Close

Rezultati i Sondazhit: Cili do të jetë pasardhësi i Rugovës?

Votues
66. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Nexhat Daci

    24 36.36%
  • Hashim Thaci

    4 6.06%
  • Ramush Haradinaj

    9 13.64%
  • Fatmir Limaj

    13 19.70%
  • Agim Ceku

    0 0%
  • Veton Surroi

    8 12.12%
  • Personalitet tjeter!

    8 12.12%
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 134
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    edhe nje gje deshta me shtu, shume po me acaroni kur po flisni per nje njeri si te "pazavendesueshem" natyrishte qe eshte Rrugova i pazevendesueshem, po cili njeri nuk eshte me tregoni?!!

    une veq muj me u lut qe ishalla Rrugova me te vertet mbetet i pazevendesueshem, sepse populli jone, te cilit Rrugova ia ka fshi trunin, i duhet nji rigjenerim total, edhe diksuh qe ia hap syte para asaj cfare po ndodh tek ne,,,,,,nuk di a ju kujtohet juve kur fliste Rrugova per Bullica ne ne nji fjalim parazgjedhor?! mu po. veq fati im qe sjom rrit tu hanger bari.
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    Brari, komento, e lej te shamet, se nuk me jet hatri hiq,

    mundohu nji here ne jete tonde mu nal edhe me menu per Kosoven ton te dashur, edhe per njerzit e saj qe vdesin per buke, per gjithcka me ren,,,edhe tani hajde e fol me mu,
    nuk e di a te kan kersit zorrt prej urie najhere???

    shko veti njerzt neper fshatra qysh jetojne, edhe njo muj me ta thone qe flajet nuk hahen, po populli i jone ka honger shume fjale, e keqja eshte qe edhe nese hahen, nuk ngijne, prap barku unt.

    tregom ti i kahit je?
    sa vjet i ki?
    sa shkolle ke kry ?
    apo nashta je me LDK se krejt familja jone e hajt edhe ti ?????


    mos te lutna , une skom kunder LDK apsolutisht kurrgjo, as kunder Rrugoves jo, nuk e kom njoft edhe nuk e di cfare njeri u kon, e di qe u kon kryetar edhe si i kryetar, mu si popull nuk mi ka permbush shume sene, sepse une si arsimtar skom pas me cka me ushqy fmin, une si polic e marr nji rroge " ma te vogel se sekretareshat e kosumit e hamamit " ,,, keshtu qe krejt jane te njejt, kape njonin mshoji tjetrit...une krejt shpresen e kom te rinia nashta mushen mend naj dite e fillojne me menu me kry te vet, pa pas nevoje me u bo anetar i naj partie, ,,,a duhet patjeter mi perkat naj partie per me marr pjese ne keto diskutime a? perderisa partite tona flasin per qeshtjen e Kosoves , qysh nji here nuk i deshmun popullit qe mujn me fol mesveti si njerz, e jo me ia mshel mikrofonat njerzve e cka di une. nejse,,,e rendesishme eshte qe sjemi kerkah hiq, e na mujna me vazhdu rrugen qysh ja kane nis kta para neve, por kemi me i pas te njejtat probleme edhe mas shume vjetve, veq qit pavarsi qe pe marrim ne koft e shkrume ( se moti u vulos ky fat, tash po presim veq ma diktue najkush cka kane kuvendu e cka kan nenshkru keta te medhajt )

    qishtu , mos u nxej, se se fundi eshte mendimi im personal e ti mundesh me pas mendim tjeter, e edhe me punu me mendime te tua, dikur dicka bohet,,,ishalla veq mire


    respekt, Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LIDERËT E LDK-SË NDESHEN PËR POZITËN E RUGOVËS - Raport i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN




    Raport i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN

    LIDERËT E LDK-SË NDESHEN PËR POZITËN E RUGOVËS

    "Epoka e re"

    Me disa pasardhës për pozitë të presidentit të Kosovës, lufta për pozitë vetëm ka filluar në radhët e partisë më të madhe kosovare

    Nga ekipi kosovar i BIRN në Prishtinë

    As Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, e as bashkësia ndërkombëtare nuk kanë ide të qartë se si të mbushin vakumin e krijuar nga vdekja e Ibrahim Rugovës, presidentit të Kosovës, udhëheqësit të partisë më të madhe dhe liderit të ekipit kosovar për bisedime të statusit final. Balkan Insajt ka intervistuar disa analistë, politikanë dhe diplomatë ndërkombëtarë, për të zbuluar se kush janë kandidatët e mundshëm për pasardhës, pasi Rugova të shtunën humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive. Hulumtimi ynë ka zbuluar disa konkurrues. Të gjithë ballafaqohen me detyrën e vështirë për t‘u përballuar me çarjet e mundshme në parti, interesat ekonomike dhe nevojën për të reformuar partinë. Prioriteti i bashkësisë ndërkombëtare, megjithatë, është të gjejë një personalitet i cili do të mund të udhëhiqte negociatat.

    Kush do t’i udhëheqë negociatat?

    Sipas Kornizës Kushtetuese të Kosovës, funksionet e Rugovës përkohësisht janë transferuar tek kryetari i parlamentit, Nexhat Daci. Por kjo nuk do të zgjidhë problemin me të cilin bashkësia ndërkombëtare ballafaqohet në Kosovë, që është gjetja e personalitetit të aftë për të vepruar si lider i Ekipit Negociator të Kosovës në bisedimet e rëndësishme me Serbinë rreth statusit përfundimtar të Kosovës. Bisedimet pritet të mbarojnë në fund të këtij viti. Kosova për momentin udhëhiqet si protektorat i Kombeve të Bashkuara, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Rugova më në fund emëroi Ekipin Negociator në mes të shtatorit. Ai përbëhej nga kryeministri Bajram Kosumi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetari i parlamentit, Nexhat Daci, nga LDK-ja, dhe dy liderët e opozitës Veton Surroi, udhëheqës i partisë ORA, dhe Hashim Thaçi, ish-komandanti i UÇK-së i cili drejton Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ekipi ka dështuar të mblidhet dhe në fund të tetorit mosmarrëveshjet e tyre u bënë publike, duke krijuar përshtypjen e një ekipi të përçarë i cili do të ketë nevojë për një personalitet autoritar si dhe presion të konsiderueshëm ndërkombëtar për të punuar së bashku.
    Para disa javëve, derisa shëndeti i Rugovës po përkeqësohej, administrata ndërkombëtare në Kosovë filloi të kërkojë një personalitet të ri për të zëvendësuar presidentin në Ekipin Negociator, i cili do të pranohej nga të gjithë. “Ne filluam të mendojmë për një personalitet politik me mjaft autoritet që do të pranohej nga të gjithë anëtarët e ekipit dhe në disa vende ky mund të jetë një ish-zyrtar i shtetit”, deklaroi me kusht anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar.
    Shkëlzen Maliqi, analist politik për të përditshmen Express, tha se gjetja e një personaliteti të tillë do të jetë e vështirë. “Komplikimet do të ndodhin, pasi të katër anëtarët e Grupit Negociues kanë tepër mburrje për të pranuar të tjerët si më superiorë ndaj tyre në grupin negociues”, tha ai.
    Mufail Limani, një analist tjetër politik, shtoi se LDK-së do t’i nevojitet kohë për reflektim pasi kanë humbur njeriun i cili i udhëhoqi për 16 vite. Megjithatë, shtoi Limani, kjo është një luksozitet që askush nuk mund të lejojë. “LDK do të jetë nën presion të madh për t‘u adoptuar brenda ditësh me faktin se lideri i partisë nuk mund të jetë njëkohësisht president i Kosovës dhe lider i Grupit Negociator”, tha ai.
    Milazim Krasniqi, i cili është i njohur me LDK-në nga përvoja e tij si zëdhënës i partisë në vitet 1998 dhe 1999, tha se vdekja e Rugovës do të qesë në sipërfaqe vite të “problemeve të cilat janë akumuluar në politikën kosovare”. Krasniqi shtoi se ishte gabim krijimi i qeverisë së re të Kosovës me opozitë (në vend të qeverisë së bashkuar kombëtare) në “një vit kur Kosovës i nevojitet një qeveri e unifikuar për të zgjidhur çështjen e statusit”.
    Ai beson se nevojitet një ndryshim i plotë i drejtimit për të kompensuar për dy goditjet e rënda ndaj politikës kosovare, duke filluar me ngritjen e akuzës ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, nga Ttribunali i Hagës për krime lufte, dhe pastaj vdekja e “babait të kombit”.
    Megjithatë, as në këtë aspekt nuk ka pajtim. Të tjerët pohojnë se trazimi i situatës nëpërmjet ndërrimit të qeverisë thjesht do t’i komplikojë gjërat. Ata thonë se zgjidhja qëndron në gjetjen e zëvendësuesit të përshtatshëm që do të merrte postet e ndryshme të Rugovës.
    Nga këto poste, presidenca dhe udhëheqja e ekipit i cili do të bisedojë me serbët janë më të rëndësishmet. “Brenga jonë kryesore është të mbajmë një ekip stabil negociues”, tha zyrtari i njëjtë ndërkombëtar për Balkan Insajt.
    Limani u pajtua, duke thënë se kushdo që do të udhëheqë LDK-në, kjo do të jetë një çështje më e parëndësishme, krahasuar me postin e presidentit. “Askush nuk do t’i thyej këmbët duke vrapuar pas postit të udhëheqësit të LDK-së”, parashikoi ai. “Kushdo që bën këtë do të humbë shansin e marrjes pjesë në Grupin Negociator”. Një burim tjetër i afërt me LDK-në tha se postet e udhëheqësit të partisë dhe presidentit do të kërkojnë kualitete shumë të ndryshme. “Udhëheqësia e LDK-së duket se do t’i lihet atyre që konsiderohen radikalë të LDK-së”, tha ai për Balkan Insajt. “Por udhëheqësi i shtetit dhe lideri i Ekipit Negociator duhet të jetë dikush i pëlqyer nga bashkësia ndërkombëtare”.
    Maliqi tha se institucionet ndërkombëtare në Kosovë do të tentojnë të imponojnë një vendim rreth opsionit të presidentit të Kosovës, edhe pse ata “do të tentojnë të fshehin këtë veprim”. Por, ai paralajmëroi: “Nëse një marrëveshje në mes të fraksioneve të ndryshme të LDK-së nuk arrihet rreth pozitës së presidentit të Kosovës, lufta për pozita do të bëhet publike”.

    Radha e pasardhësve të mundshëm

    Shumica e analistëve, politikanëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë të intervistuar nga Balkan Insajt, u pajtuan se askush nga radhët e LDK-së nuk do të ketë mbështetje absolute si pasardhës i Rugovës. Daci është një nga pretenduesit. I lindur në vitin 1944 në Tërnoc, në Luginën e Preshevës në Serbi, ky profesor i kimisë në Universitetin e Prishtinës u bë i njohur në vitin 2001, kur u emërua kryetar i parlamentit. Por, një burim i lartë afër LDK-së, tha se derisa Daci duket të ketë kualifikimet më të mira për të marrë postin e presidentit, “era po fryn në anë të tjera”. Të tjerët shtuan se lidhjet e tij të afërta me shefin e PDK-së, Hashim Thaçin, e bënë atë jo të popullarizuar tek ekstremistët e LDK-së. Daci gjithashtu besohet se nuk gëzon mbështetje të fuqishme tek radhët e larta të LDK-së dhe, me më rëndësi, ai nuk është anëtar i kryesisë së LDK-së. Daci gjithashtu nuk mbështetet plotësisht nga zyrtarët e huaj në Kosovë të cilët e konsiderojnë atë autoritar dhe jo fleksibil. Maliqi tha se Daci mund të jetë i kënaqur me postin e tij si kryetar i kuvendit dhe do të tërhiqet nga beteja për presidencë. Emra të tjerë në këtë rreth janë Alush Gashi, kryesues i grupit parlamentar të LDK-së dhe Fatmir Sejdiu. Gashi, një doktor, i lindur në vitin 1950, ka qenë në LDK që nga fillimi i nëntëdhjetave dhe ka krijuar lidhje në mes të LDK-së dhe diasporës, posaçërisht në Amerikë. Ai është anëtar i kryesisë së LDK-së. Sejdiu, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, gjithashtu është i lidhur ngushtë me anëtarët e partisë dhe respektohet në kryesinë e LDK-së.
    Agron Bajrami, redaktor i ‘Kohës Ditore’, gazetës me qarkullim më të lartë në Kosovë, tha se Gashi dhe Sejdiu mund të jenë të pranueshëm për opinionin publik, opozitën dhe bashkësinë ndërkombëtare si presidentë të ardhshëm të Kosovës. Bajrami tha se kriteret kryesore janë aftësia për të vendosur siguri dhe një kredibilitet të përgjithshëm “dhe mos të bartin me vete bagazh në formë të armiqësisë ndaj partive opozitare”.
    “Të dy konsiderohen në publik si figura stabile të cilët nuk kanë fërkime të hapura me partitë opozitare”, shtoi ai. Skenarët e mundshëm përfshijnë mundësinë që LDK-ja të bashkohet në mbështetje të një emri dhe pastaj ta ofrojnë atë person për votim në parlament, apo mundësia tjetër ku fraksionet nuk mund të pajtohen dhe propozojnë më shumë se një emër.
    Maliqi dhe Krasniqi besojnë se Lutfi Haziri, ministër i qeverisë lokale, 36 vjeçar, është në pozitë më të mirë për të marrë postin e liruar nga vdekja e Rugovës, si kryetar i LDK-së. Haziri iu bashkëngjit LDK-së gjatë të nëntëdhjetave dhe ishte kryetar i suksesshëm i komunës së Gjilanit nga viti 2000 deri 2004.
    Maliqi tha se Haziri mund të jetë opsion i mirë për president të Kosovës, gjithashtu, “sepse ai është shumë bashkëpunues, dinamik dhe shumë i dobishëm për negociata”. Por të tjerët e mohojnë këtë si jorealiste, pasi mosha e tij e re do të shtynte anash gjeneratën e cila përbën shumicën e kryesisë dhe anëtarësisë së LDK-së. Zyrtari i lartë ndërkombëtar i cili bisedoi me Balkan Insajt, konfirmoi se Haziri konsiderohet kandidat “joreal”.
    “Problemi qëndron në atë që secili anëtar i LDK-së beson se ai apo ajo mund të jenë president [të Kosovës]”, tha burimi i afërt me LDK-në. “Prandaj, nuk ekziston një plan i qartë për të tejkaluar situatën.”

    Një parti në udhëkryq

    Analistët pranojnë se pas të gjitha parashikimeve të ardhmërisë së partisë, shumë pak dihet për funksionimin e brendshëm të LDK-së. I pyetur në tetor se si LDK-ja do të funksiononte pa Rugovën, Haziri, anëtar i LDK-së, pranoi se është vështirë të parashikohet. “LDK ka struktura, por do të jenë vështirë të menaxhohen [pa Rugovën]”, tha Haziri për Balkan Insajt.
    Një burim i afërt me AAK-në, partinë e cila është në koalicion qeveritar me LDK-në, tha se “mund të jetë e mundur që gjithë ata mijëra njerëz që kanë udhëtuar për t’i dhënë respektin e fundit presidentit të ndjerë, gjithashtu po i japin lamtumirën e fundit LDK-së”. Derisa skenari më i rëndë përfshin ndarjen e partisë në fraksione të ndryshme, një burim tjetër afër LDK-së insistoi se interesi i tyre e bën këtë të pamundur. “Të gjithë e dinë se nëse ndahen, ata do të humbin më shumë sesa do të fitojnë, prandaj ekziston interesimi për të mbetur të bashkuar, për të ndarë fuqinë dhe përfitimet dhe të gjithë të fitojnë në vend se të humbin”, tha burimi. Ata që ndajnë këtë qëndrim theksojnë shembullin e Edita Tahirit dhe Bujar Bukoshit, ish-zyrtarë të lartë politikë të LDK-së, të cilët u larguan për të themeluar partitë e tyre, por dështuan të fitojnë vende në parlament.
    Pa marrë parasysh se a shpartallohet apo jo LDK-ja në të ardhmen e largët, disa dyshojnë se frontet e brendshme të betejës brenda LDK-së do të formohen menjëherë pas përfundimit të varrimit të LDK-së. Sepse, siç kujtoi Krasniqi, një nga fuqitë e Rugovës ishte se ai mund të disiplinonte partinë e tij. “Dhe në këtë mënyrë ai gjithashtu bashkoi dhe disiplinoi gjysmën e vendit”, tha Krasniqi.
    Shumë analistë përmendën menaxhimin e interesave të biznesit si një nga sfidat më të mëdha për reformuesit e LDK-së. Një burim i afërt me AAK-në tha se grupet e interesit do të tentojnë të ndikojnë cilindo që emërohet president dhe udhëheqës i partisë. “Ky grup (i biznesmenëve të mëdhenj) do të mbështesë çdo president i cili do t’i lejojë të zhvillojnë bizneset e njëjta që ata kanë zhvilluar gjatë fshehjes pas shpinës së presidencës”, tha një analist për Balkan Insajt. Analisti refuzoi të përmendë me emër këto fraksione nga frika e pasojave. Në ç’masë presidenti i ri dhe udhëheqësi i partisë do të jenë të sigurt në pozitat e tyre me rrjete të tilla joformale ekonomike, pritet të shihet. Në realitet, asnjë president i ardhshëm nuk do t’i sfidojë ata.
    Në fund, është pyetja e reformimit të partisë. Sipas Bajramit, kjo tani është urgjente. “LDK-ja duhet të riorganizohet tërësisht sepse tani i mungon simboli i cili i ka bashkuar”, tha ai. Fakti se LDK-ja nuk ka organizuar zgjedhje të brendshme për vite të tëra, konsiderohet si një hendikep serioz ndaj lëvizjes reformuese, dhe si shenjë e ngurrimit të partisë për të aplikuar procedura të brendshme demokratike.
    Krasniqi fajëson bashkësinë ndërkombëtare për këtë. “Nuk kishte presione [nga ata] mbi LDK-në për transformim, apo mbajtje të zgjedhjeve [të brendshme] për shumë, shumë vite”, tha ai. LDK-ja tani mund të paguajë çmimin për vonimin e tepërt të reformave të brendshme.

    Kohë sfiduese

    LDK-ja është larg shuarjes si forcë politike në Kosovë. Me emrin e presidentit të ndjerë prapa saj, është e mundur të gëzojnë mbështetjen e publikut si rezultat i emrit të Rugovës me muaj, nëse jo me vite.
    Mbetet partia më e madhe në Kosovë dhe do të mbetet ashtu për së paku edhe një vit. Në këtë gjendje, prezenca e fuqishme në terren dhe rrjeti i zhvilluar në të gjitha zonat do të jenë forcë e fuqishme. Por, partia ballafaqohet me një periudhë testuese, derisa Kosova po hyn në negociatat për status final me Serbinë, që do të zgjidhin fatin e saj për shumë gjenerata. Tani mbetet të shihet nëse LDK-ja do të mund të gjejë kapacitetet për t‘u ballafaquar me sfidat që e presin pas vdekjes së liderit të saj, Ibrahim Rugova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Nerona
    o gjilanas, po me vjen marre per ty , e edhe per ty qe po ja man anen qaq shume LDK ( a e ke pa najhere Melihate Termkollin, pash mu a ta mush synin per mu zgjedh ministresh diksuh e tille a, tjetra a e ki Dacin tu fol, a nuk e ke verejt qe menxi i lidh fjalit a, nen tre veq qe ka vdek Rrugova sdon me thone qe tash prej ngushllimit ndaj familjes se tij, edhe prej tutes prej dekes, duhet me shpallhero,sepse nuk eshte hero, heronjet duken ndryshe ) te vazdhoj me gjilanasin se e pashe dikun qe e kis vnu nji flamur "te pshturrt" ( me falni shume ne shprehje ) me ate yll te komunistave aty, sidoqoft kushdoqe vjen pas rrugoves ishalla se bon karrigen per vete e mos me leshu deri sa te des, po ishalla e leshon para se me dek, e jo si ky i fundit qe sditi me leshu deri ne frymemarrjen e fundit. thuja se krejt shqiptart jane edhe kane punu per pavarsine e Kosoves, kjo sdo te thote se krejt mujn mu bo krytare te shtetit. krytar bohet ai qe ka potencial per me udheheqe e jo qysh jena mesu na deri tash me pas njerz neper karriga qe veq vjedhin per veti, e mushin popullin me propaganda edhe fjalime kombtare, ia fshijn trunin popullit i cili vdes urie, e prap qorr mbetet, edhe skan asnji fije potenciali te udheheqjes pos dickaje qe me shume i ngjan urdherave te diktatures.

    kushdo qe vjen , veq ishalla nuk i shishmohet shume karriga , se gjeneratat e reja po dalin me diploma nga vende te ndryshme te botes, e kadaldal ndoshta po i zhdukim krejt berllogat e kohes te komunizmit qe na kane mbet . Amin
    Sa per dijeni dhe me pak fjal un me ty nuk do lodhem shum pasi edhe qenke i/e re ketu dhe e kuptoj qe sja keni haberin Forumit njeashtu bisedave lidhje me kete tem.

    Kosova nuk ka dal ti zgjedh Misteret e vitit qe ti vendos neper ministri , por i zhgjedh ata qe punojn dhe veprojn ne Kosov.
    Kosova nuk ka koh ti fut neper Ministri vrasesit qe vertet duken te mire nga pamja por nga zemra jan aq te dobet sa qe si gjen shokin.

    Melihatja si burrenesh qe osht ajo ti man n'rryp t'pantolleve qata hutat e juv , prej te parit e deri ma i mramti.
    Melihatja ndoshta nuk eshte e mire ne pamje por ajo ka mendjen te punoj dhe vetem te punoj dhe ta qoj Kosoven sa me shpejt vetem larttttt.. ( Merr lexo per te )

    Per Nexhat Daci-n , kur te flasesh ateher e kuptoj qe e urreni dhe skeni cfar te thoni ndryshe.

    Keta te shkret nuk kan qen dite e nat neper gjykata dhe polici te ter bot-es , sepse as njeri si ka Akuzu qe kan vra Shqiptar , per at ata kopilat e tu jan mesu duke fol shpejt e duke u nxjerr neper gjygje e pse mos me fol shpejt.
    Sa ka Nexhat Daci shkoll ti qaq vjet si ki vet.


    Spo di cka met than ma shum , pasi ski thon kurgja ic.

    Ajt tung tung
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Për “Epokën e re” flet Haqif Mulliqi, analist politik - Intervistoi : Musli Krasniqi




    Për “Epokën e re” flet Haqif Mulliqi, analist politik

    Mulliqi: Opozita nuk e ka konsideruar z. Rugova si institucion të unitetit

    Duhet ta sqarojmë se pavarësisht që mendoj se është periudhë delikate dhe duhet zgjedhur fjalët, por po të pyetej opozita, sigurisht se z. Rugova nuk do të ishte kryetar i Kosovës siç ka qenë, sepse opozita nuk e ka konsideruar z. Rugova si institucion të unitetit. Përkundrazi, janë deklarata në Parlament, institucione dhe forume të ndryshme që institucioni i tij ka qenë e kundërta e institucionit të unitetit

    Intervistoi : Musli Krasniqi

    Prishtinë, 29 janar - Vdekja e kryetarit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, s’do mend se është ngjarja që mund t’i ndërrojë raportet ndërmjet forcave politike në Kosovë, në kuptimin e relacioneve ndërpartiake dhe në raport me elektoratin, mund të ketë efekte (pak a shumë) në procesin politik të definimit të statusit politik të Kosovës, dhe më së shumti brendapërbrenda vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë kontekst, katër pyetjeve të “Epokës së re” iu përgjigjet analisti Haqif Mulliqi.

    Nekibe Kelmendi, figurë konsensuale që do të mund të vinte në krye të LDK-së dhe të Kosovës

    EPOKA E RE: Z. Mulliqi, pas vdekjes së kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, domosdo shtrohet nevoja e zgjidhjes së kryetarit të ri të Kosovës. Si e shihni ju procesin e zgjedhjes së tij?
    Mulliqi: Në opinonin e brendshëm dhe të jashtëm pas vdekjes së presidentit Rugova janë lakuar shumë emra, janë dhënë shumë opsione dhe mundësi për ta zënë vendin tashmë vakant të ish-presidentit. Jo rrallë janë lakuar emra që bëjnë pjesë në radhën e njerëzve më të afërt të ish-presidentit Rugova, të bashkëmendimtarëve të tij dhe njerëz që realisht nuk ishin pjesë e LDK-së. Unë mendoj se ky problem duhet të zgjidhet brenda LDK-së. Për këtë janë shumë arsye, ndoshta duke u lidhur me një prej postulateve themelore të demokracisë, që thotë se duhet respektuar vullnetin e shumicës. Na pëlqeu apo s’na pëlqeu, deshëm apo nuk deshëm, LDK-ja është partia me numrin më të madh të deputetëve në Parlament, që nënkupton apriori edhe numrin më të madh të elektoratit. Kjo është e para. E dyta, pavarësisht prej asaj që nuk fshihet as brenda LDK-së, ekzistojnë disa fraksione apo disa grupime të fuqishme politike brenda kësaj lëvizjeje. LDK-ja tani e ka rastin që brenda një situate të përmortshme të profilizohet si një parti e mirëfilltë politike, sepse ajo më shumë ishte lëvizje sesa parti. Realisht të shohim se cili grupim apo qark politik brenda LDK-së do ta marrë primatin. Dhe ai qark natyrisht do të shprehet i gatshëm që ta lansojë liderin e ardhshëm të partisë por edhe të Kosovës nëpërmjet institucionit të presidentit. Grupimet e identifikuara janë disa, duke nënkuptuar atë që njihet si grupi i Nexhat Dacit, grupi i Sabri Hamitit apo dhe grupi i ministrave e zv/kryeministrit, që janë të identifikueshëm, por kjo apriori nuk nënkupton që këto grupe politike liderin e ardhshëm të partisë dhe liderin e ardhshëm të shtetit joformal të Kosovës, do ta gjejnë pikërisht nga emrat të bartësve të këtyre grupimeve politike. S’do mend se përpos këtyre tri grupimeve, konkretisht Nexhat Dacit, Sabri Hamitit dhe Lutfi Hazirit, personalitete me ndikim dhe që mund të luajnë rol, mund të jenë domosdo edhe Fatmir Sejdiu dhe Alush Gashi. Unë personalisht mendoj se një prej figurave më konsensuale që do të mund të vinte në krye të të LDK-së dhe në bazë të kësaj preference edhe kryetar i Kosovës, mund të ishte Nekibe Kelmendi, e cila ka disa cilësi që mund ta bëjnë një lider të veçantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mos të harrojmë se znj. Kelmendi është një prej personaliteteve me sensin politik më të shquar brenda LDK-së. Zgjedhjet e vitit 2001 znj. Kelmendi i udhëhoqi mbi supe në favor të partisë së saj dhe ishte meritë jashtëzakonisht e madhe e karizmës së saj politike, dijes dhe ndjenjës së stërholluar por situatën politike që LDK-ja të marrë një numër të madh të votave. E dyta, është biografia familjare e znj. Kelmendi që krijon apriori një solidaritet edhe me elektoratin që nuk është i LDK-së. Dhe, fakti që shqiptarët e Kosovës në këtë fazë delikate nëpër të cilën po kalon Kosova presin që lideri i Kosovës të mos jetë njeri i kompromiseve sa i përket shumë çështjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës. Dhe, të gjithë besoj se jemi të një mendjeje që znj.Kelmendi, një personazh shumë i rëndësishëm i skenës politike në Kosovë, ka një biografi familjare e cila realisht në fatkeqësinë që i ka ndodhur në familjen e saj të nderuar, nuk do të ishte personazhi më i favorshëm për palën kundërshtare, Serbinë, në zgjidhjet e ardhshme, sepse kemi të bëjmë me një njëri i cili gjatë luftës është dëmtuar shumë.

    Riformulimi i grupit negociator do të varet shumë prej kombinimeve që mund të ndodhin brenda LDK-së

    EPOKA E RE: Cili mendoni se është grupi brenda LDK-së që mund të marrë primatin për ta udhëhequr partinë, realisht dhe Kosovën?
    Mulliqi: Tashti, se cili grupim politik brenda LDK-së mund të jetë dominant, kjo është çështje e të gjitha spekulimeve që kemi pasur rastin t’i dëgjojmë te shtypi i brendshëm dhe të shtypi i jashtëm. Por, një gjë që mund të jetë kyçe në gjithë këtë proces, është që ideja e përbashkimit brenda një interesi politik dhe jo vetëm politik të dy grupimeve brenda njërit grupim brenda LDK-së, mund ta determinojë dhe ta sjellë situatën e ardhjes së kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë personalisht nuk mendoj se në LDK janë gjithandej të gatshëm që kjo gjë të ndodhë shumë shpejt, për më shumë, bërja aq e shpejtë siç ka propozuar kryeadministratori Petersen. Pavarësisht faktit se vendi i presidentit të Kosovës është bosh, dhe vendi i liderit të LDK-së si forcë kryesore politike është bosh, unë debutoj me atë pjesë të analistëve politikë të cilët mendojnë se vdekja e z.Rugova, përveç faktit që Kosova dhe posaqërisht LDK-ja humbën një lider, kjo nuk mund të ketë ndikime të drejtpërdrejta në procesin negociator, sepse nuk duhet harruar që ekziston grupi negociator dhe gjithashtu jemi të prirë të gjykojmë se në momentin kur të thuash, hiç momentin kur z.Rugova e proklamoi si të tillë, ai vazhdoi të punojë pa ish-presidentin Rugova. Janë dhe grupet e punës që kanë punuar jashtë kontrollit dhe ndikimit të ish-presidentit Rugova, dhe ky grup si i tillë do të jetë në gjendje ta përballojë periudhën e riformulimit të tij. Nëse do të respektohet kjo formulë në të ardhmen, që kryetari i Kosovës, kryetari i Parlamentit, përfaqësuesi i Qeverisë dhe përfaqësuesit e dy partive opozitare së bashku me z.Shala të jenë në përbërje, riformulimi i grupit negocator do të varet shumë prej kombinimeve jo vetëm retorike por edhe praktike që mund të ndodhin brenda LDK-së, nga fakti se kush do të jetë kryetar dhe kush do të jetë kryeparlamentar. Mirëpo, ajo që mund ta themi jashtë evenimentit tragjik të vdekjes së z.Rugova, jashtë dhimbjes që kanë njerëzit e tij më të afërt, jashtë dhimbjes që kanë edhe simpatizantët e tij e që ishin të shumtë dhe kjo u dëshmua, në fakt faza që vjen nuk do të jetë determinuese vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës, dhe kjo më kthen në fillim, pra ka të bëjë me profilizimin e LDK-së, si një parti e vetme, parti unike dhe e qëndrueshme.

    Ndoshta brenda një situate të pandehur të mosmarrëveshjeve brenda LDK-së mund të përfitojë opozita

    EPOKA E RE: A mendoni se një kandidat për president nga LDK-ja do të kishte votat e opozitës, PDK-së dhe ORA-s në Kuvendin e Kosovës?
    Mulliqi: Unë sinqerisht mendoj se nëse do të arrihet një konsensus brenda LDK-së, AAK-ja për ta ruajtur pozitën që ka si partner qeveritar do të dakordojë me çfarëdo zgjedhje që do të bëhet brenda LDK-së, dhe e tëra nuk do të ketë ndikim të madh në kohën kur do të votohet për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Duhet ta sqarojmë se pavarësisht që mendoj se është periudhë delikate dhe duhet zgjedhur fjalët, por po të pyetej opozita, sigurisht se z. Rugova nuk do të ishte kryetar i Kosovës siç ka qenë, sepse opozita nuk e ka konsideruar z. Rugova si institucion të unitetit. Përkundrazi, janë deklarata në Parlament, institucione dhe forume të ndryshme që institucioni i tij ka qenë e kundërta e institucionit të unitetit. Dhe e tëra mund të rrënohet dhe të shkojë në favor të opozitës dhe mbase të preferencave të tyre, nëse do të ndodhte ndonjë kthesë e madhe apo thyerje e madhe brenda LDK-së. Unë, sinqerisht nuk jam i prirë të besoj se brenda kësaj partie edhe për shkak të koncepteve politike që mund t’i kenë të përafërta shumë liderë të atyre grupimeve dhe fraksioneve, edhe për shkak të interesave, sepse në fund të fundit angazhimet në politikë kanë të bëjnë me interesat personale të individëve që kanë këto angazhime. Pra, ata mund të arrijnë një marrëveshje e cila nuk do të çojë shumë peshë në brengat e opozitës se a janë apo nuk janë për liderin e ardhshëm. Një fakt që dihet është se një grupim politik liderin e zgjedh për nevoja të veta, dhe pastaj për ta vendosur karizmën e tij brenda mozaikut të një skene të caktuar politike. Por, se sa do të jetë unike LDK-ja, do ta shohim shumë shpejt, edhe pse këtyre ditëve, ndoshta për shkak të kujdesit dhe situatës së përmortshme, nuk ka paralajmërime të tronditjeve të mëdha. LDK-ja mund ta ketë një fat, nëse ia del ta tejkalojë këtë sfidë më të madhen që nga themelimi, që ta bëjë atë që njihet si një prej veprimeve më të avansuara taktike të një grupimi politik, ta bëjë ndryshimin e fytyrave në politikë. Kjo, sepse kemi të bëjmë me një parti, një pjesë e madhe e spektrit të saj janë 15-16 vjet në opinion dhe ofertat e tyre para elektoratit janë të njohura. Dhe e dyta, ndoshta brenda një situate të pandehur të mosmarrëveshjeve brendapartiake, të pëfitojë pikërisht opozita. Kjo është çështje e një aritmetike, sepse nuk duhet harruar që objektivisht nëse do ta kthejmë situatën prej para një viti, opozita e atëhershme, PDK-ja, ORA dhe AAK-ja para se të futej në koalicion, kishte një votë apo dy më shumë se ç’kishte partia kryesore. Por, faktikisht këtu lojtarët do të jenë: LDK-ja dhe lojë më të vogël dhe të parëndësishme absolutisht do të ketë AAK-ja, e cila objektivisht pas një viti nuk do të jetë partner për pjesën tjetër të opozitës.

    EPOKA E RE: Çfarë ndikimi mund të ketë në elektoratin e LDK-së vdekja e z. Rugova?
    Mulliqi: Nuk duhet harruar se pjesën dominante dhe absolute të votave elektorati i LDK-së ia ka dhënë liderit tashmë të ndjerë të kësaj partie, Ibrahim Rugova. Dhe fakti që kjo kthesë ndodh në këtë mënyrë siç ndodhi, domethënë me evenimentin tragjik dhe të përmortshëm të vdekjes së presidentit Rugova, realisht mund të ndikojë te një pjesë e elektoratit që në të ardhmen t’i shikojë me një dioptri tjetër të gjitha problemet që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë apo të keqe, të suksesshme apo më pak të suksesshme të LDK-së apo të eksponentëve të saj në strukturat udhëheqëse. Në fakt, një pjesë e madhe e elektoratit të LDK-së i ka besuar vizionit politik dhe intelektual të z. Rugova, dhe prapa këtij vizioni ata i kanë lejuar edhe disa deformitete të cilat objektivisht në rrethana të tjera nuk besoj se do të jenë të prirë t’i tolerojnë. Në fakt, kjo ndoshta do të jetë një prej sprovave më të mëdha të cilat do të shfaqen brenda LDK-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    degjo gjilanas, nashta une skam shume shkolle,hajt po e lojm qashtu,

    sa i perket Melihates, nuk di pse e permende pamjen e saj, une nuk e permenda ne shkrimin tim te me hershem(miza mas veshi ) , ndersa sa i perket punes se saj, shko dhe vizitoje ministrin qe ajo e udheheq ne prishtine, dhe besom ka me te ardh me vjelle . menjiere pasi qe emertua ministresh e asaj ministrie, filloi "jashtqitjen" e punetoreve qe nuk i perksinin LDK dhe i futi njerzit e vet, deri kure keshtu, askund ne bote nuk ndodh qe njerzit qe qiten prej punes sa here te ndrrohen qeveritaret. nejse
    sa i perket dacit, te lutem, Dacin nuk e kritokova qe flet ngadal , por cka flet kur te flet. sa i perket shkolles se tij, nuk e kam ndermend me i marr diplomat e tija e mi varr ne mure, kerkujt spi duhen, une nji njeri qe qohet edhe ne skamjen me te madhe te popullit te tij, blen veture ne vlere prej qindra mije eurove, une nuk e llogariti normal, shume thjesht eshte kjo pune, se mu qisaj qikes, qy po te duke e vogel edhe pa shkolle, shpirti me dhem sa here i shohe fmit tu lyp lemoshe neper rruget e kosoves, sa i here i shoh nanat tu lyp neper kafiqa te prishtines, mesiguri ka edhe ne gjilan. sidoqoft shpirti me dhem edhe kur i shoh arsimtart qe kan kry dhe shkolle, e e marrin nji rroge te pshurrt me dekada, per nder te arsimimit edhe qeshtjes shqiptare, deri kur??? edhe ata kane fmi, e edhe ata dine me shetit me aeroplana privat si Kosumi ( i cili seshte Ldk, cka nenkupton qe skom kurrgjo kunder LDK,) ose qe shkon ne deti si Daci tu udhetu me "klase te pare",,,ose cka di une si kush,,,,, ndersa ata qe kane vra qe po i kritikon ti, sdi shume per ta, per veti ne lufte sjom kon, se fmi mo, ndersa ata qe kan luftu pernime, fmija e tyne pojekin sot per buke, disa pi hajn burgjet, e ktyne qe kan met gjalle, "kerkush spo jau rras" , shko vete nji ushtar te TMK sa e ka rrogen . mos te ja nisi me i permend problemet e tjera si pensioni, rryma etj etj. kush ka faj??? mu nuk me intereson partia e asnjonit, ( se i kane bo si prona private ato parti ), mu me intereson qe ai qe eshte ne qeveri me tregu qe po bon dicka, jo me ne fjale, po vepra, sme intereson mu shkolla e Dacit, du me pa cka eshte ne gjendje me bo, e jo me gjithe ate vend qe e ka ne kuvend mu qu edhe mi thone deputetiit ( pavarsisht cilit ) dicka te tille si " ulu po te thom " ka gjirime te tilla, nashta edhe i percjell seancat e te ka ra me pa e me ni.
    sdi a e lexove ate artikullin ma nalt, LDK se ka gjate, sepse me pelqej nji pjese ku u kritiku fakti qe LDK nuk ka ba asnjihere zgjedhje te brendshme, gje qe deshmon qe i kane mungu disa "detaje " te rendesishme te proceseve dhe zhvillimeve demokratike brenda perbrenda saj,....
    ndersa "ata te shkrete" sic i quajte ti, shume mire, ata jane te shkret, mendoj edhe une, por vetem per faktin qe bota e tyre aq e vogel edhe sillet vetem rreth interesave dhe urise se tyre personale, duke e lene anash popullin gjithmone, dhe duke e perdorur situaten kritike ne te cilen gjindet Kosova tani, per ta qetesuar popullin sepse populli nuk done mi bo keq Kosoves, edhe Shuun, duron, duron duron duron , nuk e di deri kur, veq e di qe jo edhe shume gjate, bash eshte per mu qudit qysh spo dalin njerzt rruges edhe veq me vra rrafall kon te muj, qysh ndodh neper shume shtete,,,,,ne pergjithesi numrin e krimileve nga ana e popullit e kemi shume te vogel ne krahasim me ata te cilet e kane ligjin ne dore, tu i perfshi ketu edhe "internationalcat".

    ah verbim verbim,,,,

    une e maj ne mend nj kohe kur krejt Kosova ka qene LDK, e edhe sot une njoh njerz qe jane me LDK, edhe i kam miq te mire, por sdi sa mujte me kuptu qe kritika jem, nuk i drejtohet partise, veq le te perparon LDK, por fakt eshte qe i duhet nji reformim goxha i madhe per me mujt me perparu, i duhen ndryshime shume te medha, por nese ia arrin , sa per mu le te urdheron, cka une kritikova edhe kom me kritiku gjithmone, jane individed, bile as keta jo personalisht, por punen qe ata e bojne, ose per te na ma mire me thone qe se bojne.
    ne pergjithesi si popull nuk jemi shume te hapur ndaj kritikave, kush kritikon kena qef menjiher me shpall "armik te popullit" e verteta eshte qe qaq sa e don ti kosoven e du edhe une ( po nisna prej asaj qe e don ) keshtu qe jemi te barabart, edhe e kemi te barabart te drejten me me mendu se cka eshte ma e mira, e une veq muj me iu lut Zotit qe gjithe ishalla del dikush qe me kritikon, , eshte ndihme e madhe.


    ndoshta ma mire me perfundu ketu.

    gjitha te mirat,
    Nerona
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nerona : 31-01-2006 më 14:08
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asht sul "epoka re" mbas LDK-s si dhelpra mbas bo.leve te dashit ...


    po ja mban dertin LDK-s Epoka e mavroflliqanave..

    Llap.. me njifjal PDK na del Parti socialiste.. perderisa shkon ne Athin ne internacionale socialiste....

    ani mir po ..kaq koh qe i thoni LDk majtiste titiste komuniste..
    Po pse ja vodhet emrin LDK-s more.. Ma mire ta kishit emrue PSK .. partin tuaj te thaq kupit..

    nejse po cka u ba me gjyqin e Ekrem rexhes .. spo na informon ma ..

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Llap.. me njifjal PDK na del Parti socialiste.. perderisa shkon ne Athin ne internacionale socialiste....
    Brari ka shkua ne Athin por lexoje se qfar u tha atyre qe u takue me ta:
    ----------

    Thaçi: Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje-pavarësia

    Në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonal dhe botërorë në Athinë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga Presidenti i Greqisë Jorgo Papulias në një pritje të organizuar enkas për pjesëmarrësit e Konferencës.

    Gjatë Konferencës Thaçi është takuar me Kryeministrin e Bullgarisë Stanishev, me përfaqësuesit e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, me përfaqëusesit e Partisë Socialdemokratike të Austrisë, me ish Kryeministrin e Italisë D’alema, me zyrtarë nga Bosna, Kroacia si dhe liderin e opozitës shqiptare Edi Rama.


    Në të gjitha këto takime Thaçi ka shtruar nevojën e domosdoshmërisë së mbështetjes së gjithanshme rajonale dhe ndërkombëtare të procesit negociator për statusin e Kosovës në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses dhe Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. “ Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje, e ajo është pavarësia e plotë dhe integrimi i saj në strukturat Euro – Atlantike . Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, vullneti ky i cili duhet mirëpritur dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar “ – ka deklaruar Thaçi në të gjitha takimet.

    rtk
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Llap e paske censoru Tadiqin

    Mos harro se edhe Kryeministri Bullgar eshte nje Komunis i konvertuar ne socialist e shumica prej ktyre emrave qe i permende jan komunista njelloj si thaqi.
    Andaj mos u kreno me ket veprim te thadiqit kosovar,sepse ti duhet te jesh ai qe t'reagosh ne menyr patriotike per takime te tilla te padronit tend.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga Brari
    asht sul "epoka re" mbas LDK-s si dhelpra mbas bo.leve te dashit ...


    po ja mban dertin LDK-s Epoka e mavroflliqanave..

    Llap.. me njifjal PDK na del Parti socialiste.. perderisa shkon ne Athin ne internacionale socialiste....

    ani mir po ..kaq koh qe i thoni LDk majtiste titiste komuniste..
    Po pse ja vodhet emrin LDK-s more.. Ma mire ta kishit emrue PSK .. partin tuaj te thaq kupit..

    nejse po cka u ba me gjyqin e Ekrem rexhes .. spo na informon ma ..
    Edhe une mendoj sikur ju Brari.

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Ata që vdekjen e Rugovës e kanë konsideruar fitore personale.
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 18:05
  3. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  4. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 275
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 14:50
  5. Pse Rugova (s')bën të kritikohet?
    Nga shigjeta në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 08:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •