndarë politikisht aq thellë, sa dikur në kohërat e Luftës së Ftohtë.

    Kjo është një strategji e rrezikshme: Si do të mund të qeverisë kryeministri i ardhshëm Prodi kur gjysma e popullsisë beson se partia e tij i fitoi zgjedhjet duke manipuluar dhe vjedhur votat?" Ndërkohë, gazeta franceze “Le Monde”, analizon pasojat që do të kenë zgjedhjet për të ardhmen e Italisë: "Pas këtyre zgjedhjeve Italia është e ndarë në dy pjesë. Parlamenti duhet të zgjedhë së shpejti një president të ri. Më pas qeveria duhet të paraqesë një plan mbi buxhetin shtetëror dhe të fillojë reformat e reja sociale, të cilat u lanë pas dore nga qeveria e mëparshme. Një detyrë tjetër e rëndësishme do të jetë ripërtëritja e ekonomisë, e cila do të jetë një detyrë e rëndë. Por fqinjët e Italisë kanë një arsye për të gëzuar. Tani ata do të kenë një partner të besueshëm bisedimesh dhe një politikan që ka dëshmuar me kohë se angazhohet seriozisht në mënyrë evropiane".

    Megjithëse komentatorët britanikë kanë parë përgjithësisht probleme për Evropën në këto zgjedhje, gazeta britanike “The Guradian”, sheh te rezultati i zgjedhjeve italiane një shans të ri për Evropën: "Me rezultatin e zgjedhjeve në Itali mund të themi se kriza ekonomike evropiane mund të zgjidhet së shpejti. Sigurisht që problemet ekonomike të Italisë dhe ato të Francës nuk janë të të njëjtës natyrë, por mundësitë që do të ketë tani Italia me Romano Prodin në krye, do t´i shërbejnë me siguri zgjidhjes së krizës ekonomike evropiane." Gazeta holandeze “Trouw”, duke komentuar zgjedhjet në Itali dhe Prodin, shprehet: "Në fakt, Prodi është i mërzitshëm, i pasigurt dhe udhëheq një koalicion i cili nuk ka ndonjë bazë. Por pas 5 vitesh me Berluskonin, mërzia është kthyer në një fenomen shumë interesant për Italinë."

    Evropa e vjetër (editorial i “Le Monde”)

    Në editorialin e djeshëm gazeta franceze “Le Monde”, i rikthehej termit ‘Evropa e vjetër”. Sipas “Monde”, fitorja e ngushtë e Romano Prodit ngre pyetjet për “aftësinë” e Evropës së vjetër për t’u reformuar. Ndërsa komentatorët anglo-saksonë nuk kanë asnjë dyshim për këtë, edhe ky editorial i “Monde”, i mëshon idesë se pas zgjedhjeve gjermane në vjeshtë dhe tani së fundmi të protestave të studentëve francezë kundër kontratës së punësimit të parë, edhe italianët kanë votuar për paralizën.

    “Mazhoranca e qendrës së majtë është e ngushtë, sidomos në Senat, me vetëm dy vende përpara, por ajo ekziston. Nëse koalicioni është i dobët, kjo ndodh sidomos për arsyen se ai është heterogjen. Partitë që mbështesin Prodin e kanë të vështirë të bien dakord për një program. Ato do ta kenë akoma më të vështirë ta zbatojnë atë”, - komenton e përditshmja franceze.
    Situata është e ndryshme në Gjermani, ku rreziku i palëvizshmërisë vjen nga mazhoranca shumë e fortë që zotëron në Bunderstag koalicioni i madh i kristian-demokratëve dhe social-demokratëve. Në vend të mbështetjes për reformat, ato mund të neutralizohen. Muajt e parë të Angela Merkel në kancelari nuk i kanë zhdukur dyshimet, por qeveria e saj mund të mbështet në ndryshimet e kohës së Shrëderit për të modernizuar pak nga pak sistemin ekonomik dhe social gjerman.

    Komentatorët francezë bëjnë dy lexime të mundshme të zgjedhjeve; atyre gjermane dhe italiane. Duke i barazuar demokracinë kristiane dhe social-demokracinë në Gjermani, qendrën e djathtë dhe qendrën e majtë në Itali, a kanë votuar zgjedhësit pro apo kundër reformës? “Përgjigjja nuk është evidente, sepse forcat konservatore dhe moderniste gjenden në të dyja kampet. Në Itali nuk mund të thuhet se qeveria e Berluskonit kishte bërë shumë progres në rrugën e modernizimit. As në Paris koalicioni i madh a la francez kur Chirac dhe Jospin ndanin pushtetin, nuk ka qenë më i frymëzuar dhe që nga viti 2002 maxhoranca e djathtë ka treguar se përvoja e saj reformuese është e kufizuar.”

    Drejtuesit e Evropës “së vjetër” përballen, në fakt, me një dilemë të njëjtë: si t’i bëjnë të pranohen reformat e domosdoshme kur këto konsiderohen jo si progres por si regres? Për të gjetur zgjidhjen, sipas komentatorëve francezë, arritja e maxhorancave të forta mund të jetë e dobishme, por jo e mjaftueshme. Ndërsa thelbësore konsiderohet ajo cilësi e rrallë e kurajës politike!

    Sëmundja e Evropës, komenti i “Le Figaro”

    Fitorja e vështirë e Prodit dhe Berluskonit tregon “sëmundjen e Evropës”, sipas komentit të “Le Figaro”. Sepse sëmundja, sipas D'alain Gerard Slama, është evropiane. Kjo situatë ngërthen në gjirin e demokracive kryesore të Bashkimit, ndjesinë e një hendeku të thelluar ndërmjet reformave të nevojshme për të garantuar rritjen dhe mjeteve të disponueshme për t’i realizuar ato. Në tetor të vitit 2005 zgjedhjet legjislative gjermane kanë qenë gjithashtu të ngushta dhe Zonja Merkel e sheh veten të zënë ngushtë në një politikë hapash të vegjël për sa i përket reformës për sigurimin shëndetësor, reformën fiskale dhe punësimin, me gjithë disa suksese të fillimit. Edhe në Britaninë e Madhe, krediti i Rony Blair është në rënie, ndërkohë që parashikimet e investimit dhe rritjes janë më të zymta.

    Përjashto vendet skandinave dhe Spanjën, demokracitë evropiane përballen, në shkallë të ndryshme, me të njëjtën vështirësi për të bërë alternime të vërteta. Tundimi është i madh për të fajësuar për këtë institucionet, krizën e përfaqësimit ose të autoritetit, mediat, mungesën e kurajës politike të drejtuesve ose papërgjegjësinë e qytetarëve të përgjegjshëm për këto bllokime. Pa dyshim ka të vërteta në këto shpjegime, por Italia nuk vuan më shumë sesa Franca, Gjermania apo vendet e ulëta nga problemet institucionale. Në raport me kombinimet partizane të së shkuarës, bipolarizimi dhe jeta politike është në progres. Numri thuajse i njëjtë i vendeve të marra nga Prodi dhe Berluskoni shënojnë të njëjtën ndarje në dysh të vendit sa edhe elektorati thuajse i njëjtë ndërmjet Merkel dhe Shrëderit.

    Ky diferencim minimal i votave sinjalizon sipas “Le Figaro” një rritje të indiferencës, ngërthen skepticizmin e trupit elektoral që dyshon në aftësinë e Shtetit për t’u pajisur me mjetet e veprimit. Kontradikta është gjithnjë e më flagrante ndërmjet kërkesës për barazi dhe siguri dhe peshës së shtrëngimit ekonomik dhe financiar. Në këtë mënyrë të votosh si liberal sot do të thotë të jesh pak a shumë i sigurt se programi i kandidatit të zgjedhur do të zbrazet nga thelbi i vet ose do të refuzohet nga njerëzit; dhe të votosh si socialist, do të thotë të presësh një thellim të borxhit publik dhe një presion fiskal të rritur.

    “I njëjti konstatim vihet re ngado dhe me sa duket sëmundja evropiane nuk mund të trajtohet veçse me një ilaç evropian. Mjetet për të realizuar programet e progresit, të konkurrencës, solidaritet, drejtësisë, për të cilat zgjidhen maxhorancat, ekzistojnë, ato nuk reshtin madje së rrituri, por ato nuk zotërohen më nga çdo shtet. T’u lejosh atyre të organizohen në planin evropian nuk është vetëm një ekzigjencë ekonomike, por një domosdoshmëri politike”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga arturo
    A e mban mend njeri ende Roko Butiljonen? Kandidatin italian për Komisionin e BE, i cili e shfaqi si me shumë zell mendimin e tij përbuzës për homoseksualët?
    Nuk e di a asht gabim i shkruesit apo gabim ne perkthim, por Butiglione nuk ka shprehe aspak "perbuzje" ndaj homoseksualeve. Ai e ka saktesue bile se asht tjeter sfera e moralit fetar e tjeter sfera e ligjit. Parlamenti Europian bani zhurme se nuk donte nji katolik.
    Ky Parlament qe voton kunder Butiglione-s, pranon Fratinin megjithese (vazhdon shkrimi):
    Citim Postuar më parë nga arturo
    " Fratini mbahet si autori i “ligjit Berluskoni”, i cili e çliron kryeministrin nga të gjitha konfliktet e interesave, si dhe i valës më të madhe të spastrimeve politike ndër nëpunësit, që ka ndodhur qysh prej fashizmit. Por as në Bruksel dhe as në shtypin ndërkombëtar këto shqetësime nuk u shprehën."
    Fakti se si perfunduen referendumet per kushtetuten europiane treguen se ne Parlamentin Europian ka dicka qe nuk shkon.

    Keto analistet jane ne gare se kush tregohet ma i squet, tue i ra "njeni thumbit e tjetri patkoit",
    sigurisht pa lane mbas doret me tregue superioritetin e vet ndaj mesdhetareve "te prapambetun".
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 17-04-2006 më 10:11

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Berlusconi vazhdon ta shokojë shtypin

    nga: bbc

    Berlusconi dhe Prodi s'mund të bëjnë pakt siç kërkon e djathta
    Silvio Berlusconi është vënë përballë kritikave për arsye se nuk ka pranuar të pranojë humbjen në zgjedhjet ne përgjithshme në Itali.
    Në Francë LE MONDE kritikon kryeministrin Silvio Berlusconi për faktin se vazhdon të refuzojë të pranojë humbjen.

    Gazeta vëren se Gjykata e Lartë e vendit e ka konfirmuar fitoren e koalicionit të Qendrës së Majtë të udhëhequr nga Romano Prodi.

    "Duke qënë se kjo ka ndodhur," shkruan gazeta, "sjellja e zotit Silvio Berlusconi dhe e aleatëve të krahut të djathtë që vazhdojnë të diskutojnë rezultatin, është shokuese."

    "Të paktën një herë zoti Berlusconi duhet t'i nënshtrohet ligjit," shkruan gazeta.

    Në Spanjë edhe EL PAIS nuk pajtohet me faktin që Berlusconi nuk e ka përgëzuar rivalin e tij për fitoren".

    Nën titullin "Rrëmuja Italiane", gazeta e përshkruan sjelljen e tij si të pahijshme dhe të rrallë në një vend demokratik".

    Gazeta hedh poshtë çdo ide për një qeveri koalicioni, siç sugjerohet nga Silvio Berlusconi, aq më tepër që marrëdhëniet mes zotit Berlusconi dhe Prodi nuk janë aq të mira, gjë që e bënë të pamundur një pakt mes tyre.

    EL PAIS paralajmëron se qeverisja e Italisë do të jetë një "detyrë titanike", sepse "në një situatë të rigjenerimit të etikës politike kërkohen masa jopopullore ekonomike".

    E përditshmja austriake DER STANDARD thotë Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë për të ruajtur standartet demokratike në Itali.

    "BE-ja është aq e integruar saqë situata në Itali është një problem serioz për Bashkimin Evropian," vëren e përditshmja.

    DER STANDARD thotë se nëse situata vazhdon të mbetet e paqëndrueshme, BE-ja do të duhet të aplikojë klauzolën e traktatit të Nicës, që i lejon asaj të ndërhyjë në një vend anëtar, nëse atje ka probleme serioze dhe shkelje të të drejtave themelore.

    Sipas të përditshmes austriake, Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë tani sepse, "brukseli që rregullon të gjitha llojet e gjërave që lidhen me tregun e përbashkët, apo standartet industriale, nuk mund ta bëjë më një sy të verbër kur standartet demokratike në Itali dhe përparimi i BE-së është i kërcënuar".

    Gazeta DIE WELT shkruan se Silvio Berlusconi do të mbetet një politikan që do të njihet për të vitet në vazhdim.

    E përditshmja gjermane nuk beson se kryeministri do të ndjekë shembullin e ish kancelarit Gerhard Schroeder, që kur humbi vendin e kancelarit pranoi një post të rëndësishëm në kompaninë te gazit që drejtohet nga rusët.

    DIE WELT thotë se Berlusconi nuk do ta lërë kurrë skenën politike siç bëri ish kancelari nga politika në biznes, edhe për faktin që starti i zotit Berlusconi ishte komplet i kundërt.

  7. #57
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Itali: Silvio Berluskoni largohet pa dëshirë

    Itali: Silvio Berluskoni largohet pa dëshirë





    Romano Prodi erdhi, pa dhe fitoi, ndonëse me një diferencë të ngushtë. Silvio Berluskoni largohet, por padëshirë. Mosmarrëveshjet politike vazhdojnë.

    "Ne kemi rënë dakord që në orën 12:30 të zhvillojmë mbledhjen e qeverisë dhe pas një ore e gjysmë unë do të shkoj tek presidenti, kështu kemi vendosur", - u shpreh Silvio Berluskoni, kryeministri që do të largohet. Diku tjetër dorëzimi i pushtetit do të ishte vetëm një veprim rutinë. Ndërsa Berluskoni me një deklaratë të tillë deri tani vetëm sa ka pranuar dështimin me një diferencë të ngushtë votash.

    Njëkohësisht mosmarrëveshjet janë spostuar tek zgjedhja e presidentit. Mandati i Karlo Axelio Çampit përfundon pas dy javësh. Deri tani vlen: që 85 vjeçari nuk do të rikandidojë, madje as për një periudhë të shkurtër tranzicioni. Ndaj kampi i Berluskonit tani do që të ketë fjalën në zgjedhjen e re, duke tërhequr vëmendjen, se qendra e majtë do të mbulojë postet e presidentëve të dy dhomave të parlamentit. Sipas Berluskonit nëse edhe presidenti i shtetit do të jetë nga kampi i së majtës rrezikon diktatura e shumicës në Itali: "Ne do të propozojmë disa emra personash që i kanë rrënjët tek ne. Fjala është për kandidatë që mund të jenë garanci edhe për të majtën dhe që kanë nuhatje për drejtësi."

    Një ndër ta është Xhani Leta, ministër shteti në kryeministri. Në kampin e qendrës së majtë ka shenja për një kandidaturë të demokratit të majtë Masimo d´Alema, që ka qenë i pari kryeministër postkomunist në Evropën Perëndimore. Por kjo mund të krijojë vështirësi. Ndaj disa mendojnë, se presidenti Çampi ndodhet nën presion, që përkundër dëshirës së tij brenda periudhës legjislative të detyrohet të ngarkojë në detyrë edhe qeverinë e re. Më 1 Maj Çampi bëri thirrje që të shmangen tensionet.

    Fituesi i zgjedhjeve parlamentare Romano Prodi përpiqet të shmangë përshtypjen, sikur ai po insiston që presidenti ta ngarkojë atë me krijimin e qeverisë: "Unë nuk kam të drejtë t´i japë ndonjë afat presidnetit, seps ekëtë e vendos ai vet. Por natyrisht që më duhet të jem i përgatitur për rastin nëse ai do të vendosë. Më duhet të jem i përgatitur për këtë. Por s´kam asnjë iluzion sa u përket afateve."

    Bisedimet për krijimin e kabinetit po ecin mjaft mirë, thotë Prodi. Edhe pse nuk është zgjidhur grindja për postin e ministrit të mbrojtjes. Por do të kalojnë edhe disa ditë, nisur nga fakti që presidenti nuk do të japë mandatin për krijimin e qeverisë pa biseduar me përfaqësuesit e të gjitha partive në parlament.

    Dita e 1 Majit ishte një rast për qendrën e majtë që të profilizohet gjatë demonstratave. Manifestimet e mëdha të sindikatave u organizuan në Kalabri, ku u theksua, se qeveria e re do të synojë më shumë ndiham për të varfërit në Jug të vendit. Në Milano dhe Torino demonstruesit i fishkëllyen politikanët konservatorë që merrnin pjesë në manifestime. Roko Butilione ministri i kulturës në qeverinë Berluskoni: "1 Maji është fetsë e të gjithë italianëve. Kjo ditë nuk i përket vetëm një partie. Unë jam këtu për të theksuar këtë parim dhe rëndësinë qendrore të punës për të gjithë italianët, dhe jo vetëm për një pjesë të tyre."

    Romano Prodi i dënoi fishkëllimat që iu adresuan politikanëve të qendrës së djathtë:"Më duhet të përsëris të njëjtën vendosmëri që e kam thënë në raste të ngjashme: Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, kjo nuk bëhet."

  8. #58
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dhënë dorëheqjen

    Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dhënë dorëheqjen pas 5 vjetësh në krye të ekzekutivit.


    Kryeministri ja dorëzoi dorëheqjen presidentit Ciampi në Quirinale.

    Mandati i politikanit dhe biznesmenit miliarder ka qenë me i gjati në Italinë e pas luftës së dytë botërore.

    Presidenti do ti kërkoi që ai të mbetet si kryeministër në detyrë edhe për disa ditë të tjera apo më gjatë.

    Ai u mund në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar nga Romano Prodi i cili pritet të formojë së shpejti një koalicion të ri të qendrës së majtë.

    UnitedAlb 03/05/2006
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #59
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Flori o derman ti je ne ATDHE edhe nuk e di situaten ketu ma rr mendja ose e ke me te degjuar.Shyqyr qe iku ky Idiot kryeminister sepse persa u perket te Huajve ketu ne Itali ishte bere me vertet Gjendja Kritike.Urime Prodit edhe qeveris se re.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Tigeri
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Postime
    12
    Shpresojme qe mbas Perendimit te "Baronit" te Italise Berloskoni, Italia te shikoj dite te bardha ashtu si po shef shqiperia mbas ikjes se "Baronit" tone.
    Ishalla Prodi po ben me shume per studentet e per emingrantet Shqipetare

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •