Jezusi e cliroi njeriun nga ndeshkimi i Ligjit.
Le te shohim edhe njehere konkluzionin ne te cilin arriti Ligji i Perendise.
1- Njeriu eshte nje qenie me natyre mekatare dhe i koruptuar prej mekatit.
2- Njeriu eshte nje qenie e dobet per te mbajtur Ligjin e Perendise te pa shkelur, dhe per te bere drejtesine e Perendise me ane te veprave te Ligjit.
3- Njeriu eshte shkeles i Ligjit ,dhe si i tille ai eshte nen ndeshkim te Ligjit.
4- Njeriu nepermejte Ligjit njohu mekatin.
5- Ligji ishte mesuesi , qe i coi izrailitet tek Krishti.
Ardhja e Jezusit , e gjeti Izraelin ne kete perfundim te Ligjit . Apostulli Pal e pershkruan keshtu kete gjendje te popullit Izrailit.
Galat:3:22:
" Dhe para se te vinte besimi , ne (Izraelitet) ruheshim nen Ligj si te mbyllur, duke pritur besimin qe duhej te zbulohej."
I mbyllur nen Ligj, do te thote, se me ane te Ligjit njeriu nuk arriti dot qe te drejtesohet simbas drejtesise se Perndise, si perfundim Ligji nuk mund te te jepte dot jeten e Perjeteshme. Pikerisht ne kete cast ne Izrael erdhi Mesia shpetimtar, per te cilin Pali thote : 'Erdhi drejtasia e Perndise , por jo me ane te Ligjit por me ane te besimit.
Ketu shohim se ndahen dy rruge per tu drejtesuar simbas drejtesise se Perndise. Njera rruge eshte nepermjet mbajtjes dhe berjes se veprave te Ligjit , pra te qenit nen Ligj, dhe tjetra rruge ose menyre per tu bere i drejte simbas drejtesise se Perendise eshte , me ane te Besimit tek Jezus Krishti.
Ne shpjeguam plotesisht me siper se , menyra per tu drejtesuar njeriu me anet te Ligjit dhe veprave te tij , eshte e pamundur , sepse njeriu eshte nje qenie e dobet dhe mekatare. Pra kjo rruge ose kjo menyre , nuk mund te te beje dot te drejte simbas drejtesise se Perendise. Atehere cfare mbetet? Mbete rruga ose menyra e dyte, ajo nepermjet besimit tek Jezus Krishti. Pikerisht Perndia per shkak te premtimit qe i kishte bere njeriut per shpetim , dergoi Birin e tij Zotin Jezus , i cili do ta drejtesonte njeriun simbas drejtesise se Perendise, dhe keshtu njeriu do te vinte ne paqe me Perendine duke e marre falas jeten e perjetshme. Kjo eshte nje nder pikat me te rendesishme ne te gjithe ungjillin e Perndise.
# Jezusi erdhi per ta bere njeriun e drejte. Por si?
Mekati ishte pengesa kryesore qe e mbante njeriun larg paqes me Perendine , dhe nga ana tjeter Ligji i Perendise ishte ai i cili e nxirte fajtor njeriun perpara Perendise.
Ja se cfare thote Apstulli Pal tek Galat:3:10:
" Dhe te gjithe ata qe themelohen mbi veprat e Ligjit jane nen mallkim, sepse eshte shkruar: I mallkuar eshte kushdo qe nuk qendron ne te gjitha ato qe shkruhen ne librin e Ligjit per ti zbatuar ato."
Pra Te gjithe ata qe duan te drejtesohen me mbajtjen e veprave te Ligjit , jane nen mallkim, per shkak te dobesise se njeriut . Atehere si do te shfajsohet njeriu prej mekatit?
E para: duhet dikush qe ta munde mekatin.
E dyta: Duhet dikush qe ta mbaje ligjin te pashkelur, ne menyre qe njeriu te shptoje nga ndeshkimi ose mallkimi i Ligjit .
E treta: Duhet dikush qe ta sjelle njeriun ne Paqe me Krijuesin.
I vetmi qe i permbushi keto pika ishte JEzus Krishti. Le te arsyetojme :
JEzusi ishte i pamekatshem, , sepse nuk lindi nen mekat. Ai nuk e shkeli Ligjin ne asnje pike, dhe kush nuk shkel Ligjin e Perendise , eshte i drejte , dhe Ligji thote : i drejti nuk do te shohe vdekje.Galat:3:11:
Pra i vetmi qe mund ta shpetonte njeriun nga Mekati dhe mallkimi i Ligjit , ishte Jezus Krishti.
#Perse Jezusi shkoi ne Kryq.
Vazhdon.
Deshmuesi i krishtit.
Krijoni Kontakt