Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Krishti tri dite ne varr.

    Kemi aritur ne perfundimimin se : Jezus Krishti eshte FJALA e Perendise , ai erdhi qe ta shpetoje njeriun nga vdekja. Ky ishte dhe qellimi kryesor i Perendise.
    Pereseri do te vazhdojme me Psalmin:107:20: ku Perendia na tregon mesazhin dhe veperen qe kishte per te kryer FJALA e Perendise, dhe ne shkrimin e mesiperm , une shpjegova se Fjala e Perendise , u mishezua ne njeriun Jezus.
    Jezusi erdhi dhe shkoi drejt kryqit, per te mbajtur mekatet e Njeriut, ai hyri nepermjet kryqit ne "GROPEN" e vdekjes, dhe na cliroi prej saj me ane te Ringjalljes se tij nga vdekja.
    Perpara se te flasim rreth Jezusit ne Varr, me duhet qe te sqaroj dicka teper te rendesishme, me ane te se ciles do ta kemi me te lehte per te kuptuar,tri ditet e Jezusit ne varr.
    Shume njerez kane nje mendim te gabuar persa i perket njeriut dhe vdekjes se perjetshme, te cilen bibla naj shpreh nepermjet fjales:"GROPA". Njeriu eshte plotesisht ne kete "GROPE" , dhe ai hyri ne te qysh ne kopshtin e Edenit. Ky fakt ka rendesi shume te madhe qe te kuptohet, jo pa qellim Perendia naj tregon kete te vertete nepermjet librit te zanafilles.
    Njehere nje besimtar mysliman , ne kete faqe fetare, beri nje pyetje te tille : "Perese Adami dhe Eva nuk vdiqen menjehere sapo hengren frutin e ndaluar? A nuk i tha Perendia Adamit se : Diten qe do ta hesh kete frut , me siguri ke per te vdekur?"
    Nuk dua te paragjykoj mendimin dhe qellimin per te cilin ky besimtar mysliman pyet, por dua te shpjegoj se cila eshte e verteta , rreth asaj qe Perendia i tha Adamit dhe Eves ne Eden.
    Eshte e vertete se Njeriu , me ngrenien e frutit vdiq, pra ndodhi pikerisht ashtu sic Perendia kishte parathene.
    # Por cfare do te thote vdekje?
    Shumica e njerezve mendojne se ,vdekje quhet vetem momenti kur njeriu mbyll syte dhe groposet ne varr. Fjala "vdekje", simbas asaj qe Perendia i parathote Adamit ne Eden, ka kuptimin : te qenit i divorcuar ose i ndare nga Perendia, dhe te jesh i ndare nga Perendia do te thote: Te jesh jashte Jetes, sepse Perendia eshte Jete e perjetshme. Pra me pak fjale njeriu , si pasardhes i Adamit dhe Eves, lind i VDEKUR, dmth. i divorcuar prej Jetes,prej Perendise.
    Ngrenia e FRUTIT , nuk kishte te bente thjesht me individin Adam dhe Eva, ai nuk ishte thjesht nje frut i helmuar , i cili do ti sillte Adamit dhe Eves vdekjen ne cast, pra vdekjen organike. Adami dhe Eva jane " RRENJA" e njerezimit, dhe "prishja" e kesaj "RRENJE" tregon se e gjithe "PEMA " njerezore do te jete vdekur, cdo pasardhje e kesaj "RRENJE" , eshte vecse e vdekur.
    Kete sqarim e bere , ne menyre qe njeriu te kuptoje se ne mardhenie me Perendine eshte vecse nje i VDEKUR, pra eshte i mbyllur ne "GROPE".
    # Le te shohim tani tri ditet e Jezusit ne VARR.
    bibla na tregon se Jezus Krishti vdiq ne kryq dhe mbas tri ditesh ai u Ringjall.
    #Cfare ishin per Jezusin TRI dite ne VARR ?
    Jezus Krishti erdhi rreth 2000 vjet perpara , dhe bibla na tregon se bota ne te cilen ne jetojme , nuk eshte me e vjeter se rreth 10mije vjet. po keshtu bibla na tregon se : Te gjithe ata qe do te besosjne ne emrine Jezusit dhe do te theresin emrine tij , do te shpetohen nga vdekja e perjetshme , ose sic thote bibla, nga "GROPA".
    Pyejta ime eshte : Po ata te cilet jetuan para ardhjes se Krishtit, dmth, rreth 8mije vjete para ardhjes se tij, si mund te shpetohen ? Bibla thote se i vetmi emer ne te cilin njeriu ka shpetim, eshte emri i Krishtit. Pra si mund ta marin shpetimin ne emer te Krishtit , ata te cilet jetuan para Krishtit?

    Vazhdon.
    Deshmuesi i Krishtit.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Krishti tri dite ne Varr.

    Sic e kemi permendur edhe me siper , misioni i Fjales ishte : Shpetimi i njeriut nga "GROPA" e vdekjes. Pikerisht Jezus Krishti me vdekjen e tij ne kryq, hyri ne kete "GROPE" dhe e cliroi njeriun prej saj.
    TRi ditet e Jezusit ne Varr , eshte nje teme shume e rendesishme. Mendime dhe doktrina te ndryshme , perpalsen dhe kundeshtojne "Varrin "e Krishtit. Dikush thote : Jezusi nuk Vdiq, dikush tjeter thote: Perse Perendia e lejoi vdekjen e tij kur ai nuk kishte bere asnje mekat, dikush tjeter thote: Cfare beri Jesusi tri dite ne varr.
    Po e nis me nje theni te Jezusit:
    " Une jam rruga e verteta dhe Jeta..."
    Shikoni ne fund te vargut se cfare thote Jezusi per vetene tij. Ai midis te tjerash na deshmon se , ai eshte JETA. LLogjikisht vjen kjo pyetje:
    Meqense Jezusi eshte Jeta e Perjetshme, a mund te vdese Jeta?
    Jeta nuk vdes, dhe vdekja nuk ka epersi ndaj Jetes. Ishte Jeta ajo qe e mundi Vdekjes, Krishti i RINGJALLUR.
    Por Lete shohim me konkretisht deshmine qe na tregon Ungjilli i Perendise.
    Po e nis fillimisht me varg nga Veprat:4:12: Ku apostulli Pjeter deshmon:
    " Dhe ne asnje tjeter nuk ka shpetim,sepse nuk ka asnje emer tjeter nen qiell qe u eshte dhene njerezve dhe me ane te te cilit duhet te shpetohemi."
    Pjetri deshmon se , nuk ka asnje tjeter rruge shpetimi pervecse Jezus Krishtit. Po keshtu dhe vete Jezusi na deshmon Gjon:14:6:
    "Une jam Udha , e Verteta, dhe Jeta.."
    Pjetri na perputhje te plote me Shkrimin, profecite dhe Ligjin, deshmon se shpetimi i njeriut nga vdekja , eshte vetem me ane te Krishtit. Pra ky shpetim , eshte per te gjithe racen njerezore , duke filluar qysh ne Eden, me "RREnjen" e njerezimit , ADAMIN dhe EVEN, dhe duke vazhduar deri ne fund te kasaj epoke, kur JEzusi te vije e te mare kishen e tij dhe te beje Gjyqin e Perendise.
    Por le te ndalemi per nje moment tek fakti biblik.
    Bibla na tregon dhe na verteton se, Jezusi erdhi perpara 2mije vjetesh dhe kreu VEPREN e shpetimit ne Kryq. Pra, qe prej ketij momenti njeriut i erdhi shpetimi, si nje DHURATE e HIRIT dhe DASHURISE se Perendise per Njeriun. Pyejta ime eshte :
    Po ata njerez qe jetuan para ardhjes se Krishtit, ne cfare menyre do te shpetohen?
    Pjerti na deshmon se , i vetmi emer ne te cilin Njeriu do te shpetohet, eshte Emri i Krishtit, qofte per ata qe jetuan para ardhjes se tij , qofte dhe per ne , ose ata qe do te vijne pas nesh. Ne fjalen "NJERIU," permblidhet e gjithe raca njerezore pa perjashtim. Po keshtu dhe vete Zoti Krisht deshmon se, e vetmja menyre per te ardhur tek Ati Perendi eshte nepermejt TIJ.
    # Cfare na deshmon bibla rreth ketij misteri?
    Per te mare nje pergjigje rreth ketij fakti , eshte e rendesishme qe te shohim tri ditet e JEzusit ne Varr.
    Ne letren e pare te Pjetrit, 1Pjetri:4:5-6: Pjetri naj zbulon kete mister. Ai thote:
    " Ata do te japin llogari para atij (Perendise) qe eshte gati te gjykoje te gjalle e te vdekur. Per kete ne fakt, UNGJILLI ju eshte PREDIKUAR edhe te VDEKURVE...."
    Pyejta eshte : Per cilet te vdekur e ka fjalen Apostulli Pjeter, per ata qe vdiqen para Krishtit apo pas tij?
    Ata qe vdiqen pas Krishtit , e paten mundesisne qe ta digjonin Lajmin e shpetimit, por ceshtja eshte : ata qe vdiqen para Krishtit , si do te mund te shpetoheshin nepermejt Jezus Kishtit?
    Bibla thote se Jezusi vdiq ne kryq per te gjithe njerezit pa perjashtim. Po keshtu apsotulli Pjeter na e thote fare shkoqur se , Perendia , meqenese eshte Perendia i dashurise dhe i meshires , ja u predikoi UNGJILLIN e shpetimit edhe te vdekurve, dmth. atyre qe jetuan para Krishtit, te cilet nuk kishin mundesi qe te shihnin diten e Krishtit. Shikoni se si thote Pjetri perseri tek kapitulli tre, konkretisht tek vargjet 18-20. Pjetri thote se , Jezusi u vra ne Mish (dmth. u kryqezua), dhe u ringjall nga Fryma, dhe nepermejt kesaj menyre(vdekjes ne kryq) ai shkoi tju predikoje frymereave qe ishin ne BURG Ungjillin e Shpetimit. Fjala "BURG" ka kuptimin e "GROPES", kujtoni mesazhin dhe qellimin kryesor te Fjales se Perendise , i cili na jepet nepermjet Psalmit:107:20
    " FJALA DO TA SHPETOJE NJERIUN NGA GROPA".
    Tri dite e Jezusit ne Varr, ishin Tri ditet e medha, qe Jezusi shpalli lajmine mire edhe tek ata qe nuk ishin ne diten e ardhjes se tij , ne menyre qe e gjithe raca njerezore te merte shpetimin nga "GROPA" e vdekjes se perjetshme.
    Jezusit tek Mate:12:40: thote per vetene tij:
    " Ne fakt ashtu si Jona qendroi tri dit e tri net ne barkun e peshkut te madh, keshtu Biri i njeriut do te qendroje tri dite e tri net ne zemer te tokes."
    Pyetja ime eshte : Po Biri i Perendise ku do te qendronte , sepse Jesusi ishte edhe Biri i Perendise edhe Biri i Njeriut? Apostulli Pal , tek Efesian:4:9: na deshmon se Jezusi perpara se te Ringjallej , kishte zbritur ne pjeset me te ULTA TE DHEUT , Pra Biri i Perendise e kreu te gjithe vullnetin e Atit, duke ju shpallur shpetimin edhe te gjalleve , edhe te vdekurve. Askush pervec Krishtit nuk mund te hapte dyert e Ferrit dhe te nxirte njeriun nga "Gropa e Vdekjes". Pasi Biri i Perendise e kreu Misionin e Perndise me sukses, Perendia e ngjalli ate prej se vdekurish, si nje shenje te ringjalljes dhe te drejtetise qe gjendej ne Krishtin Jezus..
    #Perse Ungjilli ju predikua edhe te vdekurve?
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 17-06-2002 mė 23:30

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Perese Ungjilli ju predikua edhe te vdekurve?

    Vdekja e Jezusit nuk ishte thjesht nje vdekje dhe varrosje ne varr, ai nepermejt vdekjes , permbushi plotesisht Vullnetin e Atit Perendi, dhe ky vullnet ishte: "Shpetimi i njeriut nga "GROPA".Psalmi 107:20:
    Meqense jemi tek "Tri ditet e Jezusit ne Varr" , pyetja qe rrejdh natyrshem eshte:
    # Perese Ungjilli ju predikua edhe te vdekurve?
    Kjo pyetja ka lidhje te drejtperdrejte me Gjyqin e Perendise.
    Eshte shume e rendesishme qe te ndalemi pak tek gjyqi i Perendise.
    Bibla na nxjer ne perfundimin se , Perendia do ta gjykoje boten me drejtesi. Po keshtu , Bibla eshte i vetmi liber , i cili na zbulon te detajuar kete fakt. Fjala ,"GJYQ" do te thote: GJYKIM , dhe gjykimi behet ne baze te LIGJIT. Shume libra te tjere fetare , falsin rreth gjyqit te Perendise, por ne thelb te tyre nuk kane asnje Ligj te Perendise, pra ky fakt tregon se , keto libra dhe besime te ndryshme fetare, vetem se pohojne ate qe Bbila deshmon.
    #Kur do ta gjykoje Perendia boten?
    Bibla na tregon se Gjykimi do te vije pasi kjo bote te kete mbaruar se EKZISTUARI, pra ne ditet e fundit , dhe kete gjykim do ta beje BIRI i Perendise Zoti Krisht, se bashku me te gjithe besimtaret e Krishtere. 1Kor:6:2-3:
    Por le te shohim nje kronollogji te shkurter te "Njeriut."
    "Njeriu" e humbi jeten e tij , qysh ne kopshtin e EDENIT. Admi dhe Eva, rrenja prej ku lindi njerezimi, nerpermjet mosbindjes ndaj urdherit te Perendise, sollen VDEKJEN tek Njeriu. Une e kam shpjeguar kete fakt edhe ne shkrimet e tjera. Vdekje , do te thote: Ndarje e ose divorc i perjetshem me Perendine, pra "Njeriu" u divorcua nga JETA, sepse Perendia eshte JETA.Gjon:14:6: Pra "NJERIU" e humbi plotisht "PASURINE"e Perendise Luka:15:12,30: Ai perpara Perendise ishte vecse nje fajtor dhe borxhli Mateu:18:23-35. Po keshtu,Bibla na tregon se njeriu eshte i pafuqishem qe te rifitoje paqen me Perendine, pra ai nuk eshte ne gjendje qe ti paguje Perendise kete "Borxh"te madh. Dmth. te rifitoje jeten e Pejteshme , ate qe Adami dhe Eva kishin prane Atit Perendi. Perfundimisht themi se pozita e njeriut ne mardhenie me Perendine, ishte pozita e nje mekatari te vdekshem , i cili kishte humbur perjeteshit "Pasurine" e Perendise, Jeten e Perjetshme.
    Le te pyesim?
    A e dinte Perendia gjendjen ne te cilen ndodhej njeriu? A e dinte Perendia se tek "Njeriu", nuk ekzistonte asnje mundesi per shpetim? Sigurisht qe po. Perendia e dinte ploteisht se brenda "Njeriut" nuk ekzistonte asnje mundesi , per ti rikthyer Perendise kete borxh kaq te madh, pra "Njeriu"perfundimisht ishte i humbur. Perendia nuk eshte vetem Perendia i drejtesise, Ai eshte Perendia i Meshires dhe i Dashurise, pra ai kishte dashuri per krijesen e tij, te cilin e krijoi simbas shembelleses se vet. Pikerisht bibla na nxjer ne perfundimin se , Perendia per shkak te meshires dhe dashurise se tij qe kishte per "NJERIUN", ja fali kete "BORXH" atij , ne menyre qe njeriu te vinte perseri ne paqe me Perendine. (lexoni shemb. e Huadhenesit, Mate:18:23-35.)
    Shpagimi dhe shlyerja e ketij "Borxhi ", u be nepermejt Birit te Perendise Zotit Krisht. Me pagesen qe Jezusi beri ne kryq, njeriut ju dha mundeisa qe te vije perseri ne paqe me Perendine. Ky "Borxh" , tashme eshte i lare. Cdo kush qe pranon Jezus Krishtin , ka pranuar shlyerjen e borxhit qe ai kishte ndaj Perendise.
    Pyejta tjeter eshte: Por nese dikush nuk e pranon Jezusin , si eshte mardhenia e tij me Perendine?
    Ky njeri , i cili nuk e pranon Jezusin si te vetmin"Shlyes" , ne mardhenie me Perendine eshte perseri "Borxhli", dhe nese ky njeri nuk i kthen "Borxhin" Perendise, atehere do te prese Gjykimin , i cili do te behet ne baze te Ligjit, ku gjykates eshte vete Zoti Krisht.
    E kuptoni pra se perse Perendia e dha Ligjin e tij?
    E kuptoni pra se perse Perendia perpara se ta gjykoje njeriun me drejtesi , i dha atij faljen e "Borxhit"?
    Te gjitha keto Perendia i beri per "Njeriun" sepse e deshte ate perjetesisht.
    Atehere pyejta eshte: Cfare mbete per ata te cilet nuk e pranojne Krishtin si te vetmin "Shlyes " te borxhit, qe "Njeriu" ka ndaj Perendise?
    E para: Ta paguajne vete kete "Borxh", gje qe eshte e pamundur.
    E dyta: Nese nuk e "Shlyejne", do te gjykohen simbas Ligjit , simbas drejtesie se Perendise.
    Kjo eshte dhe arsyeja kryesore ,se perse Perendia ja u shpalli Ungjillin edhe te vdekurve, sepse edhe ata duhet te marin "Shlyesin " e ketij "Borxhi", ne menyre qe ti shpetojne Gjykimit.
    Jezusi rreth ketij fakti tha: Perpiquni qe te vini ne paqe me kundershtarin tuaj, sa jeni pa vajtur ne gjykate, sese nese kundershtari juaj do tju coje ne gjykate, atehere gjykatesi do tju mare dhe tju rase ne "BURG" , deri sa te paguani edhe njeshken e fundit.
    Jezusi na tregon se , midis njeriut dhe Perndise ka vetem armiqesi , per shak te renies se njeriut nen mekat, pra ajo qe duhet te beje nejriu eshte : te vije ne paqe me kundershtarin (Perendine) ne menyre qe ti shpetoje gjyqit te Perendise. E vetmja mundesi per te ardhur ne paqe me Perendine eshte Krishti. Njeriu nuk do te gjykohet vetem per faktin se eshte mekatar , Gjyqi i Perendise do te bjere mbi te gjithe ata , qe nuk e kane pranuar "SHLYESIN e BORXHIT", me kate veprim ata e kane vendosur veten e tyre perballe gjykatores se Krishtit, ku detyrimisht do te dalin fajtore , dhe Krishti tha se do te meren dhe do te hidhen ne "BURG" , ose ne liqenine Zjarrit.
    Pra Mekati me i madh dhe i pafalshem , qe e shpie njeriun ne Ferr ose ne"BURG", eshte : Maspranimi qe njeriu i ben Birit te Perendise. Gjon:16:9-11:
    #Ringjallja.
    Deshmuesi i krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 23-06-2002 mė 10:03

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e pata shume te qarte nese kjo teme trajton KRYQIN si simbol, apo kredon e krishtere. Une do ta trajtoj nen kendveshtrimin e pare.

    Kryqi per mua, eshte nje simbol me domethenien me te madhe ne te gjitha ritet fetare, objektet fetare e me the te thashe. Berja me dore e kryqit, apo mbajtja e vareses me kryq, simbolizon dy gjera per mua:

    1. Qe une i perkas Krishtit qe u kryqezua per mua ne kryq.
    2. Qe une jam gati te mbaj mbi supe kryqin tim te vuajtjeve ne kete bote, ashtu sic e mbajti edhe Jezu Krishti te tijin per te gjithe ne.


    A eshte ky nje simbol i nxjerre nga njerezit apo ka baza ne Bibel?

    I gjithe testamenti i Ri, ka tre pika kulmore dhe nje predikim:

    1. Lindja e Shpetimtarit
    2. KRYQEZIMI i Tij
    3. Ringjallja e Tij prej te vdekurish

    Predikimi:

    - Ardhja e Dyte e Krishtit ne Toke per te gjykuar te gjalle e te vdekur!

    Pra KRYQI, nuk eshte nje fantazi apo shpikje njerezore, eshte shenja dalluese qe i dallon te Krishteret nga cdo fe tjeter. Asnje profet tjeter nuk eshte kryqezuar ashtu sic u kryqezua Krishti. Une jam i Krishtere, dhe KRYQI qe mbaj ne qafe, qe e bej ne rite fetare apo kur lutem, me dallon mua si te krishtere ne syte e njerezve te kesaj bote. Te gjithe ata besimtare qe kane problem me kryqin, per mua jane njerez te pushtuar nga djalli.

    Vetem djalli i trembet Kryqit te Perendise !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Albo dhe gjithe te tjeret qe e ndjekin kete teme..

    Albo ju falenderoj per nderhyrjen tuaj, sepse edhe ai fakt eshte pjese e kesaj teme.
    Une e solla kete teme , e cila eshte pak e gjate, per te shpjeguar plotesisht Krishtin ne kryq, si dhe arsyeja se perpse jo te gjihte e pranojne kryqin e Krishtit. Nuk e di se sa drite ka hedhur kjo teme, tek ata te cilet duan ta njohin dhe ta pranojne Jezusin si shpetimtarine e jetes se tyre. Gjithsesi ky shkrim ne qender te tij ka konkretisht :"Misionin e Jezusit ne kryq". I falenderoj te gjithe ata qe marin pjese dhe e ndjekin kete teme dhe do te isha i lumtur ,nese dikujt ky shkrim i ka sherbyer per ta cuar ne Krishti, perpara kryqit te tij.
    Me dashuri ne Krisht ,Deshmuesi .

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ringjallja.

    Kjo eshte pjesa e fundit , persa i perket temes:
    " PERESE JO TE GJITHE E PRANOJNE KRYQIN E KRISHTIT."
    Ringjallja e Krishtit eshte akti final dhe perfundimtar, i premtimit te Perendise, ne lidhje me SHPETIMIN e NJERIUT nga vdekja. Me ne fund VDEKJA u mund, dhe VARRI e humbi fuqine e vet. Tashme njeriu erdhi perseri ne paqe me Perendine, mekati nuk ka me fuqi qe ta mbaje njeriun ne "Gropen" e vdekjes.
    Me Ringjalljen e Krishtit , Fjala e Perendise , e kreu misionin e vet.
    Tek Isaia:55:11:Zoti thote:
    " Keshtu do te jete FJALA ime e dale nga goja ime, ajo nuk do te me kthehet bosh mua, pa kryer ate qe deshiroj dhe pa realizuar PLOTESISHT ate per te cilen e dergova.
    # Cfare eshte Ringjallja e Krishtit per ne te krishteret?
    Perkufizimi im mbi kete pyetje do te ishte:
    " Nepermejt Ringjalljes se Krishtit , u arrit fitorja ndaj vdekjes, fitorja ndaj mekatit, si dhe u be e mundur qe cdo njeri nepermejt besimi tek Krishti, te mare dhuraten e Hirit , Jeten e Perjetshme."
    Doktrina te ndryshme perpiqen qe ta anashkalojne kryqin e Krishtit, i cili ne thelb permban vdekjen dhe Ringjalljen e tij. Ata perpiqen qe te japin nje imazh te reme ndaj Jezusit dhe vepres se tij ne kryq. Por cili eshte ai, i cili i inspiron keto doktrina?
    I vetmi autor dhe dhe inspirues i ketyre doktrinave , eshte Djalli satana, i cili ishte ginnjeshtar qe prej fillimit. Ringjallja e Krishtit prej vdekjes, per satanin , eshte vdekja dhe hedhja e tij ne humneren e Zjarrit. Ai me cdo kusht kerkon te hedhe mashtrim mbi ringjalljen e Krishtit, sepse koha e tij eshte drejt fundit.
    Nese Krishti nuk do te ishte Ringjallur , njerezimi do te ishte ende nen denim te mekatit, askush nuk do te mund te shpresonte, se nje dite do te merte jeten e perjeteshme, sepse Shpresa qendron mbi te verteten. Nese nuk ka te Vertete, nuk ka as Shprese. Por Bibla na tregon se , Shpresa e cdo njeriu per shpetimin nga vdekja , eshte Krishti. Perse? Sepse vdiq dhe u ringjall duke deshmuar jo me fjale por me vepra, sepse e mundi vdekjen me vdekje, dhe e cliroi njeriun nga thonjte e vdekjes.
    # Ringjallja e Krishtit eshte Shpresa jone.
    Si mund te kesh Shprese se nje dite, do te rigjallesh nga vdekja dhe do te jetosh perjetesisht me Perendine, pa pare me perpara nje vepre dhe deshmi te Ringjalljes?
    Ne kete pike , ndahen te gjitha llojet e besimeve te ndryshme fetare, nga ai i besimi te krishtere. Ne te krishteret kemi FAKTIN e Ringjalljes, Jezus Krishtin e ngritur nga vdekja, dhe duhet thene se: Shpresa jone qendron mbi te verteten. Ringjallja e Krishtit eshte nje shenje dhe nje deshmi e gjalle per cdo te krishtere. Nepermejt Ringjalljes se Krishtit nga vdekja, Perendia na tregon se ne diten e fundit, Ai do te ne Ringjalle edhe ne, ne te njejten menyre. Ky eshte FAKTI , te cilin Perendia e tregoi mbi cdo MISH(njeri), ne menyre qe ne te kemi siguri te plote per te Shpresuar ne diten e fundit , ne gjyqin e madh.
    Si mund te shpallin ringjalljen besimet e tjera , pervec krishterizmit, kur ne thelb te doktrines se tyre nuk kane Fakt dhe deshmi te Ringjalljes? Jo vetem kaq, por ato mohojne dhe kundershtojne Ringjalljen e Krishtit, deshmine e vetme qe Perendia i dha njeriut. Kjo eshte nje nga arsyet se perse Jezusi tek Mate:7:21: Thote:
    " jo cdo njeri qe me thote Zot Zot do te hyje ne mbreterine e qiejve.."
    Te gjitha fete dhe besismet pa perjashtim thone . Zot, Zot, por Jezusi na tregon se, ne mbreteri te Perendise do te hyjne vetem ata qe e njohin dhe bejne vullnetin e Perendise. Dhe ja si thote Jezusi me poshte: - Ne mbreteri te qiejve do te hyje , vetem ai qe kryen vullnetin e Atit tim qiellor.
    Mendoj te ndalemi pak tek ky fakt.
    Vazhdon.
    Deshmuesi i krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 29-06-2002 mė 07:56

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ringjallja.

    Jezusi tha: jo te gjithe qe me thone Zot , Zot do te hyjne ne mbreterine e qiejve, ne kete mbreteri do te hyje vetem ai qe kryen vullnetin e Atit tim qiellor. Mate:7:21:
    Mendoj se eshte e rendesishem qe te ndalem pak tek ky fakt.
    Qe te besh vullnetin e Perendise, se pari : duhet ta njohesh Perendine, dhe se dyti: Perendia te ta kete zbuluar Vullnetin e tij.
    Te gjitha Fete, sic thame edhe me siper, therasin edhe trumbetojne se , besojne tek nje Zot, por: A e njohin te gjtha Fete te vetmin Zot Perendi? A ju eshte zbuluar te gjtha Feve Zoti Perendi? A ja u ka zbuluar te gjitha Feve Zoti Perendi, vullnetin e tij?
    Keto jane disa pyejte , nepermejt te cilave ne do te shohim se kush eshte Besimi dhe Feja e vertete, e cila deshmon Ringjalljen e Krishtit, fitoren e Jetes ndaj Vdekjes.
    Tek Gjon:6:40: Jezusi na zbulon se, kush eshte VULLNETI i Atit Perendi, ku ai thote:
    " Ky , pra eshte vullneti i atij qe me ka derguar: Qe kushdo qe sheh Birin dhe beson ne te , te kete jete te perjetshme, dhe une do ta RINGJALL ate ne dietn e fundit."
    Ketu Jezusi na tregon fare qarte se kush eshte Vullneti i Atit Perendi. Thelbi i Vullnetit te Atit Perendi eshte: Jezus Krishti. Por cfare eshte Jezus Krishti per ne?
    Ai eshte : Shpetimtari, i vdekuri dhe i ringjalluri nga vdekja. Shikoni me kujdes se si e perfundon Jezusi , Thelbin e vullnetit te Atit . Ai thote: "Kushdo qe sheh Birin, dhe beson ne te ,dhe une do ta ringjall ne ditene fundit."
    JEzusi na zbulon plotesisht FAKTIN e RIngjalljes se gjithsecilit , e cila vjen si rezultat i Njohjes dhe Besimit tek Biri i Perendise Zoti Krisht. Pra, pa Besim tek Krishti nuk ka njohje te Perendise, nuk ka besim te vertete, nuk Ringjallje. Ketu bien te gjitha doktrinat e reme , qe ne qender te tyre nuk kane njohjen dhe Ringjalljen e Krishtit, nepermjet te cilit Perendia zbuloi veteveten tek Njeriu.
    Njohja dhe besimi tek Krishti, jane nje garanci dhe siguri e plote, ku te krishteret shpresojne, per tu Ringjallur ne diten e fundit, kur Perendia do ta gjykoje boten me drejtesi.
    Ky shpjegim qe bera rreth Ringjalljes se Krishtit, eshte njeri kendveshtrim , ndersa kendveshtrimi tjeter rreth ringjalljes se Krishtit eshte :
    DREJTESIA.
    Ringjallja e Krishtit Verteton katerciperisht , Drejtesine e Perendise. Jezusi u ringjall per faktin se, ishte i Drejte. Kjo eshte nje ceshtje baze ne besimin e krishtere , sepse na verteton:
    1)Jezusi ishte i pamekatshem.
    2)duke qene i pamekatshem , ai vdiq per mekatet tona.
    3) Vdkeja e tij ne kryq dhe Ringjallja e tij nga vdekja , na vertetojne se Jezusi vdiq per mekatet tona , duke i hedhur ato mbi veten e tij, si dhe u Ringjall per Drejtesimin tone, ne menrye qe ne te dalim te DREJTE perpara Perendise.
    #Ringjallja e Krishtit , deshmon Drejtesine e Perendise.
    Perendia pasi pa se Biri i tij Zoti Krisht, nuk kishte kryer asnje mekat, dhe te mos besh mekat do te thote te mbash Ligjin e Perendise te pashkelur, Ai e Ringjalli Jezusin prej Vdekjes. Kjo, sepse Ligji thote: Ai i cili nuk e shkel Ligjin ne asnje pike, por e mban ate te pashkelur, do te roje nepermjet veprave Romak:10:5. Keshtu vdekja nuk pati pushtet mbi Jezusin , sepse ai ishte i Drejte. Perendia e dha kete Drejtesi pikerisht per ne , ne menyre qe ne te Drejtesohemi dhe te jemi te Drejte perpara Perendise , nepermjet Jezus Krishtit 1korinth:1:30.
    Fjala e Perendise , e veshi njeriun, ne menyre qe ta nxjere ate prej "gropes" se vdekjes, qe ta nxjerre ate te Drejte perpara Perendise, qe ta nxjere te pamekatshem, te Paster dhe te Shenjte. Nepermejt Ringjalljes se Krishtit , u arrit perfundimisht qe Njeriu, te dale perpara Perendise , i Drejte, i paster, i shenjte, dhe te vije perseri ne pozitat e meparshme , duke rimare biresimin dhe duke u bere perseri biri i Perendise , trashegimtar i mbreterise qiellore.
    # Ringjallja e krishtit , eshte fitorja e Jetes ndaj Vdekjes.
    E si do ta vertetonim se Krishti eshte Jeta, nese ai nuk do te ringjallej nga Vdekja? Ne deshmine e tij Gjoni thote:
    " Ne ate(Krishtin) ishte Jeta dhe Jeta ishte drita e njerezve.:
    Po keshtu Jezusi tek Gjon:14:6: thote :
    " Une jam Udha, e Vertete dhe Jeta..:
    Bibla na nxjer ne perfundimin se Jeta ka epersi ndaj Vdekjes. Ringjallja e Krishtit eshte nje fakt i gjalle, ku ne shohim: Epersine e Jetes ndaj Vdekjes, ku ne nshohim: Epersine e Drejtesise ndaj mekatit, ku ne shohim: Epersine e se Mires ndaj se Keqes, ku ne shohim Madheshtine , Shenjterine, Fuqine dhe Lavdine e Perendise. Nepermejt Ringjalljes ne morem Jeten e perjetshme, ate jete qe nuk mbaron asnjehere.
    Deshmuesi i krishtit..

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    konkluzioni.

    Ftoj te gjithe ata qe e ndoqen kete teme, te shprehin mendimin e tyre, paqartesite ose ate cka moren dhe perfituan.
    Dhe nese ke dicka qe ende nuk e di, pyet. Jeni te mirpritur ne cdo kohe.
    Krishti ju bekofte ne dashurine dhe hirin e tij.
    Deshmuesi i Krishtit

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Origjina pagane e Islamit
    Nga Matrix nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 278
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 14:43
  3. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01
  4. Merjemja a.s, Nėna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •