Sot e dime se gjithshka qe duhet per te patur nje cikel dite-nate eshte rrotullimi i tokes dhe drita qe vjen prej nje drejtimi. Bibla na meson qartazi se Zoti e krijoi driten ne diten e pare, sikurse edhe token. Keshtu dalim ne perfundimin se toka ka qene tashme e rrotulluar ne hapesire e lidhur me kete drite te krijuar.
Padyshim qe Zoti mund te krijoje drite pa ndonje burim sekondar. Thuhet qe ne qiejte e ri nuk do te kete nevoje per Diell a Hene (Zbulesa 21:23). Ne gjeneze, Zoti madje e percakton diten dhe naten me ane te drites ose mungeses se saj.
Diten e katert, sistemi prezent u institucionalizua me krijimin e mbartesve te perkohshem te drites, keshtuqe drita e dhene prej dites se pare nuk nevojitej me.
Ky mesim do kete qene teper domethenes ne boten pagane te asaj kohe, qe tentonte ta adhuronte Diellin si burimi jetesor. Zoti e percakton qarte se Dielli eshte dytesor ne Krijimin e Tij, si burim i gjithshkaje. Ai s'ka nevoje per Diellin qe te krijoje jete.
Ky rregull krijimi i pazakonte dhe kundra-intuitive (drita para Diellit) i jep edhe nje pike tjeter autencitetit te Librit. Nqs Bibla do te kishte qene produkt i botuesve te mevonshem, sikurse shume kritike supozojne, ata me siguri do te kishin modifikuar kete fakt, per tiu pershtatur kuptimit te tyre. Vetem se fundmi faktet astronomike treguan se nje cikel dite-nate ka nevoje vetem per drite dhe rrotullim. Dite pa Diell do kete qene ne pergjithesi e papershtatshme per bindjet e te mocmeve!
Krijoni Kontakt