Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Emigrantët shqiptarët, të dielën protestë e madhe në Athinë

    Emigrantët shqiptarët, të dielën protestë e madhe në Athinë


    Autori i Lajmit: Nga Athina, Shpëtim Zinxhiri
    Të gjithë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, me anë organizmit që i përfaqëson dolën me një deklaratë të fortë proteste ku dënonin vrasjen e 17 vjeçarit Edison Zahaj, në një qytet të ishullit të Kretës. Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi bën te ditur se një tubim i madh proteste do të zhvillohet në kryeqytetin e Greqisë Athinë, më datën 15 janar. Ndërkohë që familjarët e të riut që u ther barbarisht me 17 goditje thike në trup, janë në vendlindje për ceremoninë e lamtumirës, organizatorët e tubimeve në Kretë dhe Athinë, kanë vendosur që protesta që ishullin ku ndodhi tragjedia të zhvillohet sot, ndërsa në Athinë mitingu do të zhvillohet ditën e dielë. Në deklaratën e federatës së shoqatave shqiptare të emigrantëve në Greqi, e të firmosura nga Flutura Tafilaku dhe Jovan Mëhilli, përkatësisht sekretare dhe kryetar, theksohet se “Dënojmë aktin e dhunshëm e të turpshëm që i mori jetën të riut emigrant Edison Zahaj, me banim në Rethimno të Kretës, nga persona vendas të cilët sulmuan barbarisht familjen Zahaj, duke manifestuar urrejtjen ndaj të huajve, pra atë që quhet racizëm”. Sipas organizmit që përfaqson të drejtat e shqiptarëve në Greqi, “Ky veprim i papërgjegjshëm, pavarësisht se u bë për motive të dobëta, nuk ka për të cënuar aspak marrëdhëniet e mira ndërmjet shoqërisë së përparuar greke dhe emigrantëve shqiptarë, që kanë derdhur djersën e, pse jo, edhe kanë dhënë jetë njerëzish për përparimin e begatinë e këtij vendi”. Ndërkohë, Federata e Shoqatave shqiptare në Greqi, në njoftimin për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë të Kretës, bën të ditur se ku tubim është paqësor dhe kërkon të krijojë frymën e mirëkuptimit midis grekëve dhe shqiptarëve. Sipas organizatorëve qëllimi i protestës së funsdjavës, është që të mbahet qëndrim i ashpër ndaj krimeve të kësaj natyre. Sipas organizatorëve të protestës theksohet se “për fat të keq, ka situata të shëmtuara dhe të dhimbshme që krijojnë klimë tensioni, si ajo e 1 janarit 2006 me dhunimin e banesës dhe vrasjen e të riut shqiptar Edison Latif Zahaj”.


    Ky lajm është publikuar: 11/01/2006

  2. #2
    . Maska e delisa
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Ncuk Ketu !
    Postime
    248
    Vetem ne Greqi denohet njeriu per vrasje ( te nje shqipetari) thjesht me nje gjobe.
    Me shume skandaloze se kjo, eshteqendrimi asnjeanes i qeverise shqipetare... qe ska absolutisht asnje rol ne menyrat sesi trajtohen nenshtetasit shqipetare, jo vetem ne greqi ku dihet qe marredheniet kane qene te acaruara tere kohen por ne cdo vend tjeter. Cdo kishte ndodhur nese ky djaloshi ne fjale mos te kishte qene shqipetar por nga nje komb tjeter? C'fare qendrimi do kishte mbajtur qeveria perkatese ?

    Ngushellime familjes dhe te shpresojme se me keto levizje qe po behen te ndryshoje dicka ne Greqi megjithese nga parashikimet sduket sikur do ndryshoje ndonje gje e madhe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    3
    kete qeshjten e si te them, qendrimit grek ndaj shqiptareve,nuk e kemi te re, jam tmerruar kur degjova lajmin e vrasjes se ati djaloshit me date 1 janar 2006, ne oret e hereta te mengjesit. cka te them, qe mund te bisedohet me greket. jo. ne nuk u kemi bere grekeve asnjehere asgje, por ata na urrejne per vete faktinq e ne ekzistojme. natyrisht qe jemi te dobet,, dhe te dobetit gjithmone e pesojne keq, megjithate cka mua me mllefos eshte qendrimi i qeverise shqiptare per tu ardhur ne ndihme emigranteve te tyre kudo ne bote qe jane. Greqia me gjithe sjelljet e kqija te tyre ndaj te huajve, dhe thyerjet e ligjeve te te drejtave te njeriut, eshte nje shtet qe ka hyr ne Bashkesine Europiane. SI? do te pyeten disa, ndersa shume thjesht pergjigjem une. Eshte shtet i forte.
    Ne si shqiptare duhet te bejme me shume ne rritjen e vetedijes kombtare, dhe cdo armik, qofte greku ose serbi, ose kush e di une kush, mund ta luftojme me rritjen e nivelit te arsimimit. natyrisht te gjitha keto duhet te fillojne qe nga strukturat me te nalta shteterore. kemi shume njerz te dobet neper qeverit tona ( them tona, sepse po e perfshi ketu edhe Kosoven e Maqedonine )...
    kur lexova per rastin e ati djalit qe ishte vrare ne diten e pare te vitit te Ri, 2006, sec me erdhi nji mllef, dhe jam e sigurt qe prej asja dite vetedija ime kombtare eshte dhjetefishuar ndoshta, sidoqoft, ndoshta disa do te me quajn radikale, cka nuk jam, por, e di qe greket nuk do ti fal kurre, dhe do ti luftoj, natyrisht me armet e mia, por nuk do ti perkulem as atehere kur do te jem krejt poshte, sic kemi bere gjithmone te detyruar nga vraferia. shpresoj te mos ndodhin gjera te tilla serish, sepse dhimbja qe do te kete tani familja e ati djalit nuk sherohet as me qindra protesta e as me fjalime nacionaliste, as me asgje.

    ngushllimet e mia per familjen e tij, dhe shume familjeve te tjera qe kane pesuar ne tragjedi te ngjashme vite me heret.

    nderimet e mia, Narona
    get up, stand up, stand up for your right

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga delisa
    Vetem ne Greqi denohet njeriu per vrasje ( te nje shqipetari) thjesht me nje gjobe.
    A thua vertet e kane mbyllur kete pune me nje gjobe???
    Paaaa sa i urryer eshte ai shtet. Po s'kane faj, kur rri qeveria jone si gojembyllur para ketyre njgarjeve nuk ke c'fare te besh.
    Ne si shtet mundohemi te ruajme marrdhenie miqesore, (kjo eshte politika) po kjo s'do te thote qe te neglizhojme apo te mbyllim syte para kafsherise greke.
    Paaa jam shume e neveritur nga kjo gje, dhe seriozisht me dhimbsen ata shqiptare qe jetojne atje.

    Te jesh shqiptar ne Greqi duhet te durosh shume, por ka dhe nga ata shqipo qe thone: "Greqia me rriti femijet, ajo po mi mban me shkolle e me buke". Kete rast e kam degjuar kur po rrija ne rradhe tek pashaportat ne Tirane.
    Ishte fshatar(te pakten keshtu mu duk) ky qe e tha kete dhe nje nga zonat e thella te Gjirokastres me siguri, sepse dhe te foluren e kishte me si me theks grek.
    Sikur te kishte vazhduar pak me gjate, do ta kishin mbytur burrat e tjere qe ishin ne radhe, keshtu qe e mbylli shpejt gojen.
    E pra keshtu jane dhe shqiptaret, ka akoma disa qe thone: "Greku na ndihmon", e ka nga ato qe thone: "mos t'ja degjojme emrin".

    Per aq kohe sa ka shqiptare qe jetojne, punojne, shkollohen, ne Greqi (per te cilet gjithmone them qe si kuptoj dot) per aq kohe do degjojme ngjarje te tilla sic kemi degjuar gjithmone, qe me djegjen e shqiptareve me benzine kur kalonin kufirin grek.
    Te shkretet shqiptare thuaj, qe s'kane njeri per krah, as qeverine e tyre.
    Se di kur do marri ndonjehere fund kjo urrejtja greko-shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 30-01-2006 më 11:59
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

Tema të Ngjashme

  1. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •