Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    1

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Kjo teme vjen ne vazhdim te temes se hapur prej Shpresmirit: "Kryqi = skandull apo fuqi e Zotit"
    Do te perpiqem qe te sjell para jush te verteten biblike rreth kryqit te Krishtit.
    Shume njerez pyesin dhe thone : Perse u desh qe Krishti te kryqezohej? Disa te tjere thone: Perendia eshte dashuri, atehere si ka mundesi qe e kryqezoi birine tij? Ka dhe plote pytje te jerea si keto .
    Eshte shume e rendesishme qe te kuptohet drejt mendimi se, perse ju pyesni? Cili eshte qellimi i juaj? Megjithate llogjika te con ne perfundimin se , ai qe pyet verteton se i mungon njohuria. Dhe zgjuarsia te con ne perfundimin se, pasi te eshte zbuluar e verteta , pranoje. Megjithate une do ta jap nje zbulese te qarte biblike rreth kryqit te Krishtit, si per ata qe pyesin dhe mbyllin veshet para se vertetes, po keshtu edhe per ata qe pyesin dhe i mbajne veshet dhe zemren hapur ndaj se vertetes. Apostulli Pal thote se, e rendesishme eshte qe Ungjilli i Krishtit predikohet.
    Tri ceshte qe te cojne tek kryqi i Krishtit.
    Bibla esht ei vetmi liber qe na jep nje zbulese te plote rreth kryqit te Krishtit. Shume njerez dhe besime te ndryshme fetare pyesin dhe kane paqartesi rreth mesazhit te kryqit. Arsyeja e veteme eshte se atyre ju mungon e verteta ,nepermjet te ciles njeriu ka mundesi te njohe Perndine, te pranoje Perendine , te vije ne paqe me Perendine , ky eshte dhe qellimi perfundimtar i Perndise per njeriun.
    Tri ceshtejet jane:
    1) Krijimi i njeriut prej Krijuesit, si dhe urdheri i Krijuesit drejtuar njeriut.
    2) Renia e njeriut nen mekat, paaftesia e tij per te mposhtur vdekjen si dhe premtimi i Perendise per shpetimin e njeriut nga mekati dhe vdekja.
    3)Ligji i Perendise dhene njeriut nerpmejt kombit te Izraelit.
    Bibla eshte i vetmi liber qe na jep nje zbulese te plote rreth ketyre TRI ceshtejeve, qe sic thame , te cijne drejt njohjes se kryqit te Krishtit.
    Per dy ceshtjet e para , kam folur tek tema e Shpresmirit
    "Kryqi= skandull apo fuqia e Zotit.
    Megjithate po jap perseri nje sqarimn teper te shkurter sa per rikujtim.
    Eshte e rendesishme qe te kuptohet se ,perse Perendia na jep nje fillim te jetes ne toke nepermejt librit te Zanafilles? Qellimi i ketij libri , nuk eshte vetem thjesht per te pasur njeriu nje ide rreth menyres se krijimit. Perendia nepermejt ketij libri zbulon Veteveten , si i vetmi krijues. Zbullon fillimin e cdo gjeje dhe menyren se si njeriu ra nen mekat dhe denim te perjetshem dhe si pasoje mori vdekjen e perjeteshme , indare nga dashurija dhe paqja e Perndise , duke u kthyer nen skallveri te mekatit, dhe satanit. Po keshtu ne librin e zbuleses Perendia na jep vargun me te rendesishem , nepermjet te cilit na zbulon premtimin e tij , per shpetim te njeriut nga vdekja dhe mekati. Pa njohur kete varg , i cili ndodhet tek :Zbuesa: 3:15: askush nuk mund te kuptoje dhe te pranoje kryqin e Krishtit. Ne kete varg Perndia zbulon qellimin e tij per te ndeshkuar Satanin dhe faren e tij , mekatin. Gjithashtu , Perndia na zbulon edhe menyren dhe se kush do te jete Ai, i cili do te ndeshet me Satanin dhe farene e tij mekatin. Pra kjo eshte nje nder arsyet qe e ben Biblen e Perendise si librin e vetem te Perendise Jehovah.
    Perfudimisht nepermejt librit te zanafilles Perendia na tregon se : njeriu hyri nen pushtet te satanit, dyke u ndare perjetesisht prej paqes dhe dashurise se Perendise. Se njeriu humbi paqen me Perendine. Se njeriu ra ne vdekej te perjetershme dhe kete vdekej e trashegoi e gjithe raca njerezore , si pasardhese e Adamit dhe Eves. Po keshtu, Perendia na zbulon q

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit.

    Nje sqarim i vogel; tema e mesiperme eshte shkrojtur nga deshmusi, ne kete teme ka disa gabime emrash , si: ne vend te Zbuleses , lexoni: Zanafilla e tjera. Postimi i mesiperm eshte postuar gabimisht dhe prandaj nuk kam aritur qe te bej korektimin.
    Po vazhdoj perseri vazhdimin e temes ne fjale.
    Tri jane ceshtejt , te cilat te cojne tek kryqi i Krishtit. Une e pranoj plotesisht kundershtimin qe Fe te ndryshme si dhe doktrina te ndryshme fetare, bejne kryqit te Krishtit.
    Kjo verteton me se miri dhe e ndan Fjalen e Perendise nga doktrina dhe vullneti njerezor.
    Apostulli Pal ,na jep nje perkufizim te qarte rreth atyre qe e kundershtojne kryqin dhe mesazhin qe kryqi i Krishtit permban.
    Tek 1korinth; 1;18; Pali thote:
    " Sepse mesazhi i kryqit eshte marezi per ata qe humbin, por
    per ne qe shpetohemi , eshte fuqi e Perendise."
    Kryqi i Krishtit ndan te verteten ,nga ginjeshtra; shpetimin, nga skllaveria; jeten ,nga vdekja si dhe Bijte e Perendise, nga bijte e te ligut.
    Tri jane ceshtjet qe te cojne ne njohjen dhe pranimin e kryqit te Krishtit, si dhe pranimin dhe marjen e mesazhit qe ai percjell tek njeriu.
    Keto ceshtje jane :
    # Ceshtja e pare ka te beje me; njohjen rreth krijimit te njeriut prej krijuesit Perendi, emri i te cilit eshte Jehovah, si i vetmi krijues , Zot dhe Perendi.
    #Ceshtja e dyte ka te beje me; Urdherin qe Perendia i dha njeriut , rreth ngrenies se frutit te ndaluar si dhe per pasoje , vdekja e perjeteshme .Po keshtu dhe premtimin per shpetim qe Perendia ben per njeriun qysh ne Eden , atehere kur kombet nuk kishin ardhur ne ekzistence.
    # Ceshtja e trete ka te beje me : Ligjin e Perendise , dhene njeriut nepermejt kombit te tij te perzgjedhur , Izrael.
    Pa njohur keto tri ceshtje , nuk mund te kuptosh dot : kryqin e Krishtit, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit, Shpetimin e njeriut prej skllaverise se mekatit, perse Jezus Krishti lindi me ane te Frymes se Shenjte dhe te virgjeres Mari, perese Jezusi duhej te shkonte ne kryq, si dhe plote gjera te tjera.
    Dy ceshtjet e para i kam sqaruar tek temat e meparshme. kryesisht po ndalem tek ceshtaj e trete.
    # Ligji i Perendise , dhene njeriut nepermjet kombit te Izraelit.
    Ne asnje lliber tjeter nuk do te mund te gjeni ligjine Perendise , pervecse ne biblen e Perendise.
    Perendia i dha kombit te vet Izraelit ligjin e tij, dhe kjo u be e mundur me ane te prijesit te ketij kombi , Mojsiut. Tek Eksodi, Ligji i Pereterire, dhe libra te tjere biblike, ju mund te gjeni nje material te plote rreth Ligjit qe Perendia i dha Kombit te vet Izraelit.
    Pyetja eshte: Perse Perendia i dha kombit te tij kete Ligj? Cili ishte qellimi i Ligjit?
    Le ti shohim me kujdes keto pyetje.
    Perendia perzgjodhi nje komb nga te gjitha kombet e botes, kete perzgjedhje e beri per te realizuar planin e tij , per shpetimin e njeriut nga vdekja, te cilin e premton qysh ne Eden , kur kombet nuk kishin ardhur ne ekzistence.
    Se pari , Perendia i dha Ligjin kombit te tij, sepse ky komb duhej te udhehiqej dhe te jetonte jo simbas parimit te botes, por simbas parimit te Perendise. Psh. Nese ju banoni ne amerike , duhet te udhehiqeni prej ligjit amerikan. Pikerisht Izraeli ishte populli i Zotit , pra ai duhejt te jetonte simbas vullnetit te Zotit Perendi. Perendia ja dha kete ligj Popullit te tij , ne menyre qe ai te njihte dhe te zbatonte autritetin e Perendise, ne menyre qe ai ti bindej pushtetit te Perendise si dhe te udhehiqej simbas drejtesise se Perndise. Ligji i Perendise eshte parimi i drejtesise se Tij.
    Ligji qe Perendia i dha popullit te tij , kishte nje sere qellimesh, te cilat jane: Populli i Perendise te njihte mekatin, te njihte dobesine e njeriut ne mardhenie me mekatin, te njihte drejtesine e Perendise, te njihte dhe te pranonte se ishte plotesisht nen mekat dhe i pafuqishem per te mposhtur mekatin, te njihte dhe te pranonte se ishte i pafuqishem per te mbajtur ligjin e Perendise te pashkelur, kjo , per shkak te dobesise se natyres mekatare te njeiut .Dhe qellimi me i rendesishem i ligjit ishte : Populli i Perendise te njihte Jezus Krishtin shpetimtar.
    Ligji i Perendise ne thelb te tij permbante ligje mbi ate cka duhej njeriu te bente, mbi ate cka duhej njeriu te mos bente, si dhe menyren e shfajsimit mbi shkeljet qe njeriu bente ne ligj, per shkak te natyrs se tij mekatare.. Kjo ishte e vetmja menyre nerpemejt se ciles , Perendia i tregoi njeriut me ane te ligjit te tij (nepermjet kombit te Izraelit), se : Te shkelesh ligjin e Perendise , do te thote te shkelesh drejtesine , dhe kush shkel drejtesine tregon se eshte ende nen mekat.
    Nepermejt Ligjit Perendia i vertetoi njeriut, se ai eshte i pafuqishem qe te mbaje drejtesine Perendise, dmth, te jete i pamaktashem. ky eshte konkluzioni i Ligjit. Pikerisht Perendia , i cili e dinte se njeriu ishte i dobet dhe i pafuqishem ne kete pike, dha, nepermejt ligjit te tij edhe menyren e shfajsimit prej mekatit sa here qe njeriu e shkelte ligjin e Perendise, dmth. sa here qe njeriu mekatonte. Prandaj Ligji i Perndise permbante dhe ligje mbi shlyerjen e meketatit, e cila behej nepermjet derdhjes se gjakut te nje sakrifice mbi latar. kjo ishte menya e shlyerjes, prej mekatit.
    Nuk mund te njohesh drejtesine e Perendise , pa njohur ligjin e Perendise. Nuk mund te njohesh mekatin pa njohur ligjin e Perendise. Gjoni thote : Mekati eshte shkelja e ligjit . 1Gjon:3:4:
    Po keshtu Pali thote: si do ta dinja qe eshte mekat te lakmosh , nese ligji nuk do ta thoshte nje gje te tille?
    Kombi i Izraelit mesoi prej ligjit se :
    # Shkelja e Ligjit te Perendise , eshte mekat.
    #Njeriu eshte i pafuqishem per te mbajtur ligjine Perendise te pashkelur.
    #Njeriu qe shkel Ligjin , eshte nen denim te mekatit.
    #Mekati shlyhet vetem me ane te gjakut te sakrifices mbi altarin e tempullit te Perendise.
    Pyetja eshte: Perendia i premtoi shpetimin prej mekatit vetem kombit te Izraelit, apo mbare njerzimit?
    Zanafilla 3:15: , na tregon se Perendia jep kete premtim qysh ne Eden , kur nuk kishte asnje komb mbi dhe, kur nuk kishte Izrael.
    Perendia na tregon bile edhe menyren se si do te ndeshet satani me faren e Gruas(Jezusin e lindur prej Marijes), dhe perfundimisht fara e gruas do ti shtype koken te ligut Satana.
    Me kete dua te them se premtimi nuk ishte vetem per Izraelin. Mire Izraeli kishte ligjin e Perndise , po kombet e tjera a e kishin nje ligj te tille? A kishin mundesi kombet e tjera pervec Izraelit, qe te shfajsoheshin prej mekatit , ashtu si Izraeli bente nepermjet flijimit te nje kafshe mbi altar? A e njihnin kombet e tjerea se cfare do te thote shkelje e ligjit dhe cfare do te thote mekat?
    Perendia eshte besnik mbi ate qe premton , ai e mban premtimin sepse nuk eshte si njeriu. Premtimi i tij qysh ne Eden, tregon se Ai do ta shpetonte te gjithe krijesen e tij prej mekatit, qofte Izrailit, qofte arab, apo dicka tjeter.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit

  3. #3
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Pergjigje

    Arsyeja qe njerezit nuk pranojne kryqin jane dy edhe jane nga dy lloj njerezish:
    1- deshmimtaret e jehovait nuk e pranojne sepse mendojne se Jezusi vdiq ne nje dru te drejte, pa e menduar mire se ai un vra nepermjet ligjit romak qe ishte kryqezimi ose varja ne kryq!

    2- Sepse Jezusi tha "bota nuk ju urren juve por mua sepse une deshmoj qe veprat e saja jane ne keqija..."(gjoni 7:7). D.m.th. qe njeriu nuk do te vije tek drita qe te shndrise(eshte si njeriu qe bie ne nje puset edhe ne fillim bie era edhe do te dale por kur ze ngroht nuk ēohet me edhe nuk do qe te tjeret ta levisin nga rehati qe ka zene), sepse nuk do te largohet nga veset edhe mekatet e veta, edhe tjetra sepse shume veta nuk e dine kuptimit te kryqit. Ata mendojne se eshte per te gjykuar ose vuajte edhe vdekje por nuk e kuptojne qe eshte shpetimi i tyre!!!

    Zoti ju sjellte te gjithe atyre qe e marrin per keq kuptimin e kryqit!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Le te vazhdojme me ceshtjen:
    " Ligji i Perendise dhene njeriut nepermejt kombit te Izraelit."
    Ne temen e mesiperme folem rreth Ligjit , qe Perendia i dha Izraelit, si kombit te tij te Perzgjedhur nga gjitha kombet e botes. Pyetja ime eshte :
    # A solli Ligji i Perendise shpetimin e njeriut prej mekatit ?
    # A ishte premtimi i Perndise per shpetimin e njeriut nga mekati, nepermejt Ligjit te tij?
    Ligji i Perendise nuk e solli dot shpetimin e njeriut nga mekati, per faktin se ne thelb te njeriut (ne mish te tij) banon mekati. Ligji vertetoi se : njeriu ne thelb (ne mish te tij) , eshte vecse nje mekatar.
    Pra Ligji i mbylli te gjitha gjerat nen denim. Imagjinoni nje njeri i cili ndodhet ne bangon e te akuzuarve per shkak te fajit qe ka kryer. Ai eshte i mbyllur ne qeli dhe pret te gjykohet .Gjykatesi ne baze te ligjit do te shpalle denimin. Asnje ligj nuk mund ta nxjere kete fajtor te pafajshem, sepse ligji perfaqson dhe kryen drejtesine , Ligji refen fajin dhe ndeshkon fajtorin. Me kete dua te them se, kjo eshte mardhenia e njeriut me Perendine, pikerisht kete fakt Perendia ja tregoi njeriut nepermejt ligjit te tij. Po keshtu , ky ishte edhe nje nder qellimet e ligjit te Perendise.
    #Por atehere cfare duhej te beje njeriu per tu shpetuar nga mekati dhe vdekja? Ligji i Perendise na tregon se njeriu eshte aq i dobet sa, qe, ai , nuk eshte ne gjendje qe ta mbaje Ligjin e Perendise te pashkelur. Jakobi ne letren e tij thote se , nese njeriu e shkel ligjin e Perendise qofte dhe ne nje pike, ai e ke shkelur ate plotesisht. Po keshtu Gjoni ne letren e tij te pare thote se : kush shkel Ligjin e Perendsie ka mekatuar. Perse? Sepse Shkelja e Ligjit eshte mekat. Kjo e vertete eshte nje nder qellimet me te rendesishme te ligjit te Perendise. Atehere lind pyetja: A gjenden mundesi dhe fuqi brenda njeriu, per te mos e shkelur Ligjin e Perendise?
    Pikerisht Perendia nepermjet Ligjit, i tregoi Izraelit dhe botes mbare se , brenda njeriut nuk ka azgje te mire Mark:7:21: Pra njeriu nuk mund ta mbaje dot Ligjin e Perendise te pashkelur, per shkaka te netyres se tij mektare.
    Pyetja qe vjen eshte :
    # Meqenese njeriu nuk ka mundesi qe ta mbaje ligjin e Perendise te pashkelur atehere: cila eshte rruga e shpetimit nga vdekja?
    # Valle Perendia e dergoi Ligjin e tij si nje deshmi kunder njeriut?
    Perballe ketij fakti kemi dy ceshtje.
    E para: Perendia i premton shpetimin njeriut nga mekati dhe vdekja qysh ne Eden, kur ende kombet nuk kishin ardhur ne ekzistence.
    E dyta: Njeriu vete , nepermjet Ligjit te Perendise, arin ne konkluzionin se : ai eshte krejtesisht i pafuqishem qe ta mbaje ligjin Perendise te pa shkelur , per shkak te mekatit qe banon ne mish te tij. Keto dy ceshtje na nxjerin ne konkluzion se , asnje zgjidhje nuk mund te vije prej njeriut. Njeriu eshte plotesisht i mundur prej mekatit dhe i mbyllur nen ndeshkim te ligjit, ky eshte dhe konkluzioni qe Ligji sjell tek njeriu.
    Pra alternativa e vetem qe mbetet per shpetim te njeriut nga vdekja ,eshte Perendia.
    Perse themi keshtu?
    Se pari ,kete e them sepse, ana njerezore per te mundur mekatin eshte plotesisht e pamundur, ky eshte konkluzioni dhe qellimi i Ligjit, dhe se dyti: Perendia eshte ai qe jep premtimin mbi shpetimin e njeriut, nga vdekaj. Bibla na tregon se Perndia eshte besnik ne ato qe premton. Pra arrijme ne konkluzionin se shpetimi i njeriut prej mekatit dhe vdekjes , do te vije vetem prej Perendise.
    Apostulli Pal na tregon tek Glatasit kapitulli i dyte se , Premtimi i Perendise per shpetim , nuk vjen me ane te ligjit, pra nuk ka shprese per shpetim me ane te ligjit. Perse? Sepse Ligji ndeshkon fajtorin , dhe ne kete rast fajtori eshte njeriu, pra Ligji nuk te shfajson dot prej mektatit, perkundrazi ai te tregon se je fajtor dhe je nen denim te mekatit. Pra ligji e mbyll cdo gje nen ndeshkim. Gjithashtu Pali tek Galatasit 3:23-24: thote se Ligji ishte mesuesi yne per tek Krishti, e megjithese Ligji e mbylli cdo gje nen denim , ai ishte nje mesues i kombit te Perendise per tek Krishti .
    Por perse Ligji i mesoi Izrailitet qe te shkonin tek Krishti?
    Ketu vijme tek premtimi i Perendise , profecite dhe Shkrimet. Hebrenjte dinin plotesisht nepemjet shkrimeve dhe profecive se Perendia do te dergonte Mesine , i cili do ta shpetonte Popullin e Zotit. Gjithashtu nepermejt proifecive ishte parathene gjithshka per Mesine , qe nga menyra e lindjes, mrekullite e shumta qe ai do te bente, si dhe vuajtja e tij ne kryq. Pra Hebrenjte simbas shkrimeve dhe profecive ishin ne pritje te plote te Mesise shpetimtar. Populli i Perendise u ndergjegjesua plotesisht se nepermjet Ligjit njihet mekati , njihet drejtesia e Perendise dhe dobesia e njeriut, pra nepermejt veprave te Ligjit, nuk mund te shfajsohesh nga mekati. Kjo beri te mundur qe ata te prisnin ardhjen e Shpetimtarit , i cili ishte premtuar prej Perendise, i deklaruar simbas Shkrimeve dhe i parathene nga profetet. Gjithashtu ata ishin te bindur se, ne mardhenie me Perndine dhe Ligjin e Perendise ata ishin vecse mekatare dhe te mbyllur nen denim te mekatit. Pikerisht ne kete moment , kur kombi i Perendise si te thuash ishte bere gati per te pritur Mesine shpetimtar, Perndia dergoi Birin e tij te vetemlindur,qe te ndeshet me mekatin dhe vdekjen. Ktu fillon te realizohet premtimi i Perndise.
    Vazhdon:
    Deshmeusi i Krishtit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishitit?

    Perseri le te vazhdojme me ceshtjen e fundit : Ligji i Perendise , dhene njeriut nepermjet kombit te Izraelit.
    Ne temat e mesiperme une solla fjalen e Bibles , ku nepermejt se ciles Perendia na shpjegon rendesine e Ligjit dhe qellimin e tij. Perfundimisht themi dhe dalim ne konkluzionin se: Ligji i Perendise nuk solli shfajsimin e Njeriut nga mekati, pra njeriu nuk mund te behej i DRJEJTE, me ane te veprave te Ligjit te Perendise. Perkundrazi themi se, me ane te Ligjit u arrit njohja e mekatit, u pranua dobesia e njeriut per ta mbajtur ate te pashkellur, u arrit perfundimi se cdo gje ishte nen ndeshkim te ligjit, si dhe mesimi qe Ligji ju dha Izrailiteve per tek Krishti.
    Por le te vazhdojme me tej.
    Mekati.
    Eshte e rendesishme qe te njihet se cfare do te thote "MEKAT".
    Bibla eshte i vetmi nder te vetmit libra qe na jep plotesisht mesimin mbi njohjen e "MEKATIT", karakterin, fuqine dhe perfundimin qe "MEAKTI" sjell tek njeriu.
    Gjoni thote se : Shkelaj e Ligjit te Perendise eshte "MEKAT". ME kete fakt Gjoni na tregon se qe te njohesh mekatin duhet me patjeter te njohesh dhe te dish Ligjin e Perendise . Perese? Sepse ne Ligjin e Perendise shpallet drejtesia dhe parimi perfekt i Zotit Perendi. Njeriu se pari duhet te njohe Perndine , dhe te njohesh Perendine do te thote Te njohesh karakterin dhe fuqine e tij. Bibla eshte i vetmi liber , ku Perendia na e zbulon drjetesine , karaterin dhe fuqine e tij si i vetmi Zot e Perendi Jehovah.
    Ligji i Perendise ne thelb te tij kishte Dhjete urdhra, ku nepermejt te cilave Perendia i tregon kombit te tij Izrael, se si ai duhet te jete ne mardhenie me Perendine, se si ai duhet te jete ne mardhenie me te afermine tij , si dhe regullsia qe ai duhet te ndjeke per ti zbatuar ato pike per pike. Exod:20:
    Mbajtja e dhjete urdheresave ne teresi prej njeriut ishte teper e
    veshtire, per faktin se njeriu trashegoi prej Adamit dhe Eves natyren e "Mekatit. " Pikerisht Perendia duke e njohur kete dobesi tek njeriu , dha tek Ligji i tij edhe menyren e shfajsimit prej "Mekatit", nepermjet sakrificave qe beheshin ne Altar, por kjo duhet theksuar ishte vetem per popullin e Perendise , Izraelin.
    Shume njerez nuk e njohin "Mekatinn" , Karakterin, natyren si dhe perfundimin e tij. Ne te gjithe librat fetare, pevec Bibles ,do te gjesh te shkrojtur fjalen "MEKAT" , por te pa zbuluar ne thelb , ne natyre dhe ne karakter. Ata thone: vetem Perendia te fal mekatin , por nuk njohin se cfare eshte "MEKAT". Perese? Sepse nuk kane te shkrojtur Ligjin qe Perendia dha per te njohur "MEKATIN". Nese nuk e njeh dhe konkretizon te keqen , nuk mund ti ruhesh asaj. Njeriu fillon te ktheje nga nje rruge e gabuar , pasi ka mesuar se rruga qe ndjek eshte e gabuar. Pikerisht ketu qendron e verteta e Perendise . Ai i mesoi kombit te tij , nepermejt Ligjit te tij , qe te njohe "MEKATIN" dhe pasojen e tij, dhe ne kete menyre te kthehet nga rruga e "MEKATIT". Pa kete njohje , askush nuk vjen dot tek Perendia .
    Vete Zoti Krisht na jep nje rrefim te plote rreth "Mekatit,"natyres, dhe vendbanimit te tij tek njeriu. Ja se cfare ju tha Ai Judenjve tek MArk:7:21:23:
    " Sepse nga brenda, domethene nga zemra e njeriut dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurores,kurverimi, vrasjet, vjedhjet, lakmite, ligesite, mashtrimet, ndyresia , smira, blasfemija, kryelartesia , budallalleku. Te gjita keto te mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun."
    Shikjoni se cfare mesimi te shkelqyer na jep Zoti Jezus , pere te njohur mekatin ne thelb te tij, gjithashtu Ai na zbulon dhe vendodhjen e tij tek njeriu, dhe Jezusi thote se mekati eshte brenda njeriut, ne zemern e tij.
    "Mekati" eshte nje e keqe e madhe , qe njeriu e mbart cdo dite te jetes se tij ketu ne toke, dhe ne fund eshte i detyruar qe te mare pagen etij , vdekjen.
    Po keshtu Pali tek Galat:5:16-21:
    Na tregon se "Mekati" qendron ne mish te njeriut, se "Mekati " eshte pjesa themelore e vullnetit njerezor. Pali thote: Dhe veprat e mishit jane: kuroreshkelja, kurveria, ndyresia, shthurja, idhujtaria, magjia , armiqesimi, grindjet, zilite, merite, percarjet , erezite, smira , vrasjet, te dehurit, grykesia.
    Ne fund Pali na tregon se ata njerez qe bejnen keto gjera, nuk do ta trashegojne mbreterine Perendise. Perese? Sepse jane duke ecur nen "Mekat", dhe te ecesh nen mekat , do te thote qe te shkelesh Ligjin e Perendise, dhe te shkelesh Ligjin e Perendise do te thote , te thyesh drejtesine, dhe te thyesh drejtesine e Perendise do te thote te thote te maresh pagen e mekatit qe eshte vdekja.
    Jo pa qellim e sqarova shkurtimisht se cfare eshte "MEKATI", natyra , karakyteri, fuqija dhe paga e tij. Bibla na nxjer ne konkluzion se fundi i mekatit eshte Ferri.
    Le te kthehemi tek ceshtja jone: Ligji i Perendise.
    #Ardhja e Mesise, simbas premtimit, shkrimeve dhe profeteve.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 11-05-2002 mė 10:22

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Ardhja e Mesise.
    Po e filloj me pyetjet:
    # Perese duhej te vinte Mesia?
    #Cili ishte qellimi i tij?
    #Mesia erdhi vetem per Izraelin apo per te gjithe boten mbare?
    Keto jane pyejte teper te rendesishme, te cilat une do ti trajtoj gjete ketij diskutimi.
    Ne aritem ne perfundimin se: Ligji i Perendise nuk solli shfajsimin e njeriut nga mekati. Nuk e cliroi dote njeriun nga denimi i mekatiti por perkundrazi e mbylli cdo gje nen ndeshkim te Ligjit.
    Apostulli Pal , icili ishte nje njohes i shkelqyer i Ligjit , thote se , Ligji i Perendise beri te mundur qe cdo goje te heshte dhe e gjithe bota ti jete neneshtruar gjykimit te Perendise. Pali thote se Perballe Ligjit te Perendise cdo njeri verteton se eshte plotesiht nje mekatar dhe i vdekshem , se eshte nje njeri i dobet per tu bere i DREJTE simbas DREJTESISE se Perendise. Pra me pak fjale , Pali tregon se askush nuk mund te jete i shfajsuar nepermjet mbajtjes se Ligjit, pasi njeriu eshte nje qenie e dobet per te mbajtur dhe bere drejtesine e Pernidise. Po keshtu Pali na tregon se e gjithe bota do te gjykohet me ane te ketij Ligji qe Perendia i dergoi Popullit te vet Izrael. Ne kete konteks lind pyetja:
    Meqenese njeriu eshte kaq i dobet per te mbajtur Ligjin e Perendise , atehere kush mund ti shpetoje ndeshkimit te Perendise, sepse sic thote Pali ; bota eshte neneshtruar gjykimit te Perendise per shkak te mekatit?
    Bibla del ne perfundimin se : Cdo njeri eshte i PADREJTE , dmth cdo njeri eshte shkeles i Ligjit te Perendise. Pali del ne kete perfundim:
    Romak:3:9-10:
    Pali thote : " .. E kemi treguar qe ne fakt qe me perpara se si Judenjte(populli i Perendise), ashtu edhe Greket(jo cifutet), jane te gjithe nen mekat, sic eshte shkruar: nuk ka asnje te drejete as edhe nje."
    Perse Apostulli Pal del ne kete konkluzion? I vetmi fakt ku Pali mbeshtetet dhe del ne kete konkluzion eshte ,Ligji i Perendise. Perballe Ligjit cdo njeri eshte mekatar.
    #Ardhja e Mesise.
    Perendia kishte premtuar per ardhjen e Mesise Shpetimtar, i cili do ta clironte njeriun prej Mekatit, dhe te clirohesh prej mekatit do te thote , te clirohesh nga ndeshkimi i Ligjit. Por duhet permendur fakti se ky premtim e ka zanafillen e tij qysh ne Eden, kur nuk kishte asnje komb mbi dhe. Ky eshte nje nder faktet me te rendesishme qe Bibla pohon. Perese? Sepse premtimi per shpetimin e njeriut nga vdekja , u be per te gjithe pasardhjen e Adamit, dmth : Per te gjithe njerezimin mbare.
    Profetet dhe shkrimet pohojne rreth ardhjes se Mesise , pikerisht te nisur nga ky premitm i Perendise , te cilin e premtoi qysh ne Eden. Kjo fakton katerciperisht se Bibla ka nje mendim dhe nje autor , Perendine Jehovah.
    Mesia erdhi ne kombin e tij Izrael. Lindja e tij u krye plotesisht simbas Shkrimeve dhe profecive. Por perse erdhi Mesia? Ai erdhi qe te cliroje njeriun prej mekatit dhe vdekjes, pra ta sjelle njeriun ne paqe te plote me Perendine, ne te njejtat mardheni qe ai i kishte dikur, qysh ne Eden.
    Mesia pasi hyri ne sinagoge mori librin e profetit Isaia, dhe gjeti vendin ku ishte shkruar: Luka 4:16-21:
    " Fryma e Zotit eshte mbi mua , sepse ai me vajosi per te ungjillizuar te varfrit; ai me dergoi per te sheruar ata qe kane Zemer te thyer, per te shpallur clirimin e te burgosurve dhe kthimin e te parit te verberve, per te cliruar perseri te shtypurit, dhe per te predikuar vitin e preanueshem te Zotit . Me pas ai tha:
    Sot ky Shkrim u permbush ne veshet tuaja."
    Perendia me ne fund e beri realitet premtimin e tij per shpetimin e njeriut nga vdekja dhe mekati Zanafill:3:15:
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perese jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Ardhja e Mesise.
    Mesia eshte Jezus Krishti . Por si e priti populli i Izraelit?
    Ne te gjitha shkrimet dhe profetet ishte treguar gjithshka rreth ardhjes se Mesise, rreth shenjave , menyren e lindjes, mrekullite e tij, vajtjen ne kryq dhe ringjalljen nga vdekja.
    Por le te shohim se si e pranoi Prifteria e Izraelit , icili drejtonte popullin e Izraelit simbas mesimit te Perendise.
    Ne shkrim ishte thene se perpara Mesise, do te vinte dhe profeti i fundit i cili do ti deshmonte popullit te Izraelit ,Mesine e derguar prej Perendise.
    Fillimisht le te ndjekim menyren se si lindi Jezus Krishti.
    #Lindja
    Bibla na tregon se Jezusi lindi me ane te Frymes se Shenjte dhe te virgjeres Mari. Shume njerez para ketij fakti jane teper mosbesues. E kemi te veshtire qe te kuptojme mbi menyren e ngjizjes te te virgjeres Marie, nga Fryma e Perendise, por e kemi te lehte ta pranojme ate, nese e njohim fuqine dhe qellimin e Perendise. Fakti qe kemi perpara eshte ky: e virgjera Marie u ngjiz prej Frymes se Perendise dhe lindi njeriun Jezus, i cili ishte Mesia i premtuar.
    Por le te shohim faktin llogjik te kesaj menyre lindjeje dhe le te arsyetojme simbas diturise se Perendise. Bibla na jep nje fakt te pakundershtueshem dhe argument bindes se perse Jezusi duhej te lindej ne kete menyre. Nese ne do te pranonim lindjen e Jezusit nepermjet kesaj ngjizjejej te jashtezakonshme , dhe te mos njihnim arsyen se perse Perendia e dha kete menyre lindjeje per Birin e tij Zotin Krisht, atehere do te ishim plotesisht ne nje konfjuzitet te plote. Bibla na tregon menyren e jashtezakonshme te lindjes se Jezusit , por ne anen tjeter na jep shpjegimin dhe arsyen se perse Jezusi duhej te lindej ne kete menyre .
    Doktrina te ndryshme perpiqen qe te shpallin mesime te gabuara rreth ketij fakti qe Perendia na parathote ne Biblen e tij. Kurani , i cili i perket beimit islam, flet rreth lindjes se nje profeti imagjinar, i cili quhet Isa , dhe perpiqet qe ta perngjasoje ate me Jezusin e bibles . E megjithse ai periqet qe ta paraqite ate si nje rast te njejte , ai eshte konfjuz ne shpjegimin e arsyes se kasaj menyre te linduri. Argumenti i tyre rreth proftit Isa (i cili eshte imagjinar) eshte : Allahu e beri kete lindje ne menyre qe te tregoje se sa i fuqishem ai eshte,(por gjithsesi kjo eshte ceshtja e tyre qe ka te beje me Isane e tyre, i cili nuk ka asgje te perbashket me Jezusin e Bibles)
    Ky lloj argumenti qe kurani paraqet , bije plotesisht poshte ndaj argumentit qe bibla tregon rreth arsyes, se, perse Jesus Krishti lindi me ane te Frymes se Shenjte dhe te Virgjeres Marije. Pra argumenti i tyre verteton katercipersisht , se Isaja i tyre nuk ka azgje te perbashket me qellimin e Perendise, dhe me Birin e Perendise Zotin Krisht.
    Le ta shohim konkretisht argumentin e Bibles .
    Ne temat e meparshme ne pame se e gjithe raca njerzore trashegoi prej Adamit dhe Eves natyren e mekatit dhe vdekjen, kjo per faktin se ata nuk ju binden urdherit te Perendise. Gjithashtu ne pame se njeriu mekatar, icili trashegoi natyren e mekatit si pasardhes i Adamit , perballe Ligjit te Perendise eshte vecse nje FAJTOR, i cili do te ndeshkohet nga ligji. Po keshtu ne pame se , cdo njeri pa perjashtim perballe ligjit te Perendise eshte nje mekatar i cili pret gjykimin e Perendise. Keto fakte na nxjerin ne perfundimin se: cdo njeri qe lind ne kete bote, nga mardhenia e Burrit me Gruan , eshte nje pasardhes i Adamit dhe Eves , si rjedhim ai eshte nje trashegues i mekatit dhe vdekjes. Gjithashtu nese ne shohim ne Librin e Zanafilles, ne kemi Premtimin qe Perendia ben per shpetimin e njeriut nga vdekja,Zanafill:3:15: dhe konkretisht Perendia na flet atje per nje ndeshje midis FARES se GRUAS dhe SATANIT , ku satani eshte princi i mekatit dhe vdekjes. Pyetja vjen :
    #Si duhet te jete ai njeri i cili do te ndeshet me Satanin , me mekatin dhe vdekjen?
    Nese e analizojme me kujdes kete varg te Zanafilles, Perendia na thote se , Ai njeri do te jete FARRA e dale prej GRUAS, pra pa ndikimin e BURRIT. Pra kemi te bejme me nje ngjizje te ndryshme nga ajo e natyrshmja. Por perse? Le te pyesim: A nuk mund te lindej dot ky njeri prej Burrit dhe Grruas? A nuk do te kishim ne te dy rastete te njejtin perfundim? Jo. Fakti eshte se "FARRA" do te dilte prej GRUAS dhe jo prej BURRIT. Nese Ky njeri do te lindej nga mardhenia e BURRIT dhe GRUAS , atehere ai do te ishte nje pasardhes i ADAMIT dhe EVES, dhe si i tille ai njeri do te trashegonte natyren e mekatit dhe vdekjen. Nese ky njeri do te trashegonte mekatin dhe vdekjen , atehere ai do te ishte nen denim te mekatit dhe do te ndeshkohej prej LIGJIT te Perenidse ashtu si e gjithe raca njerzore mbare.
    Shpetimtari duhej te ishte me i forte se mekati, me i forte se vdekja, sepse ai do te vinte pikerisht per ti mundur ato , ne menyre qe ta shpetonte njeriun prej mekatit dhe vdekjes. Arsyeja se perse JEzusi lindi ne nje menyre krejt te jashtezakonshme nga ajo e cdo njeriu , ishte fakti se ai nuk duhej te ishte pasardhes i Adamit dhe Eves, ne menyre qe te mos trashegonte mekatin dhe vdekjen. A ishte pikerisht keshtu Jezus Krishti ? Po. Jezusi lindi jo nga mardhenia e burrit me gruan , por nga Fryma e Perendise dhe e Virgjera Mari. Fjala e "VIRGJER" deshmon se nuk ishte nje ngjizje njerezore prej vullnetit te Burrit.
    Bibla deshmon katerciperisht se Jezus Krishti ishte i vetmi njeri qe jetoi mbi faqen e tokes, i cili nuk e shkeli Ligjin e Perendise ne asnje pike . Pra Ai ishte i DREJTE ne syte e Perendise.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 12-05-2002 mė 17:00

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Ardhja e Mesise ne Izrael , ishte qellimi perfundimtar i premitimit te Perendise. Te gjithe Profetet, Shkrimi dhe Ligji marnin perfundimin e tyre , me ardhjen e Mesise.
    A e pranuan kreret e Izraelit Jezusin, si Mesia i derguar prej Perendise Jehovah?
    Fatkeqesisht kreret e priftrinjve, farisenjte, shkruesit dhe saducenjte,te cilet dretjonin Izraelin, nuk e njohen Jezusin si Mesia i derguar prej Perendise. Pra aotoriteti i Izraelit, nuk e njohu dhe pranoi Jezusin si Mesia i derguar prej Perendise.
    Kjo :
    # Se pari:Ata mendonin se Mesia do te vinte me nje ushtri prej qiellit dhe do ti clironte ata prej romakeve.
    # Sedyti: Menyra se si Jezusi jetoi ne mardhenie me rregullat dhe menyren e mbajtjes se ligjit , per ta ishte jo e regullt.
    #Se treti: Shoqeria e Jezusit, miqte e Jezusit , ishin nga shtresat me te varfra, me te pashkolluara dhe me te ulta te Izraelit , dhe judenjte dilnin ne konkluzionin se: A ka mundesi Mesia i Perendise te shoqerohet dhe te rije bashke me mekataret?!
    #Se katerti: Deklarimi i Jezusit si Biri i Perendise, si dhe te qenit e tij nje me Atin Perendi , per Judenjte ishte vecse nje blasfemi.
    #Se pesti: Ata nuk besonin qe Jezusi kishte lindur prej Frymes se Shenjte dhe te virgjeres Marie, per ata, ati i Jezusit ishte Jozefi dhe jo Ati Perendi..
    Ka dhe plote ceshtje te tjera , te cilat i cuan kreret e Judenjve qe te mos e njohin Jezusin si Mesia i Perendise.
    # Por a ishte ne te vertete Jezusi, Mesia?
    Bibla verteton katerciperisht se Jezusi eshte Mesia, Jezusi permbush plotesisht: Shrkimin, Profecitedhe Ligjin.
    Nuk po sjell shume shkrime per ta vertetuar kete fakt , por po sjell shkurtimisht, vetem disa prej tyre.
    1 -Jezusi permdushi Shkrimin:
    Mendioj se vargu me flagrant per kte eshte tek Zanafilla :3:!5:
    Pereindia i tha Satanit:
    " Dhe une do te shtie armiqesi midis teje dhe Gruas, midis fares sate dhe fares se saj; fara e saj do te shtype koken tende, dhe ti do ti plagosesh thembren e fares se saj."
    Shkurtimisht shpjegimi eshte ky:
    Gruaja eshte : Maria.
    Fara e gruas eshte: Jezusi i lindur prej Gruas.
    Fara e satanit eshte : Mekati paga e te cilit eshte vdekja.
    Plagosja e Fares se gruas ne thember prej satanit eshte:
    Kryqezimi i Krishtit.
    Shtypja e kokes se satanit , prej fares se gruas eshte :Ffitorja e Krishtit mbi satanin dhe vdekjen.
    2-Jezusi permbushi profecite:
    Isaia:7:14:
    " Prandaj vete Zoti do tju japa nje shenje : Ja e VIRGJERA do te e mbetet me barre dhe do te linde nje femije te cilin do ta quaje EMANUEL."
    Isaia:9:5:
    " Sepse na ka lindur nje femije, nje femije na eshte dhene. Mbi supet e tij do te mbeshtetet perandorija dhe do te quhet Keshilltar i admirueshem, Perendi i fuqishem, Ate i perjetshem, Princi i paqes."
    Psalmi:22:16-18:
    " Sepse qente me kane rrethuar, nje grup keqeberesish me rrine rrotull, me kane shpuar duart dhe kembet.
    Une mund ti numuroj te gjitha koskat e mija, ato me shikojne dhe me keqyrin.
    Ndajne midis tyre rrobat e mija dhe hedhin ne short tuniken time."
    Zoti parathote per ringjalljen Krishtit:
    Isaia: 45:13:
    " Une e ringjalla ate ne drejtesine time dhe do te sheshoj tere rruget e tij.."
    #Jezusi permnbushi ligjin.
    Kjo eshte dhe ceshtja , per te cilen une do te flas ne temen qe vjen.
    Vazhdon. Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 06-06-2002 mė 22:23

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Per deshmuesin

    Amen. Shume inkurajues shkrimi yt, deshmues. Zoti te bekofte dhe te dhente akoma edhe me shume paqe e dashuri.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perse jo te gjithe e pranojne kryqin e Krishtit?

    Jezusi permbushi Ligjin.
    Ne temen e me siperme shtjellova se , Jezusi ishte Krishti ose Mesia, i derguari i Perendise. Dhe konkretisht pame se Jezusi I permbushi :
    #Shrkimet e Shenjta.
    # Profecite .
    #Ligjine Perendise.
    Per dy ceshtjet e para fola ne temen e mesiperme , ndersa tani do te fals per ceshtjen e trete: Permbushja qe Jezusi i beri Ligjit te Perendise.
    Cfare do te thote te permbushesh Ligjin e Prendise.
    Fjala:"Permbushje" , simbas kuptimit biblik ka nje spekter te gjere veprimesh. Konkretisht si e permbushi Jezusi Ligjin e Perendise? Ai e permbushi ate ne tri pika:
    1- Jezusi e mbajti Ligjin e Perendise , pa e shkelur ate ne asnje pike.
    2- Jezusi e plotesoi Ligjin perfundimisht.
    3- Jezusi e cliroi njeriun nga ndeshkimi i Ligjit.
    Se pari le te flasim shkurtimisht per piken e pare:
    # Jezusi e mbajti Ligjin e Perendise pa e shkelur ate ne asnje pike.
    Ne temat e meparshme ne arritem ne pefundimin se , njeriu ne mardhenie me Ligjin e Perendise eshte vecse nje shkeles, dhe te shkelesh Ligjin do te thote te mekatosh. Shkelja e Ligjit , thote Gjoni , eshte mekat. Pra perfundimisht dolem ne konkluzionin biblik se, asnjenjeri mbi faqen e dheut nuk mund ta mbaje Ligjin e Perendise te pashkelur, sepse eshte pasardhes i Adamit dhe Eves , prej te cileve trashegon edhe natyren e mekatit.
    Me poshte shpjeguam simbas se vertetes biblike se, Jezusi nuk erdhi si nje pasardhes i Adamit dhe Eves, pra kjo beri te mundur qe ai te mos e trashegonte natyren e mekatit , sepse pikerisht ai duhej te ishte me i forte se mekati ne menyre qe te ndeshej me te. Sillni nder mend vargun tek Zanaf:3:15: ku Zoti Perendi midis te tjerash i tha satanit : Une do te shtie armiqesi midis Fares sate, (dhe fara e satanit eshte mekati), dhe fares se Gruas(dmth. Krishtit). Pra , armiqesi midis fares se satanit dhe fares se Gruas, do te thote : Beteja e Jezusit me mekatin dhe vdekjen.
    Bibla del ne konkluzionin se Jezusi nuk mekatoi asjnehere . Perese? Sepse lindi prej Frymes se Shenjte dhe te Virgjeres Marie, pra nuk lindi nen denim dhe skllaveri te mekatit .
    Le ti referohemi per nje moment vargut te apostullit Gjon, i cili thote se : te shkelesh Ligjin e Perendise do te thote, te mekatosh , dhe e kunderta eshte : te mos e shkelesh Ligjin e Perendise do te thote: te mos mekatosh, pra, ta kesh mbajtur te pashkelur Ligjin e Perendise.
    I vetmi njeri qe e mbajti ligjin e Perendise te pashkelur ne te gjithe ruzullin e tokes, ishte Biri i Perendise Zoti Krisht. Ja se cfare deshmie na jep Apostulli Pjeter. 1Pjetri:2:22:
    " Ai (Jezusi)nuk beri asnje mekat dhe nuk u gjet asnje mashtrim ne goje te tij". Po keshtu 1Gjoni:3:5: thote:
    " Ju e din si ai (Jezusi) shfaq per te hequr mekatet tona, dhe ne te nuk ka mekat."
    Le te hidhmi tek pika tjeter:
    #Jezusi e plotesoi Ligjin e Perendise perfundimisht.
    Po e nis me nje thenie te thene nga vete Zoti Jezus. MAteu:5:17:
    ku Jezusi ju drejtohet Judenjve me keto fjale:
    " Mos mendoni se erdha per te shfuqizuar Ligjin dhe profetet; une nuk erdha per ti shfuqizuar , por per ti PLOTESUAR."
    Si e plotesoi Ligjin Krishti?
    Pyetjet jane : Ne cfare pike do ta plotesonte Jezusi Ligjin e Perendise? Cfare nuk mundi te plotesonte Ligji i Perendise tek njeriu?
    Perendia i dha popullit te tij Ligjin e tij te Shenjte, dhe ne pame se Ligji kishte disa qellime , te cilat i diskutuam ne temat e mepareshme. Megjithate po i permend shkurtimisht. Perendia ja dha Ligjin popullit te tij, ne menyre qe njeriu , se pari : te njihte mekatin.
    Se dyti : Qe njeriu te njihte drejtesine e Perendise .
    Se treti: qe njeriu te mesonte plotesisht se ishte i pafuqishem dhe i dobet per te mbajtur Ligjin e Perendise te pashkelur, kjo, per shkak te natyres se mekatit i cili banon ne mish te njeriut.
    Se katerti dhe me e rendesishmja : Qe Izraeli te njihte dhe te pranonte Krishtin.
    Pra , duke pare te gjitha keto qellime te Ligjit te Perendise , dalim ne konkluzion se Ligji i Perendise , nuk e solli dot njeriun ne drejtesine e Perendise. Perfundimisht njeriu mbeti nen ndeshkim te Ligjit , per shkak te mekatit. Por valle ky ishte qellimi dhe premtimi i Perendise per shpetimin e njeriut? Bibla na tregon se Perendia eshte Besnik ne ate qe premton. Perendia e premtoi shpetimin , kur ende Ligji nuk ishte dhene, kur ende profetet nuk kishin parathene azgje , dmth. qysh ne Eden. Kjo tregon se Premtimi i Perendise per shpetimin e njeriut , nuk duhej te vinte me ane te Ligjit , por me ane te Besimit tek Shpetimtari Jezus Krisht. Pali na e jep teper te zbuluar kete fakt tek Romak:3:21: i cili thote:

    "Por tani , pa Ligj eshte shfaqur drejtesia e Perendise , per te cilin deshmojne Ligji dhe Profetet."

    Pali thote se, tani, u shfaq Drejtesia e Perendise , por kete radhe jo nepermjet Ligjit. Pra erdhi Drejtesia qe do ta bente njeriun te drejte , qe do ta shfajsonte dhe drejtesonte njeriun prej mekatit. Kjo ishte plotesisht ajo cka Perendia premtoi qysh ne Eden.
    Drejtesia e Perendise deshmohet prej Ligjit, por nuk mund te mbahet me ane te Ligjit. Perse?Sepse njeriu eshte i dobet dhe mekatar, ky eshte konkluzioni ne te cilen arriti Ligji i Perendise. Por kete radhe thote Pali , u shfaq Drejtesia e Perendise pa Ligj. Bile vete Ligji dhe profetet, jane ata te cilet deshmojne Drejtesine e Perendise. Ke deshmuan Ligji Shkrimi dhe Profetet? Jezus Krishtin. Pra drejtesia e Perendise eshte Zoti Jezus Krisht. Ja se cfare thote Gjoni ne letren e tij te pare. 1Gjon:3:5:
    " Dhe ju e dini se ai (Jezusi Drejtesia e Perendise) u shfaq per te hequr mekatet tona.."
    Pra e vetemja mundesi, thote Pali dhe Gjoni , per ta bere njeriun te drejte simbas Drejtesise se Perendise , eshte : Jezus Krishti, spse ai u shfaq per te HEQUR mekate tona. Ti heqesh njeriut mekatin do te thote se pari: Ta clirosh ate nga skllaveria e mekatit dhe vdekja, dhe se dyti : ta clirosh ate nga ndeshkimi i Ligjit. Perfundimisht njeriu quhet i drejte simbas Drejtesise se Perendise , vetem nese clirohet nga skllaveria e maktit ,dhe nga ndeshkimi i Ligjit , dhe e gjitha kjo u arrit vetem me ane te besimit tek Krishti.
    Ja cfare thote Pali ne vargun me poshte:
    " Sepse te gjithe mekatuan dhe u privuan nga lavdia e Perendise. Por jane shfajsuar falas me ane te hirit te tij , nepermjet shperblimit qe eshte ne Krishtin Jezus."
    Pra e vetmja menyre thote Pali , per tu bere te drejte simbas Drejtesise se Perendise , eshte Besimi tek Jezus Krishti.
    Pyetja eshte : Sa menyra ose rruge ka, per tu bere i drejte simbas Derejtesise se Perendise ?
    Te jesh i drejte simbas Drejtesise se Perendise do te thote : Te jesh i pamekatshem , dhe te jesh i pamketashem do te thote : te mos e shkelesh Ligjin e Perendise ne asnje pike.
    Pyetja eshte : A mundet njeriu me aftesine dhe potencialin e tij, ti plotesoje te gjitha kushtet e Ligjit? Pergjigja eshte : Jo. Sepse njeriu eshte qenie mekatare. Atehere cfare do te ndodhe me njeriun? Meqense njeriu nuk e mban dot Ligjin e Perndise te pa shkelur per shkak te natyres mekatare , atehere ai eshte nen ndeshkim te ligjit si fajtor dhe mekatar perpara Perendise. Pra ketu dalim ne konkluzion se, njeriu nuk mund te behet i drejte me ane te veprave te ligjit, dhe Pali thote : Romak:3:20: "Sepse asnje mish(dmth.njeri) nuk do te shfajsohet para tij(Perendise) , me veprat e Ligjit..."
    Pikerisht Perendia e dinte plotesisht dobesine dhe pamundesine njeriut per tu bere i drejte me ane te veprave te Ligjit , prandaj ai dergoi Birin e tij Zotin Krisht, i cili u BE DREJTESI PER ne.1Kor:1:30:
    Pra, Ligji i Perendise nuk arrit qe ta beje njeriun te drejte, kjo, per shkak te dobesise qe eshte ne ne mish te njeriut. Ne kete pike Ligji i Perendise mbeti i paplotesuar , dhe kete paplotesi te Ligjit e plotesoi Zoti Krisht. Duhet thene se: Ligji i Perendise eshte i Shenjte , por dobesia eshte ne anen e njeriut, sepse njeriu nuk mundi qe ta mbaje ate te pashkelur , per shkak te natyres se tij te koruptuar prej mekatit. Pra per shkak te DOBESISE njerezore , Ligji i Perendise nuk mundi qe ta plotesonte shpetimin e njeriut nga mekati. Prandaj dhe Jezusi tha: Une erdha per ta plotesuar Ligjin e Perendise , Bile ne vargun me pas Ai thote:
    " Sepse ne te verte po ju them: Deri sa qielli dhe toka te kalojne , asnje jote e asnje pike e Ligjit nuk do te kalojne , para se te plotesohet gjithshka."
    Krishti tregon se ata te cilet nuk i besojne atij , jane nen ndeshkim te ligjit , sespe Perendia do ta gjykoje boten me drejtesi .
    Pika tjeter eshte :
    # Jezusi e cliroi njeriun nga ndeshkimi i Ligjit.
    Kjo teme do te vije ne vazhdim.
    Deshmuesi i Krishtit.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 22-05-2002 mė 21:10

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •