Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do të jetë pasardhësi i Rugovës?

Votues
66. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Nexhat Daci

    24 36.36%
  • Hashim Thaci

    4 6.06%
  • Ramush Haradinaj

    9 13.64%
  • Fatmir Limaj

    13 19.70%
  • Agim Ceku

    0 0%
  • Veton Surroi

    8 12.12%
  • Personalitet tjeter!

    8 12.12%
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 134
  1. #11

    Cili do të jetë pasardhësi i Rugovës?

    Pershendetje

    Kosova sot gjendet ne ne kohe teper kritike, u nda nga jeta njeriu i cili dekada te tera punoi dhe veproi per pavarsimin e Kosoves dhe endrra e tij e veteme ishte qe nje dit te shoh nje Kosove qe do te frymon shqip.

    Vdekja e tij eshte humbje e madhe, jo vec per Kosoven, por per tere rajonin dhe per te shqiptarine, ai ka qene nje shembull i durimit dhe realizimit te endrres shume vjecare kosovare.

    Ka bere shume per Kosoven, do te jete dicka teper e veshtire t'i gjendet nje pasardhes ne postin qe ka patur me shume se nje dekade e gjysem. Kosova ende nuk ka politikan te kalibrit te tij qe do te mund te zavendesojne ate.

    Kryetari i parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht është ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. Këtë ia lejon për 45 ditë, Korniza Kushtetuese.

    Por, tash për tash, akoma nuk është duke u diskutuar të paktën zyrtarisht se kush mund të jetë pasardhës i presidentit. Në këto momente mortore ndër qytetarët nuk mund të flitet për ndonjë zëvëndësim.

    Me lejoni te hap nje votim me disa personalitet kosovare qe ju mendoni se do te jene ato "fatlum" qe te zene vendin e te pazevendsueshmit Dr.Ibrahim Rugova.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    pershendetje

    jo more nuke ka njeri ce e zavendeson rugoven, se zoti nje e rugova dy.
    pse ore ja futni kote, nuk ka njeri ne bote ce eshte i pa zavendesueshem.

    dacit nuk i takon te jete zevendesi i tij pasi ai eshte kryetar kuvendi,

    e dikush tha ja limaj ja surroi.

    zoti mos dhashte ce surroi te behet kryetar se na e piu e zeza kosoven edhe ma zi se qe ka cene.

    duke pase parasyshe ce kryetari eshte zgjedhur nga ajo parti ce sipas rezultateve te evropes i ka fituar zgjedhjet atehere kryetarin duhet ta zgjedh ldk nga radhet e veta, te gjithe vijne ne shprehje ce jane te afte dhe te guximshem dhe dine te thone edhe jo ne momente me te rendesishme.

    e nese partite merren vesh se ai njeri munde te jete edhe nga partite tjera atehere pse jo edhe limaj. ai posedon vetite ce i ceka me larte.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Mos e dhasht zoti e te zgjedhin keta te huajt kete karrjeristin 'qafen si taraku)Lutfi Hajrizi se eshte opangë....
    e mjere kosova....
    Ndert te gjith me te kqinjet le te rrin daci qaty njeghere....
    Po qu be ky masar Stavileci, pse ky jo ?
    Eshte i zgjuar dhe i shkon fjala...
    une vetem keta dy do preferoja....tjere s'ka njehere, perpos Ahttisarit....

  4. #14
    Une mendoje qe vetem dy persona mund ta zevendesojne Rugoven.

    Fatmir Limaj

    ose

    Veton Surroi

    Pra sipas mendimit tim keta jane te vetmit persona qe mund ta zevendesojne Ibrahim Rugoven.

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sot ne shtyp lexova nje deklarate publike te nje analisti kosovar Sadri Ramabaja, i cili bente thirje publike qe si udheheqes i ri ne Kosove te emerohet kreu i Kishes Katolike te Kosoves, Don Lush Gjergji.

    Ai me pas citonte se kjo nuk eshte nje tradite e re ne emerimin e lidereve te tokave shqiptare dhe se ka pasur edhe me pare nje Fan Noli apo nje Pjeter Bogdani, qe nga prifterinje jane konvertuar ne udheheqes politik te popullit shqiptar.

    Personalisht, jam kunder kesaj ideje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 24-01-2006 më 00:43
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    harrova te shtoja se te titujt e gazetave te huaja po ndjellin zi duke ngrehur kah e keqja, gjoja se s'ka kush udhëheq kosoven deh me kete i dhejn shkas serbve qe te nderhyjn....per te shuar anarkinë....apo eshte e mundur qe ajo e ndez vetem qe te gjeje shkas per sulm....
    punet keqe i kemi....

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga mbreta
    TI LLAP VERTETE QENKE MAGAR, SA TE MJERE JENI TI DHE KLIKA JOTE
    EDHE 1000 VITE SE JU NUK DO E KENI RASTIN QE TE KENI KRYETARIN TUAJ. Sepse ju jeni fukara ne mendje dhe ne xhepa, keshtuqe mjaft keni vjedhur dhe keni ekzekutuar.

    A KUPTOVE O I SHKRETE?

    Perpos Ramush Haradinaj nuk e meriton askush tjeter te jete President, por fatkeqesisht Ramushin nuk e lejon Haga, keshtuqe opsioni i vetem do ishte Behxhet Pacolli, pasiqe ai ka para dhe nuk do e kishte vjedhe Buxhetin e brishte te Kosoves.
    mbreta me te vertet ti koke nji magaric plake qe te paska mbet merak ne pasuri
    edhe njerin qe e paske propozue per kryetar te Kosoves begjet pacovin qe u takue vetem gjat luftes 8 tet here me kriminelin millosheviq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse po keq-renditen postimet ktu ne forum sot?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Prishtinë kanë nisur përpjekjet për zgjedhjen e presidentit. Nga Daci, Thaçi, Surroi e deri te Bexhet Pacolli

    Daci, negociata të fshehta me AAK për bashkim me LDK



    Ndonëse deri ditën e enjte në Kosovë do të jetë ditë zie, një temë e pashmangshme për çka ka nisur të pëshpëritet është mbushja e boshllëkut që la presidenti karizmatik dhe figura drejtuese në këto 15 vjet, Ibrahim Rugova. Në fakt, kalkulimet kanë filluar që prej muajsh, kur u mor vesh se lideri absolut i LDK-së ishte i sëmurë nga sëmundja vdekjeprurëse. Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, një aleat i Rugovës, është emëruar ushtrues detyre i presidentit, sikur e përcakton korniza kushtetuese. Por ai duket se e dëshiron këtë post për një periudhë më të gjatë kohore. Mediet e Prishtinës kanë shkruar se Daci, i cili njihet si ideator i koalicionit “historik” qeveritar LDK-AAK, ka zhvilluar takime të fshehta me krerët e AAK-së për mundësinë e shkrirjes së dy partive në një subjekt të vetëm, që do të quhej Unioni Demokratik i Kosovës. Sipas burimeve të afërta me këto zhvillime, Daci ka kërkuar mbështetje që të fuqizohet në krye të Presidencës në periudhën pasrugoviane, ndërkohë që për kryetar të këtij subjekti është përmendur emri i Ramush Haradinaj. Ky i fundit ende e ka të ndaluar pjesëmarrjen në jetën politike nga Tribunali i Hagës. Por edhe fraksione të tjera brenda LDK-së pretendojnë të bëhen liderë të partisë e cila ka fituar 4 palë zgjedhjet e deritashme në Kosovë. Si emra më seriozë përmenden politikani karizmatik Sabri Hamiti, dhëndër i familjes Rugova, dhe politikani i ri Lutfi Haziri, i cili duket se mbështetet mjaft edhe nga disa zyra të fuqishme diplomatike në Kosovë. Të tjerë kandidatë të pranueshëm si president konsensual janë përmendur edhe Fatmir Limaj, i cili pas kthimit si fitimtar nga Tribunali i Hagës, ka fituar një popullaritet të madh dhe ish-kryeministri Bajram Rexhepi. Ndërkohë e përditshmja italiane “Stampa”, shkruan të dielën, se vakuumi politik që ka mbetur pas vdekjes së Ibrahim Rugovës krijon hapësirë që kandidat për postin e presidentit të Kosovës të jetë njëri nga shqiptarët më të pasur, Bexhet Pacolli. Gazeta shkruan se është e vështirë të gjendet një personalitet si Rugova, andaj Pacolli është njeriu që mund të bëhet president i Kosovës. “Është e mundur që udhëheqësi i ri i shqiptarëve të Kosovës të jetë Pacolli, pronar i kompanisë së fortë financiarisht ‘Mabetex’ me interesa të shpërndara nga Evropa Lindore deri në Uashington, ku e ka mbështetjen e republikanëve”. Si emra të mundshëm për president përmenden edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ai i partisë së dytë opozitare, ORA, Veton Surroi, por këta duket pak e besueshme se do të pranoheshin nga koalicioni aktual qeveritar. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se diplomatët e fuqive perëndimore duket se do ta hedhin poshtë kundërshtimin serb dhe do t’i udhëheqin negociatat në gjashtë muajt e ardhshëm drejt një forme të pavarësisë, nën mbikëqyrje të vazhdueshme ndërkombëtare në vitet e ardhshme. Sidoqoftë, statusi i ardhshëm i Kosovës do të vendoset pa nënshkrimin e liderit më të fuqishëm kosovarë ish-presidentin Ibrahim Rugova. Kreu i administratës së UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka bërë thirrje për unitet derisa të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta me Serbinë, të cilat u shtynë dhe në vend se të mbahen këtë javë, do të fillojnë herët në shkurt.

    Vdekja e presidentit Rugova ka lënë një boshllëk të madh politiko-institucional. Parlamenti ka tre muaj afat të votojë presidentin e ri, por mbështetësit perëndimorë të Kosovës janë të etur ta tejkalojnë fraksionalizmin e hidhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ta mbushin boshllëkun që e la presidenti karizmatik dhe figura drejtuese në këta 15 vjet. Kohëve të fundit që kur dihej se presidenti, tashmë i ndjerë Ibrahim Rugova, nuk kishte gjasa të vazhdonte më aktivitetin politik. Analistët përpiqeshin të dilnin me kandidatët e mundshëm për president dhe udhëheqësin e grupit negociator kosovar.

    Deklarohet Shërbimi Policor i Kosovës

    Ahmeti: Gjithçka është nën kontroll
    Policia, sipas Sheremet Ahmetit, komandant i Shërbimit Policor të Kosovës, ka përgatitur planin për të mbajtur një situatë nën kontroll. Edhe Trupat e Mbrojtjes së Kosovës do të angazhohen në ceremoninë e varrosjes së presidentit Rugova
    Pritet që në ditët në vazhdim të arrijnë personalitete të larta ndërkombëtare; ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish-sekretarja Medeline Olbright, Havier Solana, komisionar i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri, por deri më tash, sipas kryekuvendarit Nexhat Daci, asgjë nuk është definitive.

    Kosova pikëllohet për Rugovën, kërkon trashëgimtarin
    Të dielën shqiptarët e Kosovës mbajtën zi për presidentin e tyre, Ibrahim Rugova, dhe filluan të kërkojnë një trashëgimtar për ta udhëhequr Kosovën drejt negociatave për pavarësinë. Parlamenti do të votojë presidentin e ri, por mbështetësit perëndimorë të Kosovës janë të etur ta tejkalojnë fraksionalizmin e hidhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ta mbushin boshllëkun më shpejt. Analistët po përpiqen të dalin me kandidatët e mundshëm. Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, një aleat i Rugovës, u emërua ushtrues detyre i presidentit. Njoftohet se ai e dëshiron këtë post për më gjatë. Diplomatët e fuqive perëndimore duket se do ta hedhin poshtë kundërshtimin serb dhe do t’i udhëheqin negociatat në gjashtë muajt e ardhshëm drejt një forme të pavarësisë, nën mbikëqyrje të vazhdueshme ndërkombëtare në vitet e ardhshme.

    Kryesia e LDK-së mbajti mbledhjen e parë pas vdekjes së Rugovës
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e parë pas vdekjes së kryetarit Rugova. Në mbledhje u diskutuan çështje të organizimit të brendshëm dhe rolit të LDK-së në këto momente. Nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, ndërkaq tha se organizimin e përcjelljes së fundit të kryetarit Rugova, do ta bëjnë institucionet e vendit kurse Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndihmojë në mënyrë që organizimi të jetë sa më i mirë.
    RTK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Une mendoje qe vetem dy persona mund ta zevendesojne Rugoven.

    Fatmir Limaj

    ose

    Veton Surroi

    Pra sipas mendimit tim keta jane te vetmit persona qe mund ta zevendesojne Ibrahim Rugoven.
    Po vetem ne qofte se kta dy do ta zgjidhnin vetvehten.

    Une mendoj qe Ramush Haradinaj do te mundte ta zevendesoj Rugoven . Fatkeqesisht kjo do te ishte problematike per shkak te Hages. Ne qofte se Bashkimi Europian ka me te vertet interes ne nje stabilitet te Kosoves, ateher duhet qe menjeher tja lejoj Haradinaj te drejten e angazhimit ne politike. Perndryshe do te perjetojme nje Lufte per pushtet ne mes te grupit te Dacit dhe Hamitit.

    Vetem nje nuk guxon ne asnje menyre qe te vije ne pushtet dhe ky do te ishte Daci.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 18:05
  3. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  4. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 14:50
  5. Pse Rugova (s')bën të kritikohet?
    Nga shigjeta në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •