Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Të mësosh shqip nëpërmjet televizionit

    Nje tjeter nisme e ministrit te Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, per t'u ardhur ne ndihme femijeve te bashkatdhetareve ne menyre qe edhe ata te mesojne gjuhen dhe kulturen shqipe.

    Dje, ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, ministri Pollo zhvilloi nje takim me drejtuesit e televizioneve te cilet transmetojne ne satelit programet e tyre qe ndiqen edhe jashte shtetit.

    Gjate takimit u diskutua mbi paketen televizive "Mesimi i Gjuhes dhe Kultures shqipe per femijet e bashkatdhetareve tane te cilet jetojne jashte shtetit", e pergatitur nga MASH.

    Programi "Gjuha Amtare" per nivelin e pare te femijeve shqiptare ne emigracion eshte nje program shume i rendesishem per perfshirjen e femijeve jashte atdheut ne programin ne distance ne mesimin e gjuhes amtare shqipe. Ky program perfshin te gjithe femijet qe fillojne per here te pare te mesojne te shkruajne e te lexojne gjuhen amtare si dhe te marrin njohurite baze gramatikore. Programi do te realizohet duke u mbeshtetur ne tekstin e nxenesit dhe ne librin e mesuesit "Gjuha Shqipe 2" te hartuara per edukimin ne disatance nga MASH si dhe ne materiale te tjera plotesuese.

    Programi i nivelit te pare perbehet nga tri pjese:

    1. Pjesa e pare: artikulimi dhe shkrimi i tingujve te alfabetit shqip

    2. Pjesa e dyte ka te beje me pervetesimin e teknikes se lexim-shkrimit qe shoqerohet nga libri i abetares, fletorja e punes e mjete te tjera didaktike.

    3. Pjesa e trete ben te mundur prefeksionimin e shprehive te nxenesve ne lexim-shkrim duke i pajisur ata edhe me disa njohuri te thjeshta gjuhesore.

    Fushat e studimit te programit:

    1. Lexim-shkrimi fillestar

    2. Zhvillimi i shprehive komunikative te te folurit, te degjimit, te shkruarit, nderveprimi.

    3. Njohuri mbi tekstin

    4. Njohuri mbi gjuhen

    5. Modelimi i shkrimit.

    "Keshtu, me mesimin e gjuhes amtare si dhe mes shprehive komunikative te te lexuarit, te te folurit dhe te shkruarit ne do t'ju lejojme femijeve tane (kudo qe ata jane) te mesojne gjuhen amtare ne formen e saj standarde",- u be e ditur dje gjate takimit.

    Paketa permban edhe nje platforme per kualifikimin e mesuesve qe do te realizojne mesimet ne televizion. Eshte parashikuar qe keta mesues te trajnohen per disa dite nga autoret e ketij programi ne MASH. Organizimi i mesimdhenies se gjuhes amtare ne distance nga ana e kanalit televiziv eshte nje problem regjisorial i cili duhet te diskutohet per detajet dhe menyren e prezantimit.

    Manjola Zeka - Koha Jone
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Edhe mua shigjeta me eshte bere qejfi shume kur mesova per kete nisme te M. se Arsimit.

    Por ti je e bindur qe femijeve tane ne mergim u ka munguar vertete kjo?
    pra per shkak te mungeses se ketij programi nuk kane mesuar shqip?
    apo u kane munguar shkollat per mesimin e gjuhes shqipe
    apo kurset nga individe te vecante?

    Jo shigjeta asnjera nga keto nuk u ka munguar , ne mos njera mundesi tjetra ka egzistuar gjithmone pothuajse kudo qe jetojme jashte vendit

    Shpresoj qe ky program te ndihmoje femijet, por me shume prinderit e tyre, qe keta te fundit te kuptojne rendesine e te mesuarit e gjuhes se nenes dhe se per kete duhet harxhuar kohe e duhet bere perpjekje, duhet patur durim.........

    Jane keta te fundit qe nuk bejne asnje perpjekje qe femijet e tyre te mesojne gjuhen e nenes.
    Jane prinderit qe praktikojne gjuhen e huaj ne shtepi, gjuhen e vendit ku jetojne, e jo shpqipen
    Jane prinderit qe e flasin gjuhen shqipe gjysma gjysma duke futur fjale te huaja ne me shume se 50% te fjalise.
    Jane prinderit qe thone cfare u duhet gjuha shqipe femijeve
    Jane prinderit qe nuk blejne satelit per te degjuar programet shqip
    Jane prinderit qe krenohen qe femijet e tyre nuk dine asnje fjale shqip

    ndoshta jam pak e revoltuar dhe jam shprehur ashper, por ky eshte nje realitet qe e vuaj.

    por sidoqofte shpresoj qe ky program qe do shfaqet ne TV te jap me shume rezultate se sa mendoj une
    Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 23-01-2006 më 20:12
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    Hope31 bie dakort me sa ke shkruar. Prinderit jane faktori kryesor per te ruajtur gjuhen tek femijet, kur jetojne jashte shtetit. Ashtu sic kam njohur familje dhe prinder, si ata qe ke pershkruar me lart, po ashtu kam njohur edhe te tjere qe mundohen ne shume menyra te mos humbasin gjuhen shqipe tek femijet e tyre duke nisur qe nga fakti qe i cojne ne shkollat qe jane hapur, duke iu blere apo lexuar libra ne shqip...etj. Kjo inisiative e re eshte dicka shume e mire, nje mundesi me shume per te ruajtur gjuhen shqipe.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 24-01-2006 më 08:13
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    une mendoj se nje program per perdorimin korrekt e gjuhes shqipe se njehsuar duhet parashikuar edhe ne shqiperi. sot per sot akush nuk mund te krenohet se e flet shqipen pa bere asnje gabim gramatikor ose sintaksor kur e perdor ate ne menyre te natyrshme ne te gjitha situatat e perditshme. problemi eshte se kjo nuk ja vret veshin askujt. me e keqja eshte se as gazetaret dhe politikanet shqiptare qe duhet te jene shembuj oratorie siç eshte rasti ne vendet e tjera dhe sidomos ato te europes perendimore, bejne gagime themelore zgjedhimi ose lakimi ose perdorin vend e pa vend fjale te huaja apo me kuptim te papershtashem. eshte per tu skandalizuar shembulli i keq i kanaleve televizive shqiptare qe sherbejne si model dhe ne te njejten kohe jane perfaqsuese te nje kultura gjuhesore. A e keni vene re se ajo vajza qe dublon tel alsat-i emisionet me tema politike, ekonomike, etj ,lexon me nje intonacion pa lidhje fare me kuptimin e textin dhe nderkohe qe thote pershembull se lufta shkaktoi 1000000 victima, duket sikur po ben reklame ose sikur po thote : femijet tane jane te lumtur..........ç'eshte kjo?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    ja, edhe une paskam bere ca gabime po ta vini re...

  6. #6
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Duke qene dhe vete i prekur nga ajo vala emigrimit ne moshen 10 vjecare po shkruaj dhe une disa nga pikpamjet e mia si "femi shqiptare ne mergim ne ate kohe". Sapo erdha nga ora 8 e mengjesit deri ne ore 4-5 te pasdites flitej vetem Anglisht. Ne shkolle nuk kishte Shqiptare fare, dhe kjo i veshtirsoi gjerat disi per mua sepse gjuhes Shqipe pak nga pak po e largoja fare. Kjo ndodhte nga rrjedhoja menyres se si une po mesohesha.

    Kur hope31 shkruan me larte dhote qe prindi ndikon shume tek femija ka 100%
    sepse ashtu dhe babai im thoshte "Nuk ka Anglisht e Shtepi, merri shoket dhe fol jasht Anglisht". Sote e kesaj dite ndjej mungesat qe kam. Kam qene me fat!..
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #7
    Larg familjes Maska e lumturi
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    111
    Nje ide shume e mire.
    Edhe une cuditem kur kam pare femije shqiptare qe nuk e kuptojne ose flasin shqipen. Gjithmone kam thene qe kur te kem femij, ne shtepi do te flasim vetem shqip. Per mua eshte e rendesishme qe femija im te flas shqip.
    Pershendetje
    First try to understand, than try to be understood.

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kjo ide eshte shume e mire.
    Edhe RTK e ak nje program te ngjajshem dhe e shikoj shpesh kur kam kohe se as une nuk e di mire shqipen, sidomos kam veshtirsi me shkrimin.
    I perkthej fjalet nga nje gjuhe tjeter dhe nganjehere me ngatrrohet renditja dhe shenjat e piksimit.

    Edhe forumi me ka ndihmuar ta permirsoj gjuhen.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    E kam menduar gjihnje kete problem pasi kam dy femije ne moshe 6 dhe 8 vjec dhe me te vertet qe ka qene problem ne fillim pasi femija kur shkon ne kopsht dhe me von ne shkoll ben me shum ore ne gjuhe te huaj se sa Shqip sepse shqip flitet vetem ne darke kur mblidhemi te gjith pra si rrjedhoj femija flet rreth 8 ore gjuhe te huaj dhe rreth 4-5 ore gjuhe Shqipe por edhe kjo kohe kalon me problemet shpis dhe detyra se sa me shqip.
    Detyrat femijes dua apo nuk dua une duhet t 'ja shpjegoj ne gjuhen qe ben ne shkoll perndryshe i ben lemsh fare.

    Pastaj femijet e mi mesojne ne italisht kane gjuhe te huaj anglisht i mesoj edhe shqip por mendoj se eshte pak e ngarkuar keshtu qe gjeta nje sistem tjeter per gjuhen shqipe:

    I bleva paketen e digit - alb satelitor dhe ne te ka nje kanal me kukulla 24 ore i dubluar ne Shqip , te gjith femijet i pelqejne kukullat dhe perqendrohen 100% kur i shohin ato, dhe rezultati ishte fantastik pasi shpesh here habitem ku kan mesuar gjith ato shprehje dhe llogjike ne shqip dhe e gjith kjo pa asnje mesues dhe pa humbur kohen time .

    Prandaj do ju sugjeroja atyre te min se arsimit te nxjerrin nje fond dhe te ndihmojne ne realizimin e filmave me kukulla per femije ne gjuhen shqipe ku te flitet edhe per gramatik apo gjera te tjera te gjihes me nje fjal dua te them qe po ti besh 30 min mesim me mesues ai nuk e shikon por po t'ja besh mesimin nepermjet kukullave e kupton me shpejt dhe me mir.

  10. #10
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Duket ide e mire ...por ska fuqi ska kuptim ska asnje vler te behet dicka e tille.Ne se dikush do me te vertet te ruaj gjuhen shqipe tja mesoj femijeve te tyre kete gjuhe atehere thjesht duhet tu flas shqip.Arsyet qe fimjet e vegjel shqiptare nuk mesojen shqip nuk eshte mundega e televizorve shqiptare nuk eshte mungesa e shqiptarve te tjer por eshte mungesa e insiatives qe kan prindrit shqiptar.Te cilet nuk u mesojen gjuhen ton vegjelve shqiptar.Per cdo gje e ka ne dore familja.Njoh njerez qe kan ardhur ne greqi 1-2-3 vjec edhe flasin shqip.Sepse familja e ture u mesoji kete gjuhe.Nga ana tjeter njoh njerez qe me rrin ketu (greqi) edhe "harrojen" te flasin shqip.Cdo gje ka te bej me kulturen qe u jepet nga familja.
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  2. Letra e Kishës së Romës drejtuar Kishës së Korinthit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 16:35
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. George Sand nëpërmjet burrave të saj
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2005, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •