Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 60
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Cilat jane perfitimet e emigranteve ?

    1- Rishikimi i ligjit Bosi-Fini

    2-Sanatorja e re menjeher me ligjin e ri Prodi-Bertinoti ku do perfitojne rreth 600 000 mije emigrant pa permeso

    3- Rinovimi i permesos nje here ne kater vjet plus lehtesira te tjera per integrimin e emigranteve.


    Sanatorja do te dal brenda ketij viti prandaj oburra kush do me bo letrat t'bohet gati me pagujt aty rreth 3 mije euro per person.

  2. #42
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Lioness,

    une nuk po flas per buxhetin e shtetit apo per borxhin publik -ti duhet ta dish se monetaristi Rejgan i dha SHBAs borxhin me te madh publik te historise se saj- une po flas per xhepin e Italianit. E pra ato politikat e Liretes mund te shpjegojne fsherjen e borxheve te brendeshme te admisnitrates italiane por nuk mund te shpejgojne sesi Italiani ishte te pakten 25% me i pasur se c'eshte sot (kete pasuri nuk e masim me numra por me gezimin e begative, sherbimeve, mallrave etj.).

    Kurse sot qe perdor lekun e perbashket te 11 shteteve, ne tregun e perbashket te 25 shteteve, ne problemet e perbashketa te nja 54 shteteve europiane dhe nja 10 shteteve te Mesdheut te poshtem.... sigurisht qe ekonomia italiane e ka punen pisk!

    Por pyetja eshte: a zgjidhet problemi duke hedhur ne ajer (me "bomba angleze") gjithe keto detyrime te jashtme qe shteti social sherben?

    Pergjigja: Anglia te falenderoj shtetin social gjerman, francez dhe italian qe i kane dhene mundesine/te drejten/lluksin qe te haj ne nje tryeze me europianet e tjere!

    Se po te ishte per politikat montariste thaceriane sot nuk do flisnim per treg te perbashket europian (si do ishte e mundur ta benim nje gje te tille, a mundet te ma shpjegoj dikush?)!

    flm

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Cilat jane perfitimet e emigranteve ?

    1- Rishikimi i ligjit Bosi-Fini

    2-Sanatorja e re menjeher me ligjin e ri Prodi-Bertinoti ku do perfitojne rreth 600 000 mije emigrant pa permeso

    3- Rinovimi i permesos nje here ne kater vjet plus lehtesira te tjera per integrimin e emigranteve.


    Sanatorja do te dal brenda ketij viti prandaj oburra kush do me bo letrat t'bohet gati me pagujt aty rreth 3 mije euro per person.
    Gabimi ma i madh qe bajne te huejt asht kur mendojne se raporti me vendin ku jetojne fillon e mbaron me rregullimin e dokumentave, keshtu qe bahen pre shpesh te propagandes.
    Te huejt sot shpesh jane te brezit te dyte e mbas do vjetesh te atij te trete. Shembulli francez dhe disa shembuj ne Itali deshmojne qe te huejt shpesh perfundojne ne vetegetizim. Shqiptaret e Italise duhet me e pase te kjarte se interesat e tyne jane te perbashketa me ato te italianeve dhe jo ne kontradikte, mbasi si sukseset e ketij vendi e si deshtimet kane me ra edhe mbi kurrizin e tyne. Qeveria ma e mire per emigrantat asht ajo e cila asht ma e mira per Italine.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Fundi i berluskonizmit dhe Shqipëria

    Një diplomate suedeze që punonte para disa kohësh në ambasadën suedeze në Itali, por që mbulonte edhe Shqipërinë, e që vinte herë pas here për të ndjekur ngjarjet në emër të vendit të vet, më tha një ditë, teksa rrekesha t’i shpjegoja ato që ndodhnin në këtë vendin tonë të bekuar: “Zoti Lubonja, unë përpiqem ta kuptoj këtë vendin tuaj, por, të them të drejtën, pak kuptoj dhe atë pak e kuptoj sepse njoh Italinë, sepse, po të vija direkt nga Suedija nuk do të mund të kuptoja asgjë.”
    Gjatë bisedës mu bë e qartë se e kishte fjalën për Italinë që shpjegon ardhjen në pushtet të Berluskonit dhe berluskonizmin në përgjithësi.
    Mu kujtua kjo histori këto ditë, kur, pas humbjes dërrmuese që pësoi në zgjedhjet rajonale qendra e djathtë me në krye Berluskonin, në Itali po flitet gjithnjë e më shumë për “fund të berluskonizmit”. E u ula të shkruaj jo për merakun e Italisë, por të Shqipërisë, që e ka dashur dhe e do ende kaq shumë Berluskonin dhe berluskonizmin. Jo vetëm, por edhe duke patur parasysh se një nga shkaqet e dështimit tonë në këtë tranzicion drejt sistemit kapitalist ka qenë edhe imitmi më i keq i Perëndimit e më konkretisht i Berluskonit dhe i berluskonizmit, tiparet e të cilit gjente diplomatja suedeze në Shqipëri.

    Po çfarë është berluskonizmi si fenomen politik, social dhe kulturor? Me dy fjalë është një lloj populizmi i ndërtuar mbi premtime për pasurime e zhvillime të shpejta, i mbështetur fort nga mjetet mediatike të Silvios që kanë krijuar një realitet virtual edhe me ndihmën e kulturës së gërvisht dhe fitosë e të quitz-eve e spektakleve të lehta, por edhe mbi kulturën e ilegalitetit e të lidhjes së politikës me mafjen, justifikuar edhe me një ideollogji liberiste që propagandon dobësimin e rolit të shtetit, e një mistifikim të privates dhe inisiativës së lirë. Figura e politikanit që e mishëron berluskonizmin është karizmatiku Silvio që shtypi (i majtë) italian e quan “antropologjikisht gënjeshtar” e që ka arritur të bashkojë racistin Bosi që e quan Jugun hajdut me Finin e Follinin që elektoratin e kanë në Jug. Ndërkaq, përtej fasadës, berluskonizmi ka në themel të motivimit të vet, jo shërbimin ndaj shoqërisë, por mbrojtjen e interesave private të Berluskonit e të tijve, çka ka çuar deri në hartimin e ligjeve ad personam apo deri në synimin për vënien në kontroll të gjyqsorit. Pas katër vjetësh eksperience aventura e tij ka çuar në pasurimin e një grupi të vogël e në varfërimin e shumicës së italianëve të cilët sot e kanë vështirë të mbyllin muajin me ato që fitojnë. Humbja drastike e Berluskonit në zgjedhjet rajonale, veçanërisht e partisë së tij Forca Italia, ishte përgjigja që i dhanë italianët kësaj aventure duke treguar njëherësh se ajo Italia tjetër, e punës dhe e talenteve gjeniale dhe e traditave të forta të majta, ka antikorpe për të reaguar.

    Është folur shpesh për faktin se ajo që ne kemi bërë gjatë këtyre viteve është marrja e gjërave më të këqija të sistemit kapitalist. Në fakt, edhe sistemin komunist e ndërtuam në mënyrë të atillë që u bë shembulli më i keq i komunizmit në të gjitha vendet lindore, më i egri, më ekstremisti. Shkaku pse ne arrijmë të marrim më të këqijat dhe jo më të mirat është një çështje që kërkon një thellim antropologjik që nuk pretendoj ta bëj në këtë shkrim. Me dy fjalë, sipas meje, burimi është injoranca, (dikush e ka quajtur nëna e të gjitha të këqijave) si mungesë e instrumenteve kulturore, kritike për të përvetësuar dije në mënyrë krijuese, si mungesë e kulturës humaniste gjithashtu, kombinuar kjo me traditën tonë dominante: kulturën e pushtetit.
    Për të njëjtat shkaqe do të thoja edhe sprova jonë kapitaliste ka prodhuar një karikaturë të shëmtuar të kapitalizmit e më konkretisht të atij që sot në Itali quhet berluskonizëm.
    Për ta ilustruar këtë karikaturë le të tregoj një pamje që mu shfaq sapo zbrita në tokën mëmë pas udhëtimit të fundit që më solli pikërisht nga Italia e Berluskonit në Shqipëri
    Sapo kalova kontrollin policor të Rinasit, duke pritur të vijnë valixhet nga ay ruli që i fut nga jashtë brenda, shkova të marr një nga ato karrelat që qenë aty mënjanë, për t’i ngarkuar e tranportuar me to në makinë. Mirëpo menjëherë mu afrua një person i veshur me një lloj uniforme i cili më tha: 1000 lekë (të vjetra) kushton. U bëra gati t’i nxjerr, por jo pa një lloj revolte që më bërë t’i them: thuaji atij drejtorit tënd (e kisha fjalën për drejtorin e aeroportit) se nuk ka aeroport në botë ku paguhen karrelët, sepse - shtova - këtu pasagjerët paguajnë edhe taksë aeroporti. Në fakt, sapo kisha ardhur nga një aeroport i Italisë së Berluskonit ku me një karrel më të mirë se ay kisha transportuar valixhet pa paguar asnjë kacidhe dhe pa paguar as taksë aeroporti. Muhabetin e dëgjoi një punonjës i aeroportit i cili më tha: këta nuk janë tanët, këta janë privatë. Pra shërbimin e karrelave ia kishin lënë privatit. I mora valixhet në krah nga inati dhe, sapo dola, u ndesha me anën tjetër të medaljes: lypsat. Për besë në njëqind metra rrugë deri tek makina mu vërsulën nja 10 a 15 lypësa që ia linin stafetën njëri tjetrit çdo pesë metra e që nuk më lanë rehat derisa futa valixhet në bagazh, mbylla portën e u nisa.
    Duke i “qarë hallin” për këtë gjendje një punonjësi të aeroportit që po ecte krahas meje ai më tha: - Mos u mërzit se edhe pak kohë do të zgjasë kjo dhe pastaj do ta marrin gjermanët aeoportin – duke i dhënë kështu dorën e fundit skicë metaforës së Shqipërisë së sotme.
    Ky detaj që tregova është pa dyshim vetëm një nga devijimet e vogla të “vijave të skicës” që, në përpjekjen për të kopjuar modelin, e ka nxjerrë atë një karikaturë të shëmtuar të Italisë së Berluskonit. Them karikaturë sepse, le të jap dhe një shembull tjetër të vogël, në Itali nuk mund të bëjë vaki që të futesh në një lulishte mu në qendër të kryeqytetit e të të fryjë me bilbil një polic privat e të të thotë se nuk mund të kalosh në anën tjetër sepse aty nuk ka dalje pasi aty është dyqani i privatit që e ka rregulluar lulishten, të cilit, si kompesim, “modeli socialist i qeverisjes” i ka dhënë të drejtën të hapë dyqan shitjeje e të bëjë aty ligjin, deri ta bëjë lulishten me hyrje, por pa da dalje simetrike me të. Ose, as në ëndërrën më të keqe studentët e universiteteve italiane nuk mund t’i shohin oborret e universiteteve të tyre të mbushura me kafenera dhe restorante private që menaxhohen, madje, nga profesorët e tyre.
    Nejse, siç e thashë, këto janë vetëm devijime të vogla dhe nuk kam ndërmend të merrem me ato më të mëdhatë që i kam trajtuar mëse një herë, aq sa jam bërë i mërzitshëm.
    U nisa të shkruaj këto rradhë duke parë se sot po flitet për “fundin e berluskonizmit” jo pa sjellë ndërmend se edhe komunizmit tonë nuk do t’i kishte ardhur fundi sikur të mos i kishte ardhur fundi më parë në vende të tjera. Pra edhe me shpresën se, më në fund, do të ndryshojmë diçka jo falë antikorpeve tona dhe as falë krijimtarisë sonë, por falë majmunërisë sonë. Mirëpo, sipas teorisë që shtjellova më sipër, ajme, kështu përsëri mund të përftojmë ndonjë karikaturë. Le të shpresojmë, megjithatë, se fundi i berluskonizmit, aq i adhuruar në vendin tonë saqë hapëm edhe bare e restorante me emrin e tij, do t’i bëjë ca më shumë shqiptarët të mendojnë për majmunërinë e tyre, - politikanët tanë veçanërisht, e ata të majtë edhe më veçanërisht, - e të zhvillojnë ca më shumë instrumente kritikë ose, së paku, të kërkojnë të shkërbejnë ca modele që bota e qytetëruar i çmon e vlerëson më shumë, si psh vendin e diplomates suedeze që mezi arrinte ta kuptonte këtë “modelin” tonë.

    nga fatos lubonja

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    cila është rruga e Berluskonit drejt suksesit?

    Sipas shtypit italian dhe librave të botuara mbi jetën e tij burimi i parë i të hollave është i errët: dyshohet se ka qenë pastrim parash. Më pas është marrë me ndërtime, ku bijen në sy lidhjet e tij me Kraksin, asohere në bashkinë e Milanos. Aty ka blerë lirë toka bujqësore dhe falë lidhjeve korruptive e ka kthyer atë në tokë ndërtimi dhe ka bërë atë që quhet Milano 2, ku flitet se janë derdhur edhe shumë para të pista. Pastaj, gjithnjë me ndihmë të Kraksit, i ka hyrë industrisë mediatike, pra është bërë pronar televizionesh dhe krahas kësaj edhe president i një klubi të famshëm futbolli. I paisur me pushtet financiar, mediatik i hyn karrierës politike në kohën kur partitë tradicionale italiane Partia Demokristiane dhe ajo Socialiste u rrënuan për shkak të grryerjes dhe konsumimit që u kishte bërë korrupsioni dhe lidhjet me mafjan. Ndërkohë që “Duart e pastra” italiane e detyruan mikun e Berluskonit, ish kryeministrin socialist Kraksi, të arratisej në Tunizi për t’i shpëtuar burgut, Berluskoni i hyri politikës, sipas shumë zërave, për të shpëtuar një pjesë të bizneseve të tij që ishin bërë objekt hetimesh.
    Kush ka parasysh këtë rrugë të Berluskonit drejt suksesit nuk e ka vështirë të gjejë shëmbëllimet imituese të sivëllezërve të tij shqiptarë, që, tani për tani, duhet thënë se ende nuk u ka ardhur dita të bëhen kryeministra, sepse ende në fuqi janë kraksët shqiptarë. Por, megjithatë, nuk mund të mohoet roli ndikues i tyre në politikat e sotme, (madje thuhet se shumë nga trimat tanë të politikës u binden që sot si lakej pushtetit të tyre të parasë) aq sa, po ta shtyjmë pak fantazinë, nuk është e vështirë të ndërtojmë një skenar të ngjashëm me ngritjen politike të Berluskonit në Itali. Theksoj këtu se nuk po bëj rolin e profetit, por rolin e paralajmëruesit të fatkeqësisë duke synuar që të ndikoj sadopak që, larg qoftë, të mos ndodhë ashtu si në Itali. Pra, sipas meje, ka shumë gjasa që të vijë në Shqipëri ai moment, që e ka marrë tashmë rrugën e vet, kur kraksët shqiptarë të arratisen për Tunizi për shkak të frikës së burgimit dhe po ashtu andreotëve tanë tu jetë hapur ndonjë gjyq për bashkëpunim me mafjan. Pra, të vijë ai moment i ëndërruar nga berluskonët tanë kur ndonjëri syresh, të krijojë partinë e re Forca Albania dhe të mbushë boshllëkun politik të krijuar.

    E ç’të keqe ka këtu – do të thoshte dikush, - mjafton që votat ti fitojë me zgjedhje të lira.

    Ka shumë të këqija:

    së pari, zgjedhjet nuk mund të jenë aq të lira kur ke parasysh zhballancimmin e fuqisë financiare dhe mediatike në favor të berluskonëve. Trushpëlarja mediatike nëpërmjet krijimit të një realiteti virtual ku fryhen arritjet dhe premtohet sukses i shpejtë, krijimi mediatik i njeriut të ri të “gërvisht dhe fito” –së, që njeh vetëm kultin e parasë së fituar shpejt, krijimi i kultit të individit berluskon, krijojnë terrenin e një dhune të sofistkuar mediatike që i imponohet elektoratit.

    Së dyti, ai i famshëm konflikt i interesave që ia kontestuan aq shumë Berluskonit edhe në Parlamentin Evropian e tjetërson vetë rolin e politikanit në një shoqëri demokratike. Sikurse e tregoi rasti i tij më shumë sesa për t’i shërbyer vendit, ai ka hyrë në politikë për të siguruar pozitat e bisneseve të tij dhe për të mbyllur hesapet e hapura që ka me drejtësinë. Ligjet kryesore që ka bërë Berluskoni sapo erdhi në pushtet janë ligje që e favorizojnë atë si përsa i përket mbrojtjes së pasurive të tij ashtu edhe përsa i përket mbrojtjes së tij nga drejtësia. Kjo hedh poshtë edhe idenë se duke qenë i pasur nuk ka nevojë të vjedhë kur të vijë në pushtet duke e bërë këtë ide një iluzion më të madh se atë të hajdutëve me zemër të mirë që vjedhin të pasurit për tua dhënë të varfërve

    Së treti, pasja e mjeteve të fuqishme financiaro mediatike për të arritur pushtetin politik dhe mbrojtja, pastaj, nëpërmjet këtij pushteti, e interesave financiaro mediatike, krijon zhballancim të mundësinë së përfaqësimit në politikë të interesave të atyre shtresave të shoqërisë që dëmtohen nga interesat që mbron Berluskoni.

    Së katërti, aftësia për të bërë para, nuk do të thotë domosdoshmërisht se kemi të bëjmë me individë të aftë për të qeverisur e për të bërë politikë. Politika është një profesion tjetër, që, ashtu sikurse çdo profesion, kërkon punë e përkushtim. Gafat e pareshtura të Berluskonit, ku më e spikatura është kjo e Parlamentit Evropian, e provojnë paaftësinë politike të tij.

    nga fatos lubonja
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 12-04-2006 më 12:16

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Lioness,

    Por pyetja eshte: a zgjidhet problemi duke hedhur ne ajer (me "bomba angleze") gjithe keto detyrime te jashtme qe shteti social sherben?

    Pergjigja: Anglia te falenderoj shtetin social gjerman, francez dhe italian qe i kane dhene mundesine/te drejten/lluksin qe te haj ne nje tryeze me europianet e tjere!
    Ti nuk paske haberin e politikes, ekonomise e historise se Europes.

    Anglia ka shtetin e demokracine reale ma te vjetren e ma te stabilizuemen ne Europen pas-mesjetare.
    Europa (bile edhe krejt bota) keshtu sic asht sot i dedikohet ne pjese te madhe fuqise dhe politikes britanike te shekujve te fundit.

    Europa nuk mund te ekzistoje pa Angline (e cila ka qene historikisht balance-mbajtesja) dhe jo e kunderta.

    Sot Anglia eshte kontributore ne EU ndoshta e dyta mbas Gjermanise.
    Anglia asht gjithashtu shteti i 4te ne bote per zhvillim e potencial ekonomik (perpara Italise e Frances)

    Anglia ka sot standartin nder ma te lartet ne EU, ndonese ruan monedhen e vet te cilen te gjithe e nderruan per te perfitu ekonomikisht.

    Anglia ka pase historikisht ekonomistat ma te mire te botes, dhe administrate efektive e eficente.
    Anglia nuk ka pase kurr nevoje per kontinentin, e kunderta po (Napoleoni, L1B, L2B).

    Se po te ishte per politikat montariste thaceriane sot nuk do flisnim per treg te perbashket europian (si do ishte e mundur ta benim nje gje te tille, a mundet te ma shpjegoj dikush?)!
    flm
    Ndonese larg politikave parazitare majtise te partive social-demokrate europiane, gjithmone historikisht britaniket kane pase nivel te nalte mirqenie.

    Thacer ka qene ajo qe me masa drastike e ktheu ne binare ekonomine angleze, e bani kompetitive.

    Ende sot "po hane" nga legacy qe u la Thatcher.

    E njajta gja mund te thuhet edhe per ish-kolonite qe fale sistemit politik e ekonomik britanik jane kthyer ne vende te zhvillueme.

    Njerezeve u duhet dhane pune reale e jo lemosha ne kurriz te atyne qe punojne.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Zgjedhjet parlamentare në Itali përfunduan me fitoren e majtistëve të drejtuar nga Romano Prodi.
    Ministria e brendshme italiane bëri të ditur se Romano Prodi, lideri i koalicionit majtist ka fituar në zgjedhjet parlamentare.
    Ky koalicion pas konkurrimit me krahun djathtist të drejtuar nga Silvio Berluskoni arriti të merrte shumicën e vendeve në parlament dhe në senatin italian.
    Në këto zgjedhje Prodi fitoi 340 vende në parlament nga 630 gjithsej sa ishin. Në bazë të statistikave, koalicioni majtist ka fituar 158 vende nga 315 vende që janë gjithsej në senat.
    Parlamenti italian përbëhet nga 630 përfaqësues dhe senati me 315. Prodi, pasi u shpall fitues tha se qeveria e tij nga ana politike dhe eksperte do të jetë me e mirë se partia e Berluskonit.
    Koalicioni djathtist italian nga ana tjetër ka kërkuar rinumërimin e votave dhe mendohet se me humbjen e Berluskonit, SHBA ka humbur një aleatë te forte ne Evrope.
    Prodi pas pese vitesh kryetar i Komisionit Evropian, është rifutur përsëri në skenën politike, pas qëndrimit dy vjet e gjysmë larg saj. Partitë aleate të Prodit janë demokratët majtistë të Pjero Fasinos, partia ‘Dajsi’ e Françesko Rutelit, partia komuniste, partia e të gjelbërve, social demokratët dhe liberalët.



    Pas deklarimit të rezultateve te zgjedhjeve parlamentare në Itali , kryeministri italian, Silvio Berluskoni nuk i pranoi këto rezultate, dhe në të njëjtën kohë propozoi edhe formimin e një qeverie, sipas preferencës partiake siç është në Gjermani. Koalicioni majtist, nën drejtimin e Romano Prodit, arriti të merrte shumicën e votave në parlament edhe pse kishte shume pranë krahun e djathte. Qendra e majtë në parlamentin prej 630 deputetësh, ka fituar 315 vende dhe 158 vende nga 315 që ka senati. Shumica e vendeve te botës e uruan Prodin, ndërsa ShBA nuk reagoi fare për këto zgjedhje. ShBA është shprehur e gatshme, nga ana e saj që të bashkëpunojë me palën që do të fitojë në zgjedhje. Pas humbjes së Berluskonit në zgjedhje, Bush po humb kështu një aleat të ngushte në Evropë. Prodi pas marrjes së lajmit për fitore, tha se ushtarët italian do të largohen nga Iraku. Berluskoni edhe pse humbi në zgjedhje, përsëri tha se italianët nuk i pranojnë këto zgjedhje, por propozimin e tij për formimin e një qeverie sipas preferencave partiake e quajti pretekst për të besuar zgjedhjet parlamentare dhe për të mos pranuar humbjen. Prodi e hodhi poshtë formimin e një qeverie të këtij modeli dhe Folipër, aftësinë e qeverisë që do të dalë nga të majtët. Koalicioni majtist do të ketë një rrugë shumë të vështirë në formimin e qeverisë, sepse barazia që është treguar në kohen e zhvillimit të zgjedhjeve në parlament dhe senat do edhe formimin e qeverisë. Berluskoni pas pesë viteve qëndrimi në pushtet ka rrezikuar të japë edhe dorëheqjen. Ai është njeriu më i pasur i Italisë dhe ka edhe televizione private. Padyshim që krahu majtist do të ketë probleme në formimin e qeverisë, sepse të bie në sy një fare përçarje në mesin e këtyre partive. Koalicioni majtist ka një zhvillim të madh politik dhe pritet që programet e tyre të ndikojnë në politikën e vendit. Këto koalicione do të rëndojnë mbi Romano Prodin në mbajtjen e premtimeve të tij për ekonominë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 12-04-2006 më 13:55

  8. #48
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zgjedhjet italiane dhe efektet shqiptare të tyre

    Mentor Nazarko

    Zgjedhjet në Itali përfaqësojnë një nga ngjarjet ndërkombëtare më të rëndësishme për Shqipërinë, megjithëse në pikëpamje të marrëdhëniet politike midis dy vendeve duket e vështirë të ketë ndryshime thelbësore.
    Ndërsa mund të thuhet seriozisht se me humbjen e Berluskonit nuk u thye ai aksi imagjinar që në disa afishe elektorale të PD-së duhet të ishte bashkimi i fuqishëm i tre B-ve të rëndësishme, Berishës, Berluskonit dhe Bushit, në këtë lidhje ka megjithatë diçka të vërtetë për Amerikën.

    SHBA-ja sheh që të vijë në krye të vendit më luajal për ta në gjirin e Aleancës pas Britanisë së Madhe, një grupim politik që është i distancuar prej saj për çështjet e mëdha si Iraku apo të tjera. Ndërsa mendohej se Berluskoni ishte një lloj kujdestari i SHBA-së për rajonin, pra dhe për Shqipërinë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Prodin. Kjo nuk do të thotë se Prodi që pritet të jetë kryeministri i ardhshëm italian, do të konceptojë apo ekzekutojë një politikë antiamerikane sepse me veshjen e rrobës së kreut të ekzekutivit shumë gjëra do të ndryshojnë dhe për të, por Berluskoni ishte sigurisht një figurë e dashur për Amerikën. Dhe ky ndryshim pritet të reflektojë sigurisht dhe në disa aspekte të marrëdhënieve me Shqipërinë, apo në optikën sesi Italia për disa aspekte shikon vendin tonë dhe faktorin shqiptar në rajon. Ndërkohë edhe në këtë pikë nuk mund të jesh tërësisht kategorik. Një ndryshim i tillë do të moderohet apo kushtëzohet prej një elementi tjetër të dialektikës institucionale italiane, mosndryshimi i burokracisë së Farnezinës, që prodhon politikën e jashtme kryesisht në linja tradicionale.

    Nuk ndryshojnë ambasadorët, sekretari i përgjithshëm, një pjesë e drejtorëve të rëndësishëm të këtij institucioni kyç të politikës së jashtme italiane. Është i njohur fakti se falë këtij faktori, që sigurisht reflekton nga ana e vet ndikimin e kapitalit të madh italian, vendi fqinjë e kishte moderuar pak mbështetjen për një Kosovë të pavarur. Italia bashkë me Francën dhe Gjermaninë ishin vendet më skeptike për këtë ndryshim, megjithëse kreu i Farnezinës, Fini, në cilësinë e politikanit të opozitës ishte shprehur që në 1999 për pavarësinë e Kosovës në takimet me politikanët shqiptarë. Duket se në institucionet italiane të politikës së jashtme kishte fituar më shumë terren parimi i vjetër, ndoshta që nga themelimi i Italisë moderne, për një baraslargësi të saj nga sllavët dhe shqiptarët. Me këtë linjë pritet të rreshtohet dhe qeveria e re, që ka në gjirin e partive që e përbëjnë koalicionin e forcave proqeveritare, parti shprehëse të interesave të kësaj të djathte apo të kapitalit italian që synon të investojë në Serbi, që sheh me një lloj rezerve forcimin e Kroacisë, pavarësinë e Malit të Zi etj.

    Thënë këtë konsideratë më globale nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë në pikëpamje dypalëshe. As nën udhëheqjen e Berluskonit, pesha e kapitalit italian në Shqipëri nuk u rrit siç pritej, madje pozita e tij u dobësua në favor të atij grek, veçanërisht në sektorin strategjik, nëse nuk llogariten si investime të tilla Petrolifera, impiantet e plehrave, apo ndonjë projekt tjetër. Një koniunkturë e tillë vetëm mund të përmirësohet dhe nuk mund të keqësohet dhe më. Me shumë gjasa Italia pritet të forcojë interesimin e vet për Korridorin tetë, projekt për të cilin qeveria e Berluskonit megjithëse foli shumë nuk bëri ndonjë gjë të qenësishme, ashtu siç mund të ketë rritje të interesit për sektorin bankar, për energjetikën, etj. Pikërisht në këtë sektor të fundit, në një koniunkturë ndërkombëtare që sheh rritjen e varësisë së Evropës prej Rusisë, Italia mendohet të jetë përdoruesi final i asaj rruge gazi që lidhet nëpërmjet GAZPROM-it me Rusinë. Nga ky projekt mund të fitojë dhe Shqipëria nëse preferohet territori i saj me dalje po Vlorën e famshme. Ai mendohet se mund të përfaqësojë një ndërthurje interesash të Shqipërisë me Italinë në një këndvështrim global, element që së bashku me të tjerë, ndoshta evidenton një lloj prirje më evropianiste të kësaj qeverie të Berishës.
    Një moment tjetër me interes për shqiptarët në Itali pritet të jetë politika më tolerante e së majtës dhe qendrës ndaj emigrantëve, një lloj kthese në raport me politikën e qeverisë së Berluskonit, që në ndikimin e Aleancës Nacionale apo Ligës së Veriut ishte me sens të fortë refuzues, madje pritej të ashpërsohej dhe më.

    Efektet në marrëdhëniet personale

    Për këdo që analizon politikën plani i marrëdhënieve personale midis politikanëve të nivelit të lartë është tepër i rëndësishëm. Por përkundër miteve që ekzistojnë në këtë drejtim nuk mendohet se ky moment do të peshojë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Për shembull, Berluskoni megjithëse mendohej se do të ishte më afër Berishës, si i së njëjtës familjeje politike ashtu siç pretendon Berisha këtu, kishte marrëdhënie të mira me Nanon. Madje në biseda konfidenciale me përfaqësues të politikës së majtë, Berluskoni, shembull klasik i pragmatizmit, mburrej se kishte miqësi familjare me Kraksin, ish kreun e Partisë Socialiste Italiane, dhe se shumë anëtarë të partisë së tij vinin nga e majta. Po ashtu Prodi që duhet të ketë pasur momente të vështira me Berishën, gjatë 1997-ës, kohës kur ishte kryeministër dhe Berisha president, ka pasur vështirësi dhe me Nanon që ishte i majtë, veçanërisht për faktin se Nano ia dhuroi Berluskonit bllokimin e emigracionit klandestin nga Vlora dhe jo atij. Sigurisht, nuk pritet të thuhet prej Berishës se e ka Prodin mik, ashtu siç thoshte për Berluskonin (numri i telefonit i të cilit qarkullonte tek të gjithë politikanët e lartë shqiptarë siç u tall ai gjatë vizitës më të fundit në Shqipëri kur tha se ja kishte dhënë të gjithëve). Madje gjithë politikanët kryesorë të Ballkanit pretendonin se ishin miq të Berluskonit, falë një stili personalizues të marrëdhënieve, të miliarderit që nuk njihte shumë sende nga politika ndërkombëtare, por që mbetet figurë interesante e familjes së krerëve të shteteve perëndimore pikërisht për shkak të këtij stili. Dinamika normale politike do të bëjë që të kapërcehen këto momente të së shkuarës, madje dhe për Fasinon, i cili gjatë kohës kur ishte Berisha president në 1997-ën, ishte shprehur në një takim të PDS, me mikrofona të hapur për largimin e tij si kusht për stabilitetin e Shqipërisë.

    Efekte të tjera të zgjedhjeve italiane.

    Sigurisht sistemi i votimit, manovrat që Berluskoni bëri me këtë sistem pak muaj para zgjedhjeve dhe rezultatet që prodhoi ai në Itali në pikëpamje të stabilitetit të vendit, duhet të mbahen parasysh në Shqipëri ku po flitet rëndom për proporcionalin. Duhet mbajtur parasysh madje se paradoksalisht ai kopjoi disa momente tipike për politikën e një vendi në tranzicion ndërsa paralajmëroi në mënyrë të paprecedent para votimeve se mund të manipuloheshin zgjedhjet duke kërkuar praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë. Të njëjtën gjë ai është duke bërë dhe tani ndërsa po kërkon rinumërimin e votave, në një koniunkturë megjithatë të ngjashme për nga ekuilibri i forcave me zgjedhje të tjera në SHBA, Gjermani apo gjetiu. Me shumë gjasa, mjaft elementë të sjelljes së Berluskonit, një mjeshtër i komunikimit publik, sa kohë që arriti të përmirësonte ndjeshëm pozitën e partisë së vet që po shpallet e para parti italiane, duhet të studiohen jo vetëm në Shqipëri. Forca Italia ishte një parti që në sondazhet e para pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve parashikohej humbëse e sigurt, madje aleatët e Berluskonit po fërkonin duart ta kapërcenin atë në rezultat dhe të bëheshin madje dhe kryeministra në një rast të tillë. Falë energjive të tij komunikative të mbështetura dhe në televizionet e Mediasetit, ndryshimeve të sistemit elektoral, Berluskoni mbetet rival i fortë i një qeverie si ajo e Prodit, që ka shumicë të dobët dhe laramane. Sigurish,t nëse mbi të nuk fillojnë dhe verifikohen të gjitha kërcënimet e një prokurorie që u bllokuan sa kohë ai ishte kryeministër....
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Asnjë urim nga SHBA për Prodin

    Qeveria amerikane ende nuk e ka uruar Romano Prodin si udhëheqësin e e ardhshëm të Italisë duke thënë se procesi elektoral nuk ka mbaruar ende.

    Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në Itali më herët këtë javë i dhanë fitore koalicionit të qendrës së të majtës drejtuar nga Prodi përballë kundërshtarit të tij, kryeministrit Silvio Berluskoni.

    Zoti Prodi tha se disa kryetarë shtetesh e kanë uruar atë për fitoren, por ai ende nuk ka marrë ndonjë reagim nga presidenti amerikan.

    Shtëpia e bardhë tha se po pret deri në një rinumërim të votave të diskutuara.

    Një zëdhënës tha se SHBA do të punojë me këdo qeveri që zgjidhet.

    Megjithatë presidenti Bush ka patur një marrëdhënie të ngushtë pune me zotin Berluskoni që përkrahu fuqishëm luftën në Irak.

    Zgjedhja e zotit Prodi mund të sjellë ndryshime në marrëdhëniet e Italisë me SHBA.

    Ai është kundër luftës në Irak dhe favorizon më shumë një Evropë të bashkuar për të përballuar fuqinë amerikane.

    Kjo ndoshta pjesërisht mund të shpjegojë hezitimin e amerikanëve për t'ju afruar telefonit, thotë BBC.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063
    Dashuria e Evropës për Italinë nuk lejon të shihet lufta e egër e Berluskonit për pushtet

    nga Friedrich Christian Delius




    A e mban mend njeri ende Roko Butiljonen? Kandidatin italian për Komisionin e BE, i cili e shfaqi si me shumë zell mendimin e tij përbuzës për homoseksualët? Në atë kohë – ishte ende para refuzimeve të Kushtetutës – Evropa funksionoi mirë: protesta shumëvotëshe kundër këtij njeriu të qeverisë së qendrës së djathtë e detyroi Silvio Berluskonin ta tërhiqte kandidatin e tij. Këtë manovër kryeministri e shoqëroi me ankesa të forta për inate antiitaliane – të cilat natyrisht nuk qëndrojnë.
    Për të kuptuar Berluskonin mjafton një dekoder i thjeshtë: thuajse kurdoherë është e saktë pikërisht e kundërta e asaj që ai pohon. Kështu ndodhi edhe në këtë rast. Problemi mes Evropës dhe Italisë qëndron në faktin se evropianët janë të verbuar nga dashuria për Italinë. S’ka vend tjetër evropian që të ketë një imazh kaq të mirë sa Italia, dhe me të drejtë. Turisti pret diell, det, ushqim të mirë, shumë art, peizazhe të mrekullueshme, mikpritje tradicionale dhe pak dolce vita. Por ju lutem jo politikë. Prandaj është pjesë e mirësjelljes që politikën italiane të mos e përfillësh ose ta quash pjesë të folklorit. Që para disa vitesh Umberto Eko psherëtinte: “Sa turp, nuk kemi armiq!” Në të vërtetë është më keq: të gjithë e duan Italinë e bukur, Bella Italia-n. Ndryshe nuk ka si shpjegohet pse Italia vetëm tani në fund me skandalin e vockël rreth Butiljones doli në rreshtat e parë të gazetave të Evropës. Ndërkohë që Berluskoni shante armiqtë e Italisë, ai paraqiste një kandidat të ri, ministrin e tij të jashtëm, Franko Fratinin. Ai u bë zëvendëspresident i Komisionit dhe mbajti portofolin e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

    Italia dhe drejtësia? A ka diçka aty? A nuk ka pasur disa histori të errëta midis drejtësisë dhe shefit të Fratinit?

    Parlamenti e kapërceu këtë dhe kaloi në rendin e ditës. Evropianët e duan Italinë. Askush nuk deshi të dëgjonte prapë avazin e inateve. Askush nuk e quajti të nevojshme të shikonte arkivat: Fratini mbahet si autori i “ligjit Berluskoni”, i cili e çliron kryeministrin nga të gjitha konfliktet e interesave, si dhe i valës më të madhe të spastrimeve politike ndër nëpunësit, që ka ndodhur qysh prej fashizmit. Por as në Bruksel dhe as në shtypin ndërkombëtar këto shqetësime nuk u shprehën.
    Ka kaluar një vit e gjysmë, dhe që atëhere nga ky zotni fleksibël nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë të madhe. Nga faqja e tij e web-it marrim vesh se ç’fjalime ka mbajtur nëpër botë, sidomos për temën e terrorizmit. Ndërkohë që, që nga marrja e detyrës, ku u angazhua të qëndronte mbi palët, duhet të kishte bërë disi më tepër. Ekziston një vend që ka nevojë të punësojë 24 orë në ditë një komisar për drejtësinë e lirinë. Një vend i cili çmonton me zell njërin parim demokratik mbas tjetrit: Italia. Kaq paturpësisht haptas, saqë edhe konservatorë si Gali i Loxhias dëshpërohen se vendi i tyre “duket se nuk i përket më Perëndimit”.
    Duhet pohuar se Italia nuk e ka të lehtë; për shumë arsye historike këtu mund të lindte vetëm një “demokraci e dobët” (Aleksander Stille). Fashizmi nuk quhet krim, e shumta aksident. Strukturat familjare, klerikale dhe mafioze janë rrënjosur më fort se ato demokratike. Në Gjermani lufta e ftohtë la gjurmë në kokat e njerëzve, kurse Italia ishte njëra prej fushëbetejave të saj. Asnjë vend tjetër i Evropës nuk është tronditur kaq shumë nga skandalet e korrupsionit e të mashtrimit, trazirat, krimet e mafias dhe të shërbimeve të fshehta.
    Prandaj njerëzit janë mësuar që italianëve në punët e demokracisë t’u ofrojnë bujarisht kredi. Neve na pëlqen lezeti që ka marrëdhënia e lirshme me rregullat – dhe hedhim vështrimin e turistit me zemërgjerësi të tepruar dhe me mendjemadhësi të fshehur. Në fakt edhe jashtë Italisë përjetohet si e çuditshme kur njeriu më i pasur i vendit (11 miliardë dollarë sipas Forbes-it) është njëkohësisht edhe kryetar i qeverisë, kontrollon deri 90 për qind të mediave private dhe publike-juridike, është ose ka qenë ngatërruar në 14 procese gjyqësore dhe përdor parlamentin për të imponuar ligje të prera enkas për të.
    Mirëpo, meqë s’ka dashuri për Italinë pa klishe, evropiani ia lejon me gjithë qejf italianit pak cubllëk – dhe nuk vë re se sa e fyen kështu shumicën e këtij populli. Duke filluar nga presidenti konservator Çampi, i cili zhvillon një luftë të guximshme e në fund të fundit të pafuqishme kundër çmontimit të demokracisë, te shumica dërmuese e gjyqtarëve dhe prokurorëve, e intelektualëve, te shoqatat e sipërmarrësve e deri te njerëzit e shtresave më të ulëta që bëjnë punë të rënda dhe e ndjejnë veten më të mashtruar se kurrë. Për ironi kritika më e ashpër i vjen “kavalierit” jo nga të majtët, por nga zotërinjtë e mëdhenj e të vjetër të borgjezisë liberal-konservatore.
    Në vend që të mbështesë Çampin dhe të marrë seriozisht kërkesat për ndihmë, edhe Brukseli e ka perceptuar Berluskonin për pesë vjet si folklor. Janë mësuar të shohin tek ai një Arlekin të komedisë së artit. Një Kaspar, thotë madje Roberto Beninji. Jo, ai është bos, një aktor teatri kukullash, që shfaqet si Kaspar. Një Kaspar nuk do t’ia arrinte dot aq lehtë që një qeveri, e drejtuar nga një manjat televizioni, të imponojë një ligj në dobi të tij, që i bën të mundur vetëm njërit prej transmetuesve të tij të ketë akses në televizionin dixhital tokësor, pavarësisht nga ankesat e autoriteteve të monopoleve. Një Kaspar nuk do të mundte dot ta detyronte po këtë qeveri të nxirrte nga arka e shtetit 130 milionë euro për subvencionimin e dekoderve të nevojshëm, të cilët gjithashtu furnizohen nga një firmë e vëllait të kryeministrit. 130 milionë, afro një e katërta e buxhetit minimal shtetëror për kulturën, që do të hiqen nga ky buxhet. Një Kaspar veç kësaj nuk do të ishte aq i fuqishëm saqë ujkun, që ka konceptuar edhe këtë ligj, domethënë Fratinin, ta çojë si bari në Bruksel. Ky “Kaspar”, që i nxjerr gjuhën Evropës, nuk vepron vetëm në skenë. Ai mishëron një model të së ardhmes: politikë, media, ekonomi, drejtësi, të gjitha në një dorë, por ama të zgjedhura në mënyrë demokratike.
    Aktualisht ka vetëm tre pika të dobëta: ekonomia, drejtësia, zgjedhësit. Dhe pikërisht ekonomia është thembra e Akilit e biznesmenit qeverisës. Gjatë periudhës së legjislaturës ai i trefishoi fitimet e firmave të tij, por vendi gjendet përtokë. Italia nga viti në vit ka pësuar rënie dhe tani ka të dhënat më të këqia të Evropës, me një rritje prej 0, 0 për qind.
    Në vend të dytë vjen drejtësia, fusha e Fratinit. Për pesë vjet pushteti i tretë e pa veten të ekspozuar ndaj sulmeve më të ashpra dhe “reformave” më transparente. Ndërkaq ministri i Drejtësisë, një inxhinier rrugësh i Lega Nordit, mund t’i qortojë gjykatësit për “gabime trashanike në vendime” dhe të marrë masa disiplinore ndaj tyre. Ai ka fuqinë të transferojë gjyqe në gjykata, atje ku gjykatësit i duken më të përshtatshëm. Ndihma juridike ndërkombëtare është kufizuar ndjeshëm, në mënyrë që të vështirësohet sjellja e provave kundër firmave të Berluskonit. Prokurorëve që hetojnë kundër mafias u hiqen truprojat, për kursim, kuptohet. Dhe kryeministri ka të drejtë të ndërsehet çdo javë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por e gjitha kjo është vetëm muzika që shoqëron të ashtuquajturën reformë të drejtësisë të vitit 2005, që përfundoi në një “fitore mbi banditët” – me tolerimin e heshtur të Fratinit dhe të forumeve të larta evropiane.
    Drejtësia italiane vuan nga zgjatja pa fund e proceseve gjyqësore dhe më të shumtat as që përfundojnë. Prandaj Italia, sipas një raporti të Bankës Botërore të vitit 2004, për sa i përket eficiencës së drejtësisë gjendet në vendin e 135 ndër të gjitha shtetet, e parafundit, para Guatemalës. Arsyeja kryesore: afati i parashkrimit të veprave penale vazhdon, edhe kur një proces është hapur tashmë ose është dhënë vendimi, deri në ditën e fundit të gjyqit të instancës së fundit. Si pasojë avokatët i zvarrisin procedurat juridike sa të jetë e mundur – vetëm në vitin 2004 u parashkruan 210000 procese. Premisat më të mira për më të akuzuarit më të kamur, që të shpëtojnë pa u dënuar. Edhe Berluskoni ka përfituar shumë herë prej kësaj.

    Një shtet i së drejtës duhet të ishte i interesuar ta ndryshonte këtë rregull, për shembull, siç bëhet zakonisht, me një pezullim të parashkrimit me fillimin e procesit gjyqësor. Vërtet, shumica qeverisëse e mblodhi veten dhe me ngut bëri një ndryshim – por gjithsesi me një mënyrë çuditërisht krijuese: afatet e parashkrimit tani janë shkurtuar dukshëm, nga pesëmbëdhjetë vjet në shtatë vjet e gjysmë, veçanërisht për krimet ekonomike e të korrupsionit. Për dhjetëmijëshen e parë të kriminelëve, mafiozëve, politikanëve të korruptuar nuk do të ketë më gjykime.
    Opozita bën opozitë, e pafuqishme. Presidenti i vendit Çampi vetëm një herë mund ta kthejë mbapsht një ligj, pastaj duhet të firmosë. Televizioni reforma të tilla i cilëson në rastin më të mirë si “debate”. Ekziston censura. Gazetat që kritikojnë duke qëndruar mbi palët numërohen me gishtat e njërës dorë. Në çështjet e lirisë së shtypit, sipas organizatës amerikane Freedom House, Italia radhitet në vendin e 77 krahas Bolivisë dhe Mongolisë, gjë që nuk i bën shumë nder një vendi kryesor të BE-së, vetëm “pjesërisht i lirë”. Në përputhje me këtë zbatohen zakonet e stalinizmit: kur Berluskoni, për shembull, ka fatin e keq të flasë në OKB para rreshtave bosh, televizioni shtetëror RAI monton atje imazhe të delegatëve të OKB-së që duartrokasin me entuziazëm.
    Me zemërgjerësi ose të verbuar nga dashuria për Italinë nuk kuptojmë që ai “Kaspari” në shumicën e vendeve evropiane prej kohësh do të ishte mbyllur pas hekurave. Në SHBA do të ishte i përbuzur vetëm nga fakti se hoqi dënimet për falsifikim bilanci. Po të mendojmë me kriteret gjermane, ku politikanë kanë dhënë dorëheqjen pse përdorën privatisht disa milje të Lufthansës të grumbulluara me shërbime, një Berluskoni gjerman vetëm midis vitit 2001 e deri sot do të ishte detyruar të jepte dorëheqjen të paktën dhjetë herë. E po kështu shumica e ministrave të tij. Gazeta mikromega paraqiti para pak kohe një listë parade të 25 deputetëve “më pak të paraqitshëm” nga të dy dhomat, të cilët ishin dënuar për korrupsion, pjesërisht edhe për kontakte me mafian: 21 prej tyre i përkasin koalicionit qeverisës, katër opozitës. Kur dihet se sa rrallë bëhen gjyqe...

    Po zgjedhësit? “Jemi të gjithë të lodhur”, shkruan Alberto Skarponi, para së gjithash nga politika. Meqë Berluskoni e prodhon këtë javë për javë, çka në veri të Alpeve do të quhej skandal, për të mbushur rreshtat e parë të gazetave dhe ekranet e për të qenë tema nr. 1, duket se rezerva e emocioneve është shteruar mjaft. Marifeti për të shkëlqyer çdo ditë me një çapkënllëk të ri po e squll opozitën. Marifeti tjetër, për t’i denoncuar të gjithë kritikët e tij si “komunistë” ose “antiitalianë”, i mban këta vazhdimisht në pozita mbrojtëse. Do të shihet me 9 e 10 prill nëse këto marifete ecin (akoma).
    Natyrisht ka ende shumë vetë që e admirojnë atë, më të zgjuarin e të zgjuarve, për dinakërinë që hyri në politikë dhe me nëpunësit e tij, avokatët e partnerët e biznesit shpiku një parti, për t’i shpëtuar ndjekjes penale. Një parti e kultit të individit, pa votim, pa statut, “partia e fundit staliniste në botë”, siç thoshte një sekretar shteti dhe ish anëtar i Forca Italias. Por shumica nuk e beson më “kavalierin”, sepse duket sheshit se si e drejton ai ekonominë sipas interesave të tij, në vend që të përmirësojë standardin e përgjithshëm jetësor.
    Por ai mund të mbështetet tek bashkëpunëtorët e tij. Lega raciste e Veriut, të cilën Evropa e lufton si “fashizëm të ri”, i qëndron besnike – sponsorit të saj, siç duhet lexuar. Postfashistët e Aleancës Nacionale e mbajnë veten për burra shteti, Berluskoni i ka bërë të pranueshëm për sallonet mondane. Kristiandemokratët e UDC-së, në përpjekje të vazhdueshme për t’u dukur si të qendrës, thyhen para çdo ligji të Berluskonit, nga i cili ndoshta marrin ndonjë copë të majës. Tani ka hyrë në varkë edhe Aleksandra Musolini me partinë e saj, e cila së fundi mbrojti gjyshin e vet duke thënë se fashizmi eksportoi demokraci. Dhe në prapaskenë, të mos harrojmë, është Kisha, e cila me mënyrën e zakonshme haptas-vjedhurazi i shpreh qartë simpatitë e saj për qeverinë, çka natyrisht nuk ka të bëjë me faktin që kjo qeveri e ka çliruar Kishën nga taksat mbi pronat e saj të shumta tokësore.
    Nga ana ekonomike vendi paraqitet mjerueshëm. Etja për fitim që ekziston në krye të qeverisë e vështirëson çdo rritje. Shkalla e inflacionit është e lartë. Korrupsioni vjen duke u shtuar me hapa vigane në të gjitha provincat, veçanërisht në jug. Gjithnjë e më pak mjete financiare shkojnë drejt shkollave, universiteteve, kërkimit shkencor, në mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, gjithnjë e më pak në sistemin shëndetësor. Zgjedhësit do të kishin mjaft arsye për të mos e zgjedhur këtë qeveri.

    Problemi i vetëm është: Kush do të vijë më pas? Babaxhani i ngadalshëm Prodi, që edhe argumentat e tij më të mirë i mërmërit duke lexuar nga letra. Udhëheqësit partiakë të Lidhjes së Ullirit, që me gjithë unitetin e jashtëm nuk mund t’i fshehin rivalitetet e tyre. Komunistët e reformuar, të gjelbrit, kristiandemokratët, socialistët e disa të tjerë, të bashkuar në një fushatë të dobët elektorale, pa një program të synuar të përbashkët.
    Edhe sikur kjo përzierje laramane të qëndrojë e bashkuar deri më 10 prill, qeveria e vjetër ka menduar me kohë për përçarjen dhe ka ndryshuar ligjin zgjedhor – gjysmë viti para zgjedhjeve, me shumicë të thjeshtë. Në ç’vend tjetër mund të ndodhë kjo? Qysh në vitet ’90 është futur një ligj zgjedhor me shumicë të pjesshme, për të krijuar mundësinë e koalicioneve të qëndrueshme. Vetëm falë kësaj risie Berluskoni ka shumicën e tij të bollshme, megjithëse të dy aleancat edhe në vitin 2001 arritën vota gati të barabarta. Atëhere kur koalicionin e djathtë e zuri frika se mos nuk arrinte shumicën e thjeshtë, e ndryshoi ligjin zgjedhor – që të pengonte një shumicë të tillë tek të majtët. Pasoja do të jetë që partitë e panumërta të spektrit të djathtë, ashtu si kryesisht ato të spektrit të majtë do të ndahen edhe më shumë nga njëra-tjetra, do të kenë fërkime, do të bëhen të paafta për koalicion – dhe do ta bëjnë vendin edhe më të paqëndrueshëm se ç’është. Nuk duhet të jemi aq naivë sa të mendojmë se nuk ka cinikë politikë që pikërisht këtë presin.
    Të supozojmë se aleanca e brishtë e Prodit do të qëndronte për pak kohë dhe do të zbatonte reformat ekonomike të munguara e të rivendoste një pjesë të të drejtave themelore demokratike – për ta çuar Italinë përsëri në nivelin e 2001-shit, prapë pesë vjet nuk mjaftojnë.
    Edhe sikur Berluskoni të humbasë më 10 prill, ai nuk do të humbasë. Për sa kohë ai mund të përfitojë nga dashuria e gabuar e Evropës për Italinë. Apo duhet të vijë puna vetëm te të drejtat e homoseksualëve që Brukseli e Strasburgu të zgjohen përsëri ashtu si me Butiljonen?



    Die Zeit 30.03.2006 Nr. 14

    Përktheu ABC

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  3. Goran Bregoviç për herë të parë koncert në Tiranë
    Nga BOKE në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •