Kemi aritur ne perfundimimin se : Jezus Krishti eshte FJALA e Perendise , ai erdhi qe ta shpetoje njeriun nga vdekja. Ky ishte dhe qellimi kryesor i Perendise.
Pereseri do te vazhdojme me Psalmin:107:20: ku Perendia na tregon mesazhin dhe veperen qe kishte per te kryer FJALA e Perendise, dhe ne shkrimin e mesiperm , une shpjegova se Fjala e Perendise , u mishezua ne njeriun Jezus.
Jezusi erdhi dhe shkoi drejt kryqit, per te mbajtur mekatet e Njeriut, ai hyri nepermjet kryqit ne "GROPEN" e vdekjes, dhe na cliroi prej saj me ane te Ringjalljes se tij nga vdekja.
Perpara se te flasim rreth Jezusit ne Varr, me duhet qe te sqaroj dicka teper te rendesishme, me ane te se ciles do ta kemi me te lehte per te kuptuar,tri ditet e Jezusit ne varr.
Shume njerez kane nje mendim te gabuar persa i perket njeriut dhe vdekjes se perjetshme, te cilen bibla naj shpreh nepermjet fjales:"GROPA". Njeriu eshte plotesisht ne kete "GROPE" , dhe ai hyri ne te qysh ne kopshtin e Edenit. Ky fakt ka rendesi shume te madhe qe te kuptohet, jo pa qellim Perendia naj tregon kete te vertete nepermjet librit te zanafilles.
Njehere nje besimtar mysliman , ne kete faqe fetare, beri nje pyetje te tille : "Perese Adami dhe Eva nuk vdiqen menjehere sapo hengren frutin e ndaluar? A nuk i tha Perendia Adamit se : Diten qe do ta hesh kete frut , me siguri ke per te vdekur?"
Nuk dua te paragjykoj mendimin dhe qellimin per te cilin ky besimtar mysliman pyet, por dua te shpjegoj se cila eshte e verteta , rreth asaj qe Perendia i tha Adamit dhe Eves ne Eden.
Eshte e vertete se Njeriu , me ngrenien e frutit vdiq, pra ndodhi pikerisht ashtu sic Perendia kishte parathene.
# Por cfare do te thote vdekje?
Shumica e njerezve mendojne se ,vdekje quhet vetem momenti kur njeriu mbyll syte dhe groposet ne varr. Fjala "vdekje", simbas asaj qe Perendia i parathote Adamit ne Eden, ka kuptimin : te qenit i divorcuar ose i ndare nga Perendia, dhe te jesh i ndare nga Perendia do te thote: Te jesh jashte Jetes, sepse Perendia eshte Jete e perjetshme. Pra me pak fjale njeriu , si pasardhes i Adamit dhe Eves, lind i VDEKUR, dmth. i divorcuar prej Jetes,prej Perendise.
Ngrenia e FRUTIT , nuk kishte te bente thjesht me individin Adam dhe Eva, ai nuk ishte thjesht nje frut i helmuar , i cili do ti sillte Adamit dhe Eves vdekjen ne cast, pra vdekjen organike. Adami dhe Eva jane " RRENJA" e njerezimit, dhe "prishja" e kesaj "RRENJE" tregon se e gjithe "PEMA " njerezore do te jete vdekur, cdo pasardhje e kesaj "RRENJE" , eshte vecse e vdekur.
Kete sqarim e bere , ne menyre qe njeriu te kuptoje se ne mardhenie me Perendine eshte vecse nje i VDEKUR, pra eshte i mbyllur ne "GROPE".
# Le te shohim tani tri ditet e Jezusit ne VARR.
bibla na tregon se Jezus Krishti vdiq ne kryq dhe mbas tri ditesh ai u Ringjall.
#Cfare ishin per Jezusin TRI dite ne VARR ?
Jezus Krishti erdhi rreth 2000 vjet perpara , dhe bibla na tregon se bota ne te cilen ne jetojme , nuk eshte me e vjeter se rreth 10mije vjet. po keshtu bibla na tregon se : Te gjithe ata qe do te besosjne ne emrine Jezusit dhe do te theresin emrine tij , do te shpetohen nga vdekja e perjetshme , ose sic thote bibla, nga "GROPA".
Pyejta ime eshte : Po ata te cilet jetuan para ardhjes se Krishtit, dmth, rreth 8mije vjete para ardhjes se tij, si mund te shpetohen ? Bibla thote se i vetmi emer ne te cilin njeriu ka shpetim, eshte emri i Krishtit. Pra si mund ta marin shpetimin ne emer te Krishtit , ata te cilet jetuan para Krishtit?
Vazhdon.
Deshmuesi i Krishtit.
Krijoni Kontakt