Pershendetje
Kosova sot gjendet ne ne kohe teper kritike, u nda nga jeta njeriu i cili dekada te tera punoi dhe veproi per pavarsimin e Kosoves dhe endrra e tij e veteme ishte qe nje dit te shoh nje Kosove qe do te frymon shqip.
Vdekja e tij eshte humbje e madhe, jo vec per Kosoven, por per tere rajonin dhe per te shqiptarine, ai ka qene nje shembull i durimit dhe realizimit te endrres shume vjecare kosovare.
Ka bere shume per Kosoven, do te jete dicka teper e veshtire t'i gjendet nje pasardhes ne postin qe ka patur me shume se nje dekade e gjysem. Kosova ende nuk ka politikan te kalibrit te tij qe do te mund te zavendesojne ate.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht është ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. Këtë ia lejon për 45 ditë, Korniza Kushtetuese.
Por, tash për tash, akoma nuk është duke u diskutuar të paktën zyrtarisht se kush mund të jetë pasardhës i presidentit. Në këto momente mortore ndër qytetarët nuk mund të flitet për ndonjë zëvëndësim.
Me lejoni te hap nje votim me disa personalitet kosovare qe ju mendoni se do te jene ato "fatlum" qe te zene vendin e te pazevendsueshmit Dr.Ibrahim Rugova.
Krijoni Kontakt